Balena shokon shkencëtarët, tenton të flasë si njeri (VIDEO)

22 Tetor 2012, 20:52Lifestyle TEMA
Balena shokon shkencëtarët, tenton të flasë si njeri (VIDEO)

Një balenë e bardhë ka shokuar shkencëtarët pas tentativave të saj për të imituar zërin e njerëzve. Shkencëtarët besojnë se zëri i belugës, siç njihet ndryshe kjo balenë, është një tentativë për të vendosur kontakt me njerëzit.

Balena mashkull, e quajtur Noc, ka një zë të ngjashëm me njerëzit, krejt ndryshe nga sa ishte menduar deri më tani se balenat prodhojnë zë shumë të ndryshëm nga i njeriut.

Noc ka ngordhur pesë vite më parë, por regjistrimet e jashtëzakonshme janë publikuar për herë të parë tani, pasi skuadra e shkencëtarëve ka publikuar përfundimet e studimit të tyre disavjeçar.

Skuadra ka shpërndarë fotot ku Noc duket pranë një mikrofoni nënujor.

Sam Ridgway, që drejtoi këtë studim, tha: “Sipas vëzhgimeve tona, balena e modifikonte zërin në mënyrë të tillë që të dukej sikur fliste. Kjo përpjekje sugjeron se po tentonte të kontaktonte”.

Edhe më parë ka pasur të dhëna se balenat tentojnë të flasin si njerëzit, por janë cilësuar si anekdotike.

10 komente në “Balena shokon shkencëtarët, tenton të flasë si njeri (VIDEO)”

  1. E gjetem me ne fund kush e ka ngrene Ben Ladenin ahaha po ankohet e shkreta se nuk po e tret dot

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,Taqke sa kam qeshur…..hahahahahahaha

    2. Guro Z. says:

      Kjo balena qenka me e zgjut sesa Mona & Lilo sebashku!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/euromona-lsi.html

    3. Hithri says:

      Oh C’kam qeshur o Taqo!!!!!!!!!!!!

      Kurse mua mu duk si sala kur flet anglisht!

  2. Dean says:

    Vetem ky BARBARI i Vicidolit qe ne e kemi,me nder jush,”K/minister” nuk mori dot vesh KURRE si me komuniku me njerezit.Edhe balena e boni 1 perpjekje,dhe teper per t’u admiruar.JO si ky maloku qe kemi ne krye te diktatures.Por ,duket se speciet e Detit qenkan me INTELIGJENTE se ato te MALIT……..

  3. MARKO says:

    Po kur te shkoje Sali BERISHA ne Dhermi, kjo balena do te duket aty brigjeve besoj? Deri ateher e ka tretur Bin La Denin dhe do te jete e uritur.

  4. keti says:

    duket sikur po flet arabisht …..

  5. "BUJARI JU DEGJON" says:

    “Noc ka ngordhur 5 vite me pare”-thuhet ne artikull…

    1. gallata says:

      “BUJARI TE LEXOJE ME KUJDES”,vetem pas perfundimit te studimeve te shkencetareve po publikohet kjo video (e filmuar kur beluga jetonte).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje