Si i fuste në kurth tregtarët ‘shefi i krimeve’ dhe ‘prostituta’

22 Tetor 2012, 10:02Politika TEMA

Deri më tani janë gjashtë tregtarë të Tiranës që kanë ngritur padi ndaj një çifti mashtruesish, por policia dyshon se mund të jenë edhe më shumë, ndaj u ka bërë thirrje tregtarëve të mashtruar që të mos stepen, por të bëjnë denoncimin ndaj Spartak Aliajt dhe Dhurata Kananajt, 29 vjeç.

Të gjashtë tregtarët që kanë depozituar padinë deri më tani, paraqesin të njëjtën skemë mashtrimi nga ky çift.

Dhurata Kananaj i joshte tregtarët dhe i dërgonte në një banesë që ajo kishte marrë me qira në rrugën “Jordan Misja”.

Pasi kryente marrëdhënie seksuale me tregtarët, në skenë shfaqej Spartak Aliaj, që prezantohej sikur të ishte punonjës i policisë. Ai hiqej si shef krimesh dhe i kërcënonte tregtarët se do i denonconte.

Nga frika e denoncimit, por edhe nga frika se do merrej vesh lajmi në familje, tregtarët binin pre e presionit dhe paguanin çiftin e mashtruesve.

Një rast i tillë mashtrimi ndodhi para pak muajsh edhe në Durrës, kur një çift futi në kurth një shtetas kosovar.

10 komente në “Si i fuste në kurth tregtarët ‘shefi i krimeve’ dhe ‘prostituta’”

  1. Hajde Demokraci Hajde. Cfar nuk po degjojme per zotin. Turp i madh, e ka mbuluar llumi ate shtet, ste behet te kthehesh ne Shqiperi. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/programi-politik-i-z-ilir-loka-kandidat.html

  2. asso says:

    apo kemi tregetar ne more!!!!!Qe per me u pallu me 2000 leke shkojne me cdo njeren qe i del ne rruge dhe shesin mend se jane biznesmen e kan dashnore!!!!Ketu tek ne cdo gje nis nga fundi , edhe me u be biznesmen e tregtar!!!Mire ja ka be ajo femra mendje holle, kur s’ja ka rrujt koken!!

  3. Enver Hoxha says:

    Ata nuk jane mashtruar ore derdimene, ata deshen verre dhe verra gjeten, deshet ekonomi tregu ja ku e keni, ska verra badjahava, vetem ne kohen time kishte badjahave e shumta qe mund te jepje ishte nje zup ose nje ponc dhe do gje perfundonte edhe kur te kapte dikush dhe donte te ndahej burri nga gruaja, vinte krietari i frontit demokratik dhe sekretari partise dhe pajtimi ishte i sigurt, gruja me vendim partije behej e ndershme dhe dilte pastaj kryelarte nga zyra e sekretarit te partise.

  4. Ivani i madh says:

    JEMI SHTET I FORTE NE I FUTIM KEMBET NE NJE KEPUCE OPOZITES ME PERGJIME JO KRIMIT E MAFJES QE E DREJTOJNE TE PARET E QEVERISE TE ZHUTUR NE KORUPSION PROSTITUCION E KRIME MAKABRE.

  5. Udheheqesi says:

    Mire Dhurata e mashtronte,po tregetari pse ja ferkonte!Po keta
    tregetaret e mencem,pse pranonin te kryenin mardhenie me te?Mire njeri e hengri sapunin per djath, po te tjeret ? Si duket u ka pelqyer dhurata e
    Dhurates.! Tani pse ankohen? Ja qe familja e mori vesh.C’do te thone tani para familjes,se na mashtroi nje femer duke na joshur? Ligji te denoi mashtruesit,por dhe qefllinjte te mos dalin pa lagur.PO mos t’i “kapte ne flagerance” Spartaku,avazi do vazhdonte e “tregetija” per nje fare kohe do llulezonte.Keta tregetar do krekoseshin per fitoren e arritur.

  6. Gimi says:

    Me prostituta eshte kapur dhe guvernatori i New Yorkut dhe grupi i shoqerimit te Obames ,jo me ca shitesa ambulante me kater klase shkolle ne Tirane.

  7. alban4eva says:

    byth..irllek hesapi.. albanistan hesapi..

  8. Ti xhaxhi says:

    Ti qe perdor emrin e xhaxhit, je nga komentuesit me bajat.

  9. nuk says:

    nuk e marr vesh pse cuditeni cdo dite kur degjoni se ne shqiperi jane mbushur rruget me hajdute kriminele, vrases. mashtrues e cfare ze fjalori. ju me kriminelin e keni mu ne krye dhe po ben perdite vandalizma popullit te tij dhe ja ben tani ne driten e diellit jo naten. tani ai po ben gjithe perversitetet qe asnje kriminel nuk i ka enerruar ti beje. ai i ben publike dhe me karshillek. e tani ju cuditeni pse ka dhe te tjere qe duke e pare ambjentin e helmuar dhe perfekt per te kryer krime bejne dhe ata krime por asnjehere nuk i afrohen krimeve te majes se pushtetit. prandaj mos beni gjoja uuuuuuuaaaaa por mendoni si te hiqni te keqen e madhe qe e ka helmuar dhe qelbur kete vend dhe gjakun e shqipetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje