Shqipëria nuk është treguar aq zemërgjerë ndaj produkteve kosovare as gjatë këtij viti. Marrëdhëniet tregtare Kosovë- Shqipëri ende mbeten larg asaj çfarë duhet të jenë. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se përveç retorikës politike patriotike, të dyja vendet, si Kosova po ashtu edhe Shqipëria, duhet të mendojnë për thellim të bashkëpunimit tregtar.
Sipas tyre më shumë se festa, eufori dhe emocione, ka nevojë për shkëmbime ekonomike. Marrëdhëniet tregtare mes këtyre dy vendeve, sipas tyre ende mbeten zhgënjyese. Berat Rukiçi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka folur për një trend të ngadalshëm të rritjes së eksportit drejt Shqipërisë nga ana e Kosovës, por sipas tij ka rritje nga Shqipëria në Kosovë. “Ndërtimi i autostradës ka krijuar kushte që të zgjerohet këmbimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, mirëpo ende nuk është në nivele që janë të pritura për zhvillim të mëtejshëm”, ka thënë Rukici.
Sipas tij është vërejtur rezistencë mjaft e madhe nga tregu i Shqipërisë për produktet kosovare. “Kjo ka ndodhur për dy arsye, njëra ka qenë pjesa e barrierave të vazhdueshme për produktet tona që kanë potencial të eksportohen, p.sh. rasti i patates, rasti i verës, i birrës në disa raste dhe së fundmi edhe çështja e disa produkteve të tjera bujqësore, ndërsa në anën tjetër kemi pasur edhe një trajtim jo të duhur në aspektin psikologjik, ku mendoj që ka pasur një opinion jo të mirë për produktet kosovare në tregun e Shqipërisë”, ka thënë ai.
Rukici është shprehur optimist se kjo do të ndryshojë. “Ne presim që kjo të ndihmojë që të kemi një depërtim më të madh të produkteve tona atje. Është një sinjal i mirë për shkak se është hapur rrjeti i parë i Kosovës në Shqipëri me supermarkete. “ETC” është e para që ka hapur një supermarket atje, e ne shpresojmë që do të eci mirë, ashtu siç kanë ecur firmat e Shqipërisë në Kosovë”, ka thënë Rukici.
Ndërsa eksperti ekonomik Musa Limani ka thënë se duhet të zhvillojmë një nivel shumë të lartë të procesit integrues mes vete dhe të ngrejmë këto procese në union ekonomik. “Shkëmbimi ekonomik nuk është i kënaqshëm për arsye se transaksionet ekonomike shumë më tepër bëhen me një fqinj, i cili na ka sunduar për shumë vite, siç është Serbia. Kemi shumë më tepër këmbim mallrash dhe kryesisht import me Serbinë se sa kemi me Shqipërinë. Mendoj se kjo është një e metë e jona në aspektin kombëtar, pra të dyja qeveritë që nuk e intensifikojnë çështjen e transaksioneve ekonomike ndër shqiptarë”, ka thënë Limani.
Ndërsa zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se ende nuk janë përfunduar llogaritjet vjetore se sa mund të ketë pasur këtë vit shkëmbim tregtar mes këtyre dy vendeve. Mirëpo duke u bazuar në të dhënat e vitit të kaluar del se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mbi 70 milion më shumë se sa Kosova në Shqipëri. “Vitin e kaluar ka pasur 92 milionë eksport nga Shqipëria në Kosovë ndërsa 20 milionë ka qenë eksporti i Kosovës. Pritet që edhe këtë vit të jetë në të njëjtin nivel me 5 deri në 10 milionë më shumë”, ka thënë Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Në takimet vjetore të dy ministrave të Ekonomisë, Besim Beqaj i Kosovës dhe Edmond Haxhinasto i Shqipërisë, është folur për një rritje të mëtejshme të trendit pozitiv në këmbimet ekonomiko-tregtare Shqipëri-Kosovë, zgjerim të investimeve në infrastrukturë, turizëm, krijim i një tregu unik energjetik, gjë e cila nuk ka ndodhur./Zeri
EKONOMIA NUK HA “PYKE” NGA PATRIOTIZMI.
Te ndertosh Rrugen e Kombit per te sjelle nje maune patate nga Kosova ne Shqiperi eshte mjaft qesharake dhe tragjike njekohesisht. Sidomos kur patatet shqiptare nuk po shiten dot ne tregun vendas nga konkurenca e importit. Por te detyrosh kosovaret te blejne mallra greke dhe italiane me cmime te kripura nga Shqypnia permes Rruges Patriotike te Kombit eshte absurde dhe e pamundur, sepse kosovaret mund te jene Patriote, por nuk jane Budallenj qe te hedhin paret badiava. Sepse mallrat nga Serbia Fqinje jane me cilesre dhe me te lira se mallrat greke dhe italiane permes Shqypnise. Prandaj edhe importi qe vjen nga ky vend ARMIK dhe aspak PATRIOTIK i Kosoves eshte 500 milion EUR ne vit. Prandaj o popull PATRIOT prej Kosove nastradini thote me bindje te plote:
EKONOMIA NUK HA “PYKE” NGA PATRIOTIZMI.
Nga cilesia e produkteve por vecanrisht,nga cilesia e shumices se njerezve qe vijne qe andej(osmanllinj fosile nga shekuj),niveli i shkembimeve duhej te ish transport me gomare.Kurse Saliu juaj bani rrugen e “kombit“anadollak,apo me mire me thane,rrugen e hajnave,te parase dhe te shpirtit.Historia dhe nje here do te jape mesimin me nje dacke te madhe surratit:Asgje nuk behet me inat por me takat.E kemi fjalen per takatin e mendjes,qe mbas kesaj vijne te gjitha.
Ju garantoj 100 % bllokuesit nuk janw Shqiptar por rrogetar Serb.
rruga e kombit eshte nje nga veprat me te medha te berishes.Deshtimi i planit se takses (majko) qe i vodhen parate dhe sdihen ku shkuan, ishte jo vec paaftesi por edhe ligesi e qeverive socialiste qe se kane dashur kurre bashkimin me kosoven.Kjo u be realitet vec kohen e qeverise berishes ku u realizua nje veper kaq e madhe qe kaloi permes aq veshtiresive plus edhe sabotimin konseguent nga ana e krahut te kuq.Sa per anen ekonomike shqiperia e kosova kane nje mundesi qe me pare nuk e kishin,rruga do ndihmoje ne permisimin e shkembimeve dhe tregtise se perbashket qe do permisoje jeten e qytetareve ne te dyja drejtimet sepse ka shume te te dhene e marre midis tyre.Eshte nje mundesi per tu perdorur edhe nga vendet fqinje serbia bullgaria romania etj tregtia me te cilat do ngreje standartin e shqiptareve,,punet e mira behen avash avash koha do e tregoje