Jozi kërkon hetimin e përkthyesit të Klintonit

2 Nëntor 2012, 22:52Antena TEMA
Jozi kërkon hetimin e përkthyesit të Klintonit

Një incident i rëndë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa zonja Klinton po mbante fjalën e saj.

Sa herë që zonja Klinton i drejtohej zonjës Topalli si spikere e parlamentit (pozicioni i kryetares së parlamentit tek ne është ai i spikeres, pasi ajo nuk e përfaqëson parlamentin, vetëm drejton mbledhjet e tij sipas Kushtetutës), përkthyesi e përkthente zëdhënëse. Jozi u prish disa herë në fytyrë, por nuk e dha veten. Pasi përfundoi vizita, thirri Flamurin dhe mblodhi stafin e saj dhe e diskutoi gjerë e gjatë këtë çështje.

-Ma kanë ba kastile, tha. Dun me më fy. Druj se ma ka ba Lul Basha se ai ka kenë përkthys dhe i njeh kta.

-Jo, i tha një nga këshilltarët, s’ka lidhje me Lul Bashën. E njoh unë, s’ka lidhje.

-Atëherë ma ka bë Ed Rama. Ai më urren. Ai me siguri veç tek këto pisllëqe i puno menia. Do jetë ndonjë djal’ komunisti ai se ata kanë pasë mundësi me msu anglisht. Se e pashë, ishte mosh’ e thyme. D.m.th ka msu anglisht gjatë komunizmit.

-Jo, i tha një nga këhsiltarët, është i arratisur nga Shqipëria prej komunizmit, nuk është komunist.

-Ashtu, po keka manipulu prej këtyne grevistëve pra, tha. Me siguri. Nuk ka mundësi me ma thanë zëdhanse disa herë.

-Dhe mua më bëri përshtypje, tha Flamuri. Dyshova mos kishe rënë dakord me atë Burrin që të tregonim unitet.

-Jo, ma ka ba dikush, por duhet me e gjetë. Hape dosjen e ktij përkthyesit dhe ma gjej kush asht, kur asht arratisë, me se asht arratis, nga asht arratis…

Flamuri bëri disa telefona dhe e gjeti.

-Është arratis nga jugu nga Libohova, me biçikletë ka bë sikur bën shëtitje… dhe ka ikë.

-Atëherë paska lidhje me Genc Rulin, tha Jozi. Ai mund të ma ketë ba, se ai ka lidhje me Libohovën.

-Nuk besoj, tha Flamuri. Do jetë më e thellë. Si ka mundësi që nga kryetare të përkthehet zëdhënëse. Kam frikë se është më e thellë.

-Jo, Klintoni nuk i tha kryetare, i tha spikere, ndërhyri një këshilltar i Jozit.

-Epo e paska fajin Klintoni, tha Flamuri. Duhet me pa problemin aty. Se në fakt dhe unë kam dyshime, tha Flamuri. Ajo në fund bëri pesë pyetje sikur të ishte Babaramo. Mos të di vërtet spikere?

-Jo mar, s’ka faj Klintoni se në Amerikë spikere i thojnë, por na kena fjalën shqipe kryetar.

-Po pse bëri pesë pyetje në fund, tha Flamuri. Mos është ndiku nga emisioni i Babaramos?

-Jo, jo, tha një këshilltare. Klintoni bëri 6 pyetje. Babaramo ka 5.

-Lene mer Babaramon, por duhet me gjet pse e bani këtë pisllëk ai përkthyesi?

-Nuk e di, tha Flamuri. Kjo po del shumë e rëndë. Ti je kryetare, Klintoni të ka qujtë spikere, përkthyesi zëdhënëse. Po sikur të më drejtohej mua Klintoni, sipas teje çfarë do më thoshte?

-Ça kish me të than mar Flamur, i tha Jozi. E ke emrin Flamur, kish me ta ba shkop flamuri e përkthyesi kish me e përkthy hu gardhi.

7 komente në “Jozi kërkon hetimin e përkthyesit të Klintonit”

  1. Elton Deda says:

    Une vecova si me te arriren:
    ” ….-Ça kish me të than mar Flamur, i tha Jozi. E ke emrin Flamur, kish me ta ba shkop flamuri e përkthyesi kish me e përkthy hu gardhi….”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. Ben Chicago says:

    duhet ta kishte quajtur dizenjatorja

  3. gjethi says:

    O zot o zot kjo Xhozi si ne rini si ne pleqeri mendjen te huri i gardhit e ka! E te mendosh qe asaj asnjehere nuk i ka pas munguar huri i gardhit; Te xunkth kashta, te instituti i misrit, kur takonte operativin, kur filloi pune te Instituti Luigj Gurakuqi, kur u be deputete e PD-se kur, kur, kur.

  4. albani says:

    Tema shkruan: “Jozi u prish disa herë … !” E vertete eshte, se Jozi eshte prishur disa here, jo vetem ate dite, por edhe me pare. Prishjen e ka filluar me operativin e zones, pastaj me radhe, deri me Sali Berishen. Por “prishja” i ka dale per hajer. Deputete, kryetare parlamenti (folese, spikere, zedhenese) dhe me ne fund neshkruese e Aktit te Pavarsise se Shqiperise. Si “e prishur” dhe si spiune, nuk eshte keq! Pac fatin e kurves, thote populli, pra te Jozit.

  5. Uarda says:

    Boll ti. Mos merr emrat e te tjereve. Kollovar!

  6. MEMEDHETARI says:

    – He,se me kujtove,-tha Flamuri- Do te te them dicka,por ama te mbetet midis nesh..Te mos e marre vesh askush,me kupton???
    – Pa he,njehere,-Zhozefines i shkelqyen syte-Ka kohe qe nuk po me tregojne sekrete …mer Flamur.Ti je njeri i drejte dhe une te vlensoj…Thuj cfar t`dush …Nuk kam me e bisedu me asken…Shprehe,Flamur,cfare mban brena…
    – Une dua…
    – Cilen do mar Flamur…Mos me bej xheloze tash…Fol hapur!Te premtova se ky do te jete sekreti jone!Askush tjeter nuk ka me e marre vesh…Fol drejt…
    – Une dua te te shpreh…
    – Keshtu pra,Flamur,shprehe pa emocion ate qe do te me thuash!…Ja,e shikon?
    Nuk kemi ketu asnje tjeter.Jena vetem ne te dy…Une dhe ti…
    – Pash…
    – Lene mor Flamur Pashukun,e paske marre vesh edhe ti…E meqe e permende po ta bej me dije qe Pashukun e kam vetem shok dhe asgje me teper…
    Futu ne teme,Flamur,fol troc e mos mendo shume…Shprehu lirshem mar Flamur…
    – Pash Zotin,mos me nderpre,se po ngaterrohem e nuk po kap fillin-tha Flamuri-
    Une dua te te shpreh dyshimin tim per Bujarin,Presidentin…
    – Si?Edhe Bujari paska fillu me na e dredh pa shku akoma ne Presidenc?
    Fol Flamur se po m`bahet mishi kokrra-kokrra…Ja,shife…
    – Une du me`t`thane qe Ai nuk po me vlereson,biles,po me nenvlefteson mue…
    – Si asht puna bre Flamur,se po me lun kreje…
    – Ja,konkretisht,dje – tha Flamuri – Me cfare te drejte ja jep Urdherin tim Zonjes Klinton???!!! Sigurisht qe une nuk do te kundershtoja por,te pakten Bujari per njerzillek duhej te konsultohej me mua…Jo,kjo nuk shkon…
    – Kete “sekret” kishe me m`than??!!- tha Zhozi e zhgenjyer – E pra msoje dhe mos e harro:
    URDHERI I FLAMURIT me te cilin nderuam zojen Klinton,eshte nje dekorate nderi e Republikes se Shqiperise…
    Dhe mbaje mend mire: Nuk eshte sekret…
    Kupton Flamur???…

  7. Cobani says:

    Nuk e di dhe se imagjinoj, se sa dit mund te rroje kjo grua pa pushtet.Imagjino lemshin qe beri pse u quajt spikere e parlamentit(ne fakt i tille eshte emertimi,cilido qofte ne ate pozicion),po kur te mos jete me ne ate vend,cfare do te ndodhe me te.O Shqipetare imagjinoni se sa e Predispozuar eshte kjo grua per interesa Kombetare…..nje gje eshte e vertete se mbart shume mllefe ndaj cilido qe ka kundershtare.Pyll pa pre je moj zonje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje