Si po shitet pa ankand për skrap Kombinati i Poliçanit. Mund të blesh edhe tornot që janë në punë (VIDEO)

19 Tetor 2012, 10:05Politika TEMA

Ethet e skrapit nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Kështu po ndodh edhe me Kombinatin e Poliçanit, që po zhvishet i tëri, pa ankand, për tu shitur për skrap.

Prej ditësh aty ka nisur heqja e tornove dhe frezave për t’i nxjerrë në shitje.

Madje gazetarët e “Fiks Fare” jo vetëm që kanë fiksuar momentet kur kamionët me skrap dalin nga Kombinati i Poliçanit, por edhe kanë hyrë vetë për të blerë torno për skrap.

Nuk bëhet fjalë për metalin e nxjerrë nga demontimi, por për torno e freza, që mund të blihen edhe nëse janë në punë.

Edhe pse është një institucion i sigurisë së veçantë, në këtë kombinat mund të hyjë kushdo lirshëm, nëse kërkon që të blejë tornot apo presat disatonëshe.

Të shoqëruar nga kryeinxhinieri dhe inxhinierët e Kombinatit të Poliçanit, gazetarët e “Fiks Fare” kanë hyrë në magazinat ku qëndronin të grumbulluara pajisjet, të cilat presin që të shiten për skrap. Gjatë bisedave, që gazetari i prezantuar si tregtar ka zhvilluar me dy inxhinierët e kombinatit të Poliçanit, mësoi se tornot e mbledhura për skrap në magazinë janë të pakonsumuara dhe mund të vihen në punë.

Përpara shitjes, këto torno kalojnë për riparim në repartin e mekanikëve dhe vetëm më pas mund t’i blesh, duke të llogaritur në çmim edhe shërbimin e riparimit. Një kg varion nga 100 deri 120 lekë të reja.

Nëse kërkon skrap me shumicë, të shesin edhe tornot që janë në punë. Gazetarëve të “Fiks Fare”, punonjësit e kombinatit mekanik të Poliçanit u kanë sugjeruar që të prenotojnë për të blerë një torno, në të cilën aktualisht punohet, por që shumë shpejt do e nxjerrin në shitje.

http://youtu.be/H6FxEKi3VC8

6 komente në “Si po shitet pa ankand për skrap Kombinati i Poliçanit. Mund të blesh edhe tornot që janë në punë (VIDEO)”

  1. Ky eshte produkt i nje shteti te privatizuar ne mes te Berishes dhe Metes. Vete shteti ka dale ne shitje per skrap. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/vazhdojme-te-kerkojme-rikthimin-e.html

  2. alban4eva says:

    shitini shitini te gjitha.. do vije dita, do i shesim edhe ne populli te gjitha ata pisa qe kane shitur atdheun.. me copa do i shesim, keput nje cope, psh, krah ose kembe, dhe shit.. ne hanxhar do kalojne te gjithe nje dite keta pisa te qelbur.. duke filluar qe nga kafsha e vicidolit i pari..

    1. Shtegtari says:

      Shif endrra o “alban4eva”
      Kur te vije ajo dite (po ndodhi mrekullia) nuk do te mund ti shesim se do te jene kthyer ne mbetje toksike dhe bota do te na paguaje qe te futen sa me thelle ne netoken tone e te evitohet ndotja e pjeses tjeter te Europes apo botes. Po a do te vije ajo dite?????

  3. kol kali says:

    Ma mir` ti shesesh sesa ti lesh të ndryshken.Apo doni tua lini komunisteve ti vjedhin kur te vine ne pushtet????

  4. katarakti says:

    Gjithe Shqiperia ka ikur per skrap dhe ju i qani hallin Poliçanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje