Zbulohet skandali më i madh i basteve në historinë e futbollit

4 Shkurt 2013, 13:47Sport TEMA

Ky është rasti më i rëndë i manipulimit të ndeshjeve të futbollit në historinë e tij.

Autoriteti policor evropian, Europol, ka bërë të ditur se ka arritur të zbulojë skandalin më të madh në historinë e futbollit.

Europol bëri me dije të hënën se bëhet fjalë për 380 ndeshje të manipuluara, mes tyre ndeshje për kualifikim në Europian e Botëror, por edhe të paktën dy ndeshje të Champions League.

Në total janë përfshirë në këtë skandal 425 arbitra, lojtarë dhe zyrtarë të tjerë.

Përmes manipulimeve është fituar një shumë prej tetë milion euro.

Drejtori i Europolit tha se bëhet fjalë për rastin më të madh të të gjitha kohërave.

Ende nuk ka detaje se cilat ndeshje janë trukuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje