Klinton: Bëni ZGJEDHJE të lira, luftoni korrupsionin dhe garantoni pavarësinë e institucioneve

1 Nëntor 2012, 14:02Politika TEMA

(E PERDITESUAR) Sekretarja e Shtetit kërkon bashkëpunim më të madh mes palëve në politikë dhe shton se shqiptarët mund të kenë një ekonomi, që ta ketë zili bota

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh, duke u kërkuar më shumë bashkëpunim mes tyre palëve politike.

Ajo kërkoi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme, duke plotësuar standardet. Njëkohësisht, ajo kërkoi që të luftohet korrupsioni dhe të respektohet pavarësia e institucioneve.

Klinton tha se shqiptarët kanë mundësi të krijojnë një ekonomi që ta kenë zili gjithë bota.

FJALIMI

Zonja Klinton u prit në hyrjen e Kuvendit nga kryetarja, Jozefina Topalli. Kjo e fundit mbajti edhe një fjalim hyrës, duke vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë e Shqipërisë.

Vizita e zonjës Hillari Klinton është një ngjarje historike, e bukur dhe shumë emocionuese. Sot në këtë vit, e nderuara zonjë, vizita juaj është edhe lumturi, edhe privilegj për ne shqiptarët. Përvjetorët janë gjithmonë të rëndësishëm, por ky është më i veçanti dhe festohet me miqtë e mëdhenj dhe ju jeni njëra prej tyre. Ju zonjë jeni për ne shqiptarëët një mike shumë e çmuar. Ky shtet nuk do ishte sot as nuk do kishte këtë moshë nëse presidenti Uillson nuk do kishte ngritur zërin në një momente ekzistence për shtetin tonë.

Kjo festë nuk do kishte qenë e mundur nëse në vitin 1999 presidenti Klinton të kishte vendosur të çlironte gjysmën tonë. Historia jonë është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Topalli.

“Sot festojmë jubileun si qytetarë të lirë, në një Shqipëri demokratike, anëtare të NATO-s. Kjo nuk do kishte qenë e mundur nëse presidenti Bush nuk do kishte mbështetur Shqipërinë për të marrë ftesën për tu anëtarësuar në NATO dhe më pas presidenti Obama të mos e kishte mbështetur hyrjen në NATO.

Për mua personalisht është një arsye më shumë që në këtë ditë të shënuar si një grua kryeparlamentare t’i uroj mirëseardhjen një gruaje të madhe, të admiruar kudo në botë, modelit të çdo gruaje, çdo vajze në botë, inspiruesen për shumë gra në mbarë botën, por ajo nuk aspiron vetëm gra, por edhe burra e të rinj për liri në mbarë botën,” vijoi kryetarja e Kuvendit.

Më pas mes duartrokitjeve, që kanë vijuar gjatë gjithë fjalimit, ka folur Sekretarja e Shtetit, Hillari Klonton.

“Jam shumë e gëzuar që jam këtu dhe kam këtë mundësi për të folur përpara parlamentit të një Shqipërie të bukur, të pavarur dhe demokratike. Zoti president, zonja drejtuese, zoti kryeministër, është një nder i madh që sot të bashkohem me ju kur festoni jubileun e 100 vjetorit të Pavaërësisë,” tha Klinton.

“Lidhjet tona janë përçuar midis qeverive, por edhe mes kombeve tona. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë aftësinë për të treguar vendosmëri. Ju sikurse ne keni qenë të vendosur për të qenë të lirë. Ju sikurse ne keni dëshirë për të lënë pas konfliktet për të krijuar një të ardhme në paqe.

Jam shumë e lumtur për këtë partnership dhe marrëdhëniet tona historike,” tha Klinton, duke shtuar se i njeh shqiptarët si senatore e Nju Jorkut.

Klinton vlerësoi shqiptarët në SHBA, duke theksuar madje se ata kanë restorantet më të mira në botë.

“Ishte një nder që mora Urdhrin e Flamurit dhe do e vlerësoj atë për jetë. Ishte simbol i miqësisë së shkëlqyer mes nesh,” tha Klinton.

“Presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë. Në dekadat që pasuan, udhëheqësit amerikanë, republikanë apo demokratë, kanë përkrahur të drejtat dhe liritë tuaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon,” tha Klinton.

“Unë i vlerësoj shumë fjalët e mira të zonjës Topalli për rolin që kanë luajtur SHBA për të krijuar marrëdhënie demokratike me vendin tuaj”.

Më pas ajo rreshtoi disa nga mbështetjet kryesore të SHBA për Shqipërinë.

“Unë jam këtu në këtë pikë të rëndësishme të historisë suaj me një mesazh për popullin tuaj: SHBA kanë qëndruar me ju dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vite të tjera,” tha ajo.

“20 vjet më parë Shqipëria po dilte nga zgjedha komuniste, sot deputetët e zgjedhur të popullit angazhohen në debate dhe diskutojnë në mënyrë të hapur për çështje që ishin të pamenduar përpara”.

Sekretarja e Shtetit tha se Shqipëria mund të bëhet një model për rajonin e për botën mbarë.

“Ne të gjithë e dimë se shqiptarët, njësoj si amerikanët asnjëherë nuk janë të kënaqur sa më shumë ta përmirësojnë jetën.

Ju nuk mund të ndaloni sot, ju keni potencialin për tu bërë një model jo vetëm për rajonin, por për të gjithë botën”.

“SHBA kanë një interes të madh në proceset tuaja. Duam që ekonomia të jetë zilia e vendeve në mbarë botën. Ne mbështesim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për Evropën e bashkuar”.

Klinton tha se SHBA do mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

“Shqipëria e shqiptarët e meritojnë vendin e tyre në familjen europiane të kombeve. Kjo nuk është e mirë jo vetëm për ju”.

Pastaj ajo ka rreshtuar detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare.

Ajo kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme vitin që vjen, luftë kundër korrupsionit, pavarësi të institucioneve dhe bashkëpunim mes palëve politike.

“Pikësëpari duhet të siguroni që zgjedhjet tuaja të jenë të hapura dhe të balancuara. Kjo që populli shqiptar të ketë besim tek ju. Unë e di që po punoni për të krijuar një proces efektiv për zgjedhjet. Unë e di sa të vështira zgjedhjet janë dhe unë e di që vëmendja e botës përqendrohet kur ka zgjedhje.

Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve, por edhe gjithë qytetarëve që të punojnë për të pasur zgjedhje të suksesshme në të ardhmen,” tha Klinton.

“Konsolidimi i demokracisë kërkon edhe institucione të forta dhe të paanshme, në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne përpara përgjegjësisë”.

“Së dyti u bëj thirrje që të punoni për një problem që sot shumë demokraci e kanë: ky është korrupsioni. Korrupsioni është një kancer që kërcënon shoqërinë. Ai mbron udhëheqësit që nuk kanë vlera morale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre”.

“Dhe pika e fundit është që udhëheqësit duhet të krijojnë një kulturë bashkëpunimi, që ngrihet mbi diferencat politike, që janë thelbi i çdo demokracie të suksesshme. Unë jam e bindur se shqiptarët mund të arrijnë këtë. Unë si senatore demokrate kam punuar me kolegë republikanë”.

“Unë ju shikoj ju dhe shikoj të ardhmen. Unë besoj se ju do i kapërceni vështirësitë dhe unë do të vazhdoj të jem mbështetja juaj. Urime dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë,” e mbylli fjalimin ajo.

28 komente në “Klinton: Bëni ZGJEDHJE të lira, luftoni korrupsionin dhe garantoni pavarësinë e institucioneve”

  1. tani says:

    var veten kryeministri shqiptar ne sy te zonjes klinton rrafi e poshtroi pro amerikanet , keshtu qe berisha i futi nje shepull politikes amerikane.

    1. Sal R. Berisha says:

      kjo ishte nje fitore e madhe e qeverise time!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

  2. fredi says:

    shpull surratit zonjes klinton arrestoj amerikanet me shpirt endren amerikane te vuajturit se besuan te endrra amerikane.

  3. Aurel Begaj says:

    problemet tona, ekonomia, zgjedhjet, bashkepunimi, korrupsioni, po c’tu desh o Sali qe e ftove ?

    1. xha Jaho (proamerikan) says:

      Po ç’a ftoi berisha, o Aurel. Ajo beri, ne kuader te turrit te saj te fundit Ballkanik, beri nje vizite ne republiken e 51 te SHBA, qe tu thote atyre qe e quajne veten udheheqes te kesaj republike bananesh, se eshte ajo udheheqsja dhe ata duhet te bejne mire detyrat e shtepisen ndryshe i piu e zeza. Shikoji si zgerdhihen dhe leshojne jarge nga goja kur ajo iu dha doren. si qente, qe e nxjerrin gjhen dhe e shikojne ne sy te zotin kur ju zgjat dore tja lepijne.

    2. anticensurë says:

      aurel
      ato që lexova këtu,fjalimin e klintonit,mund të të them se janë një fjalim i ashtuquajtur i “bardhë”!një fjalim i interpretueshëm dhe apak konkret!
      do te shikosh pas pak orësh në shtypin online në atë televiziv dhe nesër në shtypin e shtypur,se vizita e klintonit ishte një arritje e qeverisë,lavdërim për punën e qeverisë e kështu me rradhë!në mjetet e informacionit opozitar do të jetë e kundërta se ajo i tha këtë e atë qeverisë,me një fjalë e bëri për ujë të ftohtë qeverinë!
      kështu spahiu dhe topi do mburren se dhe ata janë pjesë e politikës dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen si “kundërshtarë të mazhorancës” dhe se kanë mbështetjen e amerikanëve!
      dy janë enigmat më të mëdha!
      -ina rama
      -myslym pashaj
      që të dy të ftuar për të asistuar në këtë ngjarje të “rëndësishme për popullin shqiptar”!
      ina rama bën pjesë në një nga organet e pavarura të shtetit shqiptar!thirrja e saj ndoshta ishte e detyruar në një farë mënyre!
      POR enigma e madhe është thirrja e myslym pashajt!
      për mendimin tim thirrja e ina ramës është një dëshirë dhe urdhër i amerikanëve për PAPREKSHËMRINË E SAJ!
      kjo gjë do të vërtetohet shumë shpejt!
      do të dalë vendimi i presidentit për shkarkimin e ramës?
      apo do të pritet vera e vitit tjetër??
      e vetmja gjë që dihet është se ajo “NUK MUND TË PREKET NGA BERISHA”!
      myslym pashaj,për ne shqiptarët patriot,është një hero kombëtar,për politikën është një antar i kryesisë së një partie të re “opozitare”,në thonjëza për mendimin tim,kurse për ndërkombëtarët është thjesht një njeri!
      përse u ftua në këtë takim???
      thjeshtë për ti “krehur bishtin”që në pazarin e ri që do të bëhet ai të mos hapë gojën??
      që në pazarin e ri,me vizën dhe të kreut të opozitës,të marrë pjesë dhe myslym pashaj si një njeri i “padiskutueshëm”për ndershmërinë e zgjiedhejs së këtij problemi???
      për mua kjo është enigma e madhe!
      kjo më bën që të mendoj për skenare dhe më të komplikuar dhe shumë më të rrezikshëm për shqipërinë!
      gjëja që më ka bërë të ndryshoj mendimin e pastër për myslym pashajn është mbështetja që ai po i jep idesë përçarese dhe sabotuese të kreshnik spahiut,festimi i pavarsisë në morinë!

      1. Ton says:

        Ik mor gje e trashe! Meso te vendosesh shkronjat e medhaja mbas pikes pasta shkruaj!
        Popopo cfare viktime!!
        Me duket se je Kreshnik Spathiu! FU!

  4. fatime says:

    shuplak sekretares se shteteve te bashkuara te amerikes zj klinton .arrestonendrrimtaret e enderres amerikane. pro amerikanet. si do e presi politika e jashteme amerikane kete ulje qe i beri berisha diplomacise amerikane.

  5. Antikrishti says:

    ME NE FUND JA HODHEM FUKARALLEKUT-Si paskemi qene kaqe budallenj qe nuk kemi luftuar korrupsionin,skemi bere zgjedhje te lira e pushtetet per 22 vjet nuk i paskemi te pa varura?SIKUR AMERIKANET TE KISHIN GJYSMEN E MENDJES SE SHQIPETAREVE E SHQIPETARET PARATE E 1 PERQIND TE AMERIKANEVE DO ISHIM NDRYSHE.Klinton ne dasmen e vajzes harxhoi sa KY VEND TE JETONTE PER NJE VIT.

  6. PERMETARI says:

    ore po saliu me plerat e pd , flasin anglisht apo jo? kjo e shkreta ngeli duke e perseritur 100 here duke thene zgjedhjet , institucione te pavarura, korupsjon, etc, saliu me zhosefinen zgerdhiheshin. sali plera ose nuk e kuptonte cthoshte hillari ose bente sikur skuptonte. sali plera ki kujdes se ta paska vene syrin amerika kesaj rradhe. ke per tu katandisur si gadafi. quramano-plero-bathorist-beni i cikagos a e degjove fjalimin e hillarit apo dhe ti plere si berisha qe skupton anglisht?? eh mor bathorist mor bathorist qe ka per tjua shqyer bythen amerika kesaj radhe. saliu do i vjedh votat prap se nuk i rruhet per shqiperine por per karrigen mirpo me kete gabim qe do beje kan perr ta mar zvar mes tiranes si gadafin.

  7. manjola says:

    diplomacia amerikane u trondit nga veprimi komunistit berisha , arreston ne syte e zonjes klinton njerzit qe besuan e u masakrruan mbi endrren amerikane.

  8. modeli says:

    Fjalim i nje mikeje e te gjithe shqiptareve dhe udheheqesje te vertete. Model! Sic e tha me gojen e vet dikush qe s’i skuqet as i nxihet faqja e vec kakariset maje Kuvendit. Vite drite larg prej ketij modeli e gjithe klasa politike shqiptare e cila duhet te marre penen e te shenoje pa harruar asnje germe gjithcka cfare u tha. E te nisin me vrap pa ikur Hillary te sillen sic ua kerkon detyra, e jo xhepi i shpuar nga qejfet kriminale te korrupsionit. Vetem ne paste te tille politikane behet ajo Shqiperi qe aspiron Hillary megjithe shqiptaret. Shqiperia krenare!
    Shqiperia e sotme u burgos serish e u dajakos mire, e ngriti pak koken vetem prej vizites e fjaleve te zemres se kesaj zonje.

    te pakten rron shpresa e miqesise qindravjecare.

  9. PERMETARI says:

    plere tek tv klani e pe apo te abc saliu?????????? ik laj dhembet se mban ere me milje larg

  10. manjola says:

    ulje per politiken amerikane. ne prezenc te sekretares se shtetit usa. dhunohen e rrihen pro amerikant qe besuan te endrra amerikane .

  11. ben tirona says:

    Mjere per shqiperine qe nuk perfaqesohet nga diplomate,por njerez histerike,dhe injorante.Kjo a duk fare qarte te pritja ne kryeministri nga nje palaco si berisha,dhe anglishtja e varfer e nje injoranti politik,dhe histerizmi i topalles ne parlament.Festojme 100 vjetorin me pjellen e diktatures enveriste akoma.SHqiperia vend pa shprese.

  12. Fazlliç says:

    Hillari lexoi hartimet e Arviz-use e jemi atje ku e lame 22 vjet me pare,do na shkerdhejne ‘ilirjanet’,fatosat e pionieret e enverit.Ndoshta do te ish me mire ta kursente kete ‘vizite’te deshtuar pa u filluar.KY VEND NUK KA INTERES PER AMERIKEN.

    1. Petro says:

      Falenderoj Fazlliçin per komentin e mrekullueshem http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  13. adam says:

    ne nje perlament shikoje nje zonje qe flishte aq kuptueshem e qete Zj klinton , nje tjeter qe si nje injorante qeshte kot koti si jozefina dhe saliu si perher qe qeshte nga zori , filimi i 100 vjetorit shenon fundin e saliut , zgjedhje te lira ose ik

  14. Albania1 says:

    Si urdheron …. mos e rruaj hic zonje, ja sa te ikesh ti do mbleth bordin e GRABITESVE do ju jap urdher qe zgjedhjet do jen trasparente dhe te pastra duke u garantuar juve 100 % fshehtesi se si i vjeth une zgjedhjet !!

  15. Beny says:

    Tralala me bishta prasi

  16. england says:

    Mesuesja Klinton mblodhi te gjithe “nxenesit e parlamentit” shqiptar!por jo vetem ata,ajo ftoi dhe disa horra bulevardi,lavire dhe faqezinj keta te fundit te quajtur te tille nga shefi i drejtueses se parlamentit,qe ne shumatoren e tij ben 140 “nxenes”.Zonja Klinton per mendimin tim do bente mire te mblidhte ne ate salle,disa njerez te thjeshte,intelektuale,studente,disa te perndjekur politike,pse jo dhe fshatre!Pra me pak fjale qortoi hajdutet dhe banditet e atij vendi se si duhen te sillen ne te ardhmen!Tani qe hajnot e shqiperise moren keshillat nga aleati i tyre me i madh SHBA,do mundohen te vjedhin me pak,dhe ndoshta nuk do vrasin me njerez ne mes te dites(ndoshta ne mes te nates,mund ta bejne perseri)Kurse shqiptaret nga ana tjeter,do shkojne si zakonisht neper bare-cafe per te diskutuar,dhe qare vete hallet e tyre,pasi dhe kesaj here e ndjene se hallet e tyre nuk ja qan dot Amerika.

  17. Enver Hoxha says:

    Zonja Hillari, per zgjedhje te lira saliu me ka ngjare mua, zgjedhjet ti premtojme, do te jene te lira, verdiktin do ta japi zonja Lleshi, tani me amnistine e re per 100-vjetor, do te kemi njerezit me te sprovuar qe te hetojne hajdutet e zgjedhjeve.

  18. Enver Hoxha merhumi says:

    Bravo o”Enver Hoxha”,je vertet nje rot K.Doli dhe nje kric nga fshati juaj.Gje e madhe interneti,jo shaka!

    1. Enver Hoxha says:

      Hemo merhumi im, te dha detira saliu sot, bravo e perzute popullin ja bete Tiranen Kllintones na edhe plehrat i kishit hequr.

  19. Ballshi says:

    Zonja Klinton ju amerikanet e mbajtet ne pushtet Enver Hoxhen tani ne e dime te verteten http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  20. po ju mer kaqola moderator perse si postoni komentet qe ne shkruajm,
    cfar ju duket vetja juve mer debila se po na rruhet neve te harxhojm kohen
    ktu me idiota ?
    Nqs ne tregojm rrespekt ne kohen qe i kushtojm vizites ne kte faqe ,
    kerkojm te njejtin rrespekt edhe nga ju ,qe komentet e bera te postohen .
    Do ishte mir te kuptoni se nuk jemi ktu se plasi mender kari te shkrujm per dicka personale por shkruajm ktu sepse na dhimbet ai vend ai popull idiot ,qe ti plasi pak syt e ti hapi e te mesoj nga kjo bote skllever besnik te ndalimit.

  21. besniku says:

    Plaku i mjere dhe gojeqelbur Sali Berisha, sapo Hillary te hype ne aeroplan, do te therrase menjehere hajdutet, vrasesit, rrugacet e PD per te filluar ate qe kane nisur: shitjen e Shqiperise, pushtimin e te gjitha institucioneve ne Shiperi, heqjen e kryeprokurores dhe mbas kesaj te fillojne te hartojne platformen e vjedhjeve te zgjedhjeve te ardhshme te vitit 2013. Me kot shqiptaret do te shpresojne se do te kete zgjedhje te ndershme, te lira dhe te fshehta. Sa te jete gjalle dhe ne politike Sali Berisha, keto nuk do te ndodhin kurre ne Shqiperi. Saliu do te vjedhe perseri dhe nderkombetaret perseri do te bejne sehir, si heret e tjera dhe shqiptaret me gisht ne goje do te fryjne syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje