Pas ekstradimit në Shqipëri, Jetmir Llanaj ka deklaruar se nuk ka gisht në atentatin ndaj vëllezërve Shkreta.
“Nuk kam lidhje me këtë ngjarje, mundem dhe do të provoj se nuk kam qenë fare aty, se nuk kam qenë në vendngjarje”.
Llanaj i qëndron sërish betimit të tij: “Po, do të marr hak ndaj autorit. Familja Shkreta ka jetën e saj, historia e kësaj familjeje nuk varet prej meje”.
Ndërkohë nga ana e tyre, familja Shkreta ka pohuar se nëse Llanaj nuk merr dënimin maksimal, do të bëjnë vetëgjyqësi. Ata tregojnë se gjatë atentatit, ku mbeti i vrarë njëri prej vëllezërve, Jetmiri ka thënë “M’i bëni të fala djalit”.
“E kujtoj shumë mirë momentin kur na është zënë prita. Kemi zbritur nga furgoni me gjithë vëllain në autostradën Mamurras –Fushë-Krujë në drejtim të lumit Ndroj. Ktheheshim nga dasma. Kemi përshkruar rrugën përbri lumit dhe kemi kaluar tek shinat e trenit në një distancë prej 1000 m larg shinave të bregut të lumit. Papritmas na kanë dalë para në distancë 10 m, Jetmir Llanaj me vëllanë, Muharrem Llanaj. Ishin të dy pa maska e të armatosur dhe Jetmir llanaj na ka thirrur: M’i bëni të fala djalit! Aty ka qëlluar me breshëri drejt meje dhe vëllait tim, ku unë jam plagosur në shpatull dhe në këmbë. Jam rrëzuar poshtë dhe jam ngritur, ku dhe më pas jam gjuajtur me breshëri në një distancë ndoshta 5 metra. Na kanë qëlluar të dyve me vëllain dhe kur kam qenë shtrirë përtokë, i kam thënë vëllait: Genti ik! Dhe jam kthyer mbrapsht duke më qëlluar gjithmonë pas shpine”, tregon Aurel Shkreta për GSH.
Kjo eshte nje fatkeqesi qe ska per te mbaruar, deri sa fiset te shuen.
Po svuri dor shteti, ska per tu zgjidhur. Ai njeri ska faj. I vrane
djalin 9 vjec. I moren driten e syve dhe ai njeri nuk shikon me dhe
skupton me se cben.
Tragjedi shume e rende
Aureloooooo,i keni vrare djalin….i keni vrare femijen…..!!
Vetem po u bere baba do te kuptosh dhembjen e Jetmir Llanajt…!!
Para se te gjuanit,te mendoheshit…
Mos vritni femij o xhelat,keni frik Allahun mos hakmerreni kjo jet esht sprov cdo kush dota merr hakun ne diten e gjykimit,kto zemer smur qe luajn me arm kan shkatrruar 2 familje njerez shpellar.Varferia shpirtnore e njeriut modern sjell kto alkoholi.droga amoraliteti =del kjo Allahu na udhezoft…