Nuk ka rritje ekonomike, po merret borxh për të shlyer borxhet

6 Dhjetor 2012, 10:51Politika TEMA

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Filipi, ka deklaruar në një intervistë për gazetën Shekulli se nuk ka rritje ekonomike dhe se merret borxh për të paguar borxhet.

“Ne kemi një eksperiencë me rritje të borxhit, kemi marrë mjaftueshëm borxh vitet e fundit dhe meqë nuk e kemi administruar mençur apo nuk e kemi injektuar atu ku duhet, ky borxh nuk na ka ndihmuar të gjenerojmë rritje ekonomike. Nga ana tjetër borxhi i marrë në vitet që lëmë pas nuk ka arritur të shmangë infektimin e ekonomisë vendase nga epidemia e mospagesave, në këtë mënyrë krijohet një tjetër spirale problematike, marrja borxh për të larë borxh të papaguar e jo për të nxitur rritjen ekonomike”, deklaron Filipi.

Sipas tij, vendimi për heqjen e kufirit të borxhit përbën rrezik serioz për ekonominë, sidomos në kushtet e Shqipërisë ku nuk ka marrëveshje me institucionet financiare apo ndërkombëtare për kontrollin e borxhit.

“Heqja e çdo kufiri ligjor kontrollues mbi borxhin, pasiguritë rajonale të daljes nga kriza, shoqëruar me presionet elektorale për të rritur shpenzimet për shkak të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, të gjithë këto janë faktorë që nuk premtojnë për një lëvizje me rezultate në favor të ekonomisë së vendit e për xhepat e qytetarëve”, pohon ai.

Filipi tregon se në këto vite nuk janë mbledhur të ardhurat sipas parashikimeve, dhe nga ana tjetër është shpenzuar sikur gjithçka po shkonte fjollë.

8 komente në “Nuk ka rritje ekonomike, po merret borxh për të shlyer borxhet”

  1. coku says:

    o gjergji po keta vetem piramida dine te bejne dhe ta lene buxheti e shtetit si vrime vullkani. pastaj rrine 4 ose 8 vjet pushim e na cajne derrasat duke share qeverine tjeter se vete e ndriten. pas 4 ose 8 vitesh i fusin nje permanent, nje lyerje, e larje e vine me duar te pastra te hapin vrimen e rradhes. populli duhet ti kujtoje gjithmone se pd asnjehere nuk e ka dorezuar pushtetin normalisht dhe buxhetin me leke. cdo here me vrime te madhe.

    1. zogu says:

      Ore me pelqen shume ajo qe thua. Por ky popull duhet informuar dhe popullin nuk e informojne dot as e majta dhe as e djathta (as Arben ahmetaj dhe as Arben Imami). mungojne totalisht institucionet apo akademiket apo profesoret e paanshem. jo vetem ai qe di duhet ta kuptoje por edhe ata qe sdine…

      1. Leonardi says:

        Per cilin popull e ke fjalen o zogu, ai popull eshte i mbaruar.Nuk e degjove ate personin ne Shkoder qe ishte i papune per gjithe keto vite dhe megjithese i zhytur ne fukarallek tha qe do votonte per “demokratin me te madh te botes, Sali Berisha”? Ky lloj populli ndjek me servilizem ne turma LSI ose PD qe te siguroje ndonje vend pune, aty eshte kthyer ne kafsheri cdo gje.

    2. Zef Shtjefni says:

      Asht në hekë Sali Berisha

      Moj Shqipni, shqipja Evropit
      Nuk po mundesh me flutrue
      Njiqind vite ke çue dam
      Zotat ty t’paskan harrue!

      M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
      E përvuejtun, e përçarë,
      Por nuk kam kurgja në dor’
      Kangës vajit, ja kam marrë!

      Moj Shqipni të ka myt hasmi
      Të ka ndry, të ka pushtue,
      Moj e pasun, mbete e vorfën
      Djelmt e tu të kan vorfnue!

      Zoj e randë, të shiti shkjau
      S’del kërkush me e ndalue,
      Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
      Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!

      Thyn rekorde kur ban notin
      Thyn rekorde tuj ngjit malin,
      Ky kalors, ka kalërue
      Të tanë jets, veç magjarin!!

      Asht i zoti në të tana,
      Asht doktor e profesor
      Penicilin nuk ban ma nana
      Kaq kangtar, kaq orator.

      Ban humor, në mortin tand,
      Veç instiktin e njeh bisha,
      Darsëm kem me pas të tan
      Asht në hekë Sali Berisha!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

  2. armand says:

    Ky eshte ekonomist “komunist” dhe se ka idene se si funksionon ekonomia rrumpalle e doktorit.Po pres ndonje shpjegim nga “ekonomistet” e shumte te PD qe te na qetesoje shpirtin mbas ketij lajmi.

  3. banija01 says:

    Fotografi e gjetur…
    Do ti propozoja redaktorve te gazetes qe shkrimet ti ilustrojne me foto te tilla si kjo dhe e M.Markut ne disa numra me pare
    Bodja i thote Saliut fshehurazi qe mos ta degjojne edhe ministrat e tjere se mos deklarosh se do ndertojme ndonje rruge tjeter se nuk kemi LEKE,nuk kemi as per roga dhe pensione.
    Saliu i thote se une do ta leshoj dhe nuk behet qameti se asnjehere nuk e kemi mbajtur fjalen dhe te gjithe na i marin per te verteta.
    Saliun e tradheton fytyra se eshte shume i mvrejtur dhe kete e kuptojne vetem ministrat qe e njohin mire dhe per kete jane te shqetesuar.

  4. HAJDUTET ME TE MEDHEJ ..... says:

    KU I KE CUAR LEKET O KRIMINEL ?
    TI DHE ATA QE TE SHERBEJNE APO MBROJNE TY
    KENI MARRE DHE VJEDHUR PARATE ASHTU SI
    LEKET E PIRAMIDALEVET.

  5. bama says:

    Filloi Sude Berisha ! A duhet ta leme valle si Sudja , sa te na dali dhe deklaroje se nuk ka me lek nga leket tona ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje