Ky më poshtë është shkrimi i agjencisë së Brukselit “EurActiv”, ku theksohet se Shqipëria nuk do marrë statusin e kandidatit në dhjetor e madje as deri pas 23 qershorit, kur duhet të japë prova se ka mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme
Ministrat e Bashkimit Europian nuk do i japin Shqipërisë statusin e kandidatit për në BE gjatë takimit të javës së ardhshëm, i thanë burimet diplomatike EurActiv. Megjithatë, ata do i japin dritën jeshile hapjes së negociatave të anëtarësimit me Serbinë, nëse respektohet një numër kushtesh si përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Të paktën një vend, Holanda, ka kundërshtuar ashpër dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, ka mësuar EurActiv, ndërkohë që Ministrat e Çështjeve të Jashtme do të diskutojnë çështjet e zgjerimit në takimin e së hënës, 10 dhjetor në Bruksel.
Komisioni rekomandoi në tetor që Këshilli Europian të fuste Shqipërinë në klubin e vendeve kandidate që konsiston në Turqinë (1999), Maqedoninë (2005), Malin e Zi, (2008), Islandën (2010) dhe Serbinë (mars 2012). Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës i është premtuar perspektiva evropiane e anëtarësimit, por nuk kanë arritur marrëveshje për stadin e vendit kandidat. Kroacia do të bëhet anëtare vitin që vjen.
Diplomatët perëndimorë i thanë EurActiv se ata nuk presin të marrin një vendim për Shqipërinë, duke shtuar se vendi duhet të bëjë më shumë për t’u kualifikuar veçanërisht sa u përket 12 kushteve, të nënvizuara nga Komisioni Europian në raportin e tetorit.
Mbajtja e zgjedhjeve është një çështje që na shqetëson, shtuan ata.
Ndërkohë që vendi mban zgjedhjet në qershor, vitin tjetër, vendimi nuk duket se do merret përpara se vendet e BE të sigurohen se janë aplikuar standarde demokratike në zgjedhje dhe se votuesit kanë qenë në gjendje të zgjedhin një parlament e qeveri të re pa tensionet e rasteve të mëparshme.
Tekst inkurajues për Serbinë
Ministrat e BE pritet të miratojnë një tekst për Serbinë, që do të futet në konkluzionet e samitit të 13-14 dhjetorit, sipas të cilit BE sheh përpara për hapjen e negociatave me vendin, në bazë të kushteve, të cilat sipas diplomatëve nuk janë të reja për Beogradin.
Serbia po përpiqet që të hapë negociatat e anëtarësimit dhe mund të jetë pjesërisht e kënaqur nga një tekst i tillë, por diplomatët insistojnë se ata duan të dërgojnë mesazhin se do ruhet një vrull i tillë marrëdhëniesh.
Kushtet, thonë ata, janë të zakonshmet dhe përfshijnë normalizimin mes popullatës serbe në veriun e Kosovës me pjesën tjetër të Kosovës si dhe të ashtuquajturën marrëveshje për menaxhim të integruar të kufijve në Kosovë, që duhet të menaxhohet bashkërisht nga patrullat kufitare serbe dhe kosovare.
“Ne mendojmë se kushtet janë vendosur, tani duhet të plotësohen. Nuk bëhet fjalë për të shtuar apo për të hequr ndonjë kusht. Ne duhet të punojmë mbi bazën e asaj se çfarë është pranuar,” tha një diplomat i nivelit të lartë.
Ai shtoi se implementimi i kushteve do i lejojë BE-së që të avancojë me procesin e integrimit të Kosovës.
E din baca kyt mynxyr?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html
Eh po i ruhet shume Sales per Statusin __-Sala fiton zgjedhjet dhe statusi pasandaj , o gomari, o i zoti
Edi Rama ka nisur një fushatë për të certifikuar 20 mijë komisionarë me dokumentin e “pastëtisë së figurës socialiste”.
Në një mbledhje në qytetin e Lezhës kreu i Partisë Socialiste i është rikthyer tezës së mbrojtjes së votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime mbi komisionarët socialistë në komisionet e zgjedhjeve të mëparshme.
“Në gjithë e keni parë Saliun kur vajton për komisionarët socialistë duke thënë që ‘si ka mundësi që vetë kryetari i PS dhe vetë deputetët e Partisë Socialiste hedhin hije dyshimi mbi komisionerët socialistë, unë i dua ata, i respektoj ata, unë i nderoj ata, ata bënë një punë të shkëlqyer’. Në fakt e vërteta është se pa atë pjesë të komisionarëve, që korruptohen Saliu, nuk do të kishte qëndruar një ditë në karrigen e kryeministri”, deklaroi kryetar i PS.
Është e vërteta është ndryshem, në fakt, kreu i opozitës po përdor alibinë e humbjen e dy palë zgjedhjeve, atyre parlamentare të 2009 dhe lokaleve të 2011, për të mobilizuar bazën e zhgënjyer socialiste prej pamundësisë për të ardhur me pushtet me votë.
Kryefjala e djeshme e Edi Ramës s’ka qenë Fieri, por Lezha, si një zonë zgjedhore që do të humbet prej PS-së edhe në 2013-n, për shkak se komisionarët socialistë do t’i shesin votat. Sipas Ramës detyra e socialist të thjeshtë është të garantojnë më së paku alibinë. “Është detyra jonë, detyra e gjithsecilit prej nesh, që të garantojmë se askush nuk i negocion 4 vjet nga jeta e tij, për çfarëdo oferte që i bëhet në ditën e zgjedhjeve”, kushtoi Edi Rama.
Në këtë mënyrë Rama ua shiti përgjegjësinë e zgjedhjeve socialistëve të thjeshtë, duke i parapërgatitur se do t’i bënte paraprakisht fajtorë, për humbjen, pasi ai as s’i fitonte dot zgjedhjet e as s’i numëronte dot votat e veta. Edi Rama synoi të krijonte në Lezhë edhe besnikun e Partisë me “modelin e Rrokut”, që gjen dhe jep prova për teoritë e stisura nga Tirana.
“Në zgjedhjet e vitit 2011, në komunën Dajç, kandidati i Partisë Socialiste, Rroku kishte denoncuar manipulimin e bërë në komisionet e votimit, duke paraqitur edhe provat dhe faktet konkrete për këtë”, u shpreh Rama.
Megjithatë kjo dalje e kreu të PS në terren është për të matur pulsin e elektoratit duke bërë sondazhe paraprake për listën e deputetëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Është një mënyrë kamuflimi e dyfishtë, nga njëra anë prodhon politikë militantiste me takime ndërsa nga ana e tjetër mat pulsin e votës. Paralajmërimet e mëparshme të ish-ministrit socialist për Pushtetin Lokal se në listën e ardhshme të PS do të jetë rreth 80 për qind të deputetëve aktualë bën të mundur një “luftë” për të kapur postet që sjell “20 për qind” i përkthyer në numër deputetësh është 10.
Kësisoj 10 deputetë që do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë kryesisht deputetë që kanë shprehur një mendim ndryshe nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, ndërsa do të afrohen më shumë deputetë të modelit Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalësi, si krijesa të Ramës. Afërmendsh grupi miliarderëve do të konfirmohet pasi janë thesari i Partisë Socialiste që financon çdo sipërmarrje të kryetarit pa marrë parasysh plan-veprim.
Sidoqoftë dalja në bazë e Edi Ramës dëften për ankthin dhe ethet elektorale që kanë zënë parakohe kreun e opozitës. Rikthimi parakohe i tezës së vjedhjes së votës në zgjedhjet e ardhshme sinjalizon edhe panikun që ka kapluar kreun e Partisë Socialiste që ka humbur të gjitha alibitë në humbjet e mëparshme. Zgjedhjet e ardhshme të 2013 janë përcaktuese për fatin politik të Edi Ramës që paracaktojnë pensionimin politik.
Kot je lodh bre analist,cdo element i analizes tende mund te meret i mirqene dhe i vertete por nuk na ke thene si analist qe je a ka ndonje vend tjeter ketej rrotull,qe i vjen per vizite ne kuvend Hillary Clinton dhe i thote “Free and Fair Elections” apo Ky Fylja i Brukselit qe thote i shtuam shqiperise kushtin per zgjedhje te lira.Tani o analist mendjendritur ,qe ta kuptoje Klinton dhe Fyle qe zgjedhjet vidhen dmth qe ketu e dine dhe femijet e kopshteve.Dhe meqe ra fjala o Analist , cfare duhet te beje Rama qe ti fitoje zgjedhjet, te krijoje njesi paramilitare,apo te rekrutoje kamikaze per ti vene ne pune diten e votimit.Mos u mer kot me analiza mbi Ramen dhe miljarderet e tij po mundohu te jesh objektiv dhe kupto qe perderisa keta qe kane sot pushtetin,nuk toleruan fare per ceshtjen e integrimit,jane te impostuar te ndertojne jo nje fushate suksesesh (se nuk kane c fare te festojne) por do te ngrene nje fushate denigruese, mbi opoziten ,pa program (c do te premtojne tek e fundit INTEGRIMIN NE EUROPE ?????) dhe ne nje atmosfere force dhe egersie elektorale do te bejne c eshte e mundur ti VJEDHIN VOTAT,dhe ata MUND TI VJEDHIN pamvaresisht c fare thote RAMA, e vetmja GARANCI MBETET FAKTORI NDERKOMBETAR, dhe vemendja e opozites per ti vertetuar keto vjedhje
…Turkye qe nga 1999!!!! 14vjt duro muco,ha muco se te gjatin ke per marre!!!!
Albanistani….!!! 24 vjt duro muco,ha muco se te gjatin ke per te marre………
Faleminderit Bruchsel.Kjo tregon qe ne te ardhmen,vdekjet do te jete me pakteta,korrupsioni do te kete fillimin e pastertise-le te shpreojme.
Se Evropa nuk na largon ,aty e kemi afer jemi.
Por rendesi ka njerezimi-vuatjet-vjedhjet-vdekjet-dhe korrupsioni.
Shqiperia do anetaresohet ne BE…atehere kur fiton Rama (pra kur fitojne socialistet)…varianta aktuale e socialisteve…! Une mendoj se Shqiperia do te anetaresohet ne BE atehere kur nuk fiton as Rama as Berisha…por kur fitojne shqiptaret…e shqiptaret fitojne kur ta gjejne njeriun e TRETE…cili eshte ai…gjene…!!!
” andi” ; po kush eshte rruga qe mund te perdori rama ose opozita kur kane perpara nje sali dhe nje qeveri qe qysh tani po fillon te manipuloi vjedhjen si p.sh , po shton popullsin ne krume apo shishtavec dhe ne zona ku kane mbetur shum pak njerez,biles dhe ata pak qe kane mbetur po kerkoin te largohen,apo me iden e dhenies se pasaportave shqiptareve kudo qe ndodhen neper bote pamvaresishte nacionalitetit qe kane si kosova,maqedoni,mali i zi e tje.
raimond….
As emrin tend nuk di te shkuash ,edhe dy rrjeshta qe ke shkruar nuk kane lidhje kuptimore pa le te shkruaje 10-15 rrjeshta se budallalleqe do thoshje ,po ke nje avantazh se do thoshe me pak nga sala yt.
Me pak fjale nuk ka status.
Synimi i BE per ta mbajtur Shqiperine larg bashkesise evropiane perputhet plotesisht me qellimin e PD dhe PS per ta qeverisur pa telashe nga Brukseli çifligun e tyre. Rrokulliset kapaku e gjen tenxheren, thote populli fatkeq shqiptar
Si mund ti hapet “drita jeshile” Shqiperise se Sali Berishes kur PRONA PRIVATE ne Shqiperi eshte “perdhunosur” ne menyren me te poshter nga PD-ja.
Mos te harrojme se eshte nje nga shtyllat kryesore te rendit KAPITALIST. Ju hoq pronarit te ligjshem dhe ju dha abuzivit te paligjshem te ndertimeve INFORMALE te PD-se. Sigurisht per perfitime elektorale te PD-se. Por mos harro moj PD sepse “fitove” te paligjshmit (qe i ke provizor) por ke humbur pergjithmone ISH PRONARET qe ske per ti pare kurre dhe na ke ARMIKUN NR.1 sa te jete jeta ne kete toke! Na “prit” ne zgjedhjet e qershorit, nuk do bejme gjume pa te katandisur “nje thel o PD e peshtire!