Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër- Dervician. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Nga përplasja ka humburë jetën 32 vjeçari nga Lezha Rigers Pjetrushi dhe shtetasi Ilirjan Xhemali.
Policia e Gjirokastrës saktëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në vendin e quajtur kthesa e Kordhocës, nga përplasja e dy mjeteve, njëra tip Volkswagen, me targa AA 740 BP, që është përplasur me automjetin tip Benz taksi GJ 254 A. Si pasojë e përplasjes automjeti tip Benz ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës.
Në automjetin tip Volkswagen që drejtohej nga Klodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha udhëtonin edhe tre shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari – Kruja që u zhvillua në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqëtari anësor si dhe Rigers Pjetrushi 32 vjeç gjyqtari i katërt i ndeshjes Luftëtari –Kruja.
Ndërsa mjeti tjetër i përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra, ndërsa udhëtonin edhe 3 shtetasit Xhemal Lamko 60 vjeç, Adriatik Liti 61 vjeç si dhe Ilirjan Xhemali 53 vjeç nga Gjirokastra.
Ngushellime familjeve.
Por lajmi eshte teper amator,jo-profesional,mishmash,te dhembin syte e koka duke e lexuar,pa asnje linje logjike.Nje i aksidentuar quhet 32 vjeçar,tjetri quhet “shtetas”,lemsh targash e ndeshjesh futbolli.
kena rruget ma t’mira n’Europe.. miracle of freedom.. (made in vucidol, allrights reserved from zhellefina and C.O )
Edhe unë asgjë nuk mora vesh nga mënyra se si është formuluar lajmi. Githësesi, është një lajm tronditës. Po ikin kot së koti djem të ri. Kjo gjëmë që po vazhdon prej vitesh, duhet të marri fund. Ngushllime të sinqerta familjeve…
t”past cu zoti ne parriz gers bosi :)) shihna prap po jo nkyt jete