Berisha, pritje me stafin për Vitin e Ri: Na e kalojnë vetëm Zvicra, Brazili e Zelanda e Re për mirëqenie

28 Dhjetor 2012, 19:46Politika TEMA

Kryeministri i kumton stafit të tij: Kam një lajm të veçantë për ju, jemi të katërtit në botë për mirëqenie. A thua nuk e ka thënë këto tre ditë fare këtë gjë

Kryeministri Sali Berisha realizoi një pritje për bashkëpunëtorët e tij me rastin e festave të fundvitit.

Por edhe pse ata janë njerëzit që bashkëpunojnë me Berishën, kryeministri u dha një lajm të ri e të veçantë: Shqipëria është në vend të katërt në botë për mirëqenie ekonomike.

Që të kuptohemi, nuk ka mbetur njeri pa e mësuar se e ka përsëritur këto tre ditë kaq shumë, por stafi i tij duhet ta mësojë një fakt të tillë. Ndoshta nuk e dinin.

“Por unë kam një lajm shumë të veçantë sot për ju dhe për mbarë shqiptarët. Në një studim, në një analizë e bërë nga një prej grupeve më serioze në botë të konsulencës, analizë e zhvillimit të 140 vendeve të planetit, tregon se ne kemi qenë persistentë në programin tonë të zemrës së dhimbsur dhe të fytyrës njerëzore. Sot është një kohë në të cilën e vërteta e pamohueshme është që vendet e pasura varfërohen, vende apo tregje emergjente shkojnë drejt mëkëmbjes së vazhdueshme. Në këtë proces tërësia e reformave nuk mund të ketë qëllim më fisnik, nuk mund të ketë qëllim më madhor se mirëqenia e qytetarëve. Ky grup ka nxjerrë dy koeficiente, koeficientin e shndërrimit të pasurisë në mirëqenie, koeficientin e shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Njëra është pasuria ekzistuese, tjetra ajo që krijohet në rritje. Ky grup i Bostonit gjen se në përpjekjen e saj për të shndërruar pasurinë në mirëqenie Shqipëria renditet e 19-ta në planet. Ky grup analizon 51 treguesit më kryesorë të zhvillimit. Ky grup analizon këta tregues në të gjithë kohën, por kryesisht në pesë vitet e fundit. Në qoftë se Shqipëria shënon një pikavarazh prej 44.1 përqind e shtrirë në tërësinë e saj, në pesë vitet e fundit, Shqipëria ngjitet në 97. 8 përqind. Ka vetëm një vend në botë që merr pikë më shumë se Shqipëria në pesë vitet e fundit dhe ky është Brazili. Grupi të gjithë treguesit i analizon në një këndvështrim, këndvështrimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike, i zhvillimit të qëndrueshëm. Ky jo vetëm gjen Shqipërinë një vend të orientuar tërësisht në rritjen ekonomike të qëndrueshme, por gjen Shqipërinë një nga katër vendet më të mira në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët.

Po të kthehemi dhe të analizojmë të gjithë përpjekjen tonë, ata 51 tregues janë secili që prek në lëkurë qytetarin e vendit, janë të ardhurat. Asnjë vend nuk ka rritur rroga dhe pensionet sic i ka rritur Shqipëria. Është përmirësimi i infrastrukturës dhe asnjë vend tjetër, ndoshta, në 5-6 vite nuk ka ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë në mënyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve. Është furnizimi  me ujë. Është përmirësimi i arsimit dhe asnjë vend tjetër nuk ka trefishuar numrin e studentëve siç ka trefishuar Shqipëria në një hark kohor gjashtëvjeçar. Matet dhe është tregues, sigurisht, aksesi në shërbimin shëndetësor. Shqipëria renditet e treta në Evropë për aksesin më të lehtë të mundshëm në shërbimin shëndetësor. Unë mora disa nga treguesit, por këto janë 51 tregues, të cilët ky grup konculence me statistikat që ka marrë nga institucionet më serioze ndërkombëtare në analizën e tij rendit Shqipërinë në shndërrimin e rritjes ekonomike, 5 vitet e fundit, në mirëqenie për qytetarët në katër vendet e para në botë, renditje në të cilat është Zvicra, Brazili, Zelanda e Re dhe Shqipëria,” tha Berisha.

47 komente në “Berisha, pritje me stafin për Vitin e Ri: Na e kalojnë vetëm Zvicra, Brazili e Zelanda e Re për mirëqenie”

  1. Vlora says:

    i beni derman se gjynah.

    1. Agim Kolshi Nju Gjersi says:

      Edhe na e kemi nji lajm bajagi te veqante per Ty baca Sali:
      http://imazheshqip.blogspot.com/

    2. E CE DO “PORTOKALLINE” PARA KETIJ KLLOUNI.AMAN NA E JEPNI TE HENEN NE MBREMJE TE KENAQEN DHE QENTE ME XHEVAHIRET QE NXJER NGA GOJA KY I SHKALLUARI(PARDON:I SHKOLLUARI)I VUCIDOLIT.GJYNAF QE BOTA I KA TE RALLE QENIJET SI KY I JONI.

  2. Kopenhagen says:

    I kam bere naften Danimarkes.
    Kur niset avioni i pare per ne Bathoristan?

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Amoni,bre se kto lajmet qi jepni minut pas minute per thanjet e Berishes,na keni lan tu e bo shurren ne saf…,para kam-pjuterit.
      .. fjalet e Berishes per rritje ekonomike i ka bo shqiptaret potenta fare.
      Ngrihet Zakja jem ne pik te mgjesit ene bertet..komm ngritje ekonomike…ku ta çoj..??
      Shko mor pizeveng ene derdhe ke Zholefina ,ose ke Lulja e Amsterdamit i kom than,..se mue prej groshe ene ushafesh, osht tu mdal bitha tajc

    2. Da-da-da says:

      Albanistan uber alles! Me vrrill revolucionar dhe me ne krye vucidolistin legjendar te dale me kolotumce nga vrima e Sheqeres, e beme Gjermanine te na shohe targat. Hej, jemi krenare per ty, te pacim!

    3. Aurel Begaj says:

      po hajde ore ne Albanistan cfare pret? se aty ne Danimarke edhe ketu ne Itali eshte plot me lagje Favelas ?

  3. lali says:

    si e shikojne ato ruspit e rjeshtit te pare ne drite te syrit.tallu o berishe tallu te ka ardhe dita.

  4. bani says:

    e ka fjalen per familjen e tij mos e keqkuptoni

  5. Tirona says:

    I kom bo naften punes si inxhinjer ne nje nga kompanite me te medhaja ketu ne SHBA, nuk e dua rrogen e tyre dhe premiot qe shkojne rreth 150,000 dollare ne vit. Kur niset avjoni i pare per ne Bathoristan.

  6. muli says:

    Me nder jush qe lexoni, ky eshte rrot k..i komplet. A e degjoni ju rrotat e tjere te k..rit qe votoni salen se cfare deklaron? Plasini syt dhe veshet o derra qe votoni pd-ne, se cfare thote kryek..i juaj.

  7. erdha says:

    nisem per ne parajsen e berishes , ja kaluam dhe zvicres ,ca prisni me te ghithe te hame torten e bashes ne bathore

  8. emigranti italian says:

    —-ha, ha , –me te marre jemi ne qe jemi jasht bathoristanit . Te pregatitet bathoristani te prese tere emigrantet sidomos ne qe jemi ne vendet me mireqenie me te ulet se zvicra,

  9. pd-isti says:

    Qe ta keni te qarte marrezine e Berishes, vini re qe jo vetem qe e quan Shqiperine te katerten ne bote, por nderron edhe rradhen e tre te parave (sic i njeh e tere bota ekonomike)!

  10. Gezimi says:

    Mos e merrni me te qeshur! Ky njeri eshte teresisht i rrjedhur!~ O burra, sa me shpejt te dergohet ne spital, c’pritet?

  11. luis says:

    Po po e besoj plotesisht se Shqiperia eshte vendi i katert i planetit per mireqenie.
    1-Berisha dhe familja e tij biollogjike jane ne nivelin me fitimprures te planetit ne nje afat teper te shkurter.
    2-Nga morracake dhe shpellare na japin mend se si mund te behesh miliarder.
    3-Servilet dhe pushtetaret qe e rrethojne mund te krahasohen me cdo bos te botes.
    4-Brekgrisurit dhe idiotet militante mund te krahasohen me cakenjte qe mund te kafshonjne ne cdo moment por qe nuk kane buke te hane por qe kane aftesine e te lehurit ne cdo cast kur kete ua kerkon i zoti i tyre.
    5-Indiference e neveritshme e nje populli te tere qe nuk meriton kurre te behet i lumtur kur ne formen e vet perkrah hajdutin dhe kriminelin dhe percmon ate qe do vertet ta ndihmoje ne mireqenien e tij.
    Nuk eshte e thene kot se cdo popull meriton ate qeveri qe ka.Populli shqiptar eshte nje popull i kompleksuar ne menyren me te neveritshme te mundur.Nje popull me pak milion banor qe ka kater besime fetare,shto ketu dhe shume sekte te tjera te importuara ne kohen e demokracise,qe shet JEZU KRISHTIN e blen MUHAMETIN per pese pare,qe shet edhe kete te fundit dhe behet budist apo te dingli majmunit mjafton ti sigurosh nje thes me miell,i ndare dhe i percare ne krahina dhe shoqata te panumerta me veshje dhe zakone te gjithfare menyrash te peshtira dhe primitive,ligesi dhe smire per vellain dhe komshiun,urren te afermin ne mireqenie dhe i gjendet afer me hipokrizine me te neveritshme kur eshte ne hall apo vdekje.
    Ky popull e ka braktisur te madhin Zot dhe shume prej tyre mendojne se eshte faji i ATIJ dhe jo i tyre kur punojne dhe veprojne kundra tij ne gjithe rrjedhen e historise.
    Zoti eshte dashuri por ne te njejten kohe eshte dhe drejtesi dhe sejcili komb do marre shperblimin qe meriton.

    1. Bekimi says:

      @luis,
      shumë bukur i ke cek të gjitha, por diçka kishe harruar:
      Ka edhe shqiptarë të tipit: Mbarojnë universitetin (dmth janë bërë muslimanë një herë) dhe kthehen në klasë të katërt fillore (lexo: bëhen katolikë). Kësaj, ke ç’i thua?

  12. Koço Pulexhi says:

    Duhet tu behet thirrje institucioneve nderkombetare per shpetimin e shqiptareve.Gjysma jone ka shkur per lesh ,si i thone jane çmendur.Tani po shkojme per lesh qe te gjithe.Bota duhet te gjeje nje vaksine sa me pare per mos u hapur kjo epidemi e rrezikshme qe ka prekur trute tona.Do shkoje bota per lesh me kete hajvan qe na ka mbetur pashqesh ne dere.

  13. fshatari says:

    Mireqenja e stafit te tij dhe familjes!mos e keqkuptoni!

  14. Bossi says:

    Shume mire e ka Doktori por heni ju qe nuk kuptoni.Ne ne vend te katert jemi por kur numerimi fillon nga fundi.Sic e duni numerimi mund te filloje nga te dy anet.Doktori nuk e ka percaktuar kete gje.

  15. Treviso says:

    Nuk mund ta perfundoj se lexuari kete artikull me budalleqet e kriminelit
    sali.
    Nje pyetje kisha per kriminelin e shqiptareve: Sa emigrand klandestin kan hyre ne Shqiperi, te ardhur nga shtetet e Europes per tu punesuar meqe radhiteni ne vendin e 4 ne bote per mirqenje?
    O kafshe, nje qeveri qe nuk garanton as kushtet me minimale te jetes,si mundet te diskutohet per mirqenje. Si mundet te diskutohet per mirqenje kur ndricimi mungon ne 70-75%. Si mundet te quhet rritje mirqenje kur uij i pishem nuk garantohet as 2 ore ne dite dhe nuk eshte i garantuar,
    me analizat qe jane kryer.O kryeidjot i qeverise,bota nuk ka 140 shtete por ka mbi 167shtete.

  16. fushe\dukat says:

    ku jane komentusit pro SALLLLLLE sonte,apo e iIshikojne qe ky muhabet nuk mba me.Familjaret duhet te bejne c\mos se baba po u iken per leshhhhh.I ndryshoni kuren.

  17. xhoni says:

    A ky ka pjerdh mjer ai popull qe jeton atje,degjon brockullat e ketij psikopati…SHQIPERIA e 4 ne bote ka desh te thot nga fundi,se po te jet kjo qe thot ai i bjen te presim refugjat se deri tani me kete mireqenie qe ka dhen kan qen refugjta te brendeshem nga veriu…..tani ti marim tu huajt te dalim ne vend te pare…sa turp per ne shqiptaret qe kemi nje psikopat qe na drejton,me zhgenjeu komplet edhe pse jam demokrat…gezuar festat nje vit i mbar per 2013…zoti largofet hajdutet dhe kriminelet nga drejtimi i shqiperis se vuajtur….

  18. Taulanti says:

    Ca humori bajat kane ata te Portokallise!

  19. Paolo says:

    Ky lajm eshte i njejte me fundin e botes qe per pak e besuan çmenduri te tilla. Zot ruaji se nuk dine ca thone.

  20. elinor says:

    Ndihme! Nuk me del llogaria. Te katertit ne bote, vetem Zvicra, Brazili dhe Zelanda e Re na e kalojne. Po Gjermania ku shkoi?? Apo nuk eshte ne Evrope ajo?!

  21. Lirim says:

    Nuk kane as fytyre as cipe ata qe i qendrojne afer.

  22. PARAJSA says:

    Hitleri ka thene: Populli mund te kaperdije me mire nje genjeshter te madhe se sa nje genjeshter te vogel. Por kjo eshte nje genjeshter shume e madhe. C’te beje shpellari, ne xhep tani ka vetem te tilla. Kuptohet po i afron dita te shporret…

  23. LUAN says:

    Te gjithe diktatoret kane percartje te medha por ky i yni ja kalon te gjitheve .Eshte vertet nje psikopat reaktiv .Mjere ata qe i shkojne nga pas ketij skizofreni te pashembullt.

  24. emigranti says:

    Te dashur bashkeatdhetare.

    Sapo Canadezet moren vesh lajmin e lartmedherise Z. Sali Berisha, haruan motin e keq (rreth 45cm bore) dhe kane mese dy dite qe jane ne rradhe para ambasades tone per te plotesuar formularet per emigracion ne Shqiperi. Besoj se e njejta situate duhet te jete ne te gjitha ambasadat tona ne bote. Pergatituni per kete dundje sidomos te mos ju mungoj drita dhe uji si dhe frontet e punes. Per universitete per femijet e tyre besoj se nuk do kete problem. Nje gje haroj Salicka te permendete numrin me te madh te universiteteve private ne bote per fryme si dhe pagat me te larta te profesoreshave ne keto universitete. Hallall ja kaloj dhe babes se vet Enverit.

  25. Bato Mokra says:

    Çudi për “Temën” qe nuk e jep “lajmin” per cka ka ngjare mbreme ne Berlin. Per “divorcin” qe i ka kerkuar Merkelit, i shoqi, e kisha fjalen.
    – Pse? Ç’kam bere?
    – Si pse? Si cfare kam bere?! Dhe na hiqesh sikur nuk di gjë!? Te te vije turp, keshtu po te them. Te ta kaloje ty Sali Berisha, duke dale i katerti ne…Bote per Mirëqenie?!
    Do ta terheq urgjentisht ketu ne Gjermani qe t’na nxjerre nga “prapambetja”. Firmos ketu per “divorcin”.

  26. hasan says:

    PO TE BESH LLOGARI SE SA LEK KA FITU FAMILJA E BACES SALI PER NJE VIT,DUKET SIKUR KRYEMINISTRI KA BERE GABIME NE LOGARI

  27. aleksandri i madh says:

    Mos ia fusni kot.

    Vendi me standartin me te larte te jeteses ne bote eshte Republika Demokratike e Bathores. Pastaj vjen Republika e Vucidolit e pastaj me radhe Republika e Shqiperise, Zvicra e terci e verci.

    1. Pirro says:

      Te gjithe jeni gabim:Saliu,nuk flet per gjithe shqiptaret(99% te tyre),por,ai flet vetem per Qeveritaret,kreret e Partive politike,per deputetet e kuvendit,gjyqtaret dhe te ksi soji dhe sorollopi.A nuk e kane rritur mireqenjen keta me mire se qytetaret e shteteve te tjera per nje periudhe te shkurter?!Cila ekonomi do t’a bente ketegje,te ngrysesh i varfer dhe te gdhihesh miliarder?Kurkush!Prandaj Saliu i yne ka shume te”drejte……..!

  28. Landi- Sverige says:

    Me ne fund ja kaluam per mireqenie jo vetem vendeve te rajonit, por edhe SHBA-se, vendeve te BE-se, Norvegjise, Japonise, Australise, Kanadase, etj, etj!!! Po, po, duhet ta besojme! Kete gje e tha Saliu perpara stafit te tij te ngelur goje-hapur nga ky lajm i ri! Dhe Saliu sqaroj se kemi zhvillimin e dyte me te larte ne bote, por kete radhe mbas Brazilit!!! Le te derdellisin kinezet me rritjen e tyre ekonomike, le te shkruajne statistikat se fuqia prodhuese e ekonomise kineze vetem per 6 ore sot prodhon sa prodhonte ne gjithe vitin 1976! Po mire, meqe po diskutojme per rritjen ekonomike, di kush se cfar prodhon Shqiperia, cfar eksportojme qe te kemi dhe te ardhura? Po niveli i pagave, qe rritja ekonomike paska kaluar ne mireqenien e qytetareve, sa eshte ne Shqiperi dhe cfar rritje kishte ne 5 vitet e fundit? Me sa di, ne rajon te fundit ishim dhe te fundit kemi ngelur! Megjithate, Saliu ka nje te drejte sepse ai e shikon rritjen e mireqenies tek familja e tij qe po pasurohen me rritme maramendese sa dhe Carl Slim apo Bill Gates do i kishin zili. Kete gje ai ja dedikon rritjes ekonomike ne vend, duke i mbyllur gojen edhe opozites per “shpifje” ndaj femijve te tij. Ne fund te fundit, pushtetin dhe Shqiperine, te familjes nuk e kane?! Te tjeret, femije, te rinj e te reja, burra e gra, pleq edhe plaka, rrugen te hapur e kane, mund te shkojne edhe ne fund te botes! Merakun mos e kini se mos boshatiset vendi se ligjin per nenshtetesi ekspres e ka gati, rradha te dera e ambasades drejt parajses po shtohet dita-dites! Ngrini dolli o njerez per kete lajm te vecante! “Kemi mireqenien me te larte ne bote”!!! O Zot, e degjon! Cfar te thuash me per kete “njeri”?! Ky eshte me te vertete nje egzemplar i vecante!!

  29. xhoni says:

    sa bukur un po kthehem nuk do te jetoj me ne zvicer baca me ka krijuar kushtet ne shqiperi…….

  30. behar mara says:

    hahahahahahahaha cuni Rom Berishes eshte humori i shqiperise ,,behar mara ka marre fund para ketij karagjozi vucidoli

  31. Boston USA says:

    Une jetoj ne BOSTON. Degjova me vemendje fjalen e kryeministrit pe rritjen e mireqenies ne atdheun tim Shqiperi,ku ne ishim te katertit. U ” gezova aq shume ,sa per nje moment desh me ra damllaja.Nuk po me durohej dhe hapa televizionin menjehere per te ndjekur lajmet Degjova disa televizione ,po spikerit e klanit nuk e di pse dridheshin nga gezimi e sa nuk fluturonin. Edhe une po kerceja neper shtepi ,sa gruaja thirri menjehere si cupen dhe dhendrrin duke berrtitur, u tha se burri qenka xhindosur!.Une e mblodha mendjen dhe u thashe se beni plackat gati se do ikim ne SHQIPERI ,po prisni sa te kthehem.Dola me vrap perjashta ,po c,te shoh ,grupe amerikanesh po niseshin drejte SHQIPERISE.Qenka e vertet thashe dhe u nisa per ne shtepi. Ter gezim hyra brenda dhe u ula prene televizorit . Prap desh me ra damllaja ,po jo nga geZimi ,po kur pashe gruan me lot nder sy dhe
    cupa me dhendrrin po rrinin si te ngrire. C’tu them ,kur pashe kroniken
    e nje familje ,ku femijet ngjyenin buken me krip,kur invalidet nuk kidhin marr rrogat,kur nje plak nga Lushnja filloi te qante ,5 mije mesuesit po benin kaq muaj pa marr rrogat, ishin vjedhur dhe ne disa pallate sahatet e ujit ,thash me ze te lart: (sigurisht perseri me quaten te xhindosur) – Nje nga ne eshte me te vertet i xhindosur! O une,O kryeministri i vendi tim, me vjen keq ta them ,ose ky grupi ketu ne BOSTON. Po si duket kane degjuar per rrogen e cupes se Kryeministrit e te familjes se tij ,pa perjashtuar ketu ministra e deputet. Cu be me amerikanet qe u nisen ne SHQIPERI? Sigurisht dola dhe i ktheva une ketu ne Boston,kurese Ben CIKAGUA ne Cikago. E cna gjeti belaja ! Te dalesh i katerti ne bote per mireqenie e te hash buke e kripe ,edhe pse jane marre gjithe ato borxhe nuk merren dot rrogat apo ndihmat.Me te vertet njeri nga ne eshte i xhindosur!

  32. Konica says:

    Ky njeri eshte cmendur…te ben per te vjelle…nese kjo eshte e vertete, athere votuesit shqiptare jane idiotet me te medhenje.

  33. Turi says:

    Është duke ba si bir kurve tani, dmth. ju thoni e bani cfarë të doni, Shqipëria po shkon drejt greminës, e mua nuk ma ndien fare – se me familjen time jetoj në një ishull tjetër, të mirëqenies. Na ka ra për hise me u marrë me një psikopat në krye të qeverisë!

  34. shoku Mali says:

    Hajde gomar .. Hajde…

  35. Kerpaci says:

    Po ta kontrollonte ndonje psiqiater kete te cmendur, mesiguri do cmendej edhe vet psiqiatri.

  36. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ta vrasesh tjetrin e te marresh pjese ne varrimin e tije e te flasesh cdo dite me viktimat jane gjera qe krim Berisha e kabere vazhdimisht. Po keshtu ben edhe me fukarallekun e shqiperise. Ai dhe familja e tije e vjedhin cdo dite dhe pastaj tallen duke u thene se jeni pasanike.
    Ne Shqiptareve qe nuk e votojme me kete kriminel nuk na bejne pershtypje. Problemi eshte se. BE nuk po ja ndjen fare BU … qe mbeshtet e vjedh sebashku me Qeverine e Krim Berishes pasi interesat e BE nuk i prek krim Berisha.
    Urojme qe dizekulibri mendor i Kryeministrit Tone te dashur per vitin 2013 te zhvendoset jo drejt popullit Shqiptare por drejt ndonje ambasadori te BE. Sikur te vrase ndonje ambasador e diten tjeter te marre pjese ne varrimin e tije besoj se dhe mbeshtetja e BE ka per te perfundu. Nuk e di por do kisha deshire te plaste ndonje lufte mes Woofsprapthit e Krim Berishes !!!
    Populli nuk llogaritet me. Shpresat tona jane te mbeshtetura ne konflikte te pazarlleqeve mes OSBE dhe Krim Berishes.
    Ky eshte shteti i OSBESTAN.

  37. enofieraku says:

    Te jesh i sigurt se do te zej katara e shqiptareve o derdimen.

  38. Horri i Bulevardit says:

    Shqiptare mos merrni kot dhe largoheni nga vendet ku jeni, se mesin e bakllavase e ka vetem familja Berisha, per ta mrekullia ka ardhur e stolisur me xhevahire, ata edhe kur thone qe jemi te katertit ne bote, e thone se aq kane deklaruar, se po te deklarojne edhe ato qe jane nen uje, mos te cuditeni, por dalin te paret.
    Edhe une dua te vi, por e di qe sme qas Saliu mua ne torten e tij dhe pastaj duhet te shkoj te qahem tek fiksi.

  39. Etika says:

    I beni dem ceshtjes tuaj me keto genjeshtra qe sajoni.Shqipetaret nuk jane aq budallej sa te besojne cdo genjeshter tuajen.Vetem keto qe komentojne me siper kan qejfe te genjehen cdo dite dhe per cdo gje…Sikur ngushllojne veten.

  40. Agron Luka says:

    Po e keni kuptuar gabim, more torollake, kete lloj Deklarate sofiste-silogjiste! Shikoni dhe degjoni vellezer shqipetare: Ka nje lloj Klubi ne SHBA, qe quhet “Klubi i Bostonit”, i cili zoteron nje lloj aparati i cili mat me preçizion “perpjekjet e vendeve te Botes per rritjen e mireqenies”! (?!)
    Pra nga ky kuptim, ne renditemi ne vendin e katert me “medalien e bakrit”, kurse persa i persa i perket “perpjekjeve dhe rolit personal te liderit te PD-se”, padyshim se e zeme aforfajt vendin e pare ne Europe dhe ne Bote… (edhe pa matjen fare me kete lloj aparati magjik)
    Kjo eshte e verteta se kot nuk bertet aq fort Sala…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje