Fituesi i një konkursi për ngrënien e insekteve vdiq pasi hëngri dhjetëra insekte e krimba të gjallë.
Tragjedia ndodhi në Florida, SHBA.
Sipas BBC, Edward Archbold, 32 vjeç, u sëmur dhe u rrëzua në një dyqan kafshësh shtëpiake, ku u mbajt edhe konkursi.
Rreth 30 persona të tjerë morën pjesë në këtë konkurs.
Policia thotë se po pret rezultatet e autopsisë për të mësuar për shkaqet e vdekjes.
Asnjë nga konkurrentët nuk u sëmur pas konkursit.
Pronari i dyqanit ku u bë konkursi, tha se ndjehej shumë keq.
Por avokati i tij tha se konkurrentët kanë nënshkruar një deklaratë ku marrin përgjegjësitë e tyre për këtë konkurs unik.
Fituesi i vendit të parë merrte një piton dhe Archbold kishte në plan t’ia shiste gjarprin një miku të tij, që po ashtu mori pjesë në konkurs.
Une personalisht jam kunder ketyre pseudo-garave sportive.
Neveri dhe asgje tjeter.
Ndryshe puna me sportet burrerore, si boksi pershembull, qe percjellin nje mesazh te forte, burreror e patriotik.
http://fashionguests.blogspot.com/
Edhe boxit i doli boja, meqe qenka sport burreror ik e tregoja ketij ketu poshte
http://www.guardian.co.uk/sport/2012/oct/04/orlando-cruz-boxer-announce-gay
Te ishte ndonje grek i kishte lene te tjeret pa bubuzhele i kishte ngrene te gjitha vete