Kritika të forta për retorikën nacionaliste të Berishës dhe propozimin e tij për dhënien e shtetësisë. PE kërkon prova për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë. Në këtë rezolutë është shtuar edhe një amendament pas shqetësimit se Sali Berisha i është kthyer retorikës nacionaliste. Në rezolutë thuhet se Shqipëria duhet të ketë kujdes me marrëdhëniet me fqinjët në rajon.
Gjatë debatit për rezolutën në Strasburg, Komisioneri për Zgjerimin mirëpriti raportin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë.
Me gjithë reformat e mundësuara nga një klimë e re pas marrëveshjes politike të vitit 2011, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle përsëriti keqardhjen për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara nga Komisioni.
“Ne e kemi bërë të qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të vijuar progresin në rrugën e integrimit Europian. Fatkeqësisht, udhëheqësit politikë të vendit nuk ishin gjithnjë të aftë të vënë vijimësisht integrimin në krye të axhendave të tyre politike dhe nuk patën gjithnjë vullnetin për të bërë kompromiset e duhura politike për mbështetjen ndër-partiake që kërkojnë dukshëm reformat thelbësore. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet të vazhdojmë të inkurajojmë miqtë shqiptarë në qeveri dhe në opozitë që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian,” tha Fyle.
Komisioneri përmendi edhe sfidat e shumta me të cilat përballet vendi, veçanërisht në fushën e Shtetit të së Drejtës, si dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Shqipëria duhet të ndërtojë mbi arritjet e deritanishme dhe të forcojë e të ruajë dialogun konstruktiv politik. Kjo është thelbësore që të vijojë të japë rezultate në reforma. Shqipëria duhet gjithashtu të dorëzojë prova të mëtejshme dhe të dëshmojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë,” theksoi Fyle.
Në përfundim komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e ruajtjes nga vendi të politikës konstruktive në rajon, duke nënvizuar për liderët shqiptarë rëndësinë e mesazheve të qarta për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Konkluzionet për Shqipërinë
Për herë të parë Këshilli i lexoi Parlamentit Europian përfundimet e vendeve anëtare përpara votimit të rezolutës për Shqipërinë në seancë plenare. Pas përsëritjes së konkluzioneve, Presidenca qipriote u ndal gjatë tek testi i zgjedhjeve.
“Ne të gjithë e dimë se shpesh zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të kontestuara. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore. Ky përbën një test thelbësor për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit,” tha ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou- Marcoullis.
Debati i eurodeputetëve u mbizotërua nga thirrjet për dialog politik, çështja e zgjedhjeve dhe shqetësimi për retorikat nacionaliste.
“Kur zoti Berisha shkoi në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar siç ishte krijuar në atë kohë, ai përmendi pesë vende ku jetojnë minoritete shqiptare. Më pas ai u përpoq ta ndryshojë atë deklaratë dhe mendoj se përpjekjet e tij i përkeqësuan edhe më keq gjërat,” tha eurodeputetja greke Marietta Giannakou.
“Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet të mbajnë qëndrim kundër deklaratave të tilla nacionaliste dhe irredentiste, në mënyrë që të promovojnë marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje,” tha Nikolaos Chountis, raportues për Shqipërinë në PE.
“Zgjedhjet janë një shans i madh për të treguar se sa fort janë të rrënjosura vlerat demokratike tek politikanët dhe mekanizmat në vend,” u shpreh Eduard Kukan.
“Pa bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës progresi i deritanishëm s’do të ishte i mundur. Prandaj dëshiroj t’i bëj thirrje miqve shqiptare, si në qeveri dhe në opozitë që të vijojnë në këtë rrugë, pasi pa bashkëpunim nuk do të ketë progres të mëtejshëm në çështjet e përmendura nga presidenca dhe Komisioneri,” tha eurodeputeti çek Libor Rouçek.
Debati i mbrëmjes në seancë plenare për Shqipërinë përfundoi brenda 30 minutash. Rezoluta e Parlamentit Europian, e cila i bënte thirrje Këshillit të BE-së t’i jepte Shqipërisë statusin kandidat nëse plotësoheshin kushtet, u votua dy dite pas konkluzioneve të vendeve anëtare.
Cornelissen: Shqipëria, viktimë e politikës
Eurodeputetja holandeze, Marije Cornelissen, fajëson dhe kritikon ashpër klasën politike shqiptare, e cila ka nisur që tani fushatën elektorale dhe ka lënë mënjanë nevojat e vendit dhe axhendën europiane.
Edhe kjo politikane kritikon lëvizjen e Berishës me deklaratën për dhënien e pasaportave të gjithë shqiptarëve.
“Kur flitet për Shqipërinë, një prej shqetësimeve tona më të mëdha është gjithnjë klima politike, mungesa e vullnetit mes partive të ndryshme kryesore për të bashkëpunuar. Kjo u duk sikur u përmirësua gjatë vitit të fundit dhe se Parlamenti për pak kohë sikur punoi në rregull, por sot unë nuk jam kaq e sigurt. Në nëntor, tre ndryshimet e kërkuara të legjislacionit dështuan të kalonin në Parlament për shkak të një lufte politike krejtësisht pa lidhje. Përse? Kryeministri Berisha njoftoi se të gjithë personat me etni shqiptare mund të marrin pasaportën shqiptare, krejtësisht i ndërgjegjshëm se çfarë do të shkaktonte kjo në rajon. Ai është politikan prej një kohë tepër të gjatë për të mos e ditur një gjë të tillë, atëherë përse? Edhe takimi i delegacionit tonë parlamentar që ishte planifikuar për javën që vjen u anulua në momentin e fundit. Unë e kam gati valixhen dhe mezi po prisja dialogun konstruktiv dhe bashkëpunues me koalicionin qeveritar dhe opozitën. Por qartësisht ata nuk duan. Përse? Dhe të gjitha këto, përpara një takimi shumë të rëndësishëm të Këshillit, përbënë në thelb një përpjekje të koordinuar për të shkatërruar të gjitha shanset e Shqipërisë për statusin kandidat. Pse dreqin? Mua më duket se fushata për zgjedhjet e ardhshme ka nisur që tani, kaq shpejt, duke mos respektuar nevojat e vendit dhe axhendën europiane. Unë vetë do të doja t’i jepja popullit shqiptar statusin kandidat, por kam frikë se politikanët e zgjedhur prej tyre humbën sërish në betejat e brendshme për pushtet, dhe se kjo nuk do të jetë e mundur deri sa ata ta zgjidhin këtë prioritet. Prandaj ju lutem, zoti Berisha, zoti Rama, në interesin e popullit tuaj. Ju lutem!” tha Cornelissen.
po tani mor saliiiii! te ndryshojme perkthimin. ndrysho fjalorin perktheje me fjalorin bluuuuuuuuuuuuuu………….
Opinioni mbareshqiptar dhe opozita, duhet te kerkojne verifikimin e pasurive te te gjithe funksionareve te larte dhe femijeve te tyre.
Serbia na dha nje leksion te shkelqyer me te paprekshmiun Misshkoviq:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Dhe pastaj e ka fajin gjithmon opozita qe nuk ben zgjedhje te ndershme dhe te lira…. Sa tragji-komedi me duken keto mua!
cilit vend iu eshte kerkuar mbajtja e zgjedhjeve.
Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë,”
me siguri edhe shume vendeve te tjera.
a mund te ma gjeni edhe mua nje tem per Shwiperinnnnnn ????? t:lutemmm
Zgjedhjen ne shqiperi i vendos amerika http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
na keni care trapin me kete agim hamitin,,spiuni i teter koherave..
Vetem Berisha te jete mire.
Shqipetaret jetojne ne parajse.
Na ndihmo o ZOT nga …..
per integrimin jo statusin.
“Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë,” theksoi Fyle.
Po cfare thote Sa-lehi? “Zgjedhjet nuk jane kusht per ne qe te marrim statusin”. Tani une pyes: Kush leh, Sa-lehi apo Fyle? Pergjigjen e kesaj pyetje ben sikur nuk e di vetem nje pjese milimetrike e gjeografise se botes:Kryeqyteti i Albanistanit,Bathorja, me kryetar Sa-leh Mez(at)iun.
zoterinj te TEMES.Duhet sinqeritet dhe ciltersi qe te ecim perpara.Ju akoma po beni sin kohen Enverit qe fshihte te vertetat dhe te dhenat. Botoni ju lutem rezuloten e plote te BE per Shqiperine qe i ka dorezuar qeverise shqiptare persa i perket kritereve qe nuk ploteson Shqiperia me kusht qe te behet kandidate. Nje nga ato qe citon eshte qe :”…nuk keni ndermmarre inisjativa dhe veprimtari per plotesimin dhe mbrojtjen e te drejtave njerezore per minoritetet etnike ne fusha te ndryshme te jetes shqiptare sic eshte arsimi, kultura,qeverisja dhe trajtimin e barabarte te tyre ne shtetin shqiptar”. Censusi qe ka ushtruar Shqiperia ishte nje mashrimet e medha. Helenet e Shqiperise jane 1/3 e popullsise kete mos e harroni.
O dugagjin,po a e din ti se iliret e Greqise jane 2/3 3 Greqise,apo nuk te vjen mbare o moster.Historia e miqesise ne mes popujve vjen nga lashtesia,kurse nacionalizmi juaj nuk eshte gje tjeter vetem se foleja e fundit te konvertuar ne komuniste e nazifashiste qe rreklamojne nacionalizem si politike te njerezve te ligj,qe kane deshtuar me ide e program duke mbjelle vetem shkaterrim e lufte vetem e vetem per pushtet e para te piset pa kufi.
Helene e Shqiperise na qenkan 1/3 e popullsise ha ha ha ha kujt i thua helene ti mor karabush veriu jevgjeve te Korces apo katunareve te Himares apo ndonje derri te trashe Tropoje si puna jote qe nuk ka as 4klase fillore
Por,cfare zgjedhjesh te “lira” te kerkojne ty aman !!!???? Po ti, o Sali te “lira” i ke mbajtur gjithmone.Sic duket qe ti kerkojne ti mbash te shternguara,se nuk kuptojne ndryshe.Te vijsh ti more kriminel nga Vici–Dole dhe te na drejtojsh per demokraci.Megjithate,sa do qe te shkrujme ne eshte e kote,pasi NEKROLOGJINE BRILANTE e ben ai qe eshte i zoti per ta bere, jo Sander Frangaj,jo Blendi-Fantomas i adaptuar si femi dhe njeri i shitur–shpifur,jo Frrok Cupi(qe thoshte per ty,si ka mundesi kete kriminel e hoqet me arme dhe tani po e sillni me “vote”,jo Fahri Pacja,as Tan presidenti ne enderrim…………..POR HEROI YNE MERO BAZE.Nuk ke cfare i ben me more njeri i peshtire kriminel,sadist.Tani prit ate qe do te ndodhe heret a vone.Ne kemi nje kenge te bukur patriotike ATO MAJA RRIPA–RRIPA………keshtu qe bej gajret O Sali Proto–Mbrapa
o Dukagjin prej Azie, ate censusin e ka organizuar Berish varkari me porosi te grekeve, nuk e organizoi as xhaxhi Enver as Edi Rama, ok?? dhe censusi i shqiptareve (organizuar dhe sponsorizuar nga greqet) DESHTOI bindshem, sepse jo te gjithe shqiptaret i mendojne gjerat si ty.. more vesh or taj???
Fajin e ka Sala qe nuk njerr nje VKM kundra Brukselit.
Socialistet duhet te tregohen te zgjuar dhe te tani te aprovojne 3 ligjet me shumice. Ata e fituan betejen. Kushti tani ngelen zgjedhjet.
Po vjen dimer nga te gjitha anet per Berishen, Statusi, Fyle.
E vetmja rreze dielli per te eshte Beogradi. Do gatuaje ndonje gje per Berishen.
PORDHE ME RIGON KETA TE BASHKIMIT EVROPIAN…SALIU VJEDH VOTA SI TI DOJE QEFI EDHE DHUNON, KETA MBETEN DUKE APROVUAR REZOLUTA.
PER SA KOHE FYLE KURVA PERFSHIN EDHE OPOZITEN SI PERGJEGJESE ,SALIU KA TE DREJTE TE THOJ QE SHKAK ESHTE OPOZITA.
Me ne fund e kuptoi dhe Fyleja qe Zgjedhjet jane Problemi Shqiperise.