Ndërtimi është një padrejtësi ligjore ndaj fqinjëve, dhe kryeqytetit, për të kompensuar një “padrejtësi” që i është bërë klientit të Bashës. Ndërtesa e vjetër, pa parkim nëntokësor dhe me projekt të dyshimtë ka nisur të ngrihet.
Në Lulishten pas Vëllezërve Frashëri në Bulevardin kryesor të Tiranës, vetëm 4.8 metra larg murit të ambasadës zvicerane dhe Sky Tower, ka nisur ndërtimi i një kulle 16 katëshe. Karabinaja dykatëshe e betonit me hekur të ndryshkur që kanë 13 vjet në shi, pa parkim nëntokësor dhe pa bazament të sigurt konstruksioni, po pastrohet për tu ngritur mbi të një kull 16 katërshe, e cila rrezikon me këto kondicione jo vetëm sigurinë e fqinjëve, por dhe vendos një precedent të rrezikshëm në urbanistikën e Tiranës.
Ndërtimi i kullës që shkatërron përfundimisht kondicionet urbane të zonës dhe vulos paligjshmërinë e dhënies së një leje të anuluar disa herë, po bëhet nën mbështetjen direkt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili po bën rolin e njeriut të painformuar mbi thelbin e proceseve gjyqësore që kanë ndjekur historinë e këtij ndërtimi.
Ky ndërtim është bllokuar së pari se leja është shpallur e paligjshme nga gjykatat shqiptare dhe për shkak të problemeve që u krijon fqinjëve, siç është rasti i Ambasadës Zvicerane, e cila ka blerë pronën në kushtet e sigurisë së ruajtjes së atyre kondicioneve urbane që kanë qenë në kohën që e ka blerë. Ndërtesa do të jetë vetëm 4.8 metra larg dritares së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili do të muroset në burg betoni, në shtëpinë e tij me pamje nga Dajti, duke e paguar shtrenjtë letrën e hapur për Lulzim Bashën në kohën e numërimit të votave në Tiranë.
Spekulimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, bazohet mbi një vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila penalizon qeverinë shqiptare për pasigurinë juridike që i ka krijuar gjyqësori shqiptar kompanisë që kërkonte të ndërtonte pallatin. Qeveria shqiptare nën ndikimin e njerëzve të afërt me ndërtuesin dhe Lulzim Bashës, vendos që si kompensim t’i njoh kompanisë një leje, e cila shkel hapur ligjin aktual të Urbanistikës dhe vendimet e mëparshme të gjyqësorit shqiptar, duke tentuar te rregulloj një padrejtësi , me një padrejtësi të re. Fqinjët e këtij ndërtimi praktikisht janë të penalizuar në investimet e tyre dhe për më tepër Shqipëria shkel Konventën e Gjenevës për sigurinë e diplomatëve të huaj.
Historia e përpjekjes për të ndërtuar kullën 16 katëshe
Historia për ndërtimin e kësaj kulle nis në vitin 1998, në kohën që kryetar i Bashkisë ishte Albert Brojka, i cili ka miratuar një shesh ndërtimi për objekt 2 dhe 16 katesh në pronën e Familjes Mullai.
Në gusht 1999, kur punimet e ndërtimit kishin filluar, prefekti i Tiranës urdhëroi pezullimin e punimeve pasi godina ishte e një rëndësie te tillë, e cila nuk mund të lëshohej nga KRrT, por nga KRrTRSH.
Edhe pse në 12 janar të vitit 2000 Prefekti i Tiranës anuloi vendimin e tij për pezullim të punimeve, më 20 janar 2000 Ministria e Punëve Publike urdhëroi pezullimin e punimeve deri kur KRrTRSH të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit.
Kontestimi mbështetej në faktin se leja e ndërtimit ishte bazuar në ligjin urbanistik të vitit 1993, i cili në momentin e dhënies së lejes- dhjetor 1998- nuk ishte në fuqi. Ligji i ri urbanistik, i cili hyri në fuqi në tetor 1998, përcaktonte kushte të tilla, të cilat sipas Prefektit dhe Ministrit të Punëve Publike e bënin të pamundur marrjen e lejes së ndërtimit të një godine 16- katëshe në qendër të Tiranës nga ana e KRrT.
Me 9 Shkurt 2000 KRrT nuk e sqaroi situatën, por me një letër drejtuar Bashkisë së Tiranës i kërkoi kësaj të fundit të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të shoqërisë Teknoprojekt.
Kjo situatë administrative në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit u shoqërua me konfuzionin e krijuar nga tre procese gjyqësore, të cilat kishin në thelb të njëjtin qëllim: vlerësimin e vlefshmërisë së lejes së ndërtimit sipas pretendimeve të ndryshme të subjekteve, të cilët filluan procedimet gjyqësore.
Kështu, prej 2000-2001 gjykatat vendase morën në shqyrtim vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të vitit 1998 në kuadrin e një procesi me objekt kundërshtimi i urdhrit të pezullimit të punimeve, nxjerrë nga prefekti i Tiranës. Në këtë procedurë si gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, ashtu edhe Gjykata e Lartë në vendimet e tyre arsyetuan pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit, bazuar në një ligj, i cili në kohën e vendimmarrjes nuk kishte fuqi ligjore (ligji urbanistik i vitit 1993 u shfuqizua me anë të ligjit të ri urbanistik të vitit 1998, i cili hyri në fuqi më 25.10.1998). Gjykata e Lartë gjithashtu theksoi se organi administrativ që e ka lëshuar aktin mund të kryejë në bazë të ligjit interpretimin e bazës ligjore dhe kështu të legjitimojë vendimmarrjen e tij.
Në çdo rast është e rëndësishme të theksohet se edhe pse në pjesën arsyetues të vendimeve gjykatat shprehen qartë për pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit, të dyja gjykatat në diapozitivin e vendimeve nuk parashikojnë deklarimin e pavlefshëm të lejes së ndërtimit.
Nga 2001-2003 një set i dyte procedurash gjyqësore u zhvillua, të cilat u filluan nga ambasada zvicerane, pronari kufitar i godinës së re, me objekt pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të objektit të ri. Në këtë procedure, në 2002, gjykata e rrethit gjyqësor Tirane, pa bërë referencë në procedurën e mëparshme gjyqësore, vendosi pavlefshmërinë e lejes se ndërtimit pasi bazohej në një ligj të shfuqizuar në kohën e vendimmarrjes. Në 2003, Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë edhe të arsyetimit të Gjykatës së Lartë në vendimin e vitit 2001 i kërkoi KRrT, si organi kompetent, të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Në 18.06.2003 KRrT me një letër të zv/kryetarit të saj drejtuar gjykatës, pranoi vlefshmërinë e lejes së ndërtimit nga këndvështrimi i këtij organi dhe e la në diskrecion të gjykatës të shprehej në lidhje me objektin e gjykimit. Në vendimin e saj Gjykata e Apelit prishi vendimin e gjykatës se rrethit me arsyetimin se kërkesa ishte depozituar jashtë afatit ligjor si dhe ne arsyetimin e saj u shpreh për vlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Në dispozitivin e vendimit gjykata nuk u shpreh për vlefshmërinë e lejes se ndërtimit apo rifillimin e punimeve. Në vendimin e saj Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Gjykatës se Apelit duke rrezuar pretendimet e kërkuesit, ambasada zvicerane, për mungese legjitimiteti. Në vendimin e saj Gjykata e Lartë nuk u shpreh në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit.
Një set i tretë procedure gjyqësore, e cila në thelb kishte deklarimin e pavlefshmërisë e lejes së ndërtimit, ishte procedura e filluar në 2005-2009, e cila u fillua përsëri nga pronari kufitar i godinës së re, ambasada zvicerane, këtë herë me objekt cenim prone nga ndërtimi i ri pasi nuk respektoheshin parametrat ligjor të distancave me pronat e tjera.
Ne 2005 gjykata e rrethit gjyqësor vendosi mosrespektimin e distancave ligjore në ndërtimin e godinës së re duke urdhëruar edhe pezullimin e punimeve. Gjykata në vendimin e saj u bazua në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 2001.
Ne 2007 Gjykata e Apelit prishi vendimin e shkallës së parë pasi sipas gjykatës objekti i ri nuk ekzistonte dhe si i tillë nuk mund të cenonte momentalisht pronat kufitare. Gjykata e Larte konfirmoi vendimin e Apelit.
Basha tenton të bëj një padrejtësi për të korrigjuar “një padrejtësi”
Gjykata e Strasburgut, e cila ka gjykuar rastin në fjalë, ka arritur në përfundimin se subjektit i është krijuar pasiguri juridike për shkak të vendimeve të ndryshme të qeverisë dhe bashkisë. Gjykata deklaroi shkelje të të drejtës së ankuesve për një proces te rregullt pasi principi i sigurisë juridike ishte cenuar nga paqartësia e vendimeve gjyqësore si dhe shkelje të drejtës së pronës së ankuesve.
Pas kësaj qeverie futet në lojë përmes bashkisë dhe shpreh gatishmërinë për t’i rinovuar lejen e ndërtimit dhe t’i krijojë kushte pune pa u ndalur nga askush për të ngritur ndërtesën 16 kate.
Në ndryshim nga rastet e tjera të dështimit të negociatave, në rastin e çështjes Mullai&Teknoprojekt qeveria ishte gati të shkelte ligjin në shume drejtime vetëm për të bërë të mundur ndërtimin e një kulle 16 katëshe në qendër të Tiranës.
Në propozimin e qeverise shkelen ligjet në lidhje me autonominë e qeverisjes lokale; Ligji i Urbanistikes; Plani rregullues i Tiranës; të drejtat e pronës së pronarëve kufitarë me godinën e re, të cilët në kushtet e ndërtimit të godinës së re legjitimohen të kërkojnë dëmshpërblim nga autoritetet lokale dhe qëndrore (në dëm të taksapaguesve).
Nëse qeveria do të zbatonte vendimin e GJEDNJ nën dritën e mbrojtjes së interesave te taksapaguesve në çdo rast nuk mund të propozonte kryerjen e veprimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe që kane si rrjedhim shkaktim dëmi ambiental dhe financiar.
Ne fund, sigurimi nga ana e qeverise me anë të mjeteve të paligjshme, i një godine e cila bazohet në një leje ndërtimi me origjinë të dyshimte ligjshmërie (Leja nr.766 është gjetur akt juridik i pavlefshëm nga Gjykata e Lartë), krijon një precedent negativ në devijimin e zbatimit në të ardhmen të ligjit urbanistik si dhe në zbatimin e planit rregullues të Tiranës.
Pra, me qëllim mospagimin e ndonjë detyrimi financiar dhe duke i bere qejfin shoqërisë Teknoprojekt, qeveria është gati tu lërë të ndërtojnë një përbindësh në mes të Tiranës. Pas këtij lobimi ka qëndruar kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha, i cili e ka pasur mbështetje në fushatën e tij biznesmenin në fjalë.
pse nuk keni bere ndonje artikull per 11 vjet qe u ndertuan dhjetra “16-katesh ne Tirane” si psh te blloku qe kane 100% siperfaqe ndertimi kur lejohej vetem 40%. Ju filloni keni shpresen te Edi qe te ndeshkoje pushtetaret por po ju them qe edhe nese fiton PS-ja, ata do bejne aq burg sa ka “bere” kryetari i opozites dmth 0. Leje pallatesh per familjaret e qeveritareve jane firmosur nga vete Edi dhe gjithe klasa politike tallet me popullin duke i ngritur ne kembe dhe i turrur kunder njeri-tjetrit, ndersa ata vete drekojne dhe darkojne bashke mbasi kane ndare fitimet e dites. Kush nga keta politikane qe lehin perdite ka perfunduar mbas hekurave, ASNJERI.
Lale iku Rama, boll me te kaluaren, shif ca po ndodh tani, nese se sheh je skllav i pushtetit.
O Lalo, me gjej 2 ndertime tek Blloku, duke quajtur BLLOKUN nga rrotullimi i Tiranes se Re deri tek Hotel Dajti (pra super-super Blloku) qe eshte bere me lejen e Edi Rames. Jane me qindra ndertime ne kete BLLOK, me dhjetra kulla.
Tani po arrite ti burro ose kushdo tjeter qe e lexon kete postim me tregu dy pallate qe jane ndertu ne mega-bllokun me lejen e Edi Rames, ti leje tek redaksia e Temes dhe une aty do ti coje 100 Euro shperblim. Po gjete 3 pallate do marresh 5000 Euro shperblim.
Te njejtin shperblim ke po gjete 3 pallate tek Komuna e Parisit (duke perjashtuar qendren Kristal) qe jane bere me leje te Edit. E keshtu me radhe do te jap detyra (me shperblime perkatese) per gjithe zonat e Tiranes.
E verteta eshte qe ne kete mega Bllokun (dhe jo vetem ketu) qe them une jane ndertu vetem dy pallate me lejen e Edit, por ato jane te veshtira per tu gjetur. Te gjithe jeni viktima te nje mega manipulimi Berisha-Nano.
Lalo, une jam burre do ti jap 5000 Euro, por behu dhe ti burre dhe me thuaj sa pallate me leje te Edit gjete.
O Lalo, me thuaj dy ndertime tek Blloku, duke quajtur BLLOKUN nga rrotullimi i Tiranes se Re deri tek Hotel Dajti (pra super-super Blloku) qe eshte bere me lejen e Edi Rames. Jane me qindra ndertime ne kete BLLOK, me dhjetra kulla.
Tani po arrite ti burro ose kushdo tjeter qe e lexon kete postim me tregu dy pallate qe jane ndertu ne mega-bllokun me lejen e Edi Rames, ti leje tek redaksia e Temes dhe une aty do ti coje 100 Euro shperblim. Po gjete 3 pallate do marresh 5000 Euro shperblim.
Te njejtin shperblim ke po gjete 3 pallate tek Komuna e Parisit (duke perjashtuar qendren Kristal) qe jane bere me leje te Edit. E keshtu me radhe do te jap detyra (me shperblime perkatese) per gjithe zonat e Tiranes.
E verteta eshte qe ne kete mega Bllokun (dhe jo vetem ketu) qe them une jane ndertu vetem dy pallate me lejen e Edit, por ato jane te veshtira per tu gjetur. Te gjithe jeni viktima te nje mega manipulimi Berisha-Nano.
Lalo, une jam burre do ti jap 5000 Euro, por behu dhe ti burre dhe me thuaj sa pallate me leje te Edit gjete.
Kjo leje dhe shume te tjera qe i faturohen Rames jane dhene nga Brojka. Per kete objekt ka ankesa nga OSBE(ngjitur, Ambasada Ruse, dhe vilat per rreth). Ketu ka luajtur lek i madh qe rifillon puna pas 14 vjetesh. Ky eshte dhe turp dhe skandal, njelloj si vendimi i gjykates per 21 janarin.
Na sillni ndonje foto nga ky vend ndertimi po qe.
O Mero, Sa ektremist e rrenacak qe je o burre? Po ku ka siguri ne bote per bleresin e truallit (ambasada zvicerane) qe ti garantohet dicka per nje truall ne pronesi te tjetrit? Une jam ekspert Immobiliar dhe te them me deftese zanati se asnje pronar trualli nuk mund te kerkoje siguri ligjore dhe as administrative, dhe aq me pak nga komshiu per mos shfrytezim trualli komshi pervecse kur behet fjale per llojin e shfrytezimit qe eshte ashtu keshtu edhe me ligjin me te thjeshte urbanistik (lloji i industrise ne nje zone banimi a zone te definuar qarte per llojin e shfrytezimit immobiliar) i siguruar. Ambasada zvicerane nuk ka asnje te drejte te kerkoje asgje per nje prone qe si takon. Aq me pak kur ne kete broshure keq-informuese behet fjale per nje pallat qe eshte brenda cdo norme urbane te cdo lloj legjislacioni te nje qyteti modern. Boll keq-informove me argumenta qe spine uje. Mos u mundo si cdo dite te sjellesh tagji per kopene gam gam kontigjentit me te ulet te shoqerise Shqiptare te mbledhur ketu …te ti!!!
Ti je ekspert imbechilar! ?
Ti qeke djal shum i squt.Lum si ata prinder qy te kan dhe padyshim lum Shqypnia qy ka djelmosha si puna jote.Ti mer lal je i gatshem me u fut ne Evrope.Dukesh tamam Evropian.Hallal,plako.
Meqe ra fjala,mos je gje ai LOLUA ke komenti i pare??????????????
Ti Zoteri qe qenke perfaqesues i ndergjegjjes qytetare, dikerke shume per kete pallat qe te thuash se eshte ndertim i ligjshem apo jo. Pra nuk qenke “ndergjegje qytetare” por zeri i pronarit te pallatit “te ligjshem”.
Meqe qenke ekspert imobiliar, sa do ta shesesh nje apartament ne qender te Tiranes pa parkim?! apo ate qe do blejne do zene mjediset publike te te gjithe qytetareve? apo makinat do t’ua mbash ti me Z. Basha?
Po dihet cpritet nga keto, vetem privatizime nga djali ose vajza e vet, tok e falur per greket,pallate per shoket se ndihmuan pak ne fushat, shkaterrim te gjithckaje,vjedhje masive ,keto jane njerezit qe po na qeverisin sot.
Po dihet cpritet nga keto, vetem privatizime nga djali ose vajza e vet, tok e falur per greket,pallate per shoket se ndihmuan pak ne fushat, shkaterrim te gjithckaje,vjedhje masive ,keto jane njerezit qe po na qeverisin sot.
po ndertesa qe eshte perball dy ambasadve ose sakt 3 ambasadave asaj te kosoves ,serbis dhe zvicres i ndan nje rrug vetem 5 metra ajo nuk shkelka sigurin e ambasadeve kjo tjetra qe ka 15 vite qe endet ne gjykata nuk paska te drejt te zhvilloj pronen .ai pronari nuk kishte para per ti dhen edi rames dhe u detyru te gjej te drejten ne starsburk dhe ne njeren ane thoni pse nuk sbatohen vendimet e gjykatave kurse tani po quhet e padrejt vendimi qe ka marr .ne qoft se duam shtet ather duhet te bindemi vendimeve te gjykatave sido qe te jen .
Hydajet, nuk eshte pune ambasadash dhe sigurie. Ne ate kohe qe u ndalua kjo ndertesa, ne Tirane po behej kasapana me lejet e Brojkes. Ndalesa e vertete e kesaj ndertese u be prej Vladimir Kostes, pronarit te Sky Tower sepse godina i vinte skandalozisht ngjitur (1/4 e zyrave te Sky Tower perfshi edhe shtepine e Ismail Kadares mbeteshin pa dritare nga kjo godine. Lad Kosta ishte puci-puci me Tos Nanon ne ate kohe. Ambasadat u ndersyen per ta bere me te besuar ndalimin.
Edhe dicka tjeter nese merret leja per ta ndertuar ate godine (me te drejte apo pa te drejte) ajo duhet shembur dhe filluar nga e para. Nje ndertues me tregoi para ca vitesh (kur ishe pishine) qe themelet dhe kolonat kishin ndejtur kaq ekspozuar ndaj ujit dhe ngricave sa qe po te ndertohej mbi ishte te, do te luhej kok a pil me jeten e njerezve.
Me ne fund shikoni Tourkofagos me duart lart ne kerkim ti falin diçka….
http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=10622&IDFoto=10622
ka dale ne foto bashke me bythzinjte e tjere persjane qe vetquhen greke…
ka te drejte ujku qe si ka dhene Rama kto leje por kryesisht nga kelmendi e brojka,mandej brojka e degjeneroi fare tiranen, po me cudit fakti si pa parkim ky pallat 16 k.!!!!!
hajd se parojne te vllezerit frasheri
po jeshil do behet ky pallat ????parkimin e bejne ne tarace tpallatit bosat e ndertimit
Pasardhes , problem e kane te gjithe kufitaret at ndertim sepse shkel cdo lloj kindicioni urbanistik qofte dhe me ligjin e vjter. Por Lul basha duhet ta mendoje mire dhenien e kasaj leje sepse jane objkte qe ngelen me qindra vjet aty dhe ska ci ben me. Sa per ambasadat ?! Eshte konventa e vjenes qe sqaron shume me mire se si duhet te jene maredheniet me fqinjet .
Lul basha te ngreje nje grup pune e ta verifikoje ne thelb kete ceshtje , mos te beje te paditurin. apo jo Lul ? Mos vepro si bert brojka te futesh ne histori si shkateruesi shtepise tende