I riu nga Fieri u ekzekutua pasi fitoi në kazino?

21 Janar 2013, 11:15Politika TEMA

Një i ri nga lagjja Sheq e qytetit të Fierit është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme nga banorët e fshatit Seman të këtij rrethi, të cilët kanë qenë duke u kthyer në banesat e tyre.

Pas lajmërimit të policisë është identifikuar kufoma, e cili është Andi Prifti, 21 vjeç.

Sipas policisë, i riu është qëlluar me armë zjarri dhe autorët e kanë hedhur jashtë rrugës, me qëllim që viktima të mos gjendej për një kohë të caktuar, duke u dhënë mundësi të largoheshin.

Nga hetimet paraprake mësohet se i riu nuk ka pasur ndonjë konflikt, por siç bëhet e ditur në gazetë Shqip, 21- vjeçari kishte fituar një shumë parash në lojërat e fatit, dhe mundet që autorët të kenë qenë në dijeni të posedimit nga i riu të shumës së parave.

E megjithatë ende nuk është arritur në një version zyrtar të ngjarjes, dhe as nuk ka asnjë autor të identifikuar për vrasjen e Andi Priftit.

8 komente në “I riu nga Fieri u ekzekutua pasi fitoi në kazino?”

  1. Bekimi says:

    Ky krim duhet afishuar me postera sa faqja e murit në çdo cep të qyteteve shqiptare. Me siguri të vendoset para çdo vendi lojrash fati.

  2. ismeti says:

    rroft saloviqi me demomutokraci

  3. emigranti says:

    E tmerrshme, te vrasin per leke nje djal te mrekullueshem nga nje familje e shkelqyer ? krimi paska mare dhene .Sali zhduku nje ore dhe me pare .Vendi nuk ka me siguri .E kam njohur ate djal sepse e kam pasur komshi djal i edukuar qe shikonte punen e tij .I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij .Duhet vendosur patjeter denimi me vdekje sepse krimi ka mare permasa drastike ne Shqiperi.o popull ZGJOHU

  4. Albania1 says:

    Me vjene shume keq per kete djal. Po 21 vjec dhe akoma nuk kam mesuar shprehen e famshme qe ne lojrat e fatit fitojn vetem 2 veta ” pronari dhe ai qe nuk luan ” Gjithsesi ne xhunglen ku jetojm leket jan shum me te rencishme se sa jeta e njeriut ?
    Ngushellime familjes.

  5. ramy says:

    Demokracia te jep lirine qe eshte e shtrenjte. Do kete dhe viktima

  6. Gezimi says:

    Dihet ajo pune, kazinot dhe lokalet e llotove kane qene, jane e do te mbeten qendra krimi. Mjere ne ku kemi rene dhe ku po shkojme!

  7. tourkofagos says:

    kjo eshte fara azere,edhe ate qe fiton ta mohon,madje duke te marre jeten……………

  8. toni says:

    Une jam dakort me tourkofagosin,ai ka te drejte fare azere e ardhur nga Greqia,pasi si dihet nga te gjithe Shqiptaret dhe Greket atje ne Greqi kane ndodhur shume raste ku punetoret Shqiptare kane punuar me muaj dhe azeret Greke nuk i kane paguar dhe ne fund dike dike dhe e kane vrare e zhdukur pa gjurme,jane shume bije nenash Shqiptare qe e kane pesuar kete loje.Dihet mire se nga rrethet e jugut ka pasur shume emigrante ne Greqi dhe kete semundje jo Shqiptare na e kane sjelle dhe ne Shqiperi,pra si gjithmone te keqiat me te medha nga fqinjet Greke dhe Serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje