Baloteli bën festën e lamtumirës nga Mançester Siti

28 Janar 2013, 12:23Sport TEMA

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar sot lajmin se Mario Baloteli mund të cilësohet një futbollisti i Milanit pasi klubi italian është gati të lajmërojë blerjen e tij për 17 milion paund. Asgjë nuk është zyrtarizuar ende, por mendohet se pjesë e “paketës” për transferimin e Balotelit është edhe mesfushori Kevin Prins Boateng, i cili nuk do të kishte probleme të kthehej në Angli.

Gazeta britanike e përforcon këtë lajm me faktin se një natë më parë, Baloteli ka organizuar një festë lamtumire në shtëpinë e tij për miqtë më të ngushte, duke u konfirmuar atyre se po kthehet në Itali dhe do të bëhet pjesë e kuqezinjve, ndërsa u ka dhuruar shumë fanella apo materiale të tjera të Mançester Sitit që kishte në shtëpi.

Mançester Siti pretendonte të përfitonte më shumë nga futbollisti që bleu për 22 milion paund në verën e viti 2010 nga Interi. Por duke parë se qëndrimi i tij në Angli ishte bërë tashmë i papërballueshëm për shkak të problemeve të vazhdueshme, kampionët kanë vendosur ta lënë të largohet duke pranuar edhe humbjet nga ky transferim.

Tani pritet prononcimi i radhës nga klubi italian, me Adriano Galianin që dy ditë më parë tha se transferimi i tij ishte 99.9% i pamundur, ndërsa mbrëmë deklaroi se pamundësia e lëvizjes së sulmuesit italian ishte 99.5%./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje