Qosja: Pushteti i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit janë “autokraci blegtorale”

8 Dhjetor 2012, 13:24Politika TEMA
Qosja: Pushteti i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit janë

Rexhep Qosja ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Adrian Thanon, për gazetën “Dita” të ditës së sotme. Ai ka sqaruar dhe termin “autokraci blegtorale” duke thënë se qeveria shqiptare ndër vite ka pasur plot figura që nuk kanë qenë e nuk janë sjellë si autokratë (ku përmendi me emër ndër të tjerët, krerët e shtetit Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin e Bamir Topin; kryetarët e PS Nano e Rama, ministrat e jashtëm Milo, Islami e Mustafaj; kryetarët e kuvendit Gjinushi, Pëllumbi e Dokle, kryeministrat Meta e Majko).

 

“Me togfjalëshin ‘autokraci blegtorale’ kam shënuar vetëm pushtetin e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Nuk janë pulat që shkaktojnë gripin, as derrat që shkaktojnë gripin, me të cilët merret Sali Berisha në vend të ministrit të Shëndetësisë; nuk është numri i deshve dhe qengjave që K-ministri i Shqipërisë kërkoi të priten për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë; nuk janë as 4 tonelatat e tortës që K-ministri kërkoi të bëhet e t’u shpërndahet njerëzve në rrugë, ashtu siç u shpërnda e u shkelmua ajo – nuk janë pra këto mrekulli bujqësore arsyeja pse pushtetin e tyre e kam quajtur ‘autokraci blegtorale’. Arsyeja janë: primitivizmi i tyre politik e pushtetor; gjuha e tyre politike vulgare; veprimet e tyre aq shpesh banale; marrëzitë e tyre politike e administrative; dhuna e papërmbajtur në sjelljet e fjalët e tyre ndaj kundërshtarëve politikë; përçmimi i tyre ndaj Kushtetutës e ligjeve; trajtimi i shtetit si të ishte fshat pa kanun i kohës së Tanzimatit.”

http://respublica.al/artikuj/2012/12/08/qosja-pushteti-i-sali-berishes-dhe-jozefina-topallit-jane-autokraci-blegtorale

63 komente në “Qosja: Pushteti i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit janë “autokraci blegtorale””

  1. tironci says:

    Kush je ti mer lal qe bo kto deklerata. Ti na the qe Enver Hoxha osht burre i mire!!! Shko mer lal e rri ne hale se je pjerdh si rob!!!!!!

    1. coku says:

      pse te djeg ty apo te shau bacen, o tironc bathoreje

      1. Tirona-RR fortuzi says:

        bacen le ta shaje ai,spo na rruhet shume sqetlla,po mos na lavdero dullen te pakten,,,,,,,,,,,,,,apo ju djeg dulla juve tironsat e 1945-es.Qe ka mush forumi me kuqale

        1. Kazani po zjen says:

          Sa i peshojne profesor Qoses topat,ju zvarraniket e Sali Sulltan Berishes peshoni koke e kembe.Shkoni more truthare andej nga 55 e Fahri Balliut,se nuk keni surrat ju te hapni gojen e te diskutoni me nje figure si Rexhep Qosja.

          1. Meleku says:

            Mire e ke ne fakt sepse Qosja eshte “top” koke e kembe. Per kete ju pelqen juve, sepse ju shkon per shtati.
            Ate e ka zene skleroza e moshes, por siç duket edhe pak ekzistenca e dosjeve nga ish-Sigurimi i Shtetit komunist.

            Shoku Gramoz ja tund dosjen dhe pseudonimin sa here qe te nevojitet per ta ndersyer Qosjen ne “sulme demokratike”.

            Pastaj ç’ne nje “shpellar” dhe “malok” kaq demokrat? Ai dhe Berisha i kane stanet e bagetive shume afer.
            Edhe Qosja sapo eshte zgjuar nga gjumi dhe ka hapur deren e “shpelles” ka pare ujkun!

            1. cicolino says:

              T’i biesh ndesh Rexhep Qoses, do te thote shume per nje lexues! Por kjo eshte e vertete per nje njeri me horizont, se per nje njeri qe e shtyn diten duke ngrene fara luledielli, si ta shash, si ta vleresosh R. Qosen, eshte e njejta gje. Kurse sa per ata qe marrin persiper ta anatemojne mendimin e mendimtarit te rralle shqiptar, qe per profesion ka “te menduarit” dhe jo te haje fara, nuk ia vlen as t’i marresh seriozisht!

    2. Horri i Bulevardit says:

      Ca veni e ke pas shpin ti tironci, qe te tregoj une se cfare tironci je, apo je i rame prej katuneve ku ne vidhnim fiq dhe dardha. Vetem jep mbiemrin dhe ta gjej une se kur ke ardh ne tiron ti tironc i perzi me bathore.

    3. x says:

      o tirrrancoo. Ik mre cuno, se je bo si leng Turshie
      se Turshise koker i merr te keqen tina.

    4. gallata says:

      Kush eshte Rexhep Qosja ?!-Eshte AI qe bagetite si ti dhe gjithe kopese se sb e jt nuk meritojne te bejne pjese ne te njejten bashkesi,ne te njejtin komunitet,e as ne te njejtin komb me MONUMENTALIN Rexhep Qosja.

    5. Vlonjati 12 says:

      Ore trap, R.Qosja eshte sot figura me e respektuar e inteligjences shqiptare, dijetari dinjitoz qe i ben nder kombit tone. Po ti duhet te jesh kokrra e injorantit, qe fatkeqsisht paske edhe kompjuter.

    6. hasan says:

      Edhe te dhjere edhe krenare.Ku shkon mendjemadhesia juaj injorante,o tironci prej tropojet,vetem zoti e di.Hajt te fala mi bej Sales,se sekser tenderash do jesh ,ose plepist ose nuk e di po njeri qe i ve kazmen kombit je, qekur mundohet te thuash gjera te tilla per Qosen.Sa per Enverin,megjithse ka bere dhe te keqia po njerezit koketreshe si puna jote vetem plumbi mund ti mbante.Si Sala bente çdo mengjez nga nje edhe si ti po te duash.Po çfare thoshte ne mengjez Ai nuk e hante ne darke si i shkalluari i Viçidolit.Mos u mundo tte zbardhesh te zezen.

    7. bamka says:

      o tiranas,qe qosja eshte 1sh.nuk duhet ta veme ne dyshim!!qe ti je koqe nuk duhet ta veme ne dyshim,gjithashtu.qe sala dhe jozefina jene bageti e bujqesi,kjo nuk duhet vene ne dyshim.ne kemi njerez qe na perfaqesojne.eshte ED RAMA.

    8. Tropojani says:

      O tironc, a i ke hequr brekushet, apo vazhdon t’i mbash? A i ke futur sivjet piperkat ne shllin, se te erdhi dimri. Dhe mos u merr me akademike, se shoket i ke neper mejhane.

    9. drini says:

      Tironcit !

      Sigurisht edhe Enver Hoxha i ka meritat e tije, por edhe dobesite e tije. eshte nje fakt i Pakontestueshum

    10. +10 says:

      @ tironci —-Duket qe je tironc bathorre se edhe banjes i thua hale. S’keni faj, ashtu jeni mesuar, qe te punosh polic duhet me i lepi pocin sheshor Salkajedes. Tung.

    11. Joni says:

      Tironici je nje kokrra e idiotit. Rexhep Qosja ka folur si akademik dhe patriot i madh shqiptar. Ne jemi te nderuar qe kemi nje figure te tille ne kohen e erret qe po jetojme. Asnje fjale e tij nuk bie poshte. Nderime z. Qosja dhe shpresoj qe nje dite te kemi vertete nje Qeveri ashtu si duhet: Patriote, Intelektuale dhe Moderne.

    12. Devolliu says:

      O tironc prej Viçidoli; a nuk e njef ti akademikun, shkrimtarin, historianin, atdhetarin, rilindasin e ditëve tona; të ndritshmin REXHEP QOSJA?
      Nuk ke faj se çoban dhish ke qënë.
      A i solle ndonjë cjap për ta bërë kurban Saliu or taj?

    13. sadat says:

      nuk e paske kuptu mir profesorin QOSJA se ai ne asni fjal te vetme kurr nuk e ka mbrojtur regjimin barbar te enverit perkundrazi e ka akuzuar ate po profesori i nderuar nuk mund ta fshij per 50 vjet historin e shqiperis vetem per egot e sli sulltanit dh e te miratoi regjimin e tia tash ne vitin 2012 profesori i nderuar nuk mund te pranoj qe ne ditet e sodit qeveria i vret demostruesit ai nuk mund qe tia fal sali sulltanit se te perndjekurit e diktatures komuniste i shpetuan gjall regjimit te enverit ndersa i vun flaken vehtes se tyre ne mes te kryeqytetit te 7 milion shqiptarve ky esht krim qe i beri qeveria sot ne 2012. QOSJA nuk mund qe te ja lejoj vetes qe ta mbroj ket qeveri kriminelesh qe mendojn ashtu si ka menduar babai i tyre enveri se shqiperin e kan pron te tyre , dhe harrojn se shqiperia eshte e 7 milion shqiptarve dhe jo e 7 qeveritarve.RRESPEKT TE VEQANT PER PROFESORIN E NDERUAR REGJEP QOSJA……..

  2. ijs says:

    I nderuar dhe i respektuar Prof. Qosja ju keni mese te drejte per mesjetarin e sotem ne pushtet Sali shpellar Berisha por dhe PS ne menyre me te moderuar ka mocaloret e vet qe nuk jane me pas ne vepren e tyre te shkaterrimit por te humbur ne kete gare perballe shpellarit!

  3. historia e shqiptareve says:

    Z.R.Qosja, shqiptaret duke qene te prapambetur shkaqet e kesaj prapambetje ju i dini sakte,krijojne kushte te favorshme per ti sunduar kerpacet,diktatoret,kodoshet qe nga Enveri,Ramizi,Nano,Saliu,neser pasardhesit e tyre.
    Respekti per ju eshte sa here flisni,mbroni te verteten,shendet.

  4. HLM says:

    Po na cudit me kete qe Skender Gjinushi paska qene demokrat ne krye te kuvendit???!!!

    1. gallata says:

      HLM (helm ?!),kam hasur disa here ne individe si ky, qe mjaftohen te lexojne(hajt po themi lexojne) dy germat e para, dhe te tjerave ja kepusin si t’u vije .Nuk ka thene njeri qe Gjinushi ishte demokrat,por vetem qe keta persona,nder te cilet Gjinushi, nuk kane qene AUTOKRATE…ahhh shkolla e shkrete si i ndryshon njerezit!

  5. coku says:

    zbertheje autokraci blegtorale o mendjendritur beeeeeeeee, muuuuuu, meeeeee, mjauuuu, ham ham, uuuuuuuuuuu…. qeveriiiiiiiiiiiiiiiiiii…..

  6. plaku says:

    Korifeu i publicistikes shqiptare.Jam i sigurte se, pas 100 vjetesh vepra e tij do vazhdoje te studjohet nga institutet shkencore shqiptare. Jam i bindur gjithashtu se, Sala do kujtohet ( ne se do kujtohet ) per budallalliqet qe ka thene. Sala, ky gomar, eshte fat per komedine dhe humorin shqiptar te ardheshem.

    1. beso says:

      plaku,edhe une kam shume respekt per profesorin.Pershendetje

    2. kodoshi says:

      plaku po te drejtohem ty duke u nisur nga llogjika dhe cilesia e komenteve te tua mendoj qe do te tregohesh objektiv e realist…
      se kush eshte z.Qosja e dime te gjithe dhe nuk ka nevoje per shume sqarime,por nuk duhet te behemi si histerike per cdo gje qe thote z qosja…po shikoj ketu ne forum qe kundershtimi me i vogel per mendimin e z.Qosja sjell nje lufte te ashper midis ‘histerikeve’qe e marrin cdo gje shabllon sic e thote Ai dhe atyre qe kane mendime te kunderta….psh edhe une jam kategorikisht kundra ‘rehabilitimit’ te figures se enver hoxhes te cilin z.Qosja e vlereson ose kur permend politikane si nano apo gjinushi (mi autokrate por qe sh thjesht nenkupton simpati…)mendoj qe z.Qosja eshte nje figure e nderuar e kombit tone dhe sigurisht qe duhet te tregojme respekt te vecante per kontributin e tij ne shume fusha te jetes por nuk duhet te jemi strikt dhe te behemi si papagaj,gjithesekush ka mendimin e tij dhe cdo mendim do respektuar dhe do pare me gjere…

      1. plaku says:

        kodoshi.
        Te faleminderit per vleresimin. Sapo lexova edhe nje here intervisten qe, eshte botuar ne Tema te dates 19 nendor 2012, ku Qosja flet edhe per Enver Hoxhen. Midis te tjerave ai thote :
        – Enver Hoxha, si të gjithë diktatorët, ashtu si Napoleoni, Cezari apo Aleksandri i Maqedonisë që, ishte despot dhe që bënte tmerre ngado shkonte duke djegur qytete, kanë edhe disa të mira që mund të jenë më të vogla apo më të mëdha.
        – Edhe regjimi i Enver Hoxhës ka një varg të mirash.
        E para,e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe që sundonte përpara.
        E dyta, i siguroi popullit buken dhe punen.
        E treta, ndërtoi institucione bashkëkohore të shtetit, të gjitha institucionet e mundshme që i ka një shtet.
        E katerta, zhvilloi arsimin në përpjesëtime të mëdha, ai regjim zhduku analfabetizmin.
        E pesta,zhvilloi studimet albanologjike, ngriti universitetin e Tiranes dhe nje sere fakultetesh te te gjitha fushave te shkences, kultures dhe teknikes.
        E gjashta, me kushtetute nuk lejohej marrja e borxheve.Kujtoj ketu se, borxhi publik i Sales eshe mbi 63 % dhe bile para nje jave hoqi nga kushtetuta kufirin e sîperm te borxheve prej 60%, duke lejuar qe borxhet te mos kene kufi.
        E shtata, hapi rruge,thau keneeta, ndertoi industri, hidrocentrale, kombinatin metalurgjik, cduku papunesine, forcoi ushterine etj.Rriti personalitetin e Shqiperise ne fushen nderkombetre.
        Pra edhe nje here, une personalisht , plaku, mendoj se, Enveri kishte shume te meta, si i gjithe sistemi socjalist i kohes, por kishte edhe te mira.
        Qosja, ne shkrimin siper thote se, historiani nuk do ishte ne rregull me vet vehten profesjonalisht ne se, nuk do permendet fare perjudha 45 vjecare e SOCJALIZMIT REAL NE SHQIPERI me te mirat dhe te keqiat e veta.
        Kodoshi, une mendoj se, Qosja ka te drejte. Historia nuk ben interpretime, ajo vetem tregon faktet historike. Historia nuk eshte politike ose ideologji qe, ndryshojne sipas konjuktures se momentit.
        Historia ben pjese ne shkencat egzakte dhe kete rol ka marre edhe akademiku Qosja i cili, shkruan VETEM per faktet dhe nuk ben deformime konjukturale dhe thene te paverteta sic thote Sala dhe militantet e tije partiake.
        Une kam mendimin se, kombi shqiptar ka fat qe, ka nje njeri si akademiku Qosja.

        Kuptohet se si cdo njeri edhe Qosja si studiues me siguri ka gabimet e veta. Une fatkeqesisht kam qene ne profesjon inchinjer elektrik, nuk e njof mire vepren e Qoses dhe keshtu qe, nuk jam ne gjendje te them se, ku jane gabimet e tija, qe me siguri jane.

        Vetem Bibla,thone, nuk ka gabime. Te kujtoj se une jam ateist.

        Kodoshi, te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende dhe nje fund jave te kendeshme. Ketu ne Zvicer eshte shume ftohte dhe bie bore pa hesap.

        1. 'kodoshi' says:

          plaku te kuptoj sh drejt dhe ne njefare menyre jam me ty por thjesht une dua ta cilesoj qe nuk duhet te behemi histerike mbas cdo mendimi te z.Qosja pasi gjykimi i tij nuk eshte etalon(gje qe e pranove edhe ti),logjike qe z Qosja ben dallim te madh ne eliten shqiptare prandaj dhe nderohet e respektohet gjithandej por perseri une do ti qendroj mendimit tim(te lutem ndiqe mendimin)ti dhe disa shembuj pozitiv te diktatorit,une mund te jap 1milio shembuj negativ por thjesht po te marr 1 shembull konkret.. hoxha me diktaturen e tij dhe me luften e klasave nuk na dha asnje shans ne kete jete( te pakten per tu shkolluar) mua dhe familjes sime ku kjo familje i ka dhene jashtzakonisht ketij kombi dhe sot eshte vleresuar me nje bust te derdhur ne bronz si deshmi e kontributit ne LANC ne qender te qytetit ku ne jetojme(tu prezantova ne kete menyre qe te mos kesh ndonje dileme)..po kthehem mbrapa ne vitet 90…atehere edhe une isha po kaq entuziast dhe ‘histerik’me britmat e sali berishes si edhe sh te tjere ketu midis nesh per nje shqiperi si gjithe evropa…shiko ku jemi sot si ne mesjete…prandaj mendoj qe monedha ka dy faqe dhe perpara se te vleresojme duhet ti llogarisim te dyja faqet,politika nuk vend per euforine dhe entuziazmin por eshte teper elastike dua te them qe jeta eshte teper e shkurter dhe do shijuar(sa mire ti qe u bere inxhinier..edhe une dikur enderroja te behesha doktor por nuk ma dha kush shansin..)prandaj une mendoj qe z.Qosja perpara se te pozicionohet per figuren e enver hoxhes duhet te niset nga ndjenjat humane dhe te vije ne pozitat tona qe u internuam dhe u burgosem me padrejtesira dhe me gjyqe me dyer te mbyllura e me deshmitare te rreme..e riperseris jeta eshte shume e shkurter dhe familjen time e ‘goditi’padrejtesisht.
          plaku duhet te dish nje gje (qe jam i sig qe ti e di sh mire)ky brez politikanesh qe drejton sot shqiperine jane bijte e ish sekretareve te partive dhe sherbetore te ish diktatures pasi ata e kishin te drejten e shkollimit dhe te karrieres dhe atyre u ngelet fatura per gjendjen fatale te shqiperise,ne qe ishim te persekutuar ose populli i thjeshte ngelem me celesat e kashtes,sot del e tall k.rin saliu dhe i drejtohet rinise qe ti japi voten ne 13 qe te rrezoje ‘neobllokmenet’..plaku nuk e di ne me kupton por une mendoj qe qe te behet shqiperia duhet te crrenjosim faren e keqe qe mbolli enver qoftelargu dhe pasuesit e tij mendjengushte dhe antikombetar..plaku te me falesh qe dola pak nga tema por mendoj qe je njeri me horizont dhe e kap idene e ketij komenti…po te ishe akademik si z Qosja do te gjykoje valle?? qofsh me shendet dhe me nder kudo qe jeton ti dhe familja juaj!!

          1. plaku says:

            kodoshi,
            Une kisha keto gjera :
            – Te falenderoj shume per shkrimin shume te sinqerte dhe shume civil.
            – Une nuk e dija historine tende dhe te familjes tende. Une perkulem me shume respekt perpara vuajtjeve qe, i ka shkaktuar regjimi i Enver Hoxhes ty dhe familjes tende.

            – Me preku shumefakti qe, ti si cdo njeri, kishe nje ender te bukur ne jete, enderen per tu bere doktor, por pushteti nuk lejoi ta plotesoje kete ender te bukur.
            – Babai im ka qene ne fillim komunist i bindur dhe fakti qe, ai ishte komunist, ma beri mua shume te lehte realiizimin e endres sime per tu bere me shkolle te larte.
            – Kodoshi, dua ti pergjigjem sinqeritetit me sinqeritet. Une nuk e kam patur dhe nuk e kam brumin e njerezve trima per tu ngritur dhe per te demaskuar padrejtesite e sistemit te socjalizmit real.

            – Une kam dale shpesh jashte shtetit per te shitur telat e bakrit shqiptare, une kam qene edhe shoqerues turistash.
            Te betohem ne emer te mbesave dhe niperve te mij (gjeja me e vyer qe kam ) se, shpesh kam biseduar me babane se, me vinte turp qe fshataret e Lushnjes mernin 30 leke ne dite, ndersa une pervec rroges prej 300leke ne dite haja, pija dhe flija pa paguar nje lek kur shoqeroja turistat dhe pervec kesaj merrja edhe 80 leke ne dite shtese per pije freskuese.
            Me beso se, me vinte keq per ato vjeleset e pambukut te cilat ishin 20 vjecare dhe dukeshin si mbi 40 vjecare dhe une shpesh i kam genjyer turistet per moshen qe, keto gra trimeresha me thoshin.Me beso “kodoshi” se ato gra dukeshin shume e lumtura dhe e gezuara prane turisteve dhe na quanin neve shoqeruesve “profesor”.
            Me beso te lutem, por une kisha pothuaj bindjen se, ato ishin te lumtura ne paditurine dhe varferine e tyre.
            Me beso se tani me vjen turp nga vetja kur i kujtoj.
            Babai im, rahmet paste, kishte mbaruar shkollen teknike te amerikanit Fullci ne Tirane, me thoshte : Une nuk kam luftuar per keto gjera more bir. Mos harro se, ke femije dhe nje vend pune shume te mire. Pra ke si te thuash nje kocke te mire ne goje. Ne se ben bla bla do te bjeri kocka dhe do ta marri ta lepije ndonje qen tjeter. Mos harro, shtonte ai, se ne se te fusin ne burg cfare do te sjellim ne si pensioniste. Ne me pensionin me zor do ushqejme vet vehten.
            – Kodoshi, tani jam pensionist dhe jetoj ne nje vend te huaj dhe kam shume kohe te mendoj per shume gjera.
            Dua te te kerkoj ty dhe familjes tende me perulesi dhe respekt TE FALUR qe, nuk kam brumin ose stofin e nje trimi dhe lejuam qe regjimi te te shkateronte enderen e drejte dhe te bukur te beheshe doktor.
            – Nga ana tjeter une i beja atehere vehtes pyetjen, po te tjeret pse nuk kundershtojne. Cfare do behet me familjen time, me femijet e mij. Ne kete bote cdo njeri ka te drejta por edhe detyra. Ne se une do te plotesoja egoizmin tim ( duke folur kunder pushtetit ) nga ana tjeter nuk do te plotesoja detyrimet e mia si bashkeshort dhe prind.
            – Kodoshi, me fal more mik ( ne se me lejon te te quaj keshtu ) se, u futa ne qorsokak dhe shkrimi yt me futi ne skutat me te fshehta te shpirtit tim ( m.gj.s nuk jam i sigurte ne se shpirti egzsiston ). Nuk e di se ku kam lexuar se si nje MEKATAR po gervishte plaget e tija.
            – Kodoshi, eshte me se e vertete se, diktatura shkolloi femijet e saja dhe kjo u be me qellimin e mefshte qe, femijet e saja te udheheqin Shqiperine “domokratike.” Enveri eshte treguar shume visionar qellimkeq. Shif Ramizin i cili krijoi dhe na la peshqesh Sali horrin.
            Me fal se e zgjata dhe isha shume konfuz ne shkrimin tim. Lenini ka thene : M.q.s. nuk kam kohe te shkruajta gjate.
            Pershendetje.

        2. AHA says:

          Plaku figura e, mund ta quajme udheheqes ose diktator ose te dyja eshte nje figure komplekse ,ata qe duan perfitim personal politik jane te prirur ta quajne diktator ,nostalgjiket udheheqes ,nuk di si mund ta quaj duke lexuar analizen historike te A.Putos ,nje liber brilant LUFTA ITALO-GREKE …(botim i TOENA).Ne kreun IX qe titullohet SHQIPERIA NE KONFERENCAT E PASLUFTES …,ke material te pasur qe te ndihmon te besh nje gjykim menjane dy gjykimeve mediokre qe mbizoterojne sot .duke uruar nje lexim ted kendshem ,pershendes

  7. Marko Boçari says:

    AHAHAHAHAHAHAH je i modh Xhepo, HAHAHAHAHAHAHAHAHHA oh oh oh sa kom qesh …uf uf uf….pak e hidhur per PD-istat e !?!?…epo çte besh ..ne ate parti sgjen nji njeri ta ket pas plakun blegtor e jo me te ket qen nga qyteti.
    Madje une propozoj qe TRE kerkesave te famshme te Europes ti shtojme dhe nji tjeter,dmth qe -KOKAT E SHTETIT TE JEN TRE BREZA NGA QYTETI.

  8. tironci says:

    Çar ke mer “cok”! Ene me ken prej bathorje çar ka?!Or ti “cok” rri mer lal se ke ardhe vone ne tirone!

  9. alban4eva says:

    ehh, e dime o z.Qose, e dime cfare shtet kafshe eshte ky qe kemi.. shtet patatinash..
    shteti i Saleh kurves, i Saleh shpelles.. edhe kurvat e tij ketu ne forum, e mbrojne babane e tyre shpirteror.. normale, pse mos ta mbrojne, ai u hedh kocka kurvave, qe te lepijne..
    kurva kockaxhinj..

  10. derra says:

    tironcit ne u thoshim derra edhe pse se hanin mishin e derrit.
    Po ti e meritoke to quke katunar tirone, njeri I trashe e derr.
    Ne vend qe te solidarizohesh me ato qe thote z. Qosja, ti solidarizohesh me ata dy derrat. Shkoka nfis

  11. ILIRET says:

    Perderisa ne si popull jemi kthy ne nje tufe bagetish, sigurisht qe rrace blegtoresh do te kemi ne krye.
    Nje dite, edhe ne do te kulturohemi, bathorrja do te shkollohet e emancipohet, dhe do te themi: more, kush ne paska qeverisur…

  12. tani says:

    PSE ME QEN PRJ TIRONE TI MER LAL NUK DO ME THON QE JE INTELIGJENT SE JO ME SHUM SE NIPI I HAXHI QAMILIT JE SE ME TRUT QE KE NUK MUNESH ME KUPTU NJERZIT ME SHKOLL SADO TE KQINJ QE JAN TREGU KTA PARA KTIJ SAL PLERES QE NUK E DISKUTOJ PO TE PAKTEN JAN QYTETAR JO BARI LOPESH SI PUNA KTIJ KAFSHES LAJE GOJEN KUR FLET PER REXHEP QOSEN KA PAK BURRA SI AI.

  13. fieri says:

    vetem respekt per profesor REXHEP QOSJA.jeni i nderuar

  14. hugo says:

    O TRONC aeimagjinon ti se ku ben ate komente?
    une te imagjinoj se ti duhete te jesh ndonje plera mbledhese

  15. tironci says:

    Per “coket” ene pseudonimet e tyne “derra” no jena rob tolerana e s’na bo pershtypje pislliqet e katunareve qe menojne se kone ardhe ne tirone ene jo bo qytetare.
    O tano mer lal! xhep qosja nga emni osht tironc por osht i rrjedhun mer lal se ko thone se Dulla osht burre i mire!
    Car i ka bo dulla tirones ene shqipnis nuk ja ka bo as turqia mer lal. ka pushtu tironen me tone maloket e maleve te jugur ene nonje te veriut!

    1. coku says:

      ik mblidh kanace, mjaft me komente se po te therret bace dhe lulezimja.

  16. h says:

    une mendoj qe qendra e tiranes te behet bathorja ,qe kur ta flasim tironce te dali Bothore Gojore

  17. N.VJOSA says:

    O USTA MURAT…

    Zhelefina me Sali
    O usta Murat
    Kane lindur si bageti
    O Usta Murat…

    Saliu s’behet Njeri
    O usta Murat
    Ai eshte Djalli zi
    O Usta Murat…

    Sepse Djalli ynë i zi
    O usta Murat
    Ka lindur per pabesi
    O Usta Murat…

    Kur ka lind ka pare dhi
    O Usta Murat
    Ka pare vetem bageti
    O Usta Murat…

    Nuk eshte faji tij se s’di
    O Usta Murat
    Ndaj nuk flet si Njeri
    O usta Murat…

    Ka pare Gomar me Samar
    O Usta Murat
    Ndaj e kemi kaq Vulgar
    O Usta Murat…

    Në rini qe i padal
    O usta Murat
    Ndaj e kemi kaq banal
    O Usta Murat…

    Bota ndertohet me pune
    O usta Murat
    Djalli yne njeh vetem dhune
    O Usta Murat…

    Per djallezi eshte i squt
    O Usta Murat
    Nuk njeh Ligj e Kushtetute
    O Usta Murat!…

    Shtetin ai e di Fshat
    O usta Murat
    Fshat si ne Tanzimat
    O Usta Murat!…

    Tok me te dhe Zhelefina
    O usta Murat
    N’ jet ka ça me Kurvërina
    O usta Murat…

  18. tironcit? says:

    pse nuk bashkohesh me ket cjapin ne foto o tironco?Tirona ka qene dhe do jete me qosen ,ramen, gramozin gjinushin doklet, rrofte tirona kuqe!

  19. e veteta says:

    Si perhere i madh, korife mbetesh.
    Respekte profesor per gjetjet e krahasimeve. Gjuha jone eshte shume e pasur per ti etiketuar keta dy bashibozuke te politikes.
    Mos vdeksh kurre.
    Tung.

  20. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    Zotni Qosja! po i ban qefin moçalorve te jugut. me kto mendime qe shpreh gjithmone ke me pas mbeshtetjen e moçove

  21. WEB says:

    Te verteten tha o mocalor -shkembori ,vetem qe fansave si puna jote i duhet kohe tu hyje ne koke ,si cdo gje

  22. babasqapi says:

    Ik morr legen morr enverist, serb i poshter.

  23. PATRIOTI USA. says:

    Zotni profesor, akademik i nderuar Rexhep Qosja ju urojm shendet dhe jet te gjat. Mencurija dhe filozofia tuaj esht pasqyruar ne veprat madhore qe dora dhe mendja juaj kane shkruar dhe kane lene nje thesr te pacmuar per brezat e sotem dhe ato qe dote vine. Mjer ata njerez qe nuke e dine dhe se njohin kete vigan e korifej te letersis, gjuhesis, filozofis, historis, albanalogjis SHqiptare, qe mban emrin e ndritur Rexhep Qosja. Me veprat eshkruara Akademiku yne i nderuar i ben nder jo vetem vehtes se tij, por gjthe kombit shqipetar kudo ne bote. Politikanet ikin e vine, disa perfundojne me burgim, dikush me varje, simbas demeve qe kane bere, sic ka bere edhe sali berisha dhe nje dite ai dote jape llogari para drejtesis, jo vetem per vendosjen e diktatures, por edhe per abuzimet me pushtetin, vjedhjet, vrasjet, mbulimin e korupsjonit etj ligesi e poshtersi qe po i vuan ai popull. Ndersa veprat e profesorit, akademikut te shquar Rexhep Qosja dote ndrisin si margaritar dhe dotju sherbejn brezave te sotem dhe te arcem.

  24. Ben Chicago says:

    shqiptari i madh Rexhep Qosja

  25. gjon says:

    NE KA NJERI ME GJAKE SHQIPTARI JE TI O REXHEP QOSJA.I TILLE DO MBETESH PER SHUME BREZA QE DO VIJNE ME PAS .FALENDEROJE ZOTIN SHPETIM GJIKA PER RRESPEKTIN E MERITUAR DUKE TE BERE BASHKE QYTETARE NDERI TE QYTETIT TE FLAMURIT PAVARESISE VLORE,DUKE JA DHJERE NE SURRAT MEGALLOMANIT E BURRACAKUT BERISHA.

  26. populli shqiptar says:

    nuk ka si mos te kesh respekt per Prof. Rexhep Qosja. cdo fjale dhe cdo presje e thene ne kete koment eshte me se e sakte.

    ne nje kohe kur pacavurja nga gjirokastra, i. kadare, nuk ka hapur gojen kurre per maskaralliqet e sali berishes,ne keto 20 vjet, Rexhep Qosja nuk ka hezituar asnjehere te shohe te verteten ne sy dhe te thote ate!

  27. besmira says:

    Rexhep Qosja eshte nje burre i urte e i mencur si Ismail Qemali .Ai duhet te drejtonte kombin shqiptar turp per ata qe flasin me fjalor vulgar per kete personalitet.

  28. erik says:

    Politika shqiptare eshte sot faktori me percares mbare kombetare.Ne kete loje jane futur edhe disa pseudointelektuale te cilet e i bejne hosana regjimit Berishian dhe ne kete 100 vjetor te krijimit te shtetit tone,shqiptaret ishin me te percare se kurre.Mohimi i figures dhe rolit intelektual te Rexhep Qoses nga lakenj te zinj i bejne nje dem te pallogaritshem kombit tone.

    Nisur nga ky fakt poeti Arben Duka shkruan….

    Mohohet Rexhepi,
    Balli i fisnikëve,
    Se ai nuk është,
    Nga soji i zvarranikëve!

    Hej, o Rexhep Qose,
    Burrë e kryeburrë,
    Në krahë lapangjozëve,
    S’mund të rrish dot kurrë!

    Horizonti i tyre,
    S’është as sa i miut,
    Mendojnë historinë,
    Sa kohë e Saliut!

    Koha e Sali nxirit,
    Shumë shpejt do mbarojë,
    Blozën e qymyrit,
    Koha do pastrojë!

    Rexhep Mëmëdheu,
    Do të jetë në ballë,
    Historinë njeriu,
    Shkruan në të gjallë!

    Kur nxijnë të vërtetën,
    Në zemër më dhemb,
    Po dot s’e rrëzojnë,
    Atë gjigand shkëmb!

    S’e rrëzojnë dot shkëmbin,
    Sot mizat e dheut,
    Rexhep Qosja është,
    Simbol i Atdheut!

    Me mëndje të ftohtë,
    Shkruan historia,
    Po the Rexhep Qosja,
    Ke thënë Shqipëria!

    Për pak kohë zënë vend,
    Ndonjëherë harbutët,
    Kur me një gjigand,
    Ndeshen liliputët!

    Liliputët janë,
    Pjellë e intrigantëve,
    Porse historia,
    U përket gjigantëve!

  29. SKENDER BEU I VJETER says:

    REXHEP QOSJA ESHTE ISMAIL QEMALI I DITEVE TONA.KUSH SHAN REXHEPQOSEN SHAN ISMAIL QEMALIN.NESE REXHEP QOSJA E VLERESON ENVER HOXHEN PER ANET POZITIVE TE TIJ POR E KRITIKON PER ATO QE NUK I VLENIN KOMBIT,DO TE THOTE SE AI DI TE JETE I BALLANCUAR DHE NUK E HEDH NE KOSH HISTORINE E POPULLIT PERGATI 50 VJET TE QEVERISJES SE TIJ.KJO NUK DO TE THOTE QE ESHTE ENVERIST,POR ESHTE PATRIOTI ME I MADH I KOHES SONE .VETEM INJORANTET MUNDET TE LLOMOTITIN KUNDER TIJ OSE NE JANE INTELEKTUALE ,VETEM TE SHITURIT TEK ARMIQTE E SHQIPERISE SLLAVO-GREKET.

  30. se sa i vlefshem eshte qosja dhe sa do mbesi emri i tij ne historine e popullit shqiptar kete e tregon prestigji i tij ne kosove ku jeton e punon ,ku sic dihet eshte ne nivel zero,,,,,,,,,,,,,persa i perket influences se tij ne shqiperi eshte nen zero !Qosja e humbi me kohe shancin qe te ruante emrin e mire qe kishte ,tani mbetet nji nga kllounet e dale boje qe zbavit kampin socialistShume shpejt emrin e tij do e mbuloje harresa

  31. jorgo vasili says:

    me behet cjefi qe shqiptaret jane shume te vemendeshem se lexojne sot ,cofte thenjet e nje plaku apo te mbreti .Regjep Qosja eshte me te vertete nje akademike shume i mire ,por qe kur filloj me pjerdhe nga trute nuk dine me te bej akademi por te shajne mbretin e shqiptareve ,SALI BERISHA ,vetem dite ne pushtet i sjellin fjalet e Qosjes qe asnje kurr fare vlere nuk ne kampin e shqipetareve si ne shqiperi kosove dhe kudo ka shqipetare ,ai qe leh si qen nuk e don askush ne bote ,ja u kena pi lengun shkrimtareve si kadare , qosja etj ,sot lipsen vepra je i famshem ke besim ne vetevete te duket vetja i bukur futu ne gare dhe provoje veten ,flisni flisni bejni edhe vjersha poezi per mbretin e shqiptarise SALI BERISHA.

  32. hahaha says:

    ne shqiptaret kemi tendence qe t’i ngaterrojme gjerat. nese Prof. Qosja shpreh pikpamje majtiste nuk do te thote qe eshte komunist.

    eshte per te ardhur keq sepse edhe disa gjysem te shkolluar historian deklarojne se NOLI-ATDHETAR DHE PATRIOT quhet komunist?!

    ne perendim majtistet quhen LIBERAL- grupi me progresiv i shoqerise.

    togefjaleshi “autokraci blektorale” eshte mese i gjetur per huliganin berisha me qent qe i vene nga pas dhe qe e kane shnderruar shqiperine ne nje mafia-hub.

  33. ALBAN DEGA says:

    BLLOKMENET , BLLOKQENET DHE LLAPAQENET E BERISHES

    – Nga Kasollja e Galigatit ne salltanetet e Sali Sulltanatit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje refren sa bajat edhe hipokrit

    Eshte bere nje refren sa i bezdisur edhe bajat retorika dhe slloganet e Sali berishes dhe cetes se tij kusare per ish- bllokun komunist te Enver Hoxhes, per “bllokmenet}, per “bllokqenet”…. Eshte nje retorike tipike hipokrite llapaqenesh.

    Eshte nje pasqyre tejet e shemtuar e politikes staliniste se kreyministrit shqiptar Sali Berisha. Eshte nje shembelltyre tejet e keqe e mendesesise se tij enveriste te luftes se klasave, duke i akuzuar edhe te bijte, niperit, sterniperit… deri ne shtate breza per fajet e ish- diktatures komuniste.

    A nuk vepronte keshtu ish diktatura- katrahure e Enverit me kundershtaret e saj !?

    Nuk ka deshmi me te qarte ne politiken shqiptare sot se kjo mendesi e tij tipike staliniste te :” luftes se klasave” qe e beri Berishen persekutor te mirefillte deri ne thirrje histerike ” armiqte ne litar” ne gjykimin e Shoshorit.

    Sa per dijeni te lexuesve shqiptare te vlera e te gjitha vilave te perdorur nga ish- diktatori Enver Hoxha dhe bllokmenet nuk karahasohen vetem me shpenzimet multimiloneshe te Berishes vec per restaurimin e viles se Vlores apo te Presidentit ushtar te tij Bujar Nishani!

    Kasollja e Galigatit dhe vilat e Sulltanatit Berisha

    Sa per dijeni, te gjitha vilat e ish- bllokmeneve komuniste te marra se bashku nuk krahasohen me vilat e ministrave, deputeteve, kryebashkiakeve, kryekomunareve, kryepleqve e deri tek ushtari i fundit, nga vula kryeministrore e deri tek vula me e humbur dhe e fundit e cdo zyrtari te kesaj qeverie, qe pjell para e korrupsion!

    Ish- blloku komunist i Enver Hoxhes ngjason me nje kasolle Galigati krahasuar jo me nje, por me dhjetra blloqe te neo-komunistit Sali Berisha dhe cetes se tij te kusareve.

    Asnje bllok ish- komunist nuk mund te krahasohet me dhjetra blloqet e sotme nga Kryeministria e blinduar e Sali Berishes e deri ne Valbone, nga Gjiri i Lalezit e deri ne Golem, nga Saranda e Vlora e deri ne Shengjin e Shkoder.

    Nje kasolle Galigatyi perballe nje Sullanati ala Berisha e co.

    Ka edhe nje ndryshim teper rrenjesor midis ish- bllokut komunist te Enver Hoxhes dje dhe blloqeve neo-komuniste te Sali Berishes sot !

    Ne diktature asnjera prej tyre nuk ishte prone private e asnjerit prej ish- bllokmeneve qe ne jo pak raste ngryseshin ne rehatine e tyre e gdhihehshin me plumb mbas koke ne nje grope te ditur vetem nga ekzekutoret e tyre. Ato ishin vila e ndertesa qeveritare, pra prone e shtetit shqiptar.

    Krejt e kunderta ndodh me supervilat e neo- bllokmeneve te Sali Berishes … ne mbare Shqiperine. Secila prej tyre jane prone private e ketyre bllokqeneve!

    Nga i mjere ne milioner brenda nates

    Si eshte e mundur qe per 5- 6 vjet vihen pasuri te tilla marramendese !?

    Si eshte e mundur qe hyn ne qeveri , qysh nga kryeplak si lipsar e brenda 2- 3 vjetesh kthehesh ne pasunar, hyn i mjere e brenda nates gdhihesh milionere!

    Si mund te ndertohen e pajisen me teknologjine me te fundit boterore keto vila me nje page qe po te perdorej vetem per ate qellim, pa shpenzuar asnje qindarke prej tyre saj asgje tjeter, nuk do te mjaftonte as per themelet e tyre!

    Nga erdhi diferenca !?

    Nga 50 perqindshi i tenderave, nga taksat e doganat e plackitura te shqiptareve, nga privatizimet e paguara sa frengu pulen te qytetareve, nga gjaku i viktimave te pafajshme te Gerdecit, nga ekzekutimet e kater protestuesve fakira te Tiranes… nga kusaria masive e ketij regjimi kuceder e te pangopur me gjakun e mundin e plackitur te shqiptareve !

    A ka prove e deshmi me te qarte te korrupsionit masiv te keesaj qeverie te sterkorruptuar, te “… kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit’ sic denoncoi Mbreti i shtypit Boterore ” The New York Times” ne marsin e vitit 2008!?

    Vetdenoncim i hapur

    A ka e a mund te kete vetdemaskim, vetdenoncim me te hapur, me acik te autoreve dhe regjizoreve te kesaj kusarie masive per cka cdo prokuror qofte edhe me besniku i Berishes nuk do ta kishte aspak te veshtire tu vinte prangat per vjedhje e korrupsion masiv !

    Nuk po futem tek bizhuterite e sallatanetet po aq vetdemaskuese multimilioneshe te zonjave te renda neper galat e bamiresise apo aristokracise se sterkorruptuar shqiptare.

    Bamiresi e salltanete maaber te nje klani makaber per shqiptaret e Shqiperine. Bamiresi babezi! Bamiresi barbari me djersen e mundin e plackitur shqiptareve fakira!

    Ato jane dokument e deshmi e gjalle ne kamerat e televizioneve te panumerta shqiptare qe mund ti perdor cdo punonjes i thjeshte i drejtesise kur ajo te behet e tille de jure e de facto ne demokracine dhe shtetin ligjor qe nje dite jo te larget do te vendoset ne Shqiperi !!!

    Qysh sot! Neser do te jete vone !

    Sa per llogarite bankare te tyre ne kater skajet e Botes do te jete edhe me kollaj, sic po vepron Amerika demokratike me milionat e milioneret qe i kane depozituar fshehurazi ne bankat zvicerane ….

    Po a nuk eshte koha qe opozita , sidomos Aleanca Kuq e Zi qe ka nje fillim fanatastik e rinor ne politiken shqiptare, te fotografoje e filmoje pamjet e ketyre blloqeve e bllokqeneve te rinj dhe pergatise qysh sot dosjet penale te tyre e ti denoncoje jo vetem ne faqe gazetash, por edhe ne fushaten eklektorale qe po afron dhe ne gjyqet anti-korrupsion me qeverisjen e shtetin e ri ligjor qe po shfaqet ne horizont….

    Aksion e jo pallavra! Veprim e jo llogje Kavaje me salce Vicidoli !

    Eshte koha per veprim, kushtron edhe Amerika demokratike!

  34. ALBAN DEGA says:

    REXHEP QOSJA – IKONA E SHQIPTARIZMIT

    Rexhep Qosja eshte nje mal i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
    Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe pararendesi i lirise i pavaresise se Kosoves.
    Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashuar drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.

    Koment botuar nga Express dhe Kosovapress me 29 nentor 2012

  35. Qytetari i katundit says:

    Eshte gati e pamundur te rrish i qete, kur dikush, kushdoqofte ai permend e aq me teper ka kurajon te bej qofte edhe verejtjen me te vogel per profesorin e ndritur z. Rexhep Qosja. Pa dyshim qe ne jemi nje popull i pa fat, e si te tille do te vuajme kushedi se sa kete fatkeqesi qe na pllakosur. Por nuk kemi se c’te bejme. Jemi te detyruar te degjojme e lexojme lloj lloj njerezish, duke filluar nga me injorantet e deri te ata qe i ka lindur mema me shpirtin sterre te zi. Te te gjitha niveleve.
    Te kesh kurajon e te marresh neper goje nje nga intelektualet me te shkelqyer qe ka patur ndonje here kombi yne, e aq me teper te perpiqesh ta neperkembesh apo ta pergojosh ate, eshte nje verberi makabre, nje nga poshtersite me te ndyra qe perpiqesh ti besh popullit tend ne pergjithesi, e ceshtjes kombetare ne vecanti. Te merresh e gjoja te perpiqesh te “ofendosh” kete kolos te humanizmit e te lirise te te menduarit e te shprehurit, apo ta “futesh” ate ne qorrsokaket e thashethemeve e te gjoja te kaluares te tij, eshte njesoj si nje mi te perpiqet te fus ne vrimen e vet nje elefant, si nje hijene qe pret te bjere ne gojen e vet te peshtire shqiponjen e pavdekshme qe qendron e fluturon lart, aq lart sa nuk eshte e lehte te te mos merren mente kur e shikon. Kur mbi nje lendine zogut te trullosur nga te ftohtit, lopa qe po kulloste e mbuloi me bajge, ai u ngroh, zgjati e nxorri sqepin e ashtu, pasi e theu te ftohtin qe perpak e ngordhi, filloi te ciceronte e te ciceronte, deri sa e degjoi nje skifter i cili me nje vrik ju leshua dhe e mbertheu me kthetrat e veta. Te mocmit thone qe nga kejo ndodhi ka lindur fjala e urte dhe e merituar per ne shqiptaret se “Kur je i dhier mos bej cer – cerr”. Ja qe keshtu qenka shkruar fati yne i keq. Te ecim neper rruge te dyshimta, te erreta e te “dhiera”. Sepse perkohesisht kemi “kapedanin e pasaportizimit” ne krye te kesaj kolone zorre tharesh e koke boshesh, qe me “intelektualizmin” e vet, pak nga pak po na con andej nga ku miza behet buall, e bualli behet minister.

  36. hahaha says:

    @qytetar nga katundi,

    ke shume te drejte, per injorantet, i mencuri eshte -Public enemy/ enemy of state!

    Ghandi dikur tha: “kam menduar se Zoti eshte e verteta por tani besoj se E VERTETA eshte Zot!”

    dhe kur Prof. Qosja thote te verteten, kufomat e berishes te pllakosur nga injoranca qe i ka kthyer ne makuter te kukurecit dhe parave natyrisht qe do lehin…

  37. populli shqiptar says:

    Prof. Qosja, eshte nje piramide e qyteterimit por fatkeqesia jone eshte qe nuk e kemi kryeminister.

  38. teta dele says:

    Rexhep Qosja eshte rilindasi i fundit i kombit shqiptar dhe as qe mund te krahasohet me barinjte e kesaj ne i thencin qeveri,URIME PD per arritjet rekord te korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje