Bija e kryeministrit akuzohet se kërkon ryshfet

16 Janar 2013, 22:34Politika TEMA

Një biznesmen pakistanez, Zafar Ansar, ka akuzuar Argita Malltezi Berishën se ka kërkuar miliona euro në vitin 2007, për të siguruar miratimin e ndërtimit të një termocentrali.

Nga Besar Likmeta, BIRN

Ansar, që ka qenë edhe konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan, kishte punësuar firmën ligjore të Malltezit në vitin 2007 për të negociuar me autoritetet lokale për ndërtimin e një centrali të energjisë në Shqipëri, me vlerë rreth 100 milion euro.

Në një intervistë për Top Channel, të publikuar të martën, Ansar tha se pavarësisht se kishte kërkuar pagesat ligjore standarde, bija e kryeministrit kishte kërkuar dhe një pagesë suksesi prej deri në 3 përqind të totalit të investimit, si dhe i kishte bërë presion për të blerë një copë tokë të shtrenjtë.

“Korrespondenca ishte e çuditshme pasi pagesa e suksesit është pak e pazakontë për një firmë ligjore,” tha Ansar. “Në këtë rast duket qartësisht se meqenëse ajo është vajza e kryeministrit gjen mënyrën dhe e bën”.

“Toka e ofruar prej saj ishte jo e përshtatshme, pa infrastrukturën e nevojshme, shumë e shtrenjtë dhe nuk përmbushte kërkesat e mia”, tha Ansar.

“Pasi vendosa mos ta blija token, mu tha se projekti për ndërtimin e TEC-it 120 megavat do të ketë probleme,” shtoi ai.

Akuzat ndaj Malltezit dolën për herë të parë në vitin 2007, kur botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, botoi një seri e-mailesh të shkëmbyera mes Ansar dhe zyrës ligjore të Malltezit.

Javën e shkuar, Partia Socialiste në opozitë akuzoi Malltezin se ka përdorur ndikimin e babait për të pasuruar veten, duke nxjerrë në pah si shembull çështjen e këtij centrali.

I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani, tha se akuzat e Ansar ndaj Malltezit nuk janë duke u hetuar për momentin.

Në përgjigje të akuzave, Malltezi tha të mërkurën se nuk ka bërë asgjë joligjore.

“Biznesmeni në fjalë më ka kontaktuar mua përpara gjashtë vitesh, dhe jo e anasjella, duke kërkuar ndihmë ligjore për fazën përgatitore të projektit,” tha ajo në një deklaratë. “Çdo veprim i zyrës time ligjore ka qenë totalisht privat,” shtoi ajo.

Malltezi po ashtu akuzoi liderin socialist, Edi Rama për shpifje dhe tha se do të ngrejë akuza ndaj partisë së tij.

“Dua të kujtoj zotin Rama se vetëm në diktaturë pagesat e bizneseve private vendosen nga qeveritë,” tha ajo. “Akuzat për bllokim të investimeve janë qesharake,” shtoi ajo.

Megjithatë, Ansar tha se ai beson se projekti është bllokuar pasi ai refuzoi të paguante për tokën që ofroi Malltezi.

Pasi e-mailet dolën në mediat vendase, ai tha se autoritetet vendase i bënë presion që të padiste gazetarin që i publikoi.

“Në kohën kur e-mailet e mia u publikuan, zoti Admir Banaj (ish- ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite) më kërkoi disa herë që të hidhja në gjyq gazetarin që i publikoi ato,” tha Ansar.

“Pasi refuzova, ai u mërzit shumë me mua. Përdori influencën e tij në ministrinë e Jashtme dhe në zyrën e kryeministrit për të më hequr titullin si “konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan”.

18 komente në “Bija e kryeministrit akuzohet se kërkon ryshfet”

  1. luli shtino says:

    U be boze kjo historia. Na nxirrni ndonje gje tjeter. E morem vesh se cfare ka bere Argita. Namin e zi ka bere!!!! Megjithate kuptoj se te eshte bere shume fiksim ajo femer, o Mero. Sa frike e paske!!! Mjaft ore!

    1. arrixhiu says:

      o luli po ta kishte frike Argiten, Merua nuk shkruante fare per te, po keshtu eshte kur je rrote. Ta nxjerrin ne cdo gazete, derisa ta kuptojne te gjithe cfare demi po na sjellin keta gorrilla.

      1. fl says:

        E cfare bente me teper Ilir Meta (qe demok*ret e ndershem e kane shume perzemert) se kjo? 700.000 ose 3% kerkonte edhe ai per nje firme.

        Me te njejtin standart, ndaj kesaj duhej te kishte nisur procedimi si ne rastin e Metes.

      2. Horri i Bulevardit says:

        Sa here qe atakohet familja Berisha per korrupsion, nuk vonon dhe del ky luli shtino dhe ska turp dhe i mbron.
        Kjo e ka nje arsye, se shtino sot eshte bashke ne korrupsionin e Lirije Sllobodanka Berisha, ne aferen e femijeve jetime, afere qe shume shpejt do te dale ne shtyp, ku direkt do te akuzohet Liri Berisha me disa bashkepuntore, ku nuk mungon Aida Shtino dhe Rezart Taci.
        Luli shtini ne raste kur nuk eshte ne diskutim familja Berisha del si Radikalisti edhe si lligji.

    2. Ndoc Rroku says:

      Cita asht ndryshe nga thmijat e diktatorve te tjer. Ajo i fiton vet paret e veta me gjersen e ballit.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

    3. tiranare says:

      Nqs ti vidhesh dhe kjo nuk te ben pershtypje me shume se 3 dite, atehere ke probleme formimi ne karakter.

    4. Andi Furyo says:

      Prandaj o Luli jemi si Afganistani, se kemi talban si puna jote!
      Edhe ne Kore te veriut do u terhiqte qeveria per nje super skandal te tille.

    5. elio says:

      Mendoj se problemi eshte qe kjo eshte vajza e Babit, se ti kerkosh tjetrit komision per ndermjetesim nuk ka asgje te jashtezakonshme perkundrazi..Kjo ka zyren e vet private keshtuqe ne fund te fundit..

  2. Agron Ahmeti, bruksel says:

    Gjithkush po e kupton vetem PROKURORIA nuk po e kupton. Shkundu ADRIATIK LLALLA se per te kerkuar drejtesine je vendosur atje. Mos u bej pale me banditet. Mbyll syte dhe vepro. Si drejtesia.

  3. gallata says:

    Kjo eshte bere si MON KUKALESHI i Qazim Mulletit,perse nuk e quani MONIA ?

  4. vlora 1912 says:

    Kane pasur burra dhe gra me te “zot” se keta sot, por ka ardhu nje dite dhe i kane paguar te gjitha. Por, ka dhe ka pasur edhe nga ata qe i kane shpetuar drejtesise se kohes. Te shohim cdo te ndodh me keta.

  5. Titi Janine says:

    Kur vjeth kete popull edhe kjo qe me duket si dordolec per te trembur galat dhe te vjen te pelcas.Kur te iki yt ate nga aty ku eshte do te shohim se nga zyre avukatie ne zyre funerale do te kethet.E shpifur.

  6. TOTILA says:

    Kur e shikoj te bijen e KRYEMINISTRIT me vjen per te vjelle . Them me vehten time : Kaq te ulet jemi ni si shtet SHQIPETAR qe po na Q…..NJE KELYSH SERBI me te bijen ? Sa poshte kemi rene ,ose keshtu kemi qene . Popull pa dinjitet ,i pa inisiative .Mire te na behet !

  7. Dasho says:

    Ti rruajne tocin Meros. Per tocin poshte e kam se ate lart e rruan vete ai.

  8. KOSTA says:

    eshtu do e kaloni kete situate, duke u pergjigjur nepermjet akuzave, duke perdorur edhe partine ne favorin tuaj, sikur ajo parti eshte pjese e familjes tuaj, nuk ju duket si shume e habiteshme qe ju dhe vellai juaj jeni bere miljonera ne nje periudhe prej 8 vjetesh, per me teper qe vellai juaj nuk figuron i rregjistruar ne asnje institucin shteteror apo privat dhe fiton 49000000 leke, te reja, ne vite, sipas asaj qe ju deklaroni. Neve Edi Ramen e njohim qysh heret dhe e kemi per turp qe ai eshte kandidat per kryeminister, por na duket se eshte edhe kontributi i Berishes si kryminister qe megjithse kur ishte ne opozite nuk la akuze pa ngritur per te dhe me te drejte por ja qe ai eshte i lire dhe ne krye te asaj partie qe do te marri pushtetin….dhe akuzojne njeri tjetrin si po vazhdoni edhe ju…..kjo eshte forma apo morali i demokracise qe drejton babai juaj por qe do te drejtoi edhe Rama??!!! jo zonje, nuk kontribuam qe ju te talleni me ne dhe te gdhiheni miljonera pa bere asnje pune….Justifikoni shifrat marramendese qe i fitoni qe te vendosni moralin tuaj dhe te familjes tuaj kryeministrore, zonje….

  9. KOSTA says:

    Zonje, keshtu do e kaloni kete situate, duke u pergjigjur nepermjet akuzave, duke perdorur edhe partine ne favorin tuaj, sikur ajo parti eshte pjese e familjes tuaj, nuk ju duket si shume e habiteshme qe ju dhe vellai juaj jeni bere miljonera ne nje periudhe prej 8 vjetesh, per me teper qe vellai juaj nuk figuron i rregjistruar ne asnje institucin shteteror apo privat dhe fiton 49000000 leke, te reja, ne vite, sipas asaj qe ju deklaroni. Neve Edi Ramen e njohim qysh heret dhe e kemi per turp qe ai eshte kandidat per kryeminister, por na duket se eshte edhe kontributi i Berishes si kryminister qe megjithse kur ishte ne opozite nuk la akuze pa ngritur per te dhe me te drejte por ja qe ai eshte i lire dhe ne krye te asaj partie qe do te marri pushtetin….dhe akuzojne njeri tjetrin si po vazhdoni edhe ju…..kjo eshte forma apo morali i demokracise qe drejton babai juaj por qe do te drejtoi edhe Rama??!!! jo zonje, nuk kontribuam qe ju te talleni me ne dhe te gdhiheni miljonera pa bere asnje pune….Justifikoni shifrat marramendese qe i fitoni qe te vendosni moralin tuaj dhe te familjes tuaj kryeministrore, zonje….

  10. MALI says:

    FAMILIA KRYEMINISTRI VJEDHIN MENAXHOJN SHESIN SHPERDOROJNE PASURISE KOMBTARE ME KORNIZA LIGHORE TE GATUAR NGA LAVATRICJA E PARLAMENTIT ME ANE KARTONAVE TE SAHAN LEPIRES KETO JANE DUARTE EPASTRA TE KRYEMINISTRI

  11. MALI says:

    FAMILIA KRYEMINISTRI VJEDHIN MENAXHOJN SHESIN SHPERDOROJNE PASURISE KOMBTARE ME KORNIZA LIGHORE TE GATUAR NGA LAVATRICJA E PARLAMENTIT ME ANE KARTONAVE TE SAHAN LEPIRES KETO JANE DUARTE EPASTRA TE KRYEMINISTRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje