PS: Argita duhet të japë 22 orë mësim në ditë, që të justifikojë 146 milion lekë

26 Dhjetor 2012, 13:58Politika TEMA

“Jemi duke bërë atë që opozita bën kudo në botën demokratike – dhe nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje, atëherë babi duhet të dorëhiqet siç kanë bërë shumë qeveritarë në Europë e botë”.

Kështu iu është përgjigjur deputeti socialist Taulant Balla kërcënimeve që kanë ardhur nga familja e kryeministrit të vendit, pas publikimit të pasurive marramendëse të fëmijëve të tij.

Deputeti i PS ka vijuar denoncimin e tij lidhur me pasuritë e fëmijëve të Berishës duke u fokusuar kësaj radhe të përfitimet e jashtëzakonshme nga mësimdhënia të vajzës së kryeministrit.

Nisur nga fakti se vetëm si mësuese, apo pedagoge, vajza e Kryeministrit ka një pagë më shumë se 12 mijë dollarë në muaj, llogaritur kjo për 12 muaj në vit, jo për 9 muaj vit shkollor, Balla ka deklaruar: “Vetëm sipas përllogaritjeve bazuar mbi tarifat normale që paguajnë universitetet private, del se Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën 146 milionë lekë në vit. Kjo nuk është as akuzë dhe as shpifje, por thjesht një llogari logjike. Llogari që e mohojnë vetëm bllokmenët e rinj blu”.

Deputeti i PS ka renditur më pas disa pyetje që kanë lidhje me burimin saktë të këtyre pagesave marramendëse për vajzën e kryeministrit.

 

DEKLARATA

Prej ditësh i kemi drejtuar publikisht kryeministrit të vendit, fëmijëve të tij Argita dhe Shkëlzen Berishës disa pyetje që lidhen me transparencën e mënyrës së pasurimit të tyre marramendës. Por në vend të çdo sqarimi dhe përgjigjeje, në emër të fëmijëve të Sali Berishës, na përgjigjet zëdhënësja e Partisë Demokratike, që flet me baltë, por nuk thotë asgjë. Në ditët e shkuara kemi dëgjuar gjithashtu publikisht shembullin më flagrant të papërgjegjshmërisë që qeveris këtë vend.

Si çdo opozitë tjetër, në botën demokratike, Partia Socialiste ka bërë publike deklaratat e pasurisë së familjes biologjike të Kryeministrit të vendit. Nga kjo transparencë, e sanksionuar me ligj, ne kemi treguar se: Vajza e Kryeministrit të vendit, Argita Berisha ka deklaruar se ka fituar 146 milionë lekë vitin e shkuar, vetëm nga mësimdhënia. Pra vetëm si mësuese, apo pedagoge, vajza e Kryeministrit ka një pagë më shumë se 12 mijë dollarë në muaj, llogaritur kjo për 12 muaj në vit, jo për 9 muaj vit shkollor. Duam të ripërsërisim se në funksion të respektimit të ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe të familjarëve të tyre, vajza e Sali Berishës nuk deklaron se kush janë universitetet private ku ajo jep mësim.

E vërteta shokuese që del nga deklaratat e Argita Berishës (Malltezi), të plotësuara prej saj, është se e bija e kryeministrit të vendit fiton shumë herë më shumë se çdo mësues tjetër në vend, pavarësisht kualifikimeve dhe gradave të tyre shkencore. Në Shqipërinë e varfër që ka nevojë për një Rilindje të vërtetë dhe ku mësuesia është ende një profesion i keqpaguar. Vetëm sipas përllogaritjeve bazuar mbi tarifat normale që paguajnë universitetet private, del se Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën 146 milionë lekë në vit. Kjo nuk është as akuzë dhe as shpifje, por thjesht një llogari logjike. Llogari që e mohojnë vetëm bllokmenët e rinj blu.

Këtyre ju duket e papranueshme që në vitin e krizës, ne marrim guximin të përllogarisim pasurinë e tyre. Për pasojë, siç e kemi parë prej ditësh, fëmijët e Sali Berishës kërcënojnë publikisht opozitën edhe me gjyqe, ndërsa refuzojnë të tregojnë se nga vijnë milionat e tyre. Ne kemi ngritur disa pyetje të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje, disa pyetje të cilat janë pyetje normale në çdo demokraci. Kush janë universitetet që paguajnë këto tarifa për vajzën e Kryeministrit të vendit zonjën Argita Berisha?

Duam të dimë emrat e universiteteve private që paguajnë këto paga marramendëse për vajzën e Kryeministrit dhe bashkëshortin e saj. Sipas çfarë tarifash paguhen këto paga marramendëse? Pse nuk bëni transparencë, sipas ligjit dhe transparencë publike. Kush janë njerëzit që paguajnë për pasurimin tuaj në kurriz të të gjithë shqiptarëve?

Ne jemi duke bërë atë që opozita bën kudo në botën demokratike – dhe nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje, atëherë babi duhet të dorëhiqet siç kanë bërë shumë qeveritarë në Europë e botë. Por nëse fëmijët e Kryeministrit vazhdojnë të fshihen pas baltës, pushtetit të babit dhe gjyqeve të ushtarëve të babit, është në të drejtën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve të ndershëm të besojmë se kjo është një provë flagrante e rënies së shtetit para interesave private të bllokut blu.

31 komente në “PS: Argita duhet të japë 22 orë mësim në ditë, që të justifikojë 146 milion lekë”

  1. Pedagogu i juridikut says:

    Edhe Ajnshtajni te ngrihej nga varri dhe te jepte leksione ne Harvard per teorine e relativitetit, nuk do paguhej kaq shume sa Argita.

    Mua me cudit fakti si eshte e mundur nje nene me tre femije te cilet duan kujdes dhe kohe, te gjeje kaq shume kohe te lire per te dhene mesim. Dhe per me teper ku e gjen gjithe ate fuqi qe te japi aq shume ore. Me 4 ore leksion, ne fund te dites je i vdekur. Si ja ben kjo qe jep 22 ore mesim ne dite ???

    1. Malsori says:

      Gita, Xeni dhe ai kollovari nuk jane pedagog sidokudo. Ata ne leksionet e tyre nuk trajtojne tema si gjithe pedagoget dhe mesuesit e gjithe botes. Temat e tyre jane shume te vecanta dhe afer ta paimagjinueshmes. Temat qe ata trajtojne jane te pa arritshme nga petagoget e tjere ne gjithe boten. Ata trajtonje tema te tilla se si te behesh milioner apo miljarder per 1 dite, 1 jave apo 1 muaj. Keto keshilla nuk mund ti japi asnje ne bote. Kjo eshte arsyeja qe honoraret e tyre jane afer te paimaginueshmes. Leksionet e tyre jane historia e tyre e suksesit. Te gjithe ata qe perfitojne nga leksionet e tyre e kane suksesin te garantuar. Kjo eshte arsyeja e pagave ekstremisht te larta te tyre.

    2. teti says:

      kalamajt e babit, mir ia kishte gjeti balla xenit dhe gites. si s’kan turp qe edhe vjedhin po dhe kan guximin qe dalin e bejn te indinjuarin. vazhdo taulant nxirrua bojen se kto pislliqet e familjes jane prova me e qarte qe ky vend ka nevoj per ndryshim

    3. eda says:

      kalamajt dhe farefisi saliut praktikisht jane bere pronare te cdo gjeje ne kete vend. taulant balla ben mir qe e denoncon punen e rroges qe merrkan kta, po ai 300 milionshi per argiten dhe shkelzenin jane thjesht para xhepi, kusure dhe bakshishe ne restorant. kta e kan qelbur fare muhabetin dhe duhet te shporren njeher e mir ne 2013

    4. armando spahia says:

      berisha i madh dhe berishet e vegjel e kan hak burgun. ps dhe ed rama duhet ti cojn kta para drejtsis me te ardhur ne pushtet ne 2013

    5. agimi fier says:

      argita merrka para sa zvpresidenti amerikan per mesimdhenie?! kta nuk din as te mashtrojn me lezet aq arrogant jan. se kush i ha kto, nje zot e di. thuj qe ne kte vend ska prokurori e gjykata se e shihte argita dhe shkelzeni ku perfundonin bashk me babin, tu qerru patate te kuzhina burgut. vetem se ky taulanti mir e ben qe u nxjerr bojen ktyre po duhet te merret dhe me antaret e tjer te familjes, me elvanen, me shpresen etj etj se dhe ata me thash kan vjedh gjith kto vjet.

      1. Jorgaq Dhimitraqi (gjakdhjere-orthodoks) says:

        @Ramy,
        hahahahaahaaa…Ky Taulanti e ka kapur me Berishen qe kur e shau nga sorela e tij.Te gjithe u indinjuam nga sharjet e Berishes,sepse nuk shahet tjetri nga motra.
        Por … gojet e liga thone se ajo e Taulantit eshte me te vertete ashtu, e mesa duket Berisha si perhere ka shume informacion!

        1. LIQUID says:

          Ti jorgaqi je shume i informuar per punet e kurvave,edhe ato kur dalin ne rruge perdorin emra te rreme ,ashtu si puna jote

        2. Taulant says:

          O gjakderdhje ortodoks ,o te marrte m…shalet se mendjen ta ka marre,per motren e Balles te interesohet ai qe do ta marri per grua,jo ne dhe Berisha.Neve na intereson nese motra e Balles do te beje korrupsion si rezultat I postit shteteror te te vellait.Per dafllakun e saj,te vajzes se Berishes apo gruas se Rames,nuk na kercet fare se e kane prone private dhe bejne cte duan

    6. Selman says:

      Po mir mo zoti Balla dhe Rama, po me Tik Llallen qe ka pas detyre te verifikonte deklarimet dhe saktesine e deklarimeve, pse nuk kruheni ju, apo se ju ka bo dhe juve nderet e veta trimi! Dhe pritet te ikte nga ildkp.ja e pastaj filluat te lexonit. Cojani ne prokurori tashi dhe mos derdellisni

    7. Bejdo Dreni says:

      Mos u lodhni kot: Parate i ka marre lek me lek, euro me euro dhe dollar me dollar, te Universiteti Kristal. Shkoni dhe do gjeni faturat e gjobes, bashje me ate dosen tjeter, zonjen Malaj mbesen e sigurimsit Mark Dodani.

  2. agbi says:

    Balla , shume e drejt qe dilne e tregoni para shqiptarve per keto vjedhje e mashtrime por nuk kuptoj pse i meshoni vetem kerkeses qe femijet e Berishes te dalin e te tregojne se si i justifikojne keto te ardhura [ vjedhje me sakt].
    Per mendimin time drejtimi i kerkeses per nxjerrjen e te gjithe te palarave , me tone te ashpra , bile edhe direkt me kercenime ligjore dhe nga me shume zera jo vetem nga 2-3 veta , duhet te perqendrohet tek organet e prokuroris dhe te gjykates . Mos filloni e te me tregoni se kush i ka ne dore keto organe , e di shume mire . Prandaj e theksoj se duhen kercenur haptazi qe ta kuptojne se po nuk nderhyne per te kryer detyren k kur te bien keta zgjebsa nga fiku , do te jete shume vone dhe do te japin llogari [ gjithmon ne rruge ligjore , nuk mungojne ligjet , moszbatimi na kushton te gjitha ato qe po jetojme sot ] deri ne nje per moskryeje me qellim te detyres .
    Dhe e theksoj se keto duhen bere sote se neser do jet shume vone , mbamani mende nga maji te gjithe keta do ja mbathin jashte shtetit[ pashaporta te huaja nuk kane te gjithe ?]

  3. CIU-CRRRRRRR says:

    TAULANT BALLA KY SHARLLATAN PAPAGALL ESHTE MIRE KY LEKET TI LEJE NE SHQIPERI E JO NE KAZINOT E LONDRES;PASTAJ TE FLET PER FEMIJET E BERISHES.

    1. Taulant/Tirane says:

      ciu crrr qenke harabel pa bisht.Nuk ka rendesi kush I thote Balla,ti apo une.Rendesi ka a jane te verteta apo jo?
      Normalisht femijete e Saliut duhet te shpjegonin parate e tyre.
      Kaq nga filan universitet(punoj kaq ore ne muaj dhe paguhem kaq leke per ore),Kaq nga ky universiteti tjeter…dhe ne te njejten menyre.Eshte matematike e thjeshte fare,fare.

      Pastaj te na thoshte ku ka vjedhur Rama ,me fakte.Si I ka te Dash Peza :ne banke,nen minder(fotot apo incizimet) etj
      Ne si shqiptare duam ti dime te gjitha zullumet e VERTETA te politikaneve tane.
      Jo llafe pazari.Personalisht besoj se dhe Rama ka vjedhur,por nuk ka asnje fakt qe te vertetohet.Pra jane thjesht dyshime mbeshtetur mbi thashetheme.
      Ndersa keta po nxjerrin ca fakte ,te nenshkruara nga vet femijet dhe tani vet femijet duhet ti argumentojne te ardhurat.
      Kujt I plasi per Ramen.Berishen,Ballen si individe.Rendesi ka te filloje oastrimi I politikes..

  4. Shoku im burgaxhi says:

    Do i dale emri dhe atij kandidatit per president, atij hafijes dibran qe spiunonte durrsaket, Artan Hoxhes.
    Ai ka nje universitet qe pastron ca para. E ka si bashkortak me nje qe boton guida biznesi. ?

    Taulant , mos iu ndaj bastardeve te familjes Berisha edhe atyre qe ka sjelle me vete kushurira e Shkerdhenit.

  5. Ilir krimi says:

    ‘DJALLI BALLA’
    Po kerkon te na prishi ‘rehatin’ ky Balla.Shqipetaret e ngelur ne kete vend qe jane sa nje e pesta e tere shqipetareve,,me 1milion e 600.000 njerez si elektorat aqe sa nje qytet normal i Greqise e me 800.000 zgjedhes sa nje fshat i Europes ku 400.000 jane salisjane e iliriane e 400.000 fatosa e pioniere,milo pilo e gjinushe te hallakatur e Karakushe NUK DUAN DEMOKRACI POR LUFTE GJELASH NE PRAG TE VITIT TE RI MIDIS BALOZIT SALI E KRYETARIT TE RADHES OPOZIQI.
    BALLA KERKON TE SHPETOJE FSHATIN NGA SHKATERRIMI I PA SHPRESE.TE SHPRESOJME?

  6. liri a vdekje says:

    hallall kusur mos i ler ju ke bo si burri i grus seleh serbit .

  7. Jap-jap says:

    Balla , ti dhe nja 2 te tjere te PS-mbase jeni te pa-perlyer, por si PS-ja dhe PD-ja Parti te MAFJES jane. Ato e gjejn gjuhen e tyre prandaj dhe nuk do te behet KURRE Shqiperia. Fatkeqesisht keto dy Parti Baxhella e kane politiken Shqiptare ne dore, kjo eshte arsyeja pse njerzit nuk u vine pas….
    Ju te merrni ne qafe…..Vetem ata qe luajn lojen e Partive ne fjale ,dhe jane ushtare besnik, marrin lepijn ndonji kocke qe u hedh Berisha me Ramen.
    Por jam i mendimit se i meritojn Shqiptaret keta horra…….I MERITOJNE. O sa mire me qene ne Shqiperi hahahhaahahahahaahahahahahahahahahahahahahahahahhahahaaaaaaaaaaaaa

  8. Ton says:

    Pergjigja eshte shume e thjeshte: Universitetet e Babit Group! Emrat gjeji vete! Pa rri urte se do i them Qin Qonit te Xhykats Tirons me ta rras nje xhobe 50 milonshe!

  9. saliheqenefi says:

    o BALLA” e ke per vota fjalimin apo kur te vish ne pushtet do i japesh denimin qe meritojne , sepse u ben 20 vjete qe jua kemi pire lengun e nuk je i pari as i fundit qe ben demagogun,po qe keshtu me mire te rrine ata ne pushtet derisa te ngopen, dhe ti te hashe ate qe meriton ,se ne vete e gjejme zgjedhjen

  10. alban4eva says:

    o Balla, e respektojme nismen tende, por eshte e kote, sepse ato leke qe “fitojne” keta kelyshe kurvash, jane vetem sa per kafe. ata fitojne shume, e shume here me shume se kaq. por nuk dihen..

    ketyre u duhet bere gjyq popullor, nuk pyet shume elefanti nga mizat, as ia ndjen fare..

  11. Kreshniku i Partise says:

    Zoterinj komentues.Keto te ardhura nga universitetet Argita nuk i siguron me dhenie mesimi,por jane gjoba qe paguajne te ashtuquajturat universitetet tona private per te vazhduar punen normale ne kete zallamahi qe ka pllakosur kete vend.Si mund te behej ndryshe kur me vendim qeverie u mbyll Kristali per nje vit dhe nuk ndenji mbylle as edhe nje muaj.Keto pra jane gjobat qe paguajne universitetet tona ndaj femijeve te kryeminsitrit qe te mos kene probleme ne plackitjen dhe vjedhjen e ketij populli.Sepse keto universitete japin diploma fallse,pa qene ne shkolle fare vetem a ke Euro per te paguar.Me keta njerez po drejtohet sot Shqiperia prandaj ka rene dhe po bie drejt humneres sepse ai qe merr diplomen me leke po me leke merre edhe vendin e punes.Hajde te te drejtojne pastaj keta persona te cilet tani e kane filluar vjedhjen dhe korrupsionin hapur fare sepse jane ne mbarim te mandatit.Te vjedhim cte mundemi se na iku pushteti.Por ta dine mire keta horra dhe maskarenj se do vije dita qe do te japin llogari sepse sic ka thene Pjeter Arnori dikur ,keta nuk jane socialista por jane specialista dhe dine mire ti kontrollojne keto gjera dhe te nxjerrin pergjegjesine e duhur.

  12. PIRAMIDAT SI ATO TE 97-tes. says:

    …. MIRE, POR CFARE DO BEJME ME KETA HAJDUTE
    PIRAMIDASH QE TANI NGREJNE PIRAMIDA ME PARA DROGE
    NE ARSIM.

  13. Dhembeli says:

    Ky kryeminister kur ishte ne opozite nuk e lane vendin te ecte ,cdo dit dilnin rrugeve dhe me arkivole.
    tashti po iken kau me brire .
    Duhet te rrezohet .
    Po rjep dhe kocken.

  14. Sum Gruda says:

    Taulant Balla bene nje pune te shkelqyer per te pasqyruar ne ceshtjen e femijeve te Doktorit, Shkelqenit dhe Argites.
    Por tani duhet pasi eshte emeruar “Prokurori i Ri”, qe ai te merrte me ket cestje dhe te hetoje a ka ndonje gje qe eshte mashtrim, korrupcion apo jo. Deputeti Balla beri te vehten dhe shume deputet te tjere kane leshuar akuza per ceshtje tjera, ku prokurori duhej te vihet ne levizje te fuqishme e te shpejte me te gjitha forcat e tija ku do tregoje se nuk eshte prokuror politike.

  15. fieraku 71 says:

    Ne cfare universiteti japin mesim?shteteror apo privat?Eshte ndonje nga te berishes qe abuzon me taksat e shqiptareve?(pra punon ne administraten shteterore).nese jo merruni me pronat e ministrave drejtorave te drejtorive zv ministave deri te polici dhe doktori qe rrjepin popullin.
    kjo eshte karte e djegur,flas per ne popullin asnjanes.
    hajt tung dhe mos coroditni popullin kot me kot

  16. Gezimi says:

    Jam dakord me mendimin tend Armando Spahia, por, per kete duhet punuar shume, qe kjo mazhorance te humbase, dhe pa humbur asnje minut kohe, jo per hakmarrje, te skanohen pasurite e familjeve te pushtetareve pa asnje dallim, pasi flitet shume se nuk eshte vetem kryeministri i zhytur ne korrupsion, por dhe dhjetra te tjere. Ne se behet kjo, i jepet mundesia popullit te mendoje se po funksionon drejtesia e munguar.

  17. Mari says:

    Hahaha Palla na e harroi Maltezin vetem Argita vjedh.Ku je je o trim pse u trembe kaq shpejt,apoi ishin genjeshtra ato te tjerat. Shume e ke ulur edhe pagesen e Argites ti sikur na ke thene 17 mije dollare ne dite apo harrove jane te gjitha te shkruajtura te Tema e Meres.Ore Palla po ai ustai jot ore ai i GJATI sa pallate ka ore aman. Na thuaj numrin e sakte mos shto asnje zero nga mbrapa

  18. agim says:

    NUK RREZOHET KY MUT MUTI ME FJALE AS ME VOTA ,SE IVJEDH VOTAT POR VETEM ME NJE SI AVNI RUSTEMI PASTAJ KY ESHTE I ISTRUKTUAR MIRE NGA P,P,SH,DHE ISH SIGURIMSAT E ASAJ KOHE DHE TANI E MBESHTET LLUMI I SHQIPERSE SE ATY ATA KANE MBETUR ,NJEREZIT POZITIVE JANE PAK

    1. ANI says:

      AVNI RUSTEMI kerkohet ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje