E dashura e Kasijas: Brenda Realit ka përçarje

29 Janar 2013, 12:10Sport TEMA

Të kesh të dashurën gazetarë të famshme sportive, nuk është një gjë e këshillueshme për sportistët dhe këtë ide e kupton shumë mirë Iker Kasijas i cili herë pas here është detyruar të japë shpjegime para skuadrës së tij për deklaratat që bën partnerja e tij, Sara Karbonero, në mediat sportive. Karbonero është një gazetare e njohur spanjolle, por lidhja sentimentale me Kasijas ka bërë që situata të komplikohet disi, pasi përflitet se informacionet e saj rreth Real Madrid vijnë pikërisht nga marrëdhënia me portierin dhe kapitenin e kësaj skuadre.

Ajo nuk ka ngurruar të lëshojë herë pas here deklarata të bujshme, si ato që ka bërë mbrëmë gjatë emisionit televiziv të rrjetit meksikan “Televisa Deportes”, duke siguruar se “ka përçarje në dhomat e zhveshjeve së Real Madrid”.

“Blerja e Diego Lopez? Kur vdes mbreti, vihet një i ri. Presidentit Florentino Perez i pëlqen të darkojë me Iker Kasijas dhe Serxho Ramos. Por një koleg i “Marca” publikoi lajmin se Iker dhe Serxho e vunë me shpatulla pas muri presidentin. Florentino zhvilloi një konferencë për shtyp me urgjencë, një gjë aspak e zakontë për të. Ai ishte shumë nervoz, ndërsa deklaronte se “Marca” kishte gënjyer. Presidenti është shumë nervoz dhe i shqetësuar”.

“Klima në dhomat e zhveshjeve, siç e dini të gjithë, nuk është e mirë. Lojtarët nuk janë dakord me trajnerin rreth asnjë gjëje. Tani ka përçarje brenda skuadrës. Të shohim se çfarë do të ndodhë nga ky moment deri në fund të sezonit. Duhet të presim dhe të shohim nëse Murinjo do të vazhdojë pas 30 qershorit. Murinjo ka hapur shumë fronte lufte në Madrid”, tha Karbonero, fjalë të cilat tingëllonin si përsëritje të asaj që shtypi sportiv aludon prej kohësh se janë mendimet e Iker Kasijas rreth teknikut portugez dhe situatës te Reali.

Kjo nuk është hera e parë që Sara Karbonero lëshon bomba të tilla në adresë të klubit duke vënë në siklet Kasijas, i cili vitin e kaluar u desh të jepte shpjegime rreth deklaratës së saj mbi Kristiano Ronaldon, të cilin e vlerësoi “egoist dhe individualist”.

4 komente në “E dashura e Kasijas: Brenda Realit ka përçarje”

  1. TOTILA says:

    Ka thene ate qe dihet nga te gjithe .Sa poshte i ka vajtur prestigji REALIT ,ekipit mbreteror me kete NDYRESIREN MURINJO .MURIN JO kudo ku ka shkuar perdorte lojtaret e blere ,MERCENARET ,PER INTERESA TE TIJ ,POR TEK REALI nuk ja doli dot sepse gjeti nje grup lojtaresh me kombesi SPANJOLLLE DHE QE FITUAN 3 KUPA ,te cilet nuk mund te perdoreshin dot nga nje LEGEN si puna e atij .Bile ky PLEHRE arriti deri atje sa donte te sabotonte kombetaren SPANJOLLE NE EUROPIAN kur donte t’i diktonte DEL BOSQUES SKEMAT E LOJES DHE CILET LOJTARE DUHEJ TE FUSTE .DHe e gjitha kjo pse behej ? Q e SPANJA te eleminohej dhe te dilte ne skene PROTOGALLIA BASHKE ME BASTARDET si puna RONALDES dhe majmuneve SI PUNA e PEPES !

  2. okupoku says:

    Sigurisht kur eshte ndonje lajm rreth Realit te madridit i pari je ti o zoti bodilja qe komenton.Kjo s’do mend as kalem qe je nje inatci dhe tifoz i barcelones por te pakten hakun mos ua ha te tjerve se nuk je ti ai qe e vlereson se kush eshte e cfar ka ber Murinjo.
    Hajde tung or mik e meso pak te shkruash se na turperove fare me ate shkrimin tend sa me germa te medhe e sa me te vogla.

  3. england says:

    Shershela faum!molla e sherrit eshte femra,e pse u dashka qe kjo vajza e bukur te diskutoje rreth kesaj ceshtje?me siguri qe kjo grindje brenda ekipit te Realit ka prekur dhe te dashurin e saj,kjo eahte arsyeja qe gazetarja bukuroshe perfshihet ne kete ngjarje,se te ishte ndryshe nuk do kish marre keto permasa,pra ne nje fare menyre Reali ka nje spiune brenda tij kur i preken interesat e dikujt,qe e quan veten te rendesishem.Kasijas duhet te tregohet me i kujdesshem me te dashuren kur ndajne bashke krevatin,jo cdo gje duhet t’ja kallzoje asaj,se gazetaret sportive per disa rreshta te hedhur ne leter marrin parate,por historia po behet me interesante ngaqe ne mes ka hyre dhe kjo bukuroshja!qe sic duken bathet po lufton fort bashke me te dashurin,qe te “shporrin” grupin e Portugezeve,me ne krye Mourinjon.Une nuk do ta besoje shprehjen qe qarkullon se ose ne ne skuader ose Mourinjo,e thene nga dy lojteret kyc te Realit Ramos dhe Kasijas,por nese me te vertete kjo eshte thene nga te dy,atehere situata eshte teper e rende!keto veprime me ngjajne me femijet e llastuar qe pasi jane shperblyer,dhe kane marre cfare kane dashur nga Real Madridi,tani fillojne te hedhin vickla,duke kercenuar se kush do jete,dhe kush nuk duhet te jete pjese e ekipit.Te Reali kane kaluar shume lojtare te medhenj si Alfredo Di Stefano apo Hugo Sanchez,pa harruar Raulin e shume te tjere deri te i famshmi Zinedine Zidane,nuk degjuam ne ato vite te tilla pretendime,megjithese lojtaret vinin dikush nga Argjentina,e dikush tjeter nga Meksika,apo dhe trajneret nuk eshte se ishin vendas!ne nje fare menyre kjo qe po ndodh sot eshte nje fare racizmi qe po tregohet kundrejt portugezeve,dhe kjo nuk eshte se eshte ne te mire te futbollit,sporti prandaj quhet i tille pranon brenda tij cdo kend,dhe cdo rrace,pa dallim ngjyre i zi,i bardhe apo jeshil…

  4. tepelensi nga damsi says:

    England tme kuptosh para se gjithash se nuk jam un qe bej selektimet ne komente dhe bej vlersimet perkatese,por te vesh ne dyshim dy njerez me karaktere kryekeput te ndryshme,dhe te ndjekesh futboll dhe mos te njohesh mourinjon….apo kasijas…me duket se je tifoz i interit ose personal i mout.Kjo eshte nje zgjedhje e jotja normale,dhe ti ndoshta prandaj e pelqen moun per ate k-kter te keq e pelqen por jo te thuash per kasijas nje djl i llastuar etj sepse nuk eshte keshtu,se po ti vesh sa kupa ka ngrit mou dhe sa kasijas…behet dallimi kollaj.mou po ben punen e tij si portugez dhe po pasuron portugezet dhe nuk po punon per realin,e kete e tregon vendi qe mban dhe aq me keq loja qe ben,ai nuk ka akoma nje formacjon baz te pakten si tek interi!
    Nuk punon fare me te rinjte,me thuaj nje talent te realit…edhe kur rezultati eshte 5-0 ai mban ronaldon ne loj qe te shenoj gol se mos arrij mesin dhe nuk provon nonje te ri,mbasi e ka siguruar rezultatin.
    Mori esjen 49 vjec e fut mbrojtes krahu dhe nuk mer nje te ri qe ta shikoj dhe te jap shanse qe luan ne ate rol.
    respekte!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje