Njeriu që policia ka përdorur për të ndaluar Asllan Patriotin, është një supermashtrues italian, që në Shqipëri është paraqitur si konsull i rremë italian në Shqipëri. Massimiliano Nicolini, italiani supemashtrues, është hetuar në Itali si mashtrues pasi është paraqitur në Shqipëri si konsull italian dhe është i përfshirë në skema të mashtrimit bankar. Policia shqiptare, që ka përdorur denoncimin e këtij personi ndaj Asllan Patriotit, duket se ka qenë në një hall të madh dhe është bërë ortake me një mashtrues kundër një grevisti politik.
Nicolini pretendoi të jetë një Konsulli i Nderit i Shqipërisë. Pas kontrolleve të thjeshta në listat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e kanë paditur për uzurpim të titullit. Ai tani jeton në Durrës dhe është gati për t’u bërë qytetar nderi i këtij qyteti. Ne bisede telefonike me gazetën italiane ai thotë se nuk ka thënë që është konsull nderi, por mban urdhrin e nderit të Varrit të Shenjtë, një urdhër honorifik i Bizantit. Por ai ka shtuar se “Unë jam në të vërtetë duke pritur që të bëhem edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë. Procesi tashmë ka filluar dhe janë dërguar edhe letrat kredenciale Ambasada Shqiptare në Romë”. Por nga një verifikim i lehtë në Vatikan për Nunciaturën Apostolike në Tiranë del se pozita e Konsullit të Nderit në Tiranë nuk ekziston.
Shtypi italian është i mbushur me komente dhe shkrime rreth këtij mashtruesi. Turpi i policisë shqiptare është që përdor këtë mashtrues për t’i falur dënimin që duhet të marrë për të dënuar një kundërshtar të qeverisë.
Ahh sa ka si ky ne Shqiperi. Gjej shesh e bej pershesh. Edhe ne po jemi te perulur ndaj te huajve se vijne nga “jashte shtetit”.
Qeveri qe ka mbetur nen meshiren e mashtruesve.
Qeveri qe ska pike morali, ku mund te vendosin hajdute dhe njerez me probleme ne vendet e tyre si fazllic edhe ky persekutor i ri nen qeverine berishiane, qe perdoret pikerisht per te komplotuar kunder atyre qe Sali Berisha ka qene dhe eshte nje komunist i pandreqshem.
Duhet ta dine ata qe merren me keto mashtrime, per te njollosur njerezit qe jane kunder kesaj qeverie monster, se do te vi dita dhe do ti paguajne nje per nje, sdo te kete me Sali ti mbroje.
Qeveri e Plehrave,ne bashkepunim me Plehrat
per te na mbuluar me Plehra…
Nje rrezik i larte i Epidemise se Mashtrimit dhe i Pabesise…
Vec te jete Italjan ska problem qe eshte mashtrues, shqipet i ulin breket..
Pa he te degjojme cdo na perrallise Silvi Nocka per kete. Si dihet mbase na del dhe ky pepinua kamunsiti oreve te fundit.
Silvi Nocka do thote qe ky ka ardh qysh ne kohen kur qeveriste PS-ja dhe se eshte shok personal i. Ed Rames.Silvi ka kohe qe ebka shit nderin dhe shpirtin per 1 vend pune.I ka plas cipa Silvit dhe nuk asht me e virgjer.
Jo vetem nderi i qytetit te Durresit te behet por edhe me teper meriton.Nderi i kombit!Te tille plehera do doktori.Turp edhe per policin ku eshte katandisur…
Mashtrusi Italjan marrin diploma ne univesitet shqiptare, sjellin plerat e botes ne shqiperi, na fusin neper burgje,po keta mashtrus punojne me ministren e inregrimit ne biznes.Te gjitha keto vijne per shkake se kemi nje qeveri SUPERMASHTRUSE,me ne krye Sali Serbin.
Kur policia e shtetit dhe ministria e brendshme, drejtohet nga njerez te paafte por edhe shume te korruptuar, ajo, policia do te kthehet shume lehet ne polici politike, per me teper kur ne shumice policia drejtohet ne te gjitha hallkat e saja me njerez qe kur i pyet se nga jane, ata ne kor te thone….nga Tropoja…….
Asllan Patrioti eshte i burgosur politik. Kerkojme lirimin e tij.
http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/kleri-katolik-ne-levizjet-dhe.html
http://gazzettadimantova.gelocal.it/cronaca/2012/05/10/news/crac-del-calzificio-primamoda-tre-imputati-due-patteggiano-1.4490597
policia shqiptare ka vepruar ne baze te letres dhe kerkeses se ambasades italiane ne shqiperi. mashtrues apo jo ai ka bere denoncimin per veturen. edhe mashtruesve u vjedhin makinen. si i bie qe ti thuhet vari trapin se ta kan vjedh se ti je mashtrus???? A Patrioti eshte kapur ne flagrance duke i marre leket dhe ka edhe pergjime telefonike
Mashtrimit qe ngec, ju i shtroni dozen e mashtrimit…jeni thjesht funderrina ne sherbim te verber te Doktorit plak
Nuk eshte e vertete qe Bashkia Durres po pergatitet per t’i dhene titulin ” Qytetar Nderi ” ketij tipit.
Dhe, me c’di, as ka patur ndermend ndonjehere me pare!
E ka marre ky italiani kete patriotin tone dhe i ka thene a i do 700 euro.ky i ka thene ja po vij ti marr.
normale, vijne lloj lloj makaronaxhinjsh dhe gjejne shesh e bejne pershesh ketu ne Shqiperi.. ne itali keta njerez kerkohen nga ligji, kurse ne ketu i bejme “qytetare nderi”.. ne jemi populli me kot ne planet..
Asnjëherë ,në të gjithë historinë e saj pas 1944-s në Shqipëri nuk ka pasur qeveri më të mirë se këto qeverritë e viteve të fundit.Komentuesit le të mendohen pak para se të japin opinionet e tyre……
Me siguri ti duhesh te jesh Sanco Pancoja se Don Kishotin e ka ai baba jot, se di qe akoma jetoka Servantesi.
Hohoho!Po gjallë qënke ti o Che Guevara?!…Sa mall që ke për komunizmin!!!Donje të gjithë Amerikën Latine komuniste ,apo jo?S`ka komunizëm sa të ketë bota trima si Pinoceti……Qaje komunizmin dhe vrasësin E.Hoxha që zhduku një popull të tërë….
Italiani me fytyre te bukur dhe te ruar mire, kandidat potencial per tu bere ambasador nderi, nga qeveria jone e lavdishme, i pergojuar shume ne shtypin italian per mashtrime te shumta, vjen ne Shqiperi me nje makine, per ta shitur pa letra dhe njekohesisht e lajmeron si te vjedhur, por qe makina mbasi u kap, u perdor nga policet si gjithmone rrugeve te Durresit dhe Tiranes, me targa fallso dhe nje dite kur e pane se ky kodosh mashtrues, mund ti hyje ne pune, natyrisht duke i falur fajin e mashtrimit per te shitur nje makine te regjistruar ne Itali ku do ta deklaronte se u vodh ne Shqiperi, ku pervec pareve qe kish marre nga shitja, do te paguhej edhe nga sigurimi qe ne te tilla raste per te marre komplet shumen qe kushton makina, regjistrohet FULL.
Por policija jone si gjithmone vigjilente ja rregulloi kete problem ne mashtrimin qe italjani kish pregatitur, vetem me nje kusht, te therriste ne tel. Asllan Patriotin dhe ti thoshte se dua te jap 700 euro si ndihme per ju se admiroj greven tuaj dhe spektakli policor shkoi simbas planit, shkon Asllani derdimen, me nja dhjete bodigarda qe ja kish taks Saliu per ta ruajtur dhe merr paret e italjanit kandidat per ambasador nderi dhe pa verejtur se kameramanet me te talentuar te qeverise Berisha, po e filmonin kete aksion policor qe me gjasje do te jete edhe objekt i filmave hollivudiane.
Dhe perfundimi:
Del shoqja Selvije Bardhi me nje gjerdan ne qafe qe do te paguante pensionet e 50 te ish te denuarve politike, po ti dhimbseshin, se sipas asaj qe pame ai gjerdan eshte shume i shtrenjte dhe thote me te madhe:
E kapem, mashtruesin, kriminelin, hajdutin dhe na jep pastaj referatin qe eeeeeeeeeeeeene e degjojme cdo dite nga 20 here sa here qe jane lajmet.
Ky eshte operacioni policr me kodin GREVA E RAMES.
Alban!
Jam punonjes i Bashkise dhe them me pergjegjesi te plote se kete tipin nuk e kemi patur asnjehere ne plan ta propozojme per ” Qytetar Nderi “.
Me kete nuk dua te ndryshoj opinionin tend per ate lloj populli qe t’i ke bindjen se jemi.