SHENIM/ 68-68-4 apo 70-66-4?

26 Dhjetor 2012, 12:21Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Partia Demokratike nuk ka shfrytëzuar të drejtën për të dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesën ankimore, lidhur me caktimin e mandateve për deputet, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në projektvendimin që nuk mundi të miratohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, parashikohej që për shkak të lëvizjeve demografike, Qarkut Tiranë dhe atij Durrës t’u shtohej nga një mandat, Qarkut Korçë dhe Berat t’u hiqej nga një mandat, ndërkohë që mbetej i pa ndryshuar numri i mandateve në Kukës. Mungesa e ankimimit ndaj mosvendimmarrjes së përcaktimit të mandateve për deputet në rang vendi, sipas PD-së, sjell mosndryshimin e ndarjes së mandateve. Pra, sipas PD-së, ndarja e mandateve do të jetë e njësoj si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009.

Në ato zgjedhje, siç dihet, rezultati i mandateve ishte 70-66-5, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta. Me shpërndarjen e re të mandateve dhe me votat e 2009-ës, rezultati do të ishte 68-68-4, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta. I njëjti rezultat do të ishte (68-68-4) edhe sikur mandati t’i hiqej Kukësit e të mos i hiqej Beratit, por në këtë skenar, koalicioni i Ramës ishte vetëm 500 vota larg marrjes së mandatit të 69-të.

Prandaj dhe përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj, deklaroi se “Kolegji zgjedhor maksimalisht mund të orientojë dhe njëherë çështjen pranë KQZ, por nuk mund të shprehet për përmbajtjen. Do të jetë KQZ-ja që nëpërmjet transparencës, përgjigjes ndaj kërkesës së dy anëtarëve, do të realizojë dhe vendimin përfundimtar, atë të ndarjes së mandateve për t’ia kaluar më tej Kuvendit”.

Por a do të votojë KQZ-ja për variantin 68-68-4, për të zëvendësuar variantin 70-66-4?

13 komente në “SHENIM/ 68-68-4 apo 70-66-4?”

  1. GoWest says:

    O Zaloshnja,

    Mandatet e 2009 nuk mbeten dot… sepse eshte e percaktuar ne Kod qe ndarja e mandateve ne qarqe eshte e vlefshme vetem per nje pale zgjedhjeje. Por keto jane lorja te PD…
    Ndarja e mandateve sipas 2009 eshte jashtligjshme per 2013.

  2. spartan says:

    70-66-5 ????
    kur u ben 141 deputet ?

    1. anticensurë says:

      70+66+5=141
      ose
      -70-66-5=-141
      në fatk zaloshnja shënjën”-” e ka për ndarje jo për “minus”,por po të kishte vënë -para 70ës do ta kishe kuptuar më kollaj se të gjitha vlerat negative mblidhen dhe japin një numër më të madh negativ!që në rratin tonë quhet parlament!

      1. anti-anti-censure says:

        nga titulli dhe nga teksti, duket qe ne kete shkrim eshte bere nje gabim shtypi; 70-66-5 duhet te korigjohet ne 70-66-4.

  3. iliri uk says:

    o zalo ajo qe nuk kuptoj une eshte se kush ta ka dhene diplomen ty? sipas sondazheve del qe ps pa koalicion me ak nuk fiton kurre dhe nqs ak shkon me pd, rama len politiken. te gjitha keto qe thua me siper jane abstrakte qe nuk do ndodhin kurre, e vetmja shprese eshte vota masive per ps sepse cdo vote per te tjeret shkon tek saliu, kete thuaji njerezve ti nese vertet je i shkolluar dhe i pavarur.

  4. spartan says:

    Në ato zgjedhje, siç dihet, rezultati i mandateve ishte 70-66-5, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta ???
    141 ???

    1. sugjerim says:

      REDAKSISE se TEMA-s: nga titulli dhe nga teksti, duket qe ne kete shkrim eshte bere nje gabim shtypi; 70-66-5 duhet te korigjohet ne 70-66-4.

  5. Leone-53 says:

    Gabon, bile shume z.Zaloshnja.
    Kane ndryshuar shume “skemat” ne elektoratin shqiptar.
    Keni “harruar” dy forcat e reja FRD-ne e AKZ -ne te cilat nuk duhet ti ngatroni si kohet e Cekve, Milove, Ginushve e te tjera parti pa “ushtar”.
    Klasa e ish pronarve e ish te persekutuarve e diçka me gjere jane lodhur nga “lodrat” e PS-se e PD-se keto 22vjet dhe kane “llogarine” e tyre ne kete demokraci shqiptare ato kurre nuk do te mashtrohen me.

    1. arthmetikasi says:

      nuk duskutohet qe frd dhe ak do t’i heqin mandate koalicionit te berishes, por pyetja qe shtron z.zaloshnja ketu, me sa kuptoj une, eshte arithmetike e thjeshte: a eshte me mire t’i zbriten mandatet nga 70-ta apo nga 68-ta berishes?

  6. NQS se PS don te fitoje zgjedhjet e ardheshme, dy jane faktoret kryesore :Berja e aleancave sa me te shumta, si dhe po kaq e rendesishme eshte ruajtja e votave si para zhillimit te zgjedhjeve ne kontrollin e listave, gjate zhvillimit ne evitimin e presioneve e santaZHEVE, SI DHE NE FUND TEK NUMURIMI DHE TEK BLERJA E ANETAREVE TE KOMISIONIT. pd SI DHE lsi NUK HEQIN DORE NGA VESET E TYRE TE VJEDHJES, TE PRESIONIT SI DHE PERDORIMIT TE PARASE PER TE BLERE VOTUES E VOTA. GJYSHO DOMINOJA.

  7. bulqiza says:

    jam ok me komentuesin qe te gjitha votat per ps, kjo aksiome eshte e vertetuar tashme i mbani mend qe z Rama iu ngjir zeri duke na thene kush nuk voton ps voton per Berishen, i cili se ka per gje ti fuse prape ne thesin e tij nga meta, nano, ndoka, legalistet e lekes komunistet e milloshit republikanet e sabriut etj.

  8. Aurel Begaj says:

    i keshilloj doktorrit te beje nje 69 me Ilir meten se te ben mire per zemren

  9. Din Kruja says:

    Edi e ka vendosur qe edhe ne legjislaturen e ardheshme ta lere PS-ne ne opozite, pasi keshtu ja kane dhene urdherin faktore nderkombetare. Kete direktive pati edhe ne 2009-ten. Kjo qe arsyeja qe ai nuk kandidoi per deputet, pasi e dinte rezultatin dhe punoi ne favor te tij.
    Ne kreun e PS-se jane te qete pasi Rama u tha se nuk do ta ndryshoje listen, pra shumica e tyre do te jene perseri deputete. Biznesmeneve te ketij grupi u duhet vetem mandati i deputetit per te pasur privilegje. Prandaj dhe nuk merren qe ti kerkojne llogari Rames qe u imponon disfaten partise se tyre. Vete Rama ka thene qe nga PS-ja largohet me fitore,por ajo nuk mund te ndodhe para 20 vjetesh, keshtu qe i takon qe te rrije gjate ne krye te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje