Guardiola, 300 milion euro për të ndërtuar ekipin perfekt

28 Janar 2013, 19:37Sport TEMA

Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 300 milion euro për të ndërtuar ekipin e ri të Bajern Mynih për sezonin e ardhshëm. Lajmi i cili ka disa ditë që qarkullon në mediat evropiane, është konfirmuar sot nga gazeta “L’Equipe”, e cila pretendon se ka marrë një pohim nga një person brenda klubit bavarez.

Sipas gazetës franceze, plani milioner i merkatos së klubit fillon me Luis Suarez të Liverpulit dhe Radamel Falkao të Atletiko Madrid. Mendohet se Guardiola gjatë këtyre muajve që ka qëndruar jashtë futbollit ka vëzhguar me kujdes se cilët janë lojtarët që ai dëshiron në ekipin e ardhshëm dhe transferimi i të cilëve është mëse i realizueshëm.

Suarez ka një kontratë deri në vitin 2018 me Liverpulin, por mungesa e rezultateve me këtë skuadër dhe fakti që nuk arrin të fitojë trofe, mund të bindë uruguaianin të ndryshojë destinacion. Edhe klubi anglez do ta pranonte sakrifikimin e tij nëse bavarezët janë gati të derdhin në arkat e tyre rreth 44 milion euro.

Nga ana tjetër, disi më e komplikuar është situata e Falkaos. Lojtari kolumbian do të largohet nga Atletiko Madrid në fund të këtij sezoni, por Bajerni duhet të mundë konkurrencën e Çelsit, Maçester Sitit apo edhe Realit për të siguruar futbollistin, pasi të gjitha këto klube janë të gatshme të ofrojë 60 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.

10 komente në “Guardiola, 300 milion euro për të ndërtuar ekipin perfekt”

  1. ka mundesi says:

    Respekte per Guardiolen,por me kaq para behet edhe nje ekip,fjala vjen Partizani,dhe vertet qe del kampion jo vetem ne Champons Leage,por ne cdo kompeticion!
    Une vertet jam tifoz I Bayern por keto shifra nuk me thone se punon trajneri,por parate,te cilat pas investimit duhet te kthehen,me cdo kusht.Perndryshe, Pep do te shikohej si nje sabotator I paguar per te shkateruar nje ekip si Bayern.

  2. Pordha says:

    Rrespekte Guardialo. Nuk je si Mourinho ti qe vec me ekipe te pasura fiton.

    1. Dean says:

      C’a respekti mer lal.
      A nuk ishte ky Guardiola qe ”refuzoj” 1 shume maramendese nga Abramovic gjoja se paraja nuk eshte gjithcka???????
      Une nuk kam respekt per Murinjon,por te pakten ai e fitoj Kupen e Kampioneve me 1 ekip MEDIOKER,sikur ishte Portua qe ai udhehoqi drejt titullit.
      Lene mo burr i dheut,se ke te dish me mire,me i keq eshte.

  3. ajax says:

    Per te gjithe admiruesit e Shaqirit,Shaqiri ne veren e ardhshme eshte ne shitje,ne vend te tij Bajerni do te bleje turkun Ada Turan.

  4. fiku says:

    Ce dun Shaqirin qe ecen sikur ka dhi ne breke

  5. TOTILA says:

    GUARDIOLEN tek BARCELONA e pelqeja , por ato qe thuhen ne kete artikull,se atij i eshte dhene dore e lire qe te shpenzoje 300 MILION EURO ,atehere pse shkoi ai atje ? ‘ KA MUNDESI ” E ka thene shume mire ne komentin e tij ,une nuk kam cti shtoj . Por me sa duket BAYERNIT SI DHE REALIT u eshte bere OBSESION CHAMPIONS LEAGUE ,DHE sic thote nje fjale e urte qe : QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN ,atehere dhe BAYERNI E PASKA GJETUR CELSIN qe do t’i hapte KUTINE E “pandores” . GUARDIOLA .eshte kalimtar TEK BAYERNI ,nuk besoj se do te rrije me shume se 3 vjet ,pamvaresisht rezultateve ,sepse atje vigjelon BECKENBAUERI ,i cili ne se shikon qe dikush nga ata qe ai i sjell per te trajnuar BAYERNIN ,KERCENON TE SHKUAREN E TIJ ,AI menjehere e shet dhe i jep shkelmin. NUK e haroj kurre 1972-1974 KUR BECKENBAUERI ishte aq i fuqishem sa kishte dore te lire deri tek HELMUT SCHOEN SA TE PERZINTE GUNTER NETCZERIN nga NAZIONAL-MANSCHAFTI dhe ne vend te tij te binte WOLGANG OWERATIN . D.M.TH. GUARDIOLA po na del as me pak dhe as me shume por nje SOZI e MURINJOS . Te bukur ekip dashka te ndertoje . EKIPET ZINXHIR JANE E ARDHMJA E CDO EKIPI ,ATA dhe VETEM ATA dhe ASKUSH TJETER qe do te ishte MERCENARE DHE DO TE SHISTE PORDHE SIC PO SHET DENGLA DHE RONALDA qe tani se fundi qenka E ‘TRISHTUAR “.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Shume e drejt Totila, Bajern nuk lejon te beje eksperimente, Bajern mbahet tek tradita dhe Guardiola duhet ti pershtatet lojes bavareze.
      Nuk ka qene problem paraja tek Bajerni, se vetem ne republiken e Bajernit, jetojne gati 40% e miljardereve te Evropes.
      Tek gjermanet ne pergjithesi kam pare qe ata kur bejne tani nje plan studimin, ata e bejne per vitet, mbas 2030-tes, se planet per kete vit ata i kane bere para 20-vjeteve dhe ketu eshte celsi i gjermaneve se ata i permbahen planeve te tyre ke korrektesi dhe nuk lejne njeri te fuse duart ne strategjine e tyre. Dhe po ta shikosh, aty flitet vetem per dy lojtare, qe pretendohet per te blere.

    2. Die Kaiser says:

      Mos besoni cdo budallallik qe shkruajne gazetat.

      Natyrisht qe Bayern do beje ndonje blerje ne ato reparte ku ka probleme, por Bayern Munchen nuk ka dhe nuk do te kete kurre filozofine e klubeve te tilla si PSG, Manchester City etj.

      Baza e ekipit do jete ekzistuesja. Edhe stili i lojes nuk ka gjasa te ndryshoje dramatikisht. Bayern ben loje ofensive, mban dhe perpunon topin ne zonen e rreptesise se kundershtarit. Pep Guardiola do i jape lojes vetem llustrin, pra kombinimet e shkurtra dhe korridoret horizontale dhe vertikale “ala barcelona” qe nxjerrin lojtarin e fundit para portes kundershtare.

      Bayern duhet ti bente keto goditje ne treg. Me statusin aktual te ekipit shkonte dhe mund te shkoje deri ne finale, por me pas asgje nuk eshte e sigurte. Ne 22 vitet e fundit ka humbur 5 finale te Champion League (1981, 1987, 1999, 2010, 2012). Kjo situate nuk mund te vazhdoje me.

  6. der kommentator says:

    me mire te me kishin emeruar mua si trajner se di dhe gjermanisht ? e me 150 jo me 300 e nxjerr ekipin kampion europe.

  7. tepelensi nga damsi says:

    Jam dakort me totillen dhe horrin e bulevardit, por dua te them se bajern vertet eshte nje ekip i madh e me histori,madje me financa te sigurta etj…por te dini qe guardjola shkoi atje per me teper se eshte mesuar te punoj me fidanishtet e klubit si tek barca.
    Pra bajer e ka kte fidanishte madje shum efikase,prandaj baza e ekipit eshte gjermane,prandaj mos u shqetsoni shum ju tifoz te bajerit se gjerat me pep do shkojne shum mir ,sepse ai nuk e ka mendjen te gazetaret dhe premtimet boshe por tek stervitja dhe rezultatet,ktu eshte edhe ndryshimi i madh qe ai ka me moun (qe u rra u ckep nga guardjola e thoshte te shohim heren tjeter),a e lexuat deklaraten e mout qe tha un mund te mos fitoj gje por …trajner me bajer sdo shkoja.Tamam si dhelpra me rrushin,jam tifoz 35 vjet me realin por ky njeri po ma urren me lojen,deklaratat e cdo gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje