Një dedikim i Tito Vilanova në librin vjetor “Të jesh i Barçës” që i kushtohet historisë dhe traditës së klubit, ka ndezur atmosferën para “El Clasico” të mesjavës për Kupën e Mbretit. Trajneri katalanas ka bërë të qartë se për të, të drejtonte Real Madrid do të ishte po aq e keqe sa të promovonte dopingun apo të manipulonte një ndeshje.
“Të drejtoja Real Madrid është një nga tre gjërat që nuk do të bëja kurrë në futboll. Dy të tjerat janë të manipuloj rezultatin e një ndeshje dhe të promovoj përdorimin e dopingut”, mësohet të ketë qenë mesazhi i Vilanova ndaj tifozëve në këtë publikim që përmban fraza nga lojtarë e trajnerë që kanë bërë historinë e skuadrës katalanase.
Mes tyre nuk mund të mungonte një përshëndetje e Pep Guardiolës që ka folur për tifozët dhe mbështetjen e tyre të zjarrtë.
“Ky klub nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët apo presidentin. Mbi të gjitha është për njerëzit që vijnë të shohin takimet tona, pleqtë që ulen në lokale duke luajtur domino dhe duke folur për Barçën. Të më pyesësh pse e dua Barçën është njëlloj sikur të më pyesësh pse i dua prindërit e mi”, ishte mesazhi domethënës i Guardiolës në këtë libër.
Me gjithe respektin qe kam per lojes e bukur qe n’a kane dhuruar, nga me te bukurat ndoshta te te gjitha koherave, mendoj se jane me te vertete njerez boshe, nga te jashtezakonshem ne futboll shnderohen ne njerez mese ordinere pasi futbolli eshte thjesht nje sport qe argeton popullin, e bashkon, i sjell gezim dhe e defren… ndersa keta flasin per armiqesi, urrejte, politike
I Guardioles apo Vilanoves???? Libri eshte i Vilanoves, por mesazhi i Guardioles???
NEVER SAY NEVER !
Argita_B : nuk jane boshe aspak por ti nuk ke njohurite e duhura mbi ate ekip te asaj zone ( Katalonjes) e cila e ka luftuar madridin e gjeneralit franko dhe gjithe pushtetet e tjera me ane te futbollit….qe ta dish ti ata nuk e mbajne veten per spanjolle,biles duan te shkeputen….Mes Que un club eshte logo-ja e Barcelones, pra kuptohet qarte qe per ata eshte dicka me teper ?
O Argita po ku e sheh boshllekun tek keta njerez ? perkundrazi do te thoja njerez si Guardiola,Vilanova etj.jane teper fisnik,po me sa duket per ty njerezit fisnik jane bosh dhe ata halabaket si murinjo & ronaldo co.jane fisnik pff…si duket do kesh ndonje lidhje te ngushte me portugezet se nuk shpjegohet ndryshe…ketu behen komente per futboll dhe ti komenton se populli portugez eshte shume puntor e se nuk ke pare popull me puntor…nuk po komenton kush popullin portugez,ketu komentohen futbollistet portugez qe luajne tek Real Madrid dhe qe jane nga me te ndyret bashke me tranjerin e tyre MASKARAIN murinjo….dhe sa per popull puntor ik e bej nje gjiro nga GJERMANIA se do e kuptosh se kush eshte popull puntor dhe se cdo te thote popull puntor.