Shkreli: Plani 'Basha', nivel studenti, hartat nuk përputhen. Shumëkatësha gjithandej, përfshi digën e Liqenit

28 Dhjetor 2012, 20:05Politika TEMA

Artan Shkreli ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, ku flet për planin urbanistik të Tiranës. Flet fillimisht për një hile në mënyrën si u paraqit materiali:

“…Këshilli Bashkiak u vu përpara një detyre shumë të vështirë, pasi Plani Urban nuk ishte konsultuar më parë nga ana e tyre. Para disa muajsh Bashkia u kish vënë në dispozicion, sikurse edhe të tjerëve, një tjetër plan, me të tjera parametra dhe me një framework të ndërtuar mbi parime të tjera. Po ai plan kishte bërë dhe xhiron e Tiranës në të ashtuquajtura ”konsultime” të rreme me komunitetin. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, 3-4 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes për miratimin e tij (pra versionit të ri), u shpërnda një material kolosal për tu studiuar. Ndonëse materiali ishte në masën 8/10 me ujë, bëhej e pamundur në atë hark kohor, që të konsultoheshin gati 1.000 faqe relacione e rregullore dhe të krahasoheshin me hartat. Ndërsa sa u takon këtyre të fundit, cilësia e përgatitjes së tyre është shumë më e ulët se e punimeve, edhe një student mesatar i universitetit mund ta bëjë. Hartat kanë papërputhshmëri serioze me njëra-tjetrën gjë e cila përveçse është e papranueshme dhe rrit konfliktualitetin..”.

Më pas gjatë intervistës, (që shoqërohet në kopertinën e DITA-s me foton e mësipërme të çifteve Basha-Berisha në një pozicion identik mbresëlënës), i pyetur për vendet ku ky plan parashikon ndërtime të larta, Shkreli bën këtë renditje të zymtë:

“Plani nuk fillon, sikurse metodologjia e kërkon, nga “pengesat”, nga ato që italianët i quajnë vincoli urbanistici, pra zona me interes të veçantë historik, arkitekturor, urbanistik, mjedisor, arkeologjik etj. etj. Kjo ka bërë që të përfshihen si sipërfaqe në ndërtim të gjitha zonat e gjelbra që ka Tirana (me përjashtim të Parkut Rinia) dhe këtu e kam fjalën për zënien me ndërtime të Parkut të Vëllezërve Frashëri në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të Parqeve të Namazgjasë në rrugën e Elbasanit, të parkut mbas Pallatit të Kulturës (që vetë Basha me aq bujë e rehabilitoi), të parqeve përballë hyrjes së Bibliotekës Kombëtare, të pjesës së Parkut të Liqenit përgjatë rrugës së Elbasanit, në mënyrë të veçantë trekëndëshi që sot është me rrepe përballë Fakultetit Filologjik, e madje edhe të vetë skarpateve të Lanës të gjelbëruara më së miri e me aq mundim ku parashikohen platforma betoni mbi kolona, b)-armë për kalimin e një trami fantazmagorik (pasi si rezultat i zënies me ndërtime, nuk kanë gjetur vend tjetër për ta ndërtuar). Plani zë sipërfaqe të tëra sportive që kanë mbijetuar gjerë më sot nëpër lagjet e Tiranës, apo në Qytetin Studenti ku fluturon krejt fusha e sportit, dhe madje ndërton nën digën e Liqenit (që me aq ashpërsi Berisha në fillim, e Basha me grupin e Intelektualëve, goditën pa mëshirë gjatë fushatës). Por nuk mjaftohen me kaq: qershia mbi tortë është një pallat shumëkatësh që do të bëhet mu mbi vetë digën e liqenit artificial, bash mbi digë(propozim që privatëve që e kërkuan u qe hedhur poshtë që në kohën e Rames). Thagmat janë pa fund e nuk mund të rreshtohen të gjitha këtu, por situata është dramatike. E kujtoni shkollën Kosova, që i zoti i truallit fatalisht të kthyer, e pati shembur? E pra plani francez aty parashikonte përsëri shkollë me maksimumin 3 kate. Edhe kjo parcelë do të ndërtohet e do shndërrohet në një gjigand betoni shumë katesh sipas vetë indikacionit të planit….” 

http://respublica.al/artikuj/2012/12/28/shkreli-plani-basha-nivel-studenti-hartat-nuk-perputhen-shumekatesha-gjithandej

12 komente në “Shkreli: Plani ‘Basha’, nivel studenti, hartat nuk përputhen. Shumëkatësha gjithandej, përfshi digën e Liqenit”

  1. kokpalari i 21 janarit says:

    Cfare fotografike mor ejjj.. Nuk thone kot: 1 foto, nje mije fjale…

  2. luis says:

    Nje kryeministri te paafte nuk mund ti bashkangjiten njerez te afte dhe kesisoj kjo mund te quhet qeveria me e paafte e shekullit ne kombin shqiptar.
    Shqiptaret jane nje popull pordhac dhe pa mend ne koke dhe si te tille meritojne te shkerdhehen nga ata qe jane pake me pordhace se vete ata.
    Fatkeqesi por realitet i dhimbshem qe duhet pranuar.

  3. malcori says:

    po mire pse se botojne planin ta marin vesh qytetaret fundi i fundit per ata behet ta bejne socialistet , qe te kuptojme edhe ne jo vetem dy pale

    1. bler says:

      shif planet e malit. ti mor morr i koq,prej malit

  4. CIU-CRRRRRRR says:

    DERISA KOKEDERRI RAMA NUK KA DITUR SE CESHTE PLANI URBANISTIK SIKUR SHIFET LULI DON TI TREGOI SE SA I PAAFTE KA QENE KY DERRKUC QE E KA SHENDRUAR TIRANEN NE NJE KASAPHANE 11 VITE QE E KISHTE QEVERISUR.

  5. Bossi says:

    Ik ore idiot dhe i pa afte.Perse nuk e bere pra ti qe del e flet sot si profesor???!Apo se doje te jepje leje ndertimi sipas qejfit tend.Ti je i fundit person ne Shqiperi qe duhet te flasesh per planin urbanistik.Ke patur te gjithe kohen dhe mundesite per ta bere.Por problemi eshte se do ti vuajne qytetaret e thjeshte pasojat se per ju dhe shume si ju qe keni tallur lesht me pushtetin per shume vite do ishte mire t’ua ndalonin fare hyrjen ne Tirane.T’ju vije turp.

  6. durim says:

    pisk qenka puna. I paafti te ben gjemen, por kur eshte dhe ne pushtet dhe i korruptuar merr me qafe gjithe dynjane.
    dyshe e rrezikshme kjo basha berisha, qe duhet neutraliuar e te shpetoj tirana dhe gjithe shqipwria ng kjo masaker.

  7. WEB says:

    E verteta o ciu cerrrr eshte se rama me ato fonde dhe me ato fantazi e ktheu tiranen nga shekulli i 13 ne ate te 21 ,lodhuni sa te doni me arkitektura turko-mesjetare te pjella nga kelyshet e balles ,nuk do arrini me shume se nje shqiperi te ngjashme me lagjet e bejrutit

    1. katunarve says:

      ne tironasit jena ne rregull,ju katunaret,,,shpervidhuni sic erdhet

  8. nastradini says:

    PSE NE TIRANE DUHET TE PRISHET DHE JO TE NDERTOHET?

    Kur e pyeten arkitektin me fame Boterore te Nju Jorkut John Waite si ja arriti te transformoje totalisht pamjen e ketij megaqyteti fantastik, ai u pergjegj: “VETEM DUKE PRISHUR SHEMTIRAT!”
    Po te hypesh ne kullen e Vodafonit dhe te shiqosh Tiranen duke pire kafen e mengjesit te duket sikur je ne qender te Kandaharit te Afganistanit megjithese jena shume larg njeri-tjetrit. Ne Qender te Tiranes jo vetem qe nuk duhet te ndertohet me ASGJE prej betoni, por duhet te prishet URGJENTISHT Pallati Sovjetik i Kultures. Pas tij duhet te rrashfohet me token Muzeu Historik Komunist si nje QOFTE e idiotesise arkiteturore dhe urbanistike albaneze e Kohes se Qepes. Ne menyre qe Tirones t’i kthehet pamja urbanistike sic e kishte parashikuar Arkitekti Italian i Ahmet Zogut dhe per te plotesuar zhdukjen e KULCEDRAVE urbanistike te Enver Hoxhes alla Kolaneci ne qender te Tiranes duhet te prishet detyrimisht edhe PIRAMIDA famekeqe e tij. Siperfaqet qe perftohen duhet te kthehen ne lulishte dhe zona te gjelbera, qe i mungojne kaq shume Tiranes. Vetem atehere mund te besojme qe Tirona Jone ka hyre ne Rrugen e Zotit dhe po i largohet gradualisht pamjes prej Kandahari te Afganistanit ku edhe po e con Bashkia Mediokre servile e pushtetit dhe e mafies se ndertimit. Por per kete gje nuk duhet vetem intelekt dhe vizion, por edhe LEKA, shume LEKA. Prandaj edhe nastradini don ta qetesoje arkitektin Shkreli se SHUMKATESHET e Bashes se Berishajve nuk kane shans per t’u ndertuar seshpejti dhe asnjehere, sepse jo vetem qe jane mashtrim dallkauk me mungese te theksuar intelekti, por sepse Saliu nuk ka LEKA. Keshtu ndodhi edhe me Kuvendin Kozmik te Jozefines, edhe me Xhamine Bombastike te Edi Rames, me Unazen e Madhe, me Tramvajin Elektrik te Bashes. Prandaj nastradini shpreson qe per Tironen e tij te vijne dite me te mira dhe te dalin ne pah Bashkiake me inteligjente se DUDUMI Febel Basha.

  9. Kritiku says:

    Dhe shkaterrimi i Tiranes, vazhdon e vazhdon….njerezit bejne sehir dhe ne fund do te ankohen qe nuk do te kene nje lulishte ku te ulin menderen per tu shplodhur. Nese nuk ndalet kjo dore shkaterruese e shpellareve, do te vije nje dite ku asnje nuk ka me se cfare ti beje dhe do te doje te iki naten nga Tirana dhe jo me diten. Do ta urrejne kete qytet ashtu sic ka filluar dalengadale dhe ky qytet nuk do te quhet me Tirane, por Tyrane.

  10. Dhembeli says:

    Ne cdo vend te botes shtohen zonat e gjelbra.
    U harxhuan miliona lek per ti rikthyer ne origjine ku kudo u mbush en lulishtet e parqet me kjoska.
    Keto lek jane taksat e popullit.
    Tirana do jetoje ne nje ajer te ndotur.
    Populli nuk duhet ti lejoje keta shkateruse qe nuk u mbushen thaset kure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje