Fryma e Re Demokratike vlerëson se papunësia është një nga bilancet më negative të kësaj qeverie.
“Një nga bilancet më negative të keqqeverisjes dhe kontrastit të thellë midis debatit shterpë politik dhe kërkesave kryesore qytetare, është papunësia e lartë. Fryma e Re Demokratike deklaron se një nga dështimet më të bujshme të qeverisë aktuale lidhet me politikat e punësimit dhe nivelin e lartë të qytetarëve të papunë. Më 2009 partitë në pushtet premtuan mbi 200 mijë vende të reja pune. Pas katër vitesh të dhënat zyrtare dëshmojnë se jo vetëm nuk ka rritje, por ka rënie të mëtejshme të nivelit të punësimit,” tha Edlira Seferi, drejtore e Departamentit të Çështjeve Sociale në FRD.
Sipas saj, FRD ka përgatitur një program konkret në fushën sociale.
“Synimi ynë nuk është fiktiviteti dhe premtimet pa baza, por hapa dhe nisma konkrete që mundësojnë politika sociale dhe punësimi afatgjata, rezultative dhe cilësore. Përballë nesh kemi partitë në qeveri, të cilat ende vazhdojnë ta shohin administratën publike si burimin kryesor të punësimit, – një qëndrim ky tërësisht antiligjor dhe antikushtetues. FRD e ndan administratën publike dhe rekrutimin sipas aftësisë, statusit civil dhe profesionalizmit, nga politikat ekonomike e sociale që mundësojnë konkurrencën e tregut, stimulimin dhe rritjen e bizneseve të reja, mbështetjen për biznesin që hap vende të reja pune, kualifikimin e vazhdueshëm të kandidatëve për punësim dhe krijimi i një sistemi arsimor të prirur në kualifikimin cilësor profesional, në raport me nevojat afatgjata të tregut të punës.
Për ne, punësimi mbetet përparësia kryesore, baza për një ekonomi funksionale e të qëndrueshme, kontrata më e ndershme me qytetarin dhe garancia se demokracia sociale funksionon për të gjithë, pavarësisht teserave partiake, lidhjeve personale me pushtetin apo statusi shoqëror. Hapi i parë për jetësimin e platformës tonë mbetet 23 qershori dhe nevoja që qytetarët të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura dhe të mbështesin vizionet modern për qytetarin dhe shtetin,” tha zyrtarja e FRD.
?
Keta as ne deklarata nuk e permenden PD-ne. Partite ne pushtet thone dhe qeverisjen e PD-se e ndajne si pislluk vetem nga dita kur keta vete dolen nga te qenurit te punesuar ne administraten e Berishes apo te atij karragjozit qe ka qene president, Bamirit,
O llosha te Firomes se Re Demokratike, PD-ja ka ne pushtet qe nga viti 2005 dhe jo nga viti 2009.
Ju permjersha partine me gjithe Bamir e Lisandra Gojoren. ?
PLAGA Nr1 PA PUNESIA.
Kjo eshte Parti per se mbari,qe ve doren ne plagen Nr1 pa punesia,jo po do ngreme akademi jo pordhi kali ne dere te hanit se s’jane boll gjithe ata parazite neper zyra qe rijne kot se koti.
kerkojm pun inxhn.makineris ktheni pergjigje e-mail.