Gjigandi i makinave, Volvo, thotë se është duke punuar për një makinë që nuk do të shkaktojë më vdekje. Ata thonë se brenda pak vitesh do jetë në treg një model i tillë, që nuk do përplaset.
Makina e kompjuterizuar do jetë e pajisur me sensorë të teknologjisë së lartë, që refuzojnë të përplasen me objekte të tjera.
Volvo thotë se makina e plotësuar do jetë në shitje në vitin 2020, ndërkohë që disa nga opsionet do vendosen në makinë duke nisur nga viti 2014.
“Vizioni ynë është që askush të mos vritet apo plagoset me një makinë Volvo në vitin 2020,” tha një drejtues i kompanisë.
Kompania suedeze Volvo i është shitur grupit kinez Geely.
Ata thonë se makinat e para që nuk përplasen do funksionojnë për shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.
Shumë kompani makinash janë në garë për të sjellë makinën që udhëton pa pasur nevojë për shofer.
Volvo ndërkohë ka bërë testime me makina të tilla.
“Ne kemi testuar prototipe në Spanjë dhe në perëndim të Suedisë. Makina e së ardhmes do jetë njësoj si kuajt e fermës. Fermeri e drejton kalin, por nëse e zë gjumi, kali nuk përplaset dhe as nuk bie në ndonjë greminë”.
Kompania 85 vjeçare, që gjithmonë e ka ndjerë veten krenare për makinat më të sigurta në botë, thotë se edhe një problem është faktike sa do e pranojë publiku një makinë të tillë.
Ndërkohë ligjet ndërkombëtare po amendohen për të lejuar makina që vetëpilotohen në rrugë.
nese ma ke shitur mua volovon varja me, i ke dhjere ne te dhe cdo dite do te kete vrajse
Keshtu thuhet por me nje kusht qe qendra e kerkimit te mbetet ne Suedi
kjo qeka ,makin tamomm per salen
Ato vale elektromagnetike qe do te shperndajne keto makina….A nuk do te jene te rrezikeshme per shendetin enjeriut????
Edhe volvo i eshte shitur kinezit. Pune M…
Qe keto makina te funksionojne siç duhet kane nevoje per sinjalistike te mire. Ne Shqiperi themi ti sjellim andej nga 3020-ta.
Jeni shume prapa ne kohe o VOLVO dhe gazeta TEMA me kete njoftim, se veturat e reja japoneze te serise nderkohe i kane keto dhe me shume opsione te tjera. Thjesht Bota ecen perpara, Shqiperia e LULUEZUAR ben ne vend numero.