Del jashtë kontrolli debati mes Berat Buzhalës dhe Dardan Molliqajt në KTV

6 Dhjetor 2012, 22:43Rajoni TEMA

Debati në KTV ka shpërthyer në ashpërsim të gjuhës ndërmjet deputetit Berat Buzhala dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dardan Molliqajt.

Molliqaj në një moment i ka thënë Buzhalës se babai i tij është rrëmbyer dhe arrestuar nga UÇK-ja.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që Buzhala të nxehet fort, duke i thënë atij se po ndihmon Bruno Vekariçin, prokurorin serb, që të ngrejë akuza ndaj UÇK-së.

“Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt dosjen në Hagë ua ka dërguar Kadri Veseli”, ia ka kthyer Molliqaj.

“Mua më është vrarë gjyshi e gjyshja në luftë, kurse Visar Ymeri ka kërcyer me këngë të Goran Bregoviçit dhe ka flirtuar me motrat serbe”, ka thënë Buzhala.

“Nëna ime iu ka bërë bukë UÇK-së, e jotja nashta serbëve”, i ka thënë Buzhala Molliqajt.

Ai ka folur edhe për tenderët që sipas tij i ka fituar Florin Krasniqi.

“Shuj, shuj, se krejt e dimë kush je ti”, ka thënë tutje Molliqaj.

 

……………………….

 

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala ka thënë se ai kishte propozuar Shkëlzen Maliqin për kryetar të Komisionit për Mediat, duke e quajtur njëkohësisht edhe si “baba të mediave”.

Këto komente Buzhala i ka bërë në debatin në ktv rreth skandalit të përgjimeve, ku emri i tij përmendet në bisedën ndërmjet Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit.

“Emri i vetëm që ka dalë në Grupin Parlamentar është ai i Shkëlzenit, kur për Ali Lajçi është përmendur si në humor”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjuha e përdorur në përgjime është krejt normale.

“Është normale të shajnë politikanët në biseda private”, ka thënë Buzhala duke përmendur disa raste ku politikanë të ndryshëm botëror kanë bërë sharje.

“Janë miq dhe mund të shajnë, por nuk ka qenë e nevojshme publiku ta dijë se si shahen Ademi (Grabovci) dhe Samiu (Lushtaku). Thjeshtë këto përgjime nuk është dashur të dalin në publik”, ka theksuar Buzhala.

Në anën tjetër, Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar Buzhalën, duke thënë se tendenca e këtyre përgjimeve ka qenë që gjithçka që ka vlerë të kthehet në norma tjera.

“Po vërtetohen fjalët e Florin Krasniqit se këta janë banditë dhe rrugaçë”, ka thënë Molliqaj.

“Ky është rrjet mafioz, prandaj ata po fshihen e nuk po dalin në publik”, ka shtuar ai.

4 komente në “Del jashtë kontrolli debati mes Berat Buzhalës dhe Dardan Molliqajt në KTV”

  1. Frok Cupi says:

    C’jane keto debate sheqerkash keshtu? Une di te shaj me bukur ne debate televizive. Pastaj vjen Cili me shprehjen “me do trapi”.
    Kampioni eshte kryeministri Berisha ne parlamentin shqiptar.

  2. Pavarësia says:

    Mos u çuditni, vëllaznit tonë janë dhe ata. Nuk janë të imunizuar nga infeksioni i kulturës rrugaçrore të dialogut. Megjithatë, përsëri qëndrojnë më lart se dputetët e parlamentit tonë që drejtohet nga zhozi jonë…

  3. Cur Gjeloshi says:

    Keta jane provincial e anadollak.
    Nuk behen kurre. Merren me cicmice e vlersime personale.
    Yazik ?

    1. Shqiptari says:

      Drejte i ke kuptuar. Ti qe vjen nga Kurak Col, i ke vellezer dhe i njeh me mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje