Eksperimenti tregon se Leo DiCaprio do kishte mbijetuar

9 Tetor 2012, 10:39Lifestyle TEMA
Eksperimenti tregon se Leo DiCaprio do kishte mbijetuar

Gjithmonë ka pasur një debat, që kur në ekran u shfaq filmi “Titanik” i regjisorit James Cameron: a mund të kishte shpëtuar Jack, personazhi i luajtur nga Leo DiCaprio?

Një emision televiziv në Discovery Channel, i quajtur Mythbusters, ka zbuluar se në fakt Jack mund të kishte shpëtuar, nëse do kishte hipur në trapin e improvizuar.

Ata kanë rikrijuar të gjitha kushtet dhe kanë parë se në fakt Jack dhe Rose mund të qëndronin të dy mbi trap.

Kështu Jack nuk do kishte vdekur nga hipotermia. Ata thonë se Rose mund ta vendoste jelekun e shpëtimit poshtë trapit dhe kështu do e kishin më të lehtë të qëndronin të dy.

Në fund të emisionit, ata kanë marrë në intervistë edhe regjisorin Cameron, që thotë: “Mendoj se ju djema nuk e keni kapur thelbin. Skenari thotë se Jack duhet të vdesë. Ndoshta e kemi prishur pak, pasi copa e dërrasës duhej të ishte më e vogël, por ai tipi do vdiste, nuk kemi çfarë bëjmë”.

3 komente në “Eksperimenti tregon se Leo DiCaprio do kishte mbijetuar”

  1. Marta says:

    Si gjithmone do dale dicka per te terhequr vemendjen.
    Jack iku per lesh ka nja 15 vjet, keta vazhdojne me shpetimin e tij!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/call-me-maybe-2012-usa-olympic-swimming.html

    1. boll says:

      boll me keto linqet , quhet spam , nuk behen keshtu views ne faqe . Se kuptoj pse nuk te lejojne moderatoret te postosh keto gjera . Nje here ne kaq ka lezet , po je bere i merzitshem , manjak depresiv

  2. bobi says:

    ej tema ky eshte lajmi me i papare qe keni botuar, komplimente. per sot mbylleni, nuk ia vlen me, lajm gjigand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje