Kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, shprehet se gjyqtarja që u sulmua me acid, Mirela Mishgjoni, nuk është kërcënuar më parë.
“Jo, Mirela nuk ka pasur shqetësime në lidhje me punën që bën. Ajo nuk është kërcënuar. Nëse do të kishte probleme të kësaj natyre, apo të ishte kërcënuar, do të merrej në mbrojtje. Ajo është gjyqtare dhe e di vetë si procedohet në raste të tilla”, tha Malaj.
Malaj e përshkruan si të tillë ngjarjen: “Gjyqtarja në momentin që ka dalë nga pallati i saj, është përballur me një person të panjohur, i moshës 20-22 vjeç. Mirela dhe agresori nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë. Gjithçka ka ndodhur në çast. I riu, i cili ka pasur një shishe në dorë, i ka hedhur acid në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit dhe më pas është larguar me vrap”.
Pas takimit që ka patur me gjyqtaren Malaj, ai rrëfen se Mirela është ndihmuar nga një pronari i dyqanit të peshkut.
“Në momentin që i është hedhur acid fytyrës, Mirela është futur në një dyqan peshku që ndodhej afër vendit të ngjarjes. Pronari i ka larë fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Me atë ka shpërlarë edhe gojën. Kjo ishte gjëja e parë që duhej bërë. Kështu do të vepronin edhe mjekët në raste të tilla. Kjo ndërhyrje ka bërë që gjyqtarja të shmangte pasojat e rënda nga djegia me acid”, shprehet Malaj për GSH.
Dyshohet se akti është kryer për shkak të detyrës, por ende autori nuk është vendosur në pranga.
Nese ka shkelur dike ne kallo, e ka merritur. Gjyqtaret duhet te mendojne per familjet qe kane, dhe familjet e atyre qe ju heqin drejtesine.
Ne kete vend ku nuk ka shtet, kjo eshte rruga e vetme te vesh shpirtin ne paqe.
Me acid e djegshin Saliun dhe Jozefinen. T’ju digjet gjuha e helmuar qe mos flasin me ?
ky veprim eshte talebanizem me plot kuptimin e fjales, dhe per kete duhet te jemi te gjithe ne nje mendje.. kjo, persa i perket veprimit te djegies me acid.
tjetra eshte, qe ka dicka ne kete mes, eshte e sigurte, sepse gjykatesit tane ne Albanistan, vetem emrin kane “gjykates”, sepse jane kthyer krejt ne mafioza, dhe eshte e sigurte se kjo do kete bere ndonje padrejtesi..
nuk ka shtet ne Shqiperi, kjo eshte e gjitha..
Me vjen keq n.q.se do te jete nje i papergjegjshem personi qe ka kryer veprimin , por kam frike se gjyqtarja diku ka gabuar pasi duke pare vendimet ne gjykate qe dallaveraxhijte behen pronare me leke dhe pronaret bredhin ne gjykata them se dicka ka . Ajo kaq e di se eshte e ndergjegjshme per veprimet dhe vendimet qe ka marre dhe n.q.se e ka bere keto jane pasojat.
trajnim ndihme e shpejte per ju te nderuar gjyqtare
degjuat cduhet bere ne rast acid ataku?
dhe mos thoni qe sdegjuam
Taleban jan komentuesat e gazetes Tema qe mbrojn nje kriminel,sikur dikush do i hidhte Mero Bazes acit si do te reagoshin keto ham huma ,cfar i beri Mero Baze kujt
AI QE MERR MUNDIN E DJERSEN E TJETRIT KESHTU E PAGUAN NJE DITE ,TE JENI TE SIGURTE.
i lumte dora cunit.anetaret e sistemit te drejtesise ne shqiperi jane kriminelet me te medhenje te vendit.
O mbret , Imzot po te kishte nje mbret kaq mendje sa ke ti bota do ishte kthyer kokeposht.
Krahasimin qe ben nuk ka asnje lidhje me rastin ne shkrim.Nje njeriu qe nuk te ka bere gje nuk ke pse i hedhe acid.
Nuk jame per vetgjyqesi veprimi eshte i denushem,por kur tr ka ardhur shpirti ne maj te hundes ,te kane mare pronat dhe pasurine dhe nuk gjen dot drejtesi se ka shume korrupsion ne gjyqesor se fiton ai qe ka parate , nuk te ngelet gje tjeter vec vetgjyqesise.
gjeja me e keqe per nje komb eshte te mari ligjin ne duart e veta……por ku do ta gjesh te drejten kur te tere avokatet dhe gjyqtaret jane dhe hane me kriminelat. ju flisni per marje tokash ,po te mendosh qe gjyqtaret i kane dhene ulje nje krimineli qe ka vrare tjtrin ,,………//////