“Personat që përfitojnë më shumë nga paratë e pista janë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët”

14 Janar 2013, 11:36Kronika TEMA

Arben Doçi, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave tregon në një intervistë për GSH kanalet përmes të cilave gjenerohen paratë e paligjshme në territorin shqiptar. Duke iu referuar raportit të “Global Financial Integrity”, ai pohon se: “Bëhet fjalë për shuma parash, që nuk kanë të bëjnë me punën e institucionit tonë. “Global Financial Intgrity” i është referuar bilancit të pagesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe raportit tregtar të import-eksporteve. Bëhet fjalë për një diferencë mes pagesave jashtë kufijve dhe bilancit tregtar. Shifra mesatare prej 130 milion dollarësh për dhjetë vite është rezultat pikërisht i kësaj diference dhe nuk bazohet në asnjë të dhënë të GFI mbi transfertat konkrete të jashtëligjshme”.

Ndërsa për sa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ai shpjegon: “Për vitin 2011 kemi dërguar 160 raste për investigim të mëtejshëm në Policinë e Shtetit dhe 51 raste në Prokurori. Për vitin 2012 janë dërguar për investigim të mëtejshëm në polici 171 raste, ndërsa 34 të tjerë janë dërguar në prokurori. Në shumicën e këtyre rasteve zbulojmë se burimet e të ardhurave nuk janë të ligjshme, por nuk kemi informacione të marra nga trafiku i qenieve njerëzore. Ndërkohë që një pjesë të mirë të rasteve e zë korrupsioni”.

Ai pohon se pjesa më e madhe e të ardhurave janë të prodhuara në rrugë kriminale në shtete të huaja dhe të transferuara në Shqipëri.

“Kryesisht futen brenda kufijve në rrugë klandestine, ndërkohë që nuk mungojnë as transfertat, transaksionet bankare. Problemi më i madh janë shumat cash që sillen fizikisht brenda kufijve, gjë që na ka bërë të shtojmë bashkëpunimin me Policinë Kufitare, me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Dihet tashmë që çdo person është i detyruar të deklarojë në kufi çdo shumë mbi 1 milion lekë dhe së fundmi janë bërë përmirësime të ndjeshme në këtë aspekt nga të gjitha palët”.

Doçi deklaron se këto para investohen në hotele apo restorante, toka bujqësore etj, por edhe: “Vitet e fundit është shfaqur fenomeni i parajsave fiskale. Po tentohet transferimi i parave  drejt këtyre parajsave. Shoqëri fantazma shqiptare kanë krijuar  lidhje me shoqëri të tjera në këto vende, të cilat janë jashtë juridiksionit tonë dhe është ky element që përpiqen të përdorin.”

Sipas Doçit, personat më të ekspozuar nga përfitimi i parave të pista janë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët.

7 komente në ““Personat që përfitojnë më shumë nga paratë e pista janë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët””

  1. ARBEN PUSHTI says:

    NA RROFSH B…. PER NIVELIN QE KE DHE INFORMACIONIN QE JEP PAS 22 VJET.

  2. Qerrimi says:

    harove pusht et in e katert median.

  3. Tani nga Londra says:

    sa mire e ditke. po noi emer sa per garniture ste ra ne mend?

    o Tema, citoni gjithate carcaf te ketij botit dhe nuk citoni pjesen ku ai shprehet per prokuroret gjyqtaret e e politikanet. cik me profesionalizem ju lutem

    e tha ky boti kete apo yyyy agua

  4. realitet shqiptar. says:

    KOVACANA E SHQIPERISE.

    A.Doci apo kushdo qe sqaron se parate e pista i kane me shumice pushtetaret,gjyqtraret,prokuroret, dhe ata qe jane sa me afer kokes Nr1 te Shqiperise azgje te re s’kane thene.Kjo dihet me kohe.
    Vete kokat e kombit:zogji,enveri,ramizi,nano,saliu,xhozefina,me bishtat prane tyre sic jane sot:ilir meta,sandri,balliu,fevziu,ruci,gjinushi,servet pellumbi,spartak brao,dhe gjarperinj te tjere, edhe gomari i fshatit e mesoi qe ishin dhe jane me para te zeza.Me flori,euro,dollare neper banga sekrete.
    Tregoni nje jo politikan,jo partijak, qe ka me shume pasuri se nje politikan ne Shqiperi.
    saliu aksidentalisht i ka zhdukur pasaniket qe fitojne pa qene ne PD apo PS. saliu sa nuk ju thote shqiptareve:me hani mune do vjeth sa te dua dhe c’to me beni? azgje.
    C’i bene nexhmijes qe enveri vodhi florine e minierave te veriut te Shqiperise? i bene nje gjyq se kishin pire, aq apo kaq kafe kur ngordhi kucedra.
    Gangrena e Shqiperise eshte fakti se mutrat e maceve s’behen liac.
    Kombin kur e drejtojne macet,varfanjaket me gene analfabetesh me 7 breza para ardhesish,ketu arin ku ndodhen sot shqiptaret.
    15 milion jashte kesaj toke 2.8 milion brenda saj.PSE? sepse timonin e kamionit Shqiperi e kane idiotet me emrin komuniste,spiune,analfabete pa diplome si ishte enver kasapi.
    Vlonjatet e thone:Muti i kakes ne krye te vatres.
    Historia e politikaneve koka, ka edhe rastet kur keta njeres nuk mbajne gjithe te ardhurat per veten e tyre,por ja japin individeve me prane vdekjes.
    Keto kokat tona qe drejtojne, jo vetem gllaberojne rogat e majme por duan permbi roge pasuri qe shfaqet me;Vila,apartamente voluminoze ne qender te tiranes,biznese ne xhis e fis,para mbi norme ne femijet si akuzohet sot argita me te vellane.

    Nderkohe spartak brao ulkonje e vjeter e kalbur nga djallezite nder dekada nxjer pa faj,ke ti urdheroje saliu.
    Konkluzion:Ky vend nuk behet me kete race ajdutesh ne pushtet.
    Kete lloj race e ulin ne pushtet, edhe ata qe duan ta renojne Shqiperine.Kur te kuptojne shqiptaret se vota nuk ju duhet dhene komunisteve,spiuneve apo kelysheve te tyre,vetem ne kete rast Parlamenti shqiptar hyn ne rruge te mbare.
    Parlamenti i sotem kovacane po,mund te quhet.

    1. Patriot says:

      Per “realitetin shqiptare”parlamenti shqiptare nuk duhet te quhet kovacane se e larteson,por nje WC publike qe tejqelb me ererat e prodhimet e saje te ndyra ne c’do cep te globit.
      As me pak dhe as me shume por parlementaret shqiptare te deri tanishen jane vetem jashteqitja shqiptare,nje mut i ndare ne shume parti qe ricikolon vetem boten e krim-korrupsionit komunisto-fashito-nazist-fundamentalist ne te tre pushtetet ne vite.

    2. Patriot says:

      Per “realitetin shqiptare”parlamenti shqiptare nuk duhet te quhet kovacane se e larteson,por nje WC publike qe tejqelb me ererat e prodhimet e saje te ndyra ne c’do cep te globit.
      Parlementaret shqiptare te deri tanishen jane vetem jashteqitja shqiptare,nje mut i ndare ne shume parti qe ricikolon vetem boten e krim-korrupsionit komunisto-fashito-nazist-fundamentalist ne te tre pushtetet ne vite.

  5. realitet shqiptar. says:

    Shqiperia eshte vendi ku drejtojne ajdutet me kollaro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje