Ferguson: Sulmi aktual, më i mirë se legjendat e vitit 1999

28 Janar 2013, 19:38Sport TEMA

Aleks Ferguson mendon se katër sulmuesit që ka aktualisht në skuadër janë më të mirë se katërshja e lojtarëve të repartit të avancuar që kishte në vitin 1999, kur Mançester Junajtid fitoi kampionatin, Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve.

Ndonëse Endi Kol, Duajt Jork, Ole Gunar Solskjaer dhe Tedi Sheringam kanë hyrë përgjithmonë në historinë e klubit si një nga repartet më të plotësuara të të gjitha kohëve, statistikat tregojnë se katërshja aktuale me Robin Van Persi, Deni Uellbek, Havier Hernandez dhe Uejn Runi, aktualisht ka shënuar më shumë se ata. Deri tani, këta katër lojtarë së bashku kanë shënuar 47 gola në këtë sezon, një më shumë se katërshja e famshme në edicionin e rekordeve të 14 viteve më parë.

“Mendoj se katër sulmuesit aktualë janë më të mirë se ato të atij viti. Katërshja e vitit 1999 ishte fantastike dhe nuk mund t’i kritikosh kurrsesi. Por ata që kemi sot janë në të njëjtin nivel. Jam i lumtur që Çiçarito shënoi dy gola dhe çoi në 14 numrin e atyre të shënuar në këtë sezon, ashtu si edhe Runi. Nëse kemi 3-4 lojtarë me 20 a më shumë gola, do të thotë se po ecim mirë në këtë sezon”, tha Ferguson.

4 komente në “Ferguson: Sulmi aktual, më i mirë se legjendat e vitit 1999”

  1. TOTILA says:

    SHKODRANET kane nje fjale te urte : “JAM TUJ MARR ME TE MIRE VEDIN”. Edhe kjo vlen dhe per FERWISKIN–SONIN. Mut te paret mut te dytet . Na hapi barkun . Si shkon per shtat nje plaku te bej MBURRAVECIN ,Ah harrova ,mund te kte qene nen efektin e AVUJVE te ALKOOLIT .

    1. emilio says:

      dhe per hic gje. Nje ekip si Manchester fitoret e titujve ne Angli duhet ti ket dicka normale. Ekipi duket ne Champions. Cka fituar? Edhe nje Champions me shum shum fat. Ekip normal, trajner medioker.

  2. Troy says:

    Tortila,

    Ky mburraveci qe thua ti ka me shume medalje se sa ke ti gishta ne duar dhe kembe bashke……

  3. Tan_Tironci says:

    Mire e the Totila, ndoshta, te ishe treguar pak me “diplomat”, pa e shajt drejt , me i llaf direkt ne kaptine, lol.
    Nese Dinamo do kishte eliminuar Aberdinin ne Qemal Stafa ate dite, me 100% Fergusoni do kishte perfunduar si Dushan Bajevic i Partizanit te Beogradit (goli i Kushtes ne Beogra) dhe Mircea Lucesku i diamos se bukureshtit, kujtoni vellezer, s trajnere kemi bere te nderrohen ( se tanet, nuk i numeroj dot, vallaji), lol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje