Klinton nesër në Shqipëri... Në Tiranë po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit

31 Tetor 2012, 18:22Sociale TEMA

E dini sheshin Uillson në Tiranë? Ndodhet në hyrje të ish-Bllokut, një rrethrrotullim shumë i rrahur nga makina dhe këmbësorë. Në mes të sheshit ndodhet një lulishte e vogël në formë rrethi. Sot ka qenë e pamundur të kaloje. Makina policie dhe kamionë me inerte kishin zënë gjysmën e sipërfaqes. Kurioziteti i banorëve dhe kalimtarëve u shua shpejt. Po ngrihet një…bust. “Dhe duhet të mbarojë patjetër sonte”, dëgjohet t’i thotë i stresuar një nga punëtorët, shitëses së gazetave në cep të sheshit. Një vështrim mes turmës së punëtorëve që ulërisnin dhe përplaseshin me njëri- tjetrin në stres, të bën të kuptosh edhe kujt do t’i vendoset busti. Në një bazament të ngritur brenda ditës, lexohet emri i presidentit të 28-të të SHBA-ve. Busti duhet të jetë nesër gati me ardhjen e sekretares së shtetit Klinton. Me sa duket ideja ka qenë e “minutave të fundit”.

Sipas një axhende ende të papublikuar zyrtarisht, Klinton mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:00 të mëngjesit. “Rrugëtimi i saj drejt kryeqytetit do të shoqërohet nga qindra policë shqiptarë dhe agjentë sigurie amerikanë, që do të blindojnë jo vetëm rrugën, por edhe pjesën më të madhe të Tiranës”, raporton Ora News.

Sipas burimeve, pritet që autostrada Tiranë-Durrës të bllokohet për disa minuta, ndërkohë, të bllokuara gjatë ditës së nesërme do të jenë edhe një sërë aksesh rrugore në Tiranë, që të çojnë drejt institucioneve shtetërore ku Klinton do të zhvillojë takime.

Sekretarja amerikane e Shtetit pritet të zhvillojë një takim me Presidentin Bujar Nishani ne Pallat te Brigadave, me pas me kryeministrin Berisha në kryeministri, prej andej do të shkojë në parlament dhe ne fund do te takohet me kryesocialistin Rama, në ambientet e Hotel Sheraton. Ndërkohë pritet që Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton të mos flasë pas takimeve me krerët e shtetit, por do të japë mesazhet e SHBA për politikën shqiptare vetëm gjatë fjalimit të parashikuar dhe të konfirmuar që do të mbajë në Parlamentin e Shqipërisë.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/31/klinton-neser-ne-shqiperi-ne-tirane-po-ngrihet-brenda-nates-se-sotme-busti-i

21 komente në “Klinton nesër në Shqipëri… Në Tiranë po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit”

  1. voica says:

    virtuale do jete skulptura?

    1. Enver Hoxha says:

      Jo do jete 3-D, vetem origjinal do kemi ca sallinj per ta rujt, se mos ndoshta themeli se mban dhe duhet me ja mbajt onen.

  2. beni says:

    Po cna plasi mender bytha per villsonin!
    A thua se e ka vizituar shqiperine ndonjehere e ju solli shqiptarve thesarin!
    O ka koqe ne shqipri o ska ne as edhe ne ndonje vend tjeter!
    Te na roj maloku Sali qe na sjell te vdekurit,qe as e kan dit se ku ndodhet shqipria e kush jan shqiptaret!
    Ne vend qe te ngreje monumente Hrushovit,qe i solli gjith industrin e industrializoj shqiprin e prapambetur,sjell per shqiptaret lolot e bixhozit kukllat e policet e botes!

    1. lom deliu says:

      mos u nxito se Shqiperine me keto kufi e kemi nga ai se po te ishte per te tjeret do qe sa gjysma dhe qene shqiptaret e Amerikes qe ju luten ati te ne ndihmonte.

    2. Dean says:

      Andej nga ka lind e eshte rrit ky Malok,INFERIORITETI konsiderohet vlere morale,mo ben.C’a me prit nga ky BARBAR?????Iriqi ne FERRA e ka koken,c’ado qe te besh.Edhe puna e ketij maloku.Ne ferra ka lind dhe ashtu vepron.
      Aq di,aq ben.

  3. lesi says:

    Mendoni per popullin o legene, jo per ato qe jan ne ikje dhe tallin bythen.

  4. Shkupi says:

    Rrofte zonja Klinton,rrofte SHBA-ja.

  5. elinor says:

    T’i coje ndonjeri CIAs nje email qe busti i sapo ngritur eshte i mbushur me C4 nga elemente radikaliste ne menyre qe ta detyrojne eskorten e Hillarise te nderroje rruge e t’mos ta shohe bustin hic.

  6. Ivani i madh says:

    po ky toni eshte gomar fare po i plasi z.Klintoni per bustet ajde trap ajde po per turizem ka dale ajo o trapi i qeverise e do te shikoje bustet .

  7. albanian eagle says:

    Qeveri servile.Ta kish bere me kohe monumentin se e meritonte e jo tani mqse po vjen H.Klinton. E bukura do jete nqse ajo e anullon viziten castin e fundit dhe njekohesisht pranon viziten Rexhep Taip Erdogan.Saliu brenda 2-3 oreve shikoni kur te vendose Sulltan Hamitin…hahah

  8. Donjet Liridoni says:

    Ne Shkoder tregojne nje histori per vrakaçorin e njohur per humorin e tij te holle, ish-shefin e bujqesise e ish-zv/kryetarin e KE (jo te Keshillit te Evropes, po te Komitetit Ekzekutiv), Andro Jovanin. Ne Bajzë te Kastratit, shkon Ramiz Alia, per te marre pjese ne nje perurim, pasi vatra e kultures nga depo drithi, ishte kthyer ne “identitet”, i thone sot pas nje kritike ne shtyp nga Dritero Agolli. Teksa bisedonin ne lulishten e qytezes me kuadrot e kooperatives, Ramizi zgjat doren per t’u mbeshtetur ne nje shelg te ri. Kur t’i turret Androja si shqiponje, bertet me te madhe “Mooooos!” dhe e terheq fort prej krahu, duke e shpetuar pa rene ne toke.
    – C’pate? – i thote Ramizi, pa e kuptuar se c’ngjau.
    Shtrengohet t’i thote te verteten:
    – I kemi mbjelle mbreme keto peme e s’kane pase kohe me leshue rrenje, – ia ben Androja.
    Pashe besen na e ruani Hillarin (Klinton) se na duhet edhe per mandatin tjeter, ne takimet e ardhshme me KRYEMINISTRIN E RI SHQIPTAR, Edi Rama te ringjalljes kombetare.

  9. 1444 says:

    “Në një bazament të ngritur brenda ditës”…,ne te vertete bazamenti ka nja 4-5 dite qe ka mbaruar,edhe lulet qe jane mbjelle ne rrethrrotullim kane ca dite…,nejse edhe respublica ja fut po**es ndonjehere…

  10. vz gjirokastriti says:

    PER BENIN KETE KOMENT

    BENI,po mire o i poshter,c pune ke me mua vilsonin nga gjirokastra,une
    i ziu shkruaj per dite kundra shkrdhatomaneve te PD se dhe shkerdhato
    pederasteve te PS se.Ti me thua te mos te kthehem ne shqiperi nga ky
    mut vend ku roj per 22 vjet ,pa as nje vlere kenaqesije , komedije.
    Villsonin ketu ne USA E NJohin te pakten 30 perqind e ketij populli ketu.Ati ne shqiperi o Beni emrin tim e njohin si Lavo ,Enver,o Dulle
    E njohin si Sali o shpellar,E njohin Edvin,o thonje pa preri,o i cmenduri psikik,e te tjera e te tjera,pershendetje

  11. Nadia Shabani says:

    Servilizmi i Berishes nuk ka ane e udhe. O te humbte vula te humbte por me nje bust te ish presidentit te 28-te te Amerikes do ti zesh syte Klintonit qe te mos shohe mbrapeshtite dhe poshtersite e tua ne kurriz te popullit shqiptar? Qofsh ti qe je o Sali Berisha, le nam per zotin, me siguri qe do te mundoheshe ta korruptoje edhe Hilari Klintonin por nuk ta mban me te se nuk eshte si ata larot e Europes.

  12. bushi says:

    Stalin Berisha, njelloj si mesuesi i tij i madh, Enver Hoxha…
    Per ata qe nuk e dine, ose e kane harruar: Kur do te vinte per vizite, me 1959 (ose ’60) “miku” i madh i shqiptareve, Nikita Hrushov, brenda nje nate eshte bere parku i famshem Rinia me Tirane…
    Mund te pyesni cfar ka ndryshuar ne Shqiperi? Pergjigjja: vetem vitet dhe emrat e personazheve…, ndersa mentaliteti komunist, aspak. No coment!

  13. streli says:

    shqiptaret e mirepresin ardhjen e zonjes Klinton dhe pseudodemokrati Sali me kete axhende takimesh ka ngelur pa u krekosur si gjeli maje plehut.

  14. Ceshte ky sali berisha qe fut shqiperine ne nato e qe na fton kete ambasadore te amerikes imperialiste?Ku i kam trimat? (mero baglen dean, labi vlores, nadie shabanin, elionorin e alban dega mbi dega etj etj me kuc e mac, po cbeni ?Ngrihuni digjni dhe shkaterroni ashtu sic bete ne 97 apo 2011 qe i treguat salos qe ky vend ka zot dhe jo shaka.,Me behet zemra mal me keto komentet tuaja qe lexoj, gje qe tregon se, (edhe kur e keni ne bythe sa krahu) , prape se prape nuk dorezoheni.Le pa cthem edhe une,,,une iu ngordha per buken e gojes (edhe bar iu dhashe) edhe prape se prape me deshit dhe kurre nuk me harron.Nejse po iki tani, ndersa ju vazhdoni luften ,,,,ne fund te fundit te shkerdhyer para e mbrapa jeni, skeni me cte humbisni! V.F.L.P. ENVERI (dora vete )

  15. e verteta says:

    Beni,
    Pse je ti nje pyke e injorant i pagdhendur,qe s’merr vesh nga bota e historija,(megjithse te ka rene ne dore kompjuteri ku pertyp tallazh cdo dite) nuk ta ka fajin kush.Per shqiptaret e ditur dhe patriote,presidenti Willson qe personi i cili nguli kembe ne konferencen e Varsajes,qe Shqiperija te egzistonte ashtu sic eshte sot,ne kundershtim me fuqite armike ndaj vendit tone,te cilat kishin planifikuar fshirjen e saj nga harta,duke e coptuar dhe ndare fqinjeve perrreth.Merru e komento per budallalleqet qe mund te keshe ndonje far haberi,o qyp,se ndryshe behesh qesharak me injorancen tende. Ja cilet jeni ju qe zhgarravisni cdo dite me keto gjoja komente,duke pretenduar te beni propogande e politike per ti dhene “mend” te tjereve…

  16. kel ukaj says:

    Eshte per tu nenvizuar servilizmi i pamase kundrejt te fortit. Si dje Enveri me Titon, Stalinin, Hrushovin e Kinezet sot Saliu me Amerikanet. Nje servilizem i shpifun qe s’ka te beje me diplomacine e marredhenit korrekte. E si per te ekuilibruar sevilizmin, perçmimi, fyrja, arroganca e deri vrasja e qytetareve te vet. Me vjen turp qe jam shqiptar, por per kete nuk besoj se eshte faj im.

  17. shpatar says:

    Presidenti Willson e meriton te nderohet e te respektohet.Kete nuk e ve njeri ne diskutim.Ajo qe me bene pershtypje eshte menyra se si Dankishoti yne, me nje servilizem, cfryrezon figurat Boterore per kredo.Jo nje bust te ngreje as 100 te tille nuk i lajne gomarlleqet e tije ne politiken e jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje