Benitez: Nëse rri te Çelsi, e shpall kampion

27 Janar 2013, 15:22Sport TEMA

Rafael Benitez ka pranuar se do të dëshironte të qëndronte në vazhdimësi si trajner i Çelsit dhe nëse ky klub i jep atij mundësinë e një tjetër viti në drejtim, do të kishte kohën e duhur për të implementuar mendimet e tij në lojën e ekipit. Ndonëse tifozët nuk e kanë mirëpritur emërimin e tij si trajner i përkohshëm i skuadrës, spanjolli nuk e sheh këtë si pengesë për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij që përfundon me mbylljen e këtij sezoni.

“Do të dëshiroja që të drejtoja në një skuadër elitare dhe Çelsi është një klub elitar me shumë potencial. Ndaj kjo është një mundësi e madhe. Unë erdha në mes të sezonit, ndaj nuk mund të ndryshoja shumë gjëra dhe më duhej të punoja me ekipin që kisha në dispozicion”, ka thënë spanjolli para mediave.

“Kjo skuadër ka cilësi të mjaftueshme dhe është relativisht e mirë, por rrethanat e këtij viti kanë qenë të vështira. Çelsi është një ekip elite dhe nëse vazhdon të bëjë gjërat në mënyrën e duhur, do të jetë gjithmonë në garë për fitoren e trofeve”, tha spanjolli.

Pavarësisht irritimit të tifozëve ndaj tij, Benitez duket se ka fituar besimin e plotë të pronarit Roman Abramoviç, asistentes së tij, Marina Granovskaia dhe drejtorit teknik Majkëll Emenalo, për të cilët thuhet se u ka bërë shumë përshtypje përgatitja e tij për stërvitjen dhe taktikën e lojës së ekipit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje