“Jetmir Llani të dënohet me burgim të përjetshëm, ose do marr hak mbi gjyqtarët”

23 Nëntor 2012, 11:44Politika TEMA

Pas arrestimit të Jetmir Llanajt në Firence të Italisë, ka reaguar “hasmi” Aurel Shkreta.

“Pas arrestimit kërkoj që gjykata të japë dënimin maksimal për Jetmir Llanajn, që më vrau babin, vëllain, më plagosi mua dhe më hodhi shtëpinë në erë. Unë kërkoj që Jetmir Llanaj të dënohet maksimalisht me burg të përjetshëm. Ai meritonte vdekjen për ato që i ka bërë familjes time, por meqë nuk ka dënim me vdekje, le të dënohet maksimalisht. I kërkoj prokurorisë që ta shikojë mirë çështjen dhe të marrë vendimin e duhur për personin që na shkatërroi familjen, në mënyrë që ai të mos nxjerrë kokën nga burgu”, ka pohuar Aurel Shkreta.

Ai tregon se ruhet me policë dhe bën thirrje për gjyqtarët që të gjykojnë drejt ose përndryshe do të marrë hak mbi ta.

“Unë kam kërkuar mbrojtje për vete dhe për familjen time. Aktualisht unë ruhem nga Policia e Shkodrës sepse tek Policia e Laçit nuk kam më besim. Unë për vete nuk kam frikë, më shumë kam për familjen time, sepse është provuar tashmë që Jetmiri gjuan edhe mbi fëmijë, gra dhe pleq. Unë i bëj thirrje gjykatës së Laçit që ta shqyrtojë mirë çështjen se deri tani nuk ka gjykuar drejt. Nëse gjykatësit e kësaj gjykate nuk munden ta zgjidhin dot çështjen, le t’i drejtohen Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, sepse në të kundërt unë nuk do hakmerrem më ndaj Jetmir Llanajt, por do të bëj vetëgjyqësi me gjyqtarë, sepse sa më dhimbset jeta ime, nuk më dhimbset asgjë tjetër”, apelon Shkreta përmes GSH.

14 komente në ““Jetmir Llani të dënohet me burgim të përjetshëm, ose do marr hak mbi gjyqtarët””

  1. coku says:

    o malok po te vrasesh femije apo ska gje, ishin te hasmit. ske faj ti se po te kishte shtet ju do ishit brenda te gjithe ose edhe per kercenimin qe ben do ishe brenda. bej qejf edhe pak se nuk do i ndihet me zeri gjakmarjes. do ikin zombit qe e mbajne ne kembe gjakmarjen dhe na vene te vritemi me njeri tjetrin.

  2. Latif Dreqi says:

    ore trima, mqs e urreni kaq shume njeri-tjetrin, dilni ore ne duel, lani hesapet njehere e mire..mos merrni em qafe pleqte dhe femijet..shpetojne dhe ata, nga idiota si ju.

    1. Tironci Lugano says:

      Lato
      Nuk me pelqen ideja e duelit kur sot jetojme ne kohene shtetit lijor.
      Pershendetje

      1. Latif Dreqi says:

        o figure po ku je o burre se ste kam pa verdalle ne Tema..kam frike se e ke braktisur,kthehesh vec per mall..apo je martuar gje?o tironso, po ca shteti aman, ku ka shtet,se shikon cbehet,nej cope flamur nuk qendisim dot..kam pershtypjen se te kane lodhur keto festimet..Nuk behemi ne o tironso,kishim pak shpresa kur erdhi ai gjermani Wied, por aha me pas..

        1. Tironci Lugano says:

          Lato
          Spara futem me.Thjeshte te lodhin ca komente ketu.
          Te pershendes

          1. Latif Dreqi says:

            po cte besh o burre, tani kjo eshte demokracia..secili ka mendim te tijin..puna eshte te mos shahemi e grindemi, pa pse debatojme ska te keqe..Nuk ke ku vete, ske ca ben tere diten, merzitesh..
            tjeta e dil ketej..

  3. Anti talebani says:

    Kjo sage, nje zot e di se ku do ndali.

    Ai do burgoset, nese del fajtor. Por anetaret e tjere te fisit.

    Vaj medet.

    Kur shteti shthurret, fillojne dhe pushtetaret e hane.

    Tani ka per te patur gallate. Se do fillojne gjykatesit te heqin dore nga ceshtja

  4. ijs says:

    Hera e pare qe degjoj nje pergjigje te sakte dhe te zgjuar nga nje pjestar i nje familje te prekur nga gjakmarrja. Sikur sot gjakmarrja dhe ketu flas per familjet e prekura,ti kishte drejtuar armet kunder gjykatesve te degjeneruar dhe te korruptuar te sali presh berishes ketij vendi do i ishin kursyer me mijera vrasje dhe viktima sidhe shkaterrime dhe padrejtesi qe i jane bere ketij populli nga mungesa e shtetit. Te uroj tu befte pushka top jo vetem Shkretit por cdo shqiptari qe kerkon ta mbylle ceshtjen ndermjet drejtesise se shtetit dhe te ndeshkoje shtetin kur ky i fundit nuk ben punen qe takon.Vetem keshtu vihet drejtesia ne kete vend te degjeneruar dhe te kapur mga mafiozet.
    Cdo njeri duhet ta dije se nje burg i perjetcem eshte denim me i rende se sa nje vrasje pasi nje denim me burg te perjetcme eshte nje vrasje e ngadalte se sa nje vrasje e menjehershme per keta barbare dhe kafshe qe kurre nuk e mesuan postulaten e Zotit: Jeten ta jep vetem zoti dhe vetem ai ose shteti mund te ta marre!

  5. malcori says:

    ti kafshe primitive duhet te zhdukesh nga lloji yt,ne vendet pereth nesh specia yte eshte zhdukur me kohe , vetem ktu lulezoni se e keni adn te perzire me bishat e malit tip mutantesh

  6. bajlozi says:

    burgimin e perjetshem e meritoni ju te shkretit Shkretat, qe vrate nje femije 9 vjecar te pafajshem, dhe qe e niset ju kete histori vrasjesh.

    po me kete shtet patatinash, mire jua beri dhe Llani, se kurre nuk kishit per tu denuar, plehra qe vrisni femije te pafajshem.

  7. alban4eva says:

    albanistan hesapi, kafsheri primitive..

  8. eva says:

    po ku ke fytyr ti mor lel shkreta qe flet keshtu se deri me dje u hapje bythesh mamurrsit se thoje jam shok i mir llanit dhe nje ngaterres te beje i beje tel mir llanit se kishe frik dhe ngaqe kishe shok ate beje si i fort.per mirin ska burgim te perjetshem se se vazhdoj aj kete hasmeri por e vazhdoj familja jote duke vrar nje engjell te vogel si endrin.por ju shkret e keni mbiemrin dhe shkret do te mbeteni,te poshter te pa bes.

  9. franci says:

    ik ore ca pune ke me gjyqtaret apo sta mban me jetmir llanin edhe kapesh me gjyqtaret a je burre shko e merr hak ke llanajt mos rri duke te ruajur policet mbrotia me e mire eshte sulmi

  10. Ilir says:

    O lepurush po te sihe burr skishe vrar femij, dhe ai ju hoqi nje nga nje dhe ju si lepra ngrit nga frika asgje sbet sja u mbate do vrasesh gjykatsit qe jan puntor dhe familjar, shko me ato qe te ben gjemen o lepurush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje