Kryeministri në largim i Italisë, Mario Monti, do të drejtojë një koalicion me parti të qendrës, që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Duke folur për gazetarët pas katër orë bisedimesh me politikanë të qendrës, Monti tha se ka vendosur të drejtojë koalicionin.
Ai dha dorëheqje pasi shërbeu për 13 muaj si kryeministër.
Gazeta e Vatikanit e mbështeti ofertën e zotit Monti për tu rikthyer si kryeministër.
Korrespondenti i BBC në Romë thotë se do të ketë një listë të vetme, ku do grupohen partitë centriste, që do të quhet “Axhenda e Montit për Italinë”.
Kjo për senatin, kurse për dhomën e deputetëve, do ketë një koalicion partish, mes tyre edhe Kristan- Demokratët.
Për shkak se është senator i përjetshëm, Monti nuk mund të garojë në zgjedhje, por ai do të marrë pjesë në fushatë dhe do të rikthehet si kryeministër nëse koalicioni është i suksesshëm.
Monti mori detyrën në krye të një qeverie teknokratësh pasi qeveria e Berluskonit u rrëzua nën presionin e tregjeve financiare.
Monti i ka përshkruar 13 muajt në detyrë si të vështirë, por interesantë.
me sa duket edhe kta italjanet moren mesim nga ne ,, ne kemi nje koalicion ku marrin pjese republican e monarkista,, te majte e te djathte,, edhe keta te majte e te djathte kunder te majteve e te djathteve,, qeveri hibrite
hibride,,,,idiot
je kafshe qe di nje fjale.. pse fyen?
popull idiot,sa ska tu veje,,
Neqoftese dikush e quan ” idiot ” popullin italian , atehere populli yne eshte akoma ne epoken e gurit .
Italia eshte e ka qene epiqendra e zhvillimit human ; ajo ze nje nga vendet e para ne bote ne çdo fushe te jetes : shkence , kulture , art , muzike , sport e çdo gje tjeter . Populli italian , vetem nobelista ka , me shume se kushdo popull tjeter dhe vjen menjehere pas Amerikes . Pa permendur ketu kompozitoret e famshem , aktoret te nderuar me Oskar , me ne ze te Botes , shkencetaret , zbuluesit navigatore , kengetare e instrumentiste ….Bota pa Italine , nuk dihet se sa mbrapa do te ishte . Italia , eshte nje vend super demokratik , populli i saj , eshte nder me humanet e Botes , italianet jane te paret qe mbrijne ne çdo vend te rruzullit qe peson fatkeqesi natyrore . Te pergojosh Italine e popullin e saj , je me te vertete nje idiot e gjysem .