SKANDALI/ Ja si mashtroi Patton Boggs me privatizimin e Albpetrol (FAKSIMILE)

6 Shkurt 2013, 14:12Politika TEMA

Gjykata amerikane vendosi që të bllokojë disa blloqe deri sa arbitrazhi të vendosë përfundimisht, por Patton Boggs e shpërfilli këtë vendim, duke mbështetur futjen e blloqeve në ofertën për Albpetrol

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe çështja e privatizimit të Albpetrol mbetet e paqartë pasi askush nga qeveria nuk flet, pikëpyetjet kanë nisur të ngrihen mbi kompaninë e konsulencës, amerikanët e Patton Boggs, që kanë dhënë garancitë për kompaninë që doli e para dhe që nuk ka paguar akoma shumën e detyruar me ligj.

Patton Boggs, e vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi pasi ka marrë miliona nga qeveria shqiptare për të bërë lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar imazhin e Berishës, nuk ka zbatuar ligjin amerikan, duke shpërfillur një vendim të gjykatave amerikane, që ka implikim direkt tek shitja e Albpetrol.

Vendimi është marrë më 20 janar 2012 nga Gjykata e Distriktit në Shtetet e Bashkuara për rajonin perëndimor të Teksasit. Në qendër të vendimit është një përplasje mes kompanisë Sky Petroleum dhe Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri.

Gjykata amerikane ka vendosur që Ministria e Ekonomisë të ndalojë çdo veprim me puset e naftës në bllokun katër dhe pesë si dhe në bllokun e Dumresë, derisa çështja të zgjidhet në arbitrazh ndërkombëtar.

“Gjykata urdhëron palën e paditur që të heqë nga faqja e tyre ose çdo dokument publik referencat se kjo zonë është e lirë për kontraktorë të rinj,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Megjithëse gjykata amerikane ka marrë këtë vendim, sërish Patton Boggs e ka injoruar urdhrin dhe ka mbështetur përfshirjen e këtyre blloqeve në ofertën për Albpetrol.

Ndërkohë mediat spekulojnë se tanimë qeveria ka nisur që të negociojë me kompaninë e dytë në radhën e fituesve për Albpetrol.

Ende nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por fituesit e Albpetrol patën deklaruar se kontrata ka disa probleme.

Financial Times pati raportuar se edhe pse fituesit e Albpetrol pretendojnë të marrin të drejtat e gazit, që do të vijë nga gazsjellësi TAP, shanset që ky gazsjellës të ndërtohet janë të pakta.

11 komente në “SKANDALI/ Ja si mashtroi Patton Boggs me privatizimin e Albpetrol (FAKSIMILE)”

  1. Albania1 says:

    Pune evgjitesh Amerikan bashke me shpellaret e Qeveris Shqiptare.
    Kur nuk kam qene dakort me investimin Amerikan ne Shqiperi.
    Eshte nje shtet qe te mer gjithcka pa te dhene as nje gje !! ?

    1. Pilo Lala says:

      Mendon gabim. Amerikanet i bejne hesapet e qeruara per te dy palet.
      Jane shume te zgjuar, kane eksperience, duan shume kujdes. Por me keta barinj te punesuar ne Qeveri, patjeter do humbasesh, keta nuk dijne ligjet, nuk dijne as Anglisht.
      Shikoni dallimin midis kontratave qe lidhi PS me Aeroportin ne Tirane. Funksionon perfekt, eshte krenaria e Kombit tone. Te njejten gje mund te themi per Banken e Kursimeve nga Reiffersen. Ka 10 vjet qe operon normalisht.

      Shikoni kontratat e PD ne keto 8 vjet.
      Anulloi kontraten me GE, shteti u gjobit $ 20 Miljon.
      Privatizoi CEZ, shikoni ku u katandis. Ceket kerkojne $ 200 Mijlon, dhe u prishem me Shtetin Cek.
      Rruka e Kukesit filloi me $ 800 Miljon, perfundoi me dyfishin $ 1.4 Miljard.
      Ndertoi nje TEC ne qendren eturizmit Shqiptar, Vloren. U harxhuan me se $ 100 Miljon. Nuk punoi asnje dite. Eshte koaluduar ky objekt? Di njeri punon apo jo?
      Kerkon te privatizoje Albpetrol me ca kompani fantazma qe e kane qendren ne Beograd.

  2. Dean says:

    Nuk mashtroi Patton Boggs,por qeveria Shqiptare.
    Ne shtepine time nuk mashtron dot miku apo fqinji,por i zoti i shtepise,djali,nena ose vajza .Kaq e thjeshte
    Ne na ka Tradhtu MALOKU,qe i kemi dhon celsat e shpise,c’a me prit nga Patton Bolja & co?!?!?????

    1. Cakalli7 says:

      ne jemi koloni mor djale, ai qe thua ti eshte vec punonjes i administrates koloniale i zgjedhur me “votat e popullit”

      1. Dean says:

        Nuk jemi as koloni,zemre.Te ishim koloni do ishim shume me mire pasi Kolonizatoret vendosin rregullat e tyre te lojes dhe po nuk i respektove ti kepusin topet.
        Ne jemi Kaos dhe Injorance.Kaq jemi ne.

  3. naftetari says:

    Shikoni o naftetare cpo ben sala me djersen tuaj,kjo shushuhnje qe vuri ne krye te Albpetrol injorante si Bujar Cjapi e Ferdinand Murati,qe beri drejtor nje super injorant si Xhevit Sula po luan me djersen tuaj

  4. e verteta says:

    Kush jane ato medja qe po spekullojne se tashme qeverija ka nisur negociatat me nje kompani kineze?Sapo e lexuam kete “lajm” pikrisht ne kete gazete…Apo si gjithmone vetem nje deshire,nje fantaze e nje BLLOF…

  5. pantallona bogs says:

    Qyshkur nje gjykate amerikane ka juridiksion ne nje vend te huaj dhe sovran?

    Normal qe do ta injoroje saliu.

  6. Zalo Deti says:

    Pasuria eshte e Ram Berishes, keshtu qe Sali Ram Berisha ka te drejte t’a vere (e rivere) ne shitje Albpetrolin.

  7. aleksandri i madh says:

    O Pilo Laluci!
    Ku e shikon funksionimin e stalles se derrave te ashtuquajtur aeroport, ti?
    Ke dale ndonjehere jashte shqiperise ti o Pilo Laluci te shikosh aeroportet e ballkanit se ato te europes dhe amerikes jane pak me larg?
    Apo e shikon te fakti qe Tosi na e la dobicin ne dere duke i dhene eksluzivitetin gjermaneve per 20 vjet!!!!
    Pse duhet ta kene ata?
    Pse mos te ndertohet aeroport tjeter dhe te fluturoj qe aty per jashte shtetit?
    Pse te mos kete aeroport ne Sarande apo ne Gjirokaster apo ne Korce? Pse duhet qe kush vjen ose iken ne Sarande te mos fluturoje nga aty?
    Pse duhet te shkoje patjeter ne Korfuz ose Tirane?
    Pse duhet te cohet tjetri nga gopi i semes e te shkoje ne Tirane per te fluturuar per jashte shtetit?
    Pse duhet qe Lulja e Vucidolovicit me Bellair te kete ekskluzivitetin e fluturimeve nga Rinasi?
    Pse mos te kete fluturime Tirane-Gjirokaster, Tirane-Korce, Sarande-Tirane, Kukes-Tirane, Kukes-Gjirokaster, etj.
    Ik Pilo pi ndonje dhalle andej nga Bubullima.

    1. pilo lala says:

      Ti dukesh sikur ke lindur ne Aeroport ore Aleksander i Madh.
      E mban ment ti Aeroportin 10 vjet me pare?
      Ky i sotmi eshte komod dhe funksional.
      Edhe nje gje te fundit: Me duket sikur Aleksandri i Madhe ishte pederas.
      Mos eshte kjo aresyeja qe shkruan me kete emer?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje