Jennifer Aniston prej disa ditësh është duke pushuar së bashku me të fejuarin e saj Justin Theroux, në plazhet meksikane. Dhe, pavarësisht se janë të ndjekur në çdo hap nga ana e paparacëve, ata nuk kanë nguruar që ta shprehin pasionin e tyre në publik. Aktorja 43-vjeçare, e cila është në një formë të shkëlqyer fizike, ka shkëmbyer një puthje dhe përqafim shumë pasionant me të fejuarin e saj, për të vazhduar më pas të marrë rreze dielli.