Rama: Berisha fshehu të dhënat mbi papunësinë, bastionet e PD-së janë të zhytura në varfëri

15 Dhjetor 2012, 15:16Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për fshehje të qëllimtë të nivelit të papunësisë në vend, duke iu referuar publikimit të një dite më parë të të dhënave të censusit nga INSTAT.

Nga qyteti i Durrësit, ku PS prezantoi programin e saj për çështjet sociale, Rama tha se qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, por shtoi se nga ky vit gjërat kanë marrë të tatëpjetën negativisht.

“U fshehu shqiptarëve të vërtetën për papunësinë. Kryeministri kërkoi heqjen e këtij kapitulli nga INSTAT. Në Shqipëri ka mbi 1 milion të papunë, qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, nuk ka guxim ta vlerësojë dhe të shpallë shifra. Por, nga 2008 është përgjysmuar rritja ekonomike, është vendosur një taksë e sheshtë që e ka transferuar barrën fiskale nga korporata tek të punësuarit, barra fiskale me taksën e sheshtë nuk është ulur. Ka ndodhur rritja e lartë mbi ushqimet bazë, kanë rënë dërgesa e emigrantëve. Është rritur borxhi, ky nuk është borxh i shtetit, sa më të larta të jenë shpenzimet e borxhit aq më pak fuqi investuese ka familja”, tha Rama.

Rama akuzoi PD se aty ku kjo parti ka më shumë mandate, ka dhe varfëri më të thellë.

“Sot më pak se 8% që kanë depozita bankare zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë. Aty ku PD merr mandatet më të shumta, aty është edhe varfëria më e thellë. Varfëria nuk është aleate e opozitës, është një kalë mbi të cilin qeveria kalëron përmes frerëve të korrupsionit”, u shpreh ai.

Sipas shefit të opozitës, detyra më e vështirë për kampin rozë është sfida e modelit të zhvillimit, duke përcaktuar si nevojë emergjente heqjen e taksës së sheshtë dhe zëvendësimin e saj me atë progresive. Po kështu, ai premtoi se me ardhjen e PS në pushtet do të ketë rritje të investimeve publike në funksion të punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, pa lënë mënjanë edhe investimet në bujqësi.

Rama foli edhe për ndihmën ekonomike, ku deklaroi se me ardhjen e PS do të ketë ndryshim skematik të saj.

“Programi i ndihmës ekonomike së kësaj qeverie është program që nuk dallon në vite, nga një qeveri tek tjetra, nga e majta në të djathtën. Ndihma është tërësisht joefektive, do ta ndryshojmë tërësisht. Ajo s’mund të jetë lëmoshë por mbështetje për ri-integrim, ka një dallim të madh mes personave me aftësi të kufizuar dhe mes atyre të aftë për punë. Por nuk mundet që njerëzit e aftë për punë t’i lëmë në fushën e papunësisë thjesht me një lëmoshë, ndaj duhet të kthejmë punësimin. Dyfishimi në vitin e dytë të qeverisjes dhe trefishimi në të tretin është i mundshëm nëse skema ndryshon. Ne s’do shpenzojmë më për lëmoshë që nxit degradimin social por ri-integrimin social”, tha Rama.

33 komente në “Rama: Berisha fshehu të dhënat mbi papunësinë, bastionet e PD-së janë të zhytura në varfëri”

  1. teti says:

    berisha ka zhytur ne varferi gjithe vendin, por eshte e vertete qe bastionet e pd jane ndoshta pjeset me te mjeruara te shqiperise. shihni kukesin, dibren, puken,etj, etj etj. dhe kjo eshte e qellimshme nga ana e berishes sepse te varferit blihen me kollaj me nje thes miell e vota e te varferve manipulohet me kolaj. nuk eshte e rastesishme qe berisha fiton me shume ne fshat nderkohe qe te gjitha bashkite e medha dhe pjeset me te zhvilluara dhe te arsimuara te shqiperise i fiton partia socialiste. po kesaj here me duket se berishen do ta braktisin edhe bastionet, ashtu sic e braktisi kavaja, rresheni, laci, kruma etj, etj, etj ne 2011. po vjen koha per rilindje se na ka shkuar thika ne palce me kta bandite e hajdute qe qeverisn sot

    1. getozoari says:

      E vetmja gje qe Saliu mund te beje tani eshte te mbuloje diellin me shoshe. Nderkohe te gjithe e shohim se ne cfare bataku na ka zhytyr.
      Keto zgjedhje ti qaje Saliu, po ishalla nuk perseritet me nje gabim si berisha.

      1. gomari sali says:

        owwwwwwww.. pse ktu ne gjermani ka krize? sikur ne kishim kap majat… po lulat e vegjel i shoh perdite ne rruge.. prinder qe perdite qajne nga papunesia e gati nga zia e bukes

        1. tiigri says:

          Nje program real po na shpalos Rama.. populli ka filluar dhe beson pa dyshime me te rama e programi i saj,, ajo qe shpaloset eshte racionale e eqeesishme.. pergezime

        2. fl says:

          Varferi – Injorance – PD , ky eshte trinomi i suksesit te Saliut ne bastionet e veta

      2. 'ambasadori' says:

        dakort jam or mik qe nuk mbulohen horrleqet e saliut pasi e ka mbushur kupen me kohe..thjesht do te jete fatale per popullin shqiptar qe te vij e te qeverrisi nje sharlatan sic eshte rama..ky ishte krejtesisht i pafuqishem te shporri nga pushteti saliun qe beri deri edhe tradheti kombetare e si do te jete i afte qe te qeverisi? pastaj po ta ndiqni me vemendje qendrimet e rames me duken me te peraferta me te vangjel dules sesa me ato qe kerkon elektorati shqiptar sot..fatkeqesisht ky i ka te gjitha shanset per te fituar ne zgjedhjet e 13 jo sepse e meriton por sepse populli eshte i tejzemeruar me abuzimet e saliut,mjere shqiptaret cfar i pret,nga shiu do te bien ne bresher…

      3. andi says:

        Edi Rama kryebashkiak i Tiranës për 11 vite ngriti një sistem fiskal të rënduar me 80 taksa e tarifa duke frenuar klimën e të bërit biznes në qytetin e Tiranës. Ndërsa Edi Rama kryesocialist propozon një sistem fiskal pothuajse pa taksa. Në fillim duhet sqaruar se cilit Edvin duhet besuar, mandej të ulesh të shikosh detajimin e faturës financiare që sjell heqja e taksave, pasi shteti me taksa mbahet dhe jo me premtime.

    2. van says:

      puka nuk ja ka dhene kurre Pd-se voten,,,,,,apo eshte ne veri, ene futja kot plako

      1. turru sali says:

        Kjo skamje kish kohe pa u pare po i falemi saliut qe na e beri te mundur ta shohim..pune te rende do kesh o Ed Rama por je mesuar ti ta nisesh nga fillimi

      2. turi says:

        Kafshaten e ketij popullit po e han o turi madhi sali, po sdi si do kaperdish kafshatene humbjes..

        1. te jesh says:

          saliu jo se sdo ta shohe por smundet pasi femijet e oborrin qeveritar i ka te kamur ne para.. populli sduhette genjehe me as me nacionalizmat e as me tinezarlleqet e te cmendurve porte mendoje per veten,, kush propozon dicka qe na ben mire, le ta votojme,, rama me kto qe thote e programon do i beje nje humbje dramatike berishes..

    3. ilo says:

      Po i vjen fundi kafshes dhe prandaj eshte bere krejt i pangopur per te gjitha. Megjithate, fundin e tij te paevitueshem nuk ka Ridvan a Flamur qe ia ndal, shqiptaret jane perfundimisht te lodhur e te zhgenjyer nga Doktori. E tregoi veten hajdut te pagdhendur.

      1. ups says:

        saliu 10 milion kish shtu ket radhe ,,,krize dhe per te mesa duket..

        1. selmani says:

          gites i qena rrit pasuriaaaaaaaaaaaa.. pa dashje ka ndodh.. po ca behet mer

    4. e\ says:

      LLIKE ndonjeri ate qelbesiren qe na qeveris, se i ka dale dhe Fejsbuku tani per te bere sikur eshte i hapuir. Sikur nuk e dime ne se ne cfare kulle jeton ai me Argiten dhe komapni. Qelbesirat mund ti ndryshojne ngjyrat po te gjitha nje ere vijne

    5. oliver says:

      Zoti Rama shqiptaret do tju besojne juve qeverisjen e vendit sepse Shqiperia dhe shqiptaret kane arritur ne limitn e fundit nen qeverisjen skandaloze te maskarenjve, hajduteve e vrasesve qe ndjekin Doktorin nga pas.

      1. oooo milet says:

        Papunesia con ne dhune, ne maskarallek, ne hajduteri, ne plasje, ne marre.

    6. flogert says:

      Epoke migjeniane na ktheu ky ditezi.. keta sdine te bejne gje tjeter vecse te na vjedhin gjer ne kocke,, kete here populli eshte bere nje. Duhet dhe do ta shembin maskarain qe dhe therrmijet ja merr ketij populli me gjith sa ka ne familjen biologjike e ate politike.. duhen politika sociale

    7. Beni USA says:

      Shtojeni edhe kete krim ne listen e gjate te krimeve te berishes, kriminelit me te madh te historise shqiptare
      http://imazheshqip.blogspot.com

  2. ardianaeskja says:

    i paska len ne varferi? po kuksi na ishte bere si amerika kishte plas emigracioni madh, te gjith duke shku te fshati mulit te antenes. i ka lene njerezit me buk misri e kripe si ajo familja ne puke se per vete i kan rregullu punet. argita vetem te deklaruara kishte 280 milion leke per 2011 lere pastaj pjesen qe nuk e deklarojne qe shkon ne miliona e miliona euro. kta duhen kap me shkelma se e kan qelb fare muhabetin, jan ber si sheike qe kapardisen maj plehut kurse njerzit skan buk me ngren. turp. te fitoj edi rama e ti kapi ti rrasi brenda te gjith se atje e kan vendin me sali e me argit e me shkelzen

  3. eda says:

    edi rama je shpresa e vetme per kete vend, po nuk do te ta falim kurre po mos i nxjerresh para drejtesise berishen & co. me ca pash nga ai sondazhi zgjedhjet i ke te fituara kshu qe beji gati planet qe tani se ne 24 qershor duam te fillojn hetimet. se esht kriminale qe njerzit skan me ca te jetojne kurse ajo gomari mashkull, argita na nxirrka 280000 euro rroge ne vit sa presidenti amerikes.

    1. xeni babit says:

      xeni i ka mbush xhepat, gita poashtu, shteti borxh pa fund.. duhet rilindje

  4. shqip says:

    Ora e rrëzimit të Berishës nga pushteti po troket. Kryeministri Berisha, i konsideruar si komunisti i fundit në Evropë që vijon të sundojë edhe pas 22 vitesh me metoda autokratike dhe manovra orientale

    Humbja e statusit për herë të tretë, ngushtimi i lakut të izolimit nga Perëndimi, humnera ekonomike, buxheti piramidë, kapja e institucioneve, korrupsioni i ngritur në sistem, skenari për të vjedhur zgjedhjet e radhës, kërcënimi i fqinjëve me luftë, minimi i shtetit ligjor, rrënimi i bizneseve, degradimi i CEZ, borxhi jashtë kontrollit, përqendrimi i pasurisë publike në pesë duar dhe polarizimi i tejskajshëm social, kanë pjekur kohën për t’i dhënë fund sundimit të Berishës

    Rezolutës Çame, në një kohë kur PD nuk ka asnjë qëndrim. Nikollë Lesi dhe Partia Aleanca Demokratike kanë konfirmuar largimin nga koalicioni me PD. Ndërkohë, PDIU e ka kushtëzuar koalicionin me PD, me qëndrimin e Berishës ndaj Rezolutës Çame. Distancimi i LSI dhe i PDIU nga Berisha, janë një sinjal i qartë edhe për opozitës shqiptare, e cila ftohet për të koordinuar lëvizjet për rrëzimin e Berishës.

    Asi në mëngë i Edi Ramës është t’i heqë Berishës nga duart Ministrinë e Brendshme, listat e zgjedhësve, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kontrollin mbi financave, administratën dhe çdo mjet tjetër që të ofron në dorë pushteti. Një bashkim i mundshëm PS-LSI do të përmbyste automatikisht edhe balancat në KQZ. Ndërkohë, nga ana e tij, kryeministri Berisha ka nisur lëvizjet e fundit për të mbajtur pushtetin. Ai ka kërcënuar Perëndimin me destabilizimin e rajonit, ndërsa po forcon rreshtat në koalicion, duke joshur aleatët me poste dhe tendera.

  5. sherifi says:

    Ti ore z.Rama duhet te dalesh me nje platforme te qarte perpara ketij mileti.
    Nese nuk mer persiper qe te shkoin ne baken e te akuzuareve te gjithe vrasesit,hajdutet,te korruptuarit,kriminelet,shitesit e pasurise kombetare dhe te gjithe shkelesit e ligjit qysh nga tragjedia e v.1997,gerdeci,21 janari vjedhesit e zgjedhjeve dhe ketu behet fjale qe te fillohet me berishen,meten,topallin e kush eshte tjeter qe i ka bere kaq deme ketij vendi, nuk ke gje ne terezi dhe mos kerko kote te maresh pushtetin se populli kerkon qe drejtesia te vihet ne vend.

  6. drini gega says:

    Bastionet e PD-se jane te arsyeshem dhe te duruar, presin kur t’u vije rradha qe te behet torta edhe ne lagjen e tyre ( dhe te shkojne me legena blu e jo roze qe te mos i pergojojne)

  7. EDI RAMA LARGOHU SA ME SHPEJTE says:

    PO JU ORE RAME KOKEDERRI QDO BENI )90% E EVRPOPES UDHEHIQET NGA TE DJATHTET JU JENI NE NJE KRITIKE NGA EVROPIANET,E DI QE POPULLIT I PREMTONI SE DO HANE ME LUGE FLORIRI SE PREMTIME BOSHE JENI I NJOHUR KUR PREMTUAT 300.000 VENDE PUNE.

    1. profesori says:

      ndryshojeni ate dreq q dhe beejeni c se na plaset hahahahahah

  8. andi says:

    Në kohën kur për të majtën duhet të fryjë era e modernizmit dhe e progresit drejt simotrave evropiane, e majta shqiptare ka mbetur e bllokuar tek kapsllëku i liderit të saj, i cili di të shohë veç drejt modeleve bolshevike të së shkuarës. Premtimet e tij paraelektorale janë të mbushura me marrëzi që të kujtojnë veç sentencën enveriste “votoni për mua, pasi do të hani me lugë florir

  9. deda from bronx says:

    A qka jeni tuj than o bre burra. Vec nji aj doktor profesor Sali Berisha ka me i bashkue krejt trojet tona, kurrkush tjeter vec tij. une jom tui jetue nji qi ktu muni n’amerajk tash e 20 vite, jom prej vuqidolit, ja kam njoh nanen e baben kryeministrit, pyteni vet ata per qet sen. aj kur ka qen i rie syni sju ka trem kur uki vite me ngacmu viqat e maj, e jo me ju tremb tash per amerikan, serb, e dallaeuropian. Doktori ka me ja tregue vendin te tanve. ne ka kajet tona i kena kanu nji kat kang per profesor doktor zotin kreyemunister zotin dokrot sali berisha: “plot 5 shekuj nana priti, skenderbeut nje vlla ja rriti, trim mbi trima kombin po e prije, sali berisha emri tije”. ta kena me jet nje kyt yll qi po shkelqen fort mu ni ne zemer te anadollit ton te dashtun

  10. mirel says:

    Dhe PS e fsheu Berishen nga ndeshkimi popullor ne ’97, e rehabilitoi dhe na e la ne dere.
    Dhe Berisha pervec shifrave dhe krimeve te shumta, ka fshehur dhe korruptimet e PS,,njelloj i keni lare duart e njera-tjetres,..dhe te dyja lani fytyren e ndyre te krimit qe i keni bere ketij vendi.

  11. SHQIPETAR says:

    ju trimat e ps edhe edvini juaj pa me trogoni sa eshte forca punetore ne SHQIPERI.

  12. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Te njejtat komente me fyerje dhe kercenime behen perpara zgjedhjeve, dhe te gjithe fluturojne me PRESH NE By..th,pastaj QARRAMANAT FILLOJN NE I VODHEN,NA I BLENE KOMISJONERET, NUK PUNOI MIRE KACI,BACI,MACI,E LESHI,ME KEMBE NE TOKE O PJELLA BOLSHEVIKE E KLLONUAR NE BODRUMET E KQPPSH-s, ME KEMBE NE TOKE,NUK MERRNI PUSHTET SIKUR GJAKU TE SHKOJE DERI NE BARK TE KALIT,KA VDEKE AJO KOHE KUR SHQIPTARET TE BEHEN ME VIKTIMA TE PJELLES SE BLLOKMENVE(ju perkrahesit e Edvinit e Co NUK JENI SHQIPTAR PRANDAJ KUJTONI SE DO TE FITONI JENI PAKICE DHE TE TILLE DO TE TRAJTOHENI, PO E KRUAJTET BYTHEN SI ME 21 JANAR GJENI NENAT TUAJA DHE FUTUNI NGA KENI DALE)SHQIPTARET KURRE NUK DO TE PRANOJNE QE NE KRYE TE SHTETIT SHQIPTAR TE JENE PASARDHESIT E Dushan Mugoshes dhe te Miladin Popovicit-Fatkeqsia Kombetare e Majta Shqip-folse 1941-1992+1997-2005.MERO GELBAZA KUJDES E MOS E BOTO KETE KOMENT SI KOMENTET E TJERA TE DJATHA QE I CENSURON ,PO NUK KA GJE, SE DHE TY DO TE QINE GRUAN DHE FAMILJEN PER KETE PERCARJE KOMBETARE QE KE KRIJUAR NE GAZETEN NOVOJTORE TENDEN,PERCARJA VERI-JUG PO NDIHMOHET NGA TI DHE GAZETA JOTE O MERO GELBAZA.

  13. WEB says:

    Kotropuzi ,e dime qe ju malove nuk ja u ha fort per problemet e nje vendi por mjafton qe ai qe i ka krijuar te jete ne rradhe te pare geg ,vetem patriotizmi juaj do na shpetoje sic” shpetuat” veten e juaj ne 99 ,apo sic po e shpetoni tani ,nuk ka nevoje gazeta e meros te na tregoje ne te tjreve se kush jane ushtaret e vucidolit qe marrin shenje me snaiper nga kryeministria se te njejtet trima u pane ne vlore ku u dogjen te gjalle ,sepse i njohim vete ,gjeja me e rendesishme tani per tani eshte te shporrim malot si puna jote andej nga kane zbritur ,nuk ka me nevoje shqiperia per politike shpellash dhe guresh ,ju doli ngjyra ketu e 8 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje