“Unë marr përgjegjësinë! Dua të përqafoj ato gra që do të rrisin të vetme fëmijët” (FOTO)

23 Janar 2013, 20:23Politika TEMA
“Unë marr përgjegjësinë! Dua të përqafoj ato

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, me zë të dridhur sot, doli përpara Senatit në një seancë dëgjimore në lidhje me sulmin tragjik mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë më 11 shtator.

Mes emocioneve, ajo tha se incidenti nuk ishte vetëm për politikën, por ishte edhe diçka personale.

“Dua të hedh krahët rreth atyre nënave e baballarëve, motrave e vëllezërve, djemve e vajzave dhe atyre grave që do të rrinin të vetme fëmijët,” tha ajo duke iu dridhur zëri.

Dëshmia e saj ishte pritur me interes prej shumë kohësh.

“Siç e kam thënë shumë herë që prej 11 shtatorit, unë marr përgjegjësitë,” tha ajo përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat.

“Askush nuk është më i angazhuar për ta bërë këtë gjë siç duhet. Unë jam e vendosur për ta lënë Departamentin e Shtetit dhe vendin tonë më të sigurt e më të fortë,” tha ajo.

Ajo insistoi se DASH po lëviz me shpejtësi dhe në mënyrë agresive për të rritur sigurinë e misioneve amerikane kudo në botë pas sulmit vdekjeprurës të 11 shtatorit.

Dëshmia e saj alternohej mes emocioneve, por edhe qëndrimit të fortë e të vendosur.

Të paktën tre senatorë republikanë ishin të ashpër me Clinton. Ajo u pyet se çfarë përgjigje kishte ndaj kërkesës që kishte bërë ambasadori i vrarë disa muaj përpara sulmit, duke kërkuar që të shtohej siguria në Libi.

“Më duhet të rrëfehem, unë nuk i lexoj të gjithë kabllogramet që vijnë në Departamentin e Shtetit,” tha Clinton.

Kurse senatori Rand Paul, që shihet si kandidat presidencial i republikanëve, tha se nëse ai do kishte qenë president dhe do zbulonte se ajo nuk i ka lexuar kabllogramet nga Bengazi, do e kishte shkarkuar.

Po ashtu pati pyetje se përse nuk janë intervistuar menjëherë të evakuarit nga Libia.

Një çështje tjetër që kanë ngritur për diskutim republikanët ka qenë se përse fillimisht u quajt një akt i nxitur nga një protestë dhe më pas u fol për akt terrorist.

11 komente në ““Unë marr përgjegjësinë! Dua të përqafoj ato gra që do të rrisin të vetme fëmijët” (FOTO)”

  1. JC says:

    Po patjeter qe nuk i ka lexuar kabllogramet, se kush do mbante mend emrat e sodomiteve ne Shqiperi pastaj! Ka prioritete detyra, jo shaka.

    1. “Më duhet të rrëfehem, unë nuk i lexoj të gjithë kabllogramet që vijnë në Departamentin e Shtetit,” tha Clinton.
      PO ZONJA SEKRETARE; VERTETE NUK I KE LEXUAR KABLLOGRMET… E KETE E TREGOJNE MJAFTE SITUATA TE NDERA NE BOTE, KU NE VECANTI ESHTE RINGJLLAUR NEO-DIKTATURA SI P.SH. RASTI ME TIPIK NE SHQIPERI E GRADUALISHT EDHE KOSOVA. SHTETE SUPER-MAFIOZE E SUPER-KRIMINALE ME SUPORT MBESHTETJE (ME PARA E PRIVATIZIME SIGURISHT E JO “THATE”) NGA BRENDA EMRAVE -VIP- NE USA+BE, SA NJERZIT NE SHUMICE DERRMUESE PO “MALLKOJNE” DO ORE E DITE…
      ZONJA SEKRETARE; ME QEVERINE KATUALE NE SHQIPERI, ME HAJDUTJA DHE ME VRASTARJA ABSOLUTISHT NE TERE KETE HISTORI 100-VJECARE SHTET-SHQIPETAR I PAVARUR (DUKSHEM AKOMA QE NUK ESHTE SHTET I PAVARUR NE CDO DREJTIM), DUHET TE KISHE MBAJTUR ME SHUME “SHENIME” NGA KABLLOGRAMET QE TE KANE ARDHUR KETO 4-VITE (NGA DISA DREJTIME DHE JO VETEM NGA AMBASADORET E EMRUAR NGA KOMPANITE E LOBINGUT AMERIKAN -E DUKSHEM JO NGA JU…- QE JANE FILO-BERISHE E SUPE TE PAGUAR NGA RREGJIMI I BERISHES) QE ISHE NE KRYE TE DASH_IT. –GOOD BY MADAM…GOOD BY–

  2. voica says:

    Ah, moj moter Hillary!
    Ti i more pergjegjesite qe te takojne dhe hapur madje.
    Edhe ketu tek ne i morren pergjegjesite e Gerdecit, p.sh. I morri Fatmir Mediu, iku nga M. M. (minister i mbrojtjes)……..dhe vajti M. M. (minister Mjedisi).

  3. Ladi says:

    Kurre ndonjehere ne bote nuk do te vije ndonje cift njerezish te bekuar nga zoti me aftesite, zgjuarsine, guximin dashmiresine e perkushtimin si cifti Klinton. Nje nga me te sukseshmit qe kane drejtuar Shtepine e Bardhe dhe Superfuqine amerikane, nje nga mbeshtetesit me te medhej te kombit shqiptare. Zoti i bekofte.

  4. Pilo Lala says:

    Hillary eshte shume e forte dhe do fitoje ne mandatin e trete per Demokratet.
    Populli e ka kuptuar qe Republicanet nuk po kuptojne ndryshimet demografike Amerikane.
    Nga analizat e bera del qe FaNews ka ndikuar ne largimin e njerezve nga Republikanet. Republikanet sa here qe kane ardhur, kane sjelle vetem ulje ekonomike.

    1. Vlora says:

      Pilo Lala,

      shiko se ke prishur doren me kosin, pa nga amerika nuk merr vesh zotrote.

  5. kurjani says:

    ZONJE me kuptimin e plote te fjales,kjo eshte HILARI KLINTON,i paharruar i shoqi per ato qe beri per Ameriken e kombin tone,e paharruar edhe HILARI per te njejtat gjera por duhet shtuar se cfar gruaje eshte cfar kulture ka,,rrespekte per zonjen e madhe HILARI KLINTON..

  6. I Larguari says:

    Nuk eshte treni qe mbane shinat por jane binaret me shinat qe mbajne trenin .America ka shekuj qe ka shtruar shinat e demokracise qe keshtu trenat jane te sigurt se ku ecin.. Klinton bejne detyren e tyrendaj shtetit .Zoti e ka bekuar Ameriken

  7. rexhep says:

    Zoti,Bill Klinton dhe Hillari Klinton jane,ishin dhe do te mbeten idhujt e shqiptareve.Ata shpetuan kosovaret nga
    qfarosja dhe gjenocidi serbo-sllav millosheviqian dhe formuan Shtetin e pavarur te Kosoves.Keta idhuj te pa
    presedan themeluan bazat e palekundshme te bashkimit mbare kombetar shqiptar .I bekoft Perendija gjithemon.

  8. Lad Nazeri says:

    E kame ndjekur seancen degjimore te Hilarit me vemendje nga fillimi deri ne fund per faktin se kame patur mundesin ne tre raste te takohem duke biseduar per rreth pese minuta ne cdo rast.Gjithmon Ajo ka pushuar ne hotelin Ritz Carlton kur ka ardhur ne Cleveland,Ohio.Ne rastin e fundit qe e takova HIlari ishte kandidate per President.Me pyeti nga isha,isha vetam apo me familje,me pyeti per Shqiperine etjer.Une e falenderova per gjithshka kane bere per shqiptaret vecanerisht per Kosoven ne vitin 1999.Ajo bisedonte sikur te ishte shok me Ne qe ishim punetor te hotelit.Kete bisede e beri nder kohe qe prise te vinin bagazhet te cilat edhe pse u vonuan ,Ajo ndihej shume normale.Dukej shume e sinqert dhe e natyrshme.Keto veti i vura re edhe sot ne seancen degjimore me Senatin. Qe te kuptosh pergjigjet e Sekretarit te Shtetit Amerikan duhet te imagjinosh punene madhe,pergjegjesin e madhe qe ka ky pozicin, angazhimin e jashtzakonshem. Imagjino se sa te lodhur ndiheni kur beni udhetim te gjate me Avion nje here ne vit nga Amerika ne Shqiperi,po udhetimet e Sekretarit Amerikan te Shtetit qe jane pa fund ,ne te gjithe boten.Sigurisht kushtet jane te ndryshme por ato duhen mare parasysh. Ne kete kontekst,mendoj se nuk mund te kalohen te gjitha kabllogramet qe i vene Sekretarit te Shtetit nga e gjithe Bota ne 24-ore,pavarsisht qe ka punonjes qe meren me ato pune diku edhe mund te neglizhohet dhe dicka mbetet pa u plotesuar ne gjithe ate pune maramendese te Sekretarit te Shtetit. Faleminderit.

  9. mark canada says:

    Jane te verteta komentet e Ladit,Nazarkos,dy njerez te medhenj,nje cift i papare ne glob,mas nene Terezes keta dy njerez meritojne gjithcka qe mund tu behet njerezve ne toke,respekt e nderim te perjtshem.Per Ne Shqiptaret jane gjithcka,njerzit me te dashur,politikane te paperseritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje