"Mama, ia dola mbanë. Jam në Shtëpinë e Bardhë"

29 Janar 2013, 12:47Sport TEMA

Takimi tradicional i kampionëve të NBA me presidentin e SHBA këtë radhë ka qenë më pak formal se zakonisht. Arsyeja është se yjet e Majemit, fituese në fuqi e turneut, si LeBron Xhejms, Duejn Uejd apo Kris Bosh, njohin mirë presidentin Barak Obama, me të cilin kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore basketbolli dy vite më parë për datëlindjen e tij.

Si rrjedhojë, vizita e kampionëve të NBA më Shtëpinë e Bardhe ka qenë mjaft argëtuese, mes batutave të të dy palëve. Obama, një njohës i mirë dhe tifoz i flaktë i basketbollit, nuk ka ngurruar të thumbojë Xhejms dhe Uejd pikërisht për ndeshjen e famshme kundër tij.

“Disa prej këtyre lojtarëve ishin këtu për një ndeshje në datëlindjen time. Tani, nuk dua të marr meritat e trajnerit, por mendoj se është e qartë për të gjithë se ndeshja kundër meje i përgatiti për t’u përballur me Kevin Durant dhe Rasëll Uestbruk. Ajo ndeshje përmirësoi aftësitë e tyre, i dha dëshirën për të konkurruar që nevojitej dhe mendoj se arsyeja e vërtetë për të cilën erdhën këtu është se deshën që të provonin edhe një herë që të mundnin këtë plakushin këtu”, ishin fjalët e Obamës para kampionëve në NBA.

“Paraqitja e Xhejms ndaj Boston në ndeshjen ku shënoi 45 pikë është një nga paraqitjet më të mëdha në historinë e playoff të NBA, sytë e tij shkëlqenin një dritë të frikshme. Ne pamë edhe Duejn Uejd, zemrën dhe shpirtin e skuadrës, duke bërë atë që nevojitej për të fituar. Edhe në konferencat për shtyp, ai vishet aq mirë sa për të përfunduar në faqet e para të revistave të modës. Majk Miller me zor mund të ecte gjatë finaleve. Majk dukesh më mirë tani, por vitin e kaluar dukeshe si një plak”, ishin batuta e presidentit të SHBA, i cili ka ftuar LeBron Xhejms të bënte një fjalim të shkurtër dhe ky i fundit nuk ka kursyer batutën e rastit duke vazhduar me të njëjtin stil si Obama.

“Në emër të skuadrës dua të të falënderoj për mikpritjen dhe që na lejove të vijmë në Shtëpinë e Bardhë! E kam fjalën, jemi në Shtëpinë e Bardhë! Ne jemi djem nga Çikago, Dallas, Teksas, Miçigan, Ohajo, Dakota e Jugut, Majemi dhe ne tani jemi në Shtëpinë e Bardhë! Mama, ia dola mbanë!”, ishte batuta e yllit të NBA mes të qeshurave në sallë, ndërsa më pas i dorëzoi presidentit Obama topin me autografet e skuadrës si dhe një fanellë me numrin 44./lajmeshqip

4 komente në ““Mama, ia dola mbanë. Jam në Shtëpinë e Bardhë””

  1. Pilo Lala says:

    Obama eshte nje qenje e vecante qe nuk karahasohet me Bushin.
    Obama ne qenjen e tij rrezaton paqe dhe miresi.
    Ka nje inteligjence dhe eshte 24 ore ne dite njeri.
    Obama do arrije paqen ne Palestine, shkak prej se ciles u destabilizua Lindja e Mesme..

  2. aleksandri i madh says:

    Ti Pilo ti rruash leshin Bushit. Bushi cdo mengjes ben nga nje Obama.

    1. fieraku4u says:

      TI “alexandri i madh” TI RRUASH LESHET OBAMES, PILO LALES EDHE MUA NE FUND. KOQE KANDARI

    2. a t sh says:

      Kurse ti o modhi aleksander , ti rrush leshin pilos se ai bon si ty ka nji cdo 9-muj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje