Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, vdes ndërsa po kapërcente rrugën

5 Janar 2013, 22:48Politika TEMA

Një aksident është shënuar në orët e mbrëmjes në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës.

Një automjet ka përplasur një person dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 25 vjeçari Arben Çupi.

Viktima është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po kryen hetimet paraprake për këtë ngjarje.

Paraprakisht mësohet se viktima po tentonte të kalonte rrugën, kur ka gjetur vdekjen.

Shpesh kalimi i autostradës nga këmbësorët është kthyer në burim aksidentesh.

12 komente në “Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, vdes ndërsa po kapërcente rrugën”

  1. Adoleshent says:

    Shqiptarja thonte esht aksidentuar me motorr.. Mos u beni qesharak me lajme te tilla se nuk esht hera par.
    Mbikalimet edhe pse ne disa zona mungojn jan te detyruar te kapercejn autostraden po aty ku ekzistojn pse kapercejn autostraden??!

  2. alban4eva says:

    autostrada u thencin atyre..!
    “autostrada” ku kalon dhia dhe mushka, lopa dhe gomari, delja dhe pula.. Albanistan hesapi..

  3. Albano autostrada ishin atehere o burre ne kohen e xhaxhit tend te dashur…a mban mend ? Vershonin bmw anembane shqiperise , bile kalonin edhe kufirin qe te plaste armiku nga zilia…

  4. dhembeli says:

    Ne vendin tone ,ne cdo ndertim sidomos ndertimin e rrugeve nuk mendohet per popullin po per xhepin dhe kjo qeveri cdo dite flet;
    “fain ja hedhin atij qe i vodhen lopen”

  5. Roberta says:

    Autostrada?!
    Mos e ka llafin ky gazetari per ate rripin e asfaltit me beton ne mes qe me sh mundim lidh Tiranen me thuajse Vloren??? Mos abuzoni me fjalet.

    Mjere viktima dhe familja e tij! U prefte ne paqe!

  6. Toni.I. says:

    I thonè njè fjale tè urtè Popullore “Mè mirè èshtè tè marrèsh
    rrugèn e gjatè dhe tè del mè e shkurtèr”.

  7. victor (vlora) says:

    Ne fakt ne Autostrade nuk duhet te kete mbikalime makinat ne autostrade ecin me shume shpejtesi 130 km ore absolutisht nuk lejohet ne asnje menyre te kapercehet autostrada kjo eshte autostrade dhe nuk eshte rruge normale qe te kete mbikalime por edhe ketu mbikalimet mungojne ministriae trasporti duhet te marre masa dhe te bind qytetaret qe autostrada nuk kapercehet sepse gjen vdekjen. Nje shoku im nga italia qe eshte istruktor autoshkolle me ka then qe asnjehere dhe kurre nuk duhet te kete mbikalime ne autostrade… KUSH E KA FAJIN ??

  8. matabashkim says:

    Ne kete raste e ka Fajin kembesori(me rregulloren e Gjermanis,po Shqiperi ka Ligjet komuniste akoma,ku i jepet e drejta kembesorit)dhe Shoferi i Shkret do te Hyje ne Burg,se fshataret bejne Cirke me Jeten..Tabela eshte 80 ne Ore,pra Kembesore ka deshure te beje Vetevrasje(dhe me ligjin Gjermasne eshte Kriminele,dhe duhet mbase Vdekjes te Paguaje Demin e Makines,Sikurimet e tije,po pati?)Kukes sa dele nga tuneli Malesoret kane vene Shkalle druri dhe e kane bere mbi Kalim!!!Po ferari qe hecen me 300 Ore e Dine ata?Po jane Trima!!!!

  9. Qamil says:

    Ndjej keqardhje per shoferin. Eshte dramatike qe duke qene per hesapin tend ne nje rruge qe nuk e pershkon dot nen 80km/ore , ne mes te erresires te hidhen siper makines fshatare te papergjegjshem te cilet si rrugen me alternative kane vetevrasjen.

    1. fredi says:

      vertet te vjen keq per shoferin se nje i papergjeshem kalon ne mes te erresires pa e ruajtur veten dhe shoferi ben dhe burg tani nese nuk jep ca mijra euro qe ta mbylli si muhabet…kjo qe duhet te jete aksi kryesor i shqiperise tr-dr nuk ka as dhe 100 metra te ndricuara si autostrade…

  10. victor (vlora ) says:

    dakordohem me temen tende !!!pergjigja ishte e sakte bravo !!MATA

  11. eno says:

    Fajin e kane tere qeverite,ne asnje vend te botes nuk lejohet qe ne afersi te autostradave te ndertohen banesa ose biznese sepse dihet qe do ndodhin keto fenomene,kurse keta budallenjte tane kujtojne se autostrada eshte bulevard dhe makinat do ecin me 50km/h dhe do i shikojne…sidomos naten qe katundarin e shikon vetem kur e ke ngritur perpjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje