INTERVISTA/ Ambasadori holandez: Shqipëria s’ka arritur ndonjë rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

10 Nëntor 2012, 21:45Politika TEMA

Ja një pyetje rreth integrimit që meriton një përgjigje në këto orë të ethshme sherresh: a është vërtet kriza e “tre ligjeve”, shkaku i rrezikimit të marrjes së statusit të vendit kandidat në dhjetor? Po të dëgjosh debatin politik të ditës në Shqipëri, përgjigja është një “Po” e fortë dhe e pamëdyshur. Shqiptarët janë zotër të fatit të tyre dhe me votën Pro për ligjin për Gjykatën e Lartë, statusin e nëpunësit civil dhe reformën e Kuvendit, ata e kanë praktikisht të marrë dritën jeshile nga Këshilli Evropian në dhjetor. Aq më tepër që Komisioni Evropian e ka dhënë tashmë rekomandimin  e tij, që vendit tonë t’i akordohet statusi i vendit kandidat…

Nga Skender Minxhozi, JAVA

…Por mesa duket realiteti nuk është kaq rozë. Ka diçka më shumë sesa tre ligjet, apo qarku i Fierit, që mesa duket rrezikon të pengojë marrjen e statusit në dhjetor. Disa vende evropiane duken mjaft skeptike për të votuar në favor të statusit. Ndër to qeveria holandeze, e cila, siç u njoftua në media para pak ditësh, ka vendosur të japë votë “kundër” në Këshillin e muajit të ardhshëm.

Kësisoj, loja për statusin e vendit kandidat për vendin tonë, nuk luhet vetëm në Tiranë. Kështu të paktën rezulton teksa i hedh një sy përgjigjeve që ambasadori holandez në Shqipëri Martin de la Biej, i ka dhënë revistës “Java”. Zoti De la Biej konfirmon vendimin e qeverisë holandeze për të votuar kundër dhënies së statusit për vendin tonë në dhjetor, në takimin e Këshillit. Ai shprehet se qeveria holandeze është në dijeni të rekomandimit të Komisionit Evropian, porse Holanda mendon se “Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat”.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka treguar të ketë arritur ndonjë rezultat. Raporti e përcakton qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një bazë të besueshme të dhënash, që tregojnë se në Shqipëri është e mundur jo vetëm të miratohen ligjet, por edhe të ekzekutohen e zbatohen. Dhe ky nuk është akoma rasti, Shqipëria ende nuk ka arritur në këtë stad, prandaj Holanda mendon se është ende shumë herët që t’i jepet statusi i vendit kandidat”, shprehet ambasadori holandez De la Biej.

Qeveria holandeze vendosi pak ditë më parë, që të votojë kundër dhënies së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian për Shqipërinë. A mund t’i shpjegoni arsyet e këtij vendimi?

“Në datë 26 tetor 2012, qeveria holandeze i dërgoi një letër Parlamentit Holandez, ku i shpjegonte opinionin e saj në lidhje me raportin e progresit të zgjerimit të BE-së, raport të cilin Komisioni Evropian e beri publik në datën 10 tetor 2012. Holanda e mirëpriti raportin dhe e mbështet theksin që vendos Komisioni Evropian mbi rëndësinë e Shtetit të së Drejtës, sundimit te ligjit, që diskutohet për të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Ky raport-progresi përmban një analizë shumë të mirë dhe të detajuar dhe vlerësim të këtyre vendeve.

Komisioni Evropian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE, me kusht që të plotësohen disa masa thelbësore/kyçe në fushën e drejtësisë/gjyqësorit, reforma në administratën publike dhe rishikimi i rregullores dhe procedurave të Parlamentit. Komisioni gjithashtu do të vlerësoje edhe përpjekjet e tjera të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Holanda ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këto politika bazohen mbi të ashtuquajturat kriteret e Kopenhagenit. Edhe axhenda prej 12 pikash dhe prioritetesh kryesore, që u ra dakord me Shqipërinë, u hartua mbi bazën e këtyre parimeve. Si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, Holanda monitoron me kujdes dhe nga afër, nëse të gjitha palët i ndjekin këto parime dhe ju përmbahen marrëveshjeve, sidomos një vëmendje e veçantë ju kushtohet Shtetit të së Drejtës, të Drejtave të Njeriut dhe Mirë Qeverisjes.

Bazuar në këtë axhendë, Holanda është e mendimit se Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat. Ne e përshëndesim faktin se është bërë shumë punë dhe ka arritje në këtë një vit e gjysmë, këtu mund të përmend emërimin e Avokatit të Popullit, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligjin për imunitetet. Por tani është tejet e rëndësishme që Shqipëria të japë prova konkrete, që këto ligje janë vënë në funksionim dhe zbatohen. Për shembull, do të ishte shumë pozitive të shikojmë që bëhet progres në lidhje me çështjen e të drejtave të pronësisë dhe sigurisht, të sigurohemi që zgjedhjet do të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare”.

A është e saktë të thuhet se vota e vendit tuaj do të jetë sërish negative, edhe nëse votohen tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend?

“Ka ende shumë gjëra që duhet të bëjë Shqipëria, në mënyrë që të plotësojë të gjitha prioritetet e përcaktuara në axhendë, mes të cilave janë edhe tre kushtet e përmendura në raportin e Komisionit Evropian. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka treguar të ketë arritur ndonjë rezultat. Raporti e përcakton qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një bazë të besueshme të dhënash, që tregojnë se në Shqipëri është e mundur jo vetëm të miratohen ligjet, por edhe të ekzekutohen e zbatohen. Dhe ky nuk është akoma rasti, Shqipëria ende nuk ka arritur në këtë stad, prandaj Holanda mendon se është ende shumë herët që t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Holanda ka pasur gjithmonë një politikë “strikte dhe të drejtë”, përsa i përket procesit të zgjerimit. ‘Strikte’, në kuptimin që ne monitorojmë nga afër parimet e rëna dakord për zgjerimin. ‘Të drejtë’, në kuptimin që ne do të japim ndihmën tonë nëpërmjet programeve bilaterale dhe programeve të BE-së, në mënyrë që Shqipëria të arrijë kriteret për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Gjithsesi është Shqipëria ajo që duhet të bëjë përpjekjet e duhura, për të plotësuar kriteret dhe të tregojë se është e mundur të zbatohen këto kritere. Populli shqiptar e meriton statusin”.

24 komente në “INTERVISTA/ Ambasadori holandez: Shqipëria s’ka arritur ndonjë rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

  1. Asllani says:

    Ne Holland ka me shum prostituta se gra. Ka lagje te tera ku grat trajtohen si copa mishi. Esht gjigand i prodhimit te pornografise me te cmendur. 3 ne 4 hollandez perdor drog. Tani ky djali na tregon neve rregullat e shoqeris. Jemi te varfer por kemi me shum vlera se ju hollandezet. Ptuu far e keqe.

    1. voica says:

      Te lumte Asllan-kapetani!
      Po mire do ishte te jepje ndonje shifer edhe per vendin tone.
      Psh., meqe jane te palegalizuara si ne Hollande, sa kurva ka veni yne?
      Po droge? Ne jemi me teper prodhueso-transportues apo perdorues?
      Vlerat tona,si pershembull besa e shqiptarit,-per kete mos jep pergjigje se e di qe nuk kane sa neve.(Vlera, dmth.)

      1. Pelasgian says:

        Asllani ka shume te drejt , Hollanda eshte ” PORT ” prostitucioni dhe droge . BESA , Kanuni e tjera vlera nuk egzistojn qe 20 vjet ne shqiperi por egzistojn me mijera vjet . Jan pjes e tradites sone . DemoCRAZY beri qe droga edhe prostitucioni te lulezoje , ja kto vendet e BEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE-SE ( kopeleve deleve )
        Droge e Prostitucion i lejon vet evropa dhe kush ka ( B*LE te mdhaja ) merret me kto pune edhe ben para . sa prostituta ka ne shqiperi kte nuk e dim ne por me siguri qe jan sa 5% e kurvave hollandeze

        PS – kta sikur e kan vetem me ne edhe me Kroacine . cdo vend ballkanik nuk i ka plotsuar kushtet per ne BEEEEEEE kopen e deleve .
        PO JE POPULL NUK KE NEVOJE PER BEEEEEEEEE . SHIKO VENDET SI NORVEGJIA , NUK PJERDHIN PER BEEEE DHE JAN VEND #1 .
        po thuj ti NUK JEMI POPULL prandaj ju lepijm sumen ktyre te BEEEEEEEE VE qe te na fusin ne ate kopene e deleve dhe te jemi gjithmon ato te zezat bashk me fqinjet tane .

      2. Asllani says:

        Ambasador Hollandez i rritur ne nje nga lagjet me shum dritare te Amsterdamit, me keto deklarata i ofrohet tregut dipllomatiko-politik shqiptar duke i treguar dhembet. Ai nuk kupton sepse te gjitha qoftet i ha Volfarthi, cfar ka ai me shum. Qendrimi i tij ska asgje parimore. Ai pret te kontaktohet nga sekseret e famshem te pushtetit per te mbylur gojen. Po nuk u kontaktua ai do vazhdoj te shantazhoj, nuk e kupton sa i vogel eshte.

    2. asllanesha says:

      E vertet Aslllan. Kot nuk rri familja e Lul Bashes atje

    3. Journalist says:

      Doli menjehere nje fenomen qe po na tregon se Hollanda eshte e gjitha me prostituta dhe drogaxhinj.
      MEQE TI U BESOKE STEREOTIPAVE PER POPUJT, atehere cfare vlerash paskemi ne shqiptaret? Qe kemi nxjerre prostituta vajzat shqiptare, jo me vullnetin e tyre, por me dhune e me mashtrim?
      Qe per hakmarrje vrasim edhe femijet? Qe marrim gjakun te njerez qe te vetmin faj kane se jane te aferm gjaku te nje vrasesi?
      Qe brohorasim dhe votojme politikane despote dhe kusare?
      Qe kemi rene ne letargjine e indiferences dhe nuk ngrihemi dot kunder nje sistemi primitiv dhe te korruptuar?
      Qe pesojme nje sistem ku vrasesit dhe hajdutet levizin te lire, madje i shohim edhe ne qeveri e ne parlament?
      Keto na qenkan vlerat me te cilat duhet te mburremi? Me keto vlera do hyjme ne BE?
      E verteta eshte se Hollanda ka te drejte. Ne jetojme nen nje sistem me tipare totalitare dhe despotike, ku zgjedhjet vidhen, ku pushtetaret jane mbi ligjin, ku korrupsioni dhe klientelizmi jane sistem. Ne jemi vite drite larg vlerave te demokracive liberale perendimore.

      1. mos u lodh.. says:

        Mos u lodh kot, se ste kuptojne dot! Fatkeqesia e Shqiperise nuk eshte sistemi qe po jetojme, por menyra e te menduarit te shumices se shqiptareve.

      2. voica says:

        Po fol o Journalist, se me çmenden keta.
        Filluan me gjithe mend shifrat e 5% te prostituave e budalleqe te tjera.
        Thuaju ,qe si gjithmone dhe ne cdo gje, ne vulhumburit, e kerkojme te keqen nga jashte, o nga greku, o nga serbi,o nga italiani, o nga anlo-amerikani.
        Edhe ne kete rast, sic e shikoni, te gjithe ja filluan me prostitutat e Hollandes, (qe ne fakt jane i gjithi mall importi), dhe dokrra te tjera.

    4. burreli says:

      O llone mos u bej nallone.

  2. kol Tivari says:

    Meqe keto vende Europiane qenkan te degjeneruara,perse kerkojme te antaresohemi ne mor z Asllan??? Po ban si dhelpra me rrushin,kur nuk e arrinte tha se eshte i papjekur.

  3. Geni says:

    Me ndihmen tuaj dhe te amerikes po http://bit.ly/jAL5ep

  4. kondi uk says:

    Kryetari Korrupsionit dhe i Krimit te Organizuar ne Shqiperi eshte Sali Berisha me banden e tij politike qe quhet PD dhe shumica e deputeteve te parlamentit ,qofte keta te PD,PS,LSI etj.Ndersa ju ambasadoret e huaj me Arvizin e Amerikes ne krye dhe perfaqesuesit e Europes ne ate vend te kriminalizuar ne cdo qeliz ,e kini Shqiperin per te mbushur cantat me para te pista qe u shperblejn ata bastard ,sepse ne vendet tuaja ja u tredhin koqet.

  5. asllan he kapllan e paske rrok pelen per bishti ruju se poti ti ben truq turinjet,e besa sipas teje,na qenka dashur europa ti mbush kriteret e shtetit shqipetar per te hyr ne shqiperi,se te gjithe ata europian nuk na dikan me jetu,dhe na dashka ata te marrin msim prej neve,apo ke fillu te andrrosh siq enderron sali vuqidoli me ekonomin shqipetare ma e forta ne ne europ,apo ndoshta ne holand djegin njerezit veten se skan per te ngerene se qeverit europiane nuk ju japin para,hec bre mos shkruaj ketu pallavera se jemi bere si popull tragjiko-komik.

  6. dinjiteti says:

    HAJDE MORE ASLLAN HAJDE LUM NA PER TY.DON ZOTI NE TE JEMI SA NJI E DHJETA E HOLLANDES SI MUND TE SHKUHET ME KAQ NAIVITET DHE REALIZEM MIOPIK, COM MISHI DHE PA SY,ASGJE ME TEPER.MEN PER VETE NUK KEMI MEN DUME ME DHANE,ZOTI NA RUAJTE SEÇ DIMER VJEN MBRAPA..

  7. shpatar says:

    Keto konkluzjone te Hollandezit ti ktheje leksjon z.Artan Hoxha kur deklaroje se eshte opozita ajo qe vonon integrimin e shqiptarve ne Europe.Une argumentet e Artanit i quajta dicka qe kane te beje me servilizmin ndaj Qeverise .Por eshte dicka me shume:
    1-Nuk njohim realitetin por bazohem ne te dhenat qe jep Qeveria.Sigurisht qe nje studjues diku do bazohet per te nxjerr konkluzjone.Deri me sote nuk eshte degjuar qe Qeverite shqiptare te kene thene qe ketu kemi gabuar.Saliu cirret dhe bertet cdo dite ne TV se Qeveria e tije pa korr dita dites suksese te pa para ndonjehere.Sigurisht qe dicka behet dhe eshte arritur progres ,por jo aq i domozdoshem te pretendojme ti bashkohemi Europes.
    2-Nuk ka ballafaqim me ato cka deklarohen.Realiteti tregon te kunderten.Nuk jane vetem faktet e opozites per korrupsjonin qe mbizoterron por dhe ankesat dhe revoltat qytetare qe ndeshen cdo dite me mangesit qeverisese.Shembuj ka plote sa eshte marrezi te pretendosh se vetem 3 kushte duhen plotesuar.
    3-Mardhenjet ndershtetrore e sidomos ato me fqinjet.Eshte nje pike shume delikate qe ne castin e duhur behet nga me kryesoret.Ne kemi bere rregres po ta krahesojme me te shkuaren.Politika e jashtme deri me sote ka prodhuar destabilitet nga mungesa e vizjonit Ballkanik .Ne nuk kemi asnje sukses me fqinjet ne nje kohe qe ata kane arritur te gjitha objektivat e tyre.Kjo ka ardhur se politika e jone ka qene me shume tolerante dhe servile.Ceshtjet madhore jane trajtuar si zgjidhje personale te cilat kane rene ndesh me opinjonin publik.Reagimet e publikut per defektet e Qeverise kane prishur dhe imazhin e mardhenjave.
    Protestat e fundit ne Kosove per qendrimet me Serbet.Ato ne Shqiperi per kufijte me Greqine.Ekzagjerimet me varrimet dhe cvarrimet.Deklarimet e krerve te Himares ,ato te Camerve.Mos gjetja e gjuhes se perbashket e shqiptarve ne Maqedoni te gjitha se bashku kane krijuar nje koos te pa zgjidhshem qe do te rendojne ne etapat e integrimit.

  8. F.Kodra says:

    PD,PS,nuk e duan futjen ne Evrope me kerkesat e saj, dy kopilet e PKSH e duan Evropen si ju do bytha e tyre me ligjet e komunizmit kanceroz shqiptar.Ala ke ura ngelet or shqipo me jete skllevrish,pa ligje pa drejtesi.

  9. nastradini says:

    PSE SHQIPTARET JANE KAQ DALLKAUKE?

    Sepse po te lexosh komentet ne TEMA te debileve pa shkolle, pa kulture dhe lumpene totalisht injorante krijon pershtypjen qe Zoti ne Qiell ka vendosur ne vendin tone te mos jetojne njerez normale, por vetem kafshe pylli. Prandaj edhe nastradini pyet me kesheri: Pse shqiptaret jane kaq dallkauke dhe nuk kane ndryshuar fare qe nga Koha e Enver Hoxhes, kur Diktatori Gjakatar transformoi miletin ne kafshe pylli duke i meshuar nacionalizmit fals me yshtje dhe ndersime kunder popujve te tjere, si fajtore per te LIGAT qe gatuante Partia e tij e Punes? Ne vend qe te meren me te LIGAT qe po ben keto 20 vjet komunisti Sali Berisha shqiptaret ne TEMA preferojne te sulmojne ambasadorin e Holandes, qe thote vetem te VERTETEN dhe te poshterojne vendin e Tulipaneve, te Philipsit dhe te industrive te sofistikuara, me nje standard jetese qindra here me te larte se albanezet, qe nuk prodhojne dot as edhe nje GOZHDE me emblemen Made in Albania, por qe mburren me PARAJSA imagjinare. Mire thote nje komentues perrallen e Ezopit per dhelpren dhe rrushte. Sepse ne fund te fundit cfare ka thene ambasadori i Holandes? Si mund te shkosh ne BE me nje kryeminister, qe ka vrare njerez si zogj pule me doren e vet? Si mund te shkosh ne BE me nje popull dallkauk, qe rizgjedh per here te dyte nje LIDER ish komunist, qe i kishte vene me pare zjarrin vatanit duke vjedhur me PIRAMIDAT e tij kursimet e popullit dhe kur lakmia e tij per pasurim te shpejte la pas me mijera te vrare? Si mund te shkosh ne BE me nje kryeminister qe urdheron vrasjen e protestuesve ne bulevard nga paniku i humbjes se karrikes se pushtetit?Si mund te shkosh ne BE me nje kryeminister qe quan Presidentin dhe Kryeprokuroren e vendit si LAVIRE dhe PUCISTA? Si mund te shkosh ne BE me nje milet qe di vetem te hungeroje nacionalizem idiot, por qe nuk di te zgjedhe drejt BOSIN e vet? Kete ka dashur te thote edhe ambasadori holandez, keshtu duhet ta kuptojne edhe shqiptaret me dy pare tru ne koke. Sepse po te gjykosh nga komentet ne TEMA krijon pershtypjen se Shqiperia ne 100 vjetorin e Pavaresise banohet vetem nga KAFSHE PYLLI.

  10. shqiptar says:

    po z.ambasador jemi ne qe e shohim me mire se ti ku ka katandisur ky vend,sa zbatohet ligji si punojne gjykatat si po vidhen pronat dhe gjithcka tjeter qe mund te vidhet,te kesh nje problem ske ku te perplasish koken.Per 7 vjet dyfishohen pagesat elektrik uje,inflacion cdo vit nga 4 perqind etj.etj.KOT I BINI LEGENIT EDHE JU AMBASADORET SE EVROPA NUK E VRET FARE MENDJEN PER SHQIPERINE

  11. shkodran says:

    asht ma se normale qe verioret e evropes po bllokokjne shqipnin tone te dashtun. na shqiptart jena vend jugor i evropes, kena mentalitet jugor, dan me than mentalitet moçalor, dhunues, gjakderdhes, kena mentalitet mafioz,droge e prostitucion. kjo asht shqipnia jone e dashtun, shqipnia e evropes jugore me mentalitet jugor.
    duhet te ndryshojme mentalitet te zhduket nje her e mire mintaliteti jugor ai mentalitet qe kolera e kuqe instaloi per 50 vjet.

  12. alban4eva says:

    genjejne edhe hollandezet, jane kamunista edhe ata, si Edvini. Shqypnia e Salehut asht lule para Hollandes. ashtu sic e tha edhe Aslloni me nalt, Hollanda asht shtet i degjenerum, ka vec prostituta dhe droge, asgja me shume.
    kurse Shqypnija nuk ka as droge as prostitua ( :O )… ne Hollande njerezit skan ca me hanger, keshtu ngaqe nuk kane cte hane, drogohen..
    kurse ne Shqypnine e mbretit tone Saleh, njerez jane te kamur, kane bollek dhe jemi ne vend te dyte pas Gjermanise.

    jemi superfuqi arrash, pjeshkesh, misrash, fiqsh, ftonjesh, dhe se fundi edhe superfuqi ullinjsh.. jemi superfuqi energjetike, kemi drita 25 ore ne dite, biles eksportojme energji jashte vendit. jena vend i lulzuem, jena mrekulli ekonomike. nese nuk arrijme te futena ne Europe, nuk e ka fajin Berishi jone i dashur, e kane fajin kamunistat me ne krye Edi Ramen qe del lakuriq ne plazhe..

    biles pse duhet te futena na ne Europe, pse mos te futet Europa ne Shqypni..!!! baca jone e ka ba Shqypnine Amerike (ha-merr-ik)…

    rrofte baca jone sa malet e Serbise, poshte kamunistat, poshte Europa, jashte europianet nga Europa, rrofte Sahleja…!!

  13. ANTIKRISHTI says:

    PROSTITUTAT HOLLANDEZE ME ORIGJINE SHQIPTARE DHE ‘SALISJANET’ QE KERKOJNE INTEGRIM.
    Kur nje popull po mer buke me liste per te ushqyer femijet dhe 140 deputete po jetojne ne flori e kane vjedhur tere pasurine e ketij vendi dhe e kane depozituar jashte ,duket qe te keqen e kemi nga ‘salisjane’ e ‘ilirjane’,’fatosa’ e ‘pioniere’ qe tani kane mesuar shqip e arrijne te ‘komentojne’ se e keqja na vjen nga prostitutat (mos harrojme origjinenshqipetare)qe nuk futemi ne Europe.ZOTI PO TE EGZISTONTE NUK DO LINTE GJALLE MBI TOKE IDJOTET E DO MERTE ME VETE NE QIELL 30 MIJE FEMIJE NE DITE.

  14. alban4eva says:

    po shkodran, ke te drajte, jugu i Shqypnise asht problematik, se veriu eshte shume i zhvilluem dhe i civilizuem.. vetem ne jug bahen vrasje vjedhje grabitje, perdhunime, etj etj.. ne veri nuk ndodhin gjana te tilla..
    veriu i Shqypnise asht si Zvicra, ka rregull, drejtesi, zhvillim, pune, begati.. veriu i Shqypnise, ka arra shume, i ka mbjelle Salehu, biles jena superfuqi arrash…
    pra, veriu asht djepi i civilizimit dhe i zhvillimit o shkodran.. kurse jugu duhet me u zhduk nga faqja e dheur, se asht kanceri i Shqypnise.

    biles mbreti juej Saleh po ban c’asht e mundun per me cue Shqypnine ne Europe (Pakistan), dhe gjaja e pare qe duhet ba, asht zhdukja nga faqja e dheut e jugut dhe jugoreve.. keshtu qe Shqypnija shpeton prej kamunizmit, prej vorfnise, prej injorances, etj etj.. ke shume te drejte o shkodran, e ke gjet problemin e Shqypnise… urime..!!!

  15. SHQIPERIA NUK ESHTE PER EUROPEN ..... says:

    SHQIPERIA NUK ESHTE SHTET PER NE BE.

    SHQIPERIA ME QEVERI MALOKESH, RACE E
    PANJOHUR NE BOTE QE NUK DINE TE ECIN,
    HANE, VISHEN E TE FLASIN AS GJUHEN KU JETOJNE.

  16. nxenes-e says:

    -E KE GABIM.'” PERSHESHIN ” E QAJME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje