Vdekja e një 23- vjeçareje, pasi u përdhunua në grup në Indi, ka shokuar mbarë vendin.
Tani mediat bëjnë me dije se studentja kishte në plan që të martohej në shkurt.
Fqinjët e saj thonë se ajo kishte bërë të gjithë përgatitjet për dasmën dhe kishte caktuar edhe vendin ku do bëhej.
Ajo me të fejuarin e saj kishin nisur të blinin edhe rrobat e dasmës.
Për shkak se emri i saj nuk është bërë publik, për 23 vjeçaren përdoren disa emra nga media indiane. Disa e quajnë Bija e Indisë, të tjera Zemërluania apo edhe Nirbhaya, që do të thotë e patrembura.
Që prej përdhunimit brutal në grup, India është mbërthyer nga protesta të ashpra. Miliona njerëz kërkojnë ekzekutimin e gjashtë të akuzuarve për këtë ngjarje të rëndë. Ata rrezikojnë tani dënimin me vdekje.
Aktivistët e të drejtave të femrave thonë se diçka nuk shkon siç duhet me shoqërinë e tyre.
Përdhunimet janë shumë të përhapura në Indi. Mediat japin shifra shokuese. Në Nju Delhi nga 635 përdhunime, vetëm njëri është dënuar nga gjykata.
23 vjeçarja u sulmua më 16 dhjetor. Ajo së bashku me të fejuarin ishin në një autobus privat në Nju Delhi. Krejt papritur gjashtë persona e sulmuan atë. Me vete kishin një shufër hekuri.
Pasi e përdhunuan rëndshëm, ata edhe e rrahën atë. Ndërkohë me shufrën e hekurit i dhunuan edhe organin seksual. Më pas e hodhën atë të zhveshur e të plagosur në mes të rrugës. Shoku i saj duhej të shihte të gjithë skenën.
Vajza u dërgua për kurim në Singapor, por nuk e fitoi betejën me vdekjen. Më 29 dhjetor ajo ndërroi jetë.
Bota eshte mbushe derra, nuk e kuptoj pse Amerika beri arme atomike “per turshi”. Pse gjithe kjo urrejtje ndaj vajzave, jo vetem ne Indi?
Pse dhunuesit meshkuj nuk e mendojne se edhe nena e tyre dikur ishte vajze (femer) e pastaj u be nene. E shkreta vajze indiane, kam pas menduar se indianet kane nje cike kulture si popull i lashte qe jane, por ja, evgjit te thjeshte jane.
Çudi e madhe, sa shumë zhurmë qe bëjne indianët! Pse vallë nuk rrinë aq urte sa rrijnë edhe shqiptarët kur vajzat e tyre i përdhunojnë kopukët dhe duke u çlodhur pas “punës” në grup, ua fikin cigaret në pubis. (tregon vetë një adoleshente çermanake për jetën e saj në nje libër të dale rreth vitit 93 në Shqipëri)
Absulutisht,te denohen me vdekje,pasi ti kene dhunuar seksualisht ne menyre te hapur,kjo eshte korrektesi per mrojtjen e te drejtave e te lirise private.Shoqeria s’ka nevoje per plehra.
Pa asnje meshirë! Te te gjashtet! Si 635 perdhunime dhe vetem njeri denohet? Mire e kane shoqatat e mbrojtjes se grave ne Indi. Jo dicka, po shumcka nuk shkon atje. Kam lexuar reportazhe te tmerrshme per fatin e vejushave, vajzave dhe grave indiane. Ngjarja ka ndodhur ne Indi, po ajo eshte e perbotshme, tashme dhe reagimi i tille do te jete. Ai nuk ishte aksident. Gjithcka me koshience! Te nxjerre mesime edhe politika shqiptare, pasi jane vrare rreth 30 gra e vajza ne vitin 2012. Gjyqesori te jape drejtesi dhe te mos zgjoje ne shpirtin e popullit ndjenjat e hakmarrjes se nuk do te jete e larget dita, kur hakmarrja do te bjere mbi te dhj(e)amosurit e padrejtesise shqiptare.
Se pastaj ngrihet AI nga varri dhe buçet “Te djegim me zjarr e me hekur te gjithe ata që marrin neper kembe ligjin e shenjte te shqiptarit per mbrojtjen e femres…”
A ngrihet opinioni i jone ndaj nje perdhunimi te tille? Kjo duhet te beje te ndergjegjshem kete shoqeri shqiptare. Jo vetem nuk ngrihen ne protesta, por perkundrazi, i shohin keto akte si te ishin nje rast per nxitje seksuale.Liria e femres, ne keto raste, perdhunohet, ndersa meshkujt, ata q` kan` nena, motra apo bija shohin e bejne sehir. Sa larg jemi! Mburemi pastaj me broçkullat e Sali Berishes, i cili nuk le rast, 24 ore ne dite, flet e flet per liri, per rolin e gruas ne shoqeri,etj.etj.
Te na vije turp.