INTERVISTA/ Edi Rama: Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas

6 Shkurt 2013, 11:53Politika TEMA

Vetëm disa orë pas marrjes së postit të rëndësishëm si Zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, Edi Rama tregon se kjo ishte një arritje që i dedikohet të gjithë socialistëve të Shqipërisë dhe reformave që janë ndërmarrë në atë parti. Në një intervistë për gazetën “DITA” tregon emocionet që përjetoi kur Sekretari i Përgjithshëm Ajala i komunikoi miratimin e kandidaturës së tij si numri dy i partive të majta në gjithë botën. Shefi i opozitës tregon se mesazhin e parë nga Shqipëria ia nisi bashkëshortja Linda. Ai ka folur dhe për situatën politike në vend, duke vënë theksin se e djathta është në prag të një ndarje të madhe ashtu siç ndodhi me të majtën në vitin 2005. Rama flet për koalicionin me LSI duke theksuar se dasia dhjetëvjeçare te e majta është drejt fundit. Për një koalicion me FRD-në, kryesocialisti thekson se, Bamir Topi ka një mision për të reformuar të djathtën, ndërsa shprehet i bindur se vizita e Klinton dhe Fyle në Tiranë i kanë dhënë garancinë se zgjedhjet këtë herë nuk do të kenë fatin e atyre të mëparshme.

Z.Rama, zgjedhja juaj si Zëvendëspresident i Internacionales me zgjedhjet shqiptare në prag është komentuar mbrëmë si një shenjë dyfishe për qytetarët shqiptarë se era e ndryshimit po fryn majtas. Kë do donit të falënderonit më së pari?

Dua të falënderoj çdokënd që besoi tek PS dhe e mbështeti PS në këto vite të vështira. Çdo votues, çdo anëtar të familjes sonë politike, çdo përfaqësues në çdo nivel. Të gjithë pa përjashtim. Kjo e sotmja është një satisfaksion i jashtëzakonshëm personal padyshim, por për mua s’ka fije dyshimi se s’bëhet fjalë për një arritje personale. Bëhet fjalë për një vlerësim të madh për çka PS ka qenë dhe ka bërë në këto vite. Për modernizimin, prurjet e reja, arritjet drejt barazisë gjinore, rezistencën e madhe opozitare për lirinë e zgjedhjeve e, padyshim programin për një Rilindje Shqiptare. Ky është preludi i fitores së 23 qershorit!

Kush ua ka bërë urimin e parë nga Shqipëria?

Urimin e parë e mora nga delegacioni ynë sapo Sekretari i Përgjithshëm Luis Ajala shpalli të miratuar kandidaturën. Pastaj nga Shqipëria mesazhin e parë e mora nga Linda që sigurisht ishte edhe e para që e mësoi prej meje, disa çaste përpara sesa të shkruaja njoftimin në “Twitter”.

Me çfarë note do e vlerësonit vizitën e Fyle në Tiranë për kauzën e opozitës dhe tuajën në veçanti për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për mos prekjen e votës nga pushteti?

Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi me komisionerin dhe nga qasja e tij shumë e qartë për periudhën para e pas zgjedhjeve të qershorit, si një periudhë tejet e rëndësishme për fatin europian të Shqipërisë. Jam i bindur se këtë herë nuk do përsëriten farsat e 2009 dhe 2011 në Tiranë, për shumë arsye po edhe për faktin se as ShBA e as BE nuk do lejojnë që shqiptarët të humbasin besimin tek sistemi. E kam krijuar këtë bindje nga vizita e zonjës Klinton dhe më është përforcuar nga vizita e komisionerit Fyle.

Sondazhet e nxjerrin PS-në dukshëm në krye. Por a do të keni ju një takim me Kreshnik Spahiun e AK-së dhe Bamir Topin e FRD-së për të krijuar frontin opozitar edhe me ta në koalicion?

Bamir Topi ka një projekt divergjent me tonin. Ai synon të shpëtojë të djathtën nga një shkatërrim që do ketë pasoja dhjetëvjeçare. Ne duam të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e djathtë. Momentalisht konvergojmë vetëm në nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme dhe në këtë pikë mund dhe duhet të bashkëpunojmë.

Jeni shprehur pak ditë më parë se koalicioni me LSI nuk është çështje mes dy individësh por një investim strategjik. Keni një pakt për bashkëqeverisje nëse LSI del vetëm në këto zgjedhje?

S’kemi asnjë pakt, por e përsëris, kur flas për LSI nuk shoh thjesht 23 qershorin, po objektivin strategjik të rikonfigurimit të kampeve në Shqipëri. Jam i bindur se cikli që hapi dasia e egër e para dhjete vjetëve është drejt fundit pavarësisht nga 23 qershori. Është radha e të djathtës të hyjë në këtë cikël. Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas!

Listat “e famshme” të deputetëve që hapin përherë sherre si në PS, si në PD e gjithandej, PS-ja do ti shpallë para apo pas muajit maj?

Këto janë për momentin mollë sherresh për të shitur gazetat. Sigurisht që do ketë edhe pakënaqësi po kjo është pjesë e natyrshme e jetës së çdo skuadre para se të hyjë në fushë. S’ka lojtar në botë që të jetë i kënaqur kur i bie të rrijë në stol./DITA

41 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas”

  1. Ben Chicago says:

    ne votojme saliu numuron

    1. gerti says:

      keto do jene zgjedhjet e popullit. Te gjithe ne votime, te gjithe ne mbrojtje te votes

      1. flogert says:

        hehe, kush se kupton se kete vit do kete nje fitore apokaliptike te PS dhe opozites se bashkuar. Saliu e di mire kete, dhe ju minjte e tij poashtu. Nje rruge kemi: liri a vdekje per fitore nga diktatit

        1. antiregres says:

          aq frike ka saliu sa smund te mendohet. E di qe populli seshte me budalla pas cdo gje ka marre tatepjeten. Jo sali kurre me une ste votoj, sjam i vetmi besoj

      2. smai says:

        besojme se me 23 qershor do vije ndryshimi i vertete, pas kesaj date do instalohet demokracia e vertete. Por qe te vije kjo demokraci duhet qe te mbrojme voten tone me cdo kusht…

        1. sonila says:

          duhet ta mbrojme me patjeter voten tone, nqs duam qe te vije demokracia. Kete sistem duhet ta crrenjosim kete sistem me voten tone majtas.

      3. yplala says:

        PS po tregon veten si parti perendimore, ndersa perballe kane klanin hajdut te Sali Berishes. Keto zgjedhje do te jene zgjedhjet e popullit kunder Berishes. Dhe Rama do te fitoje me te gjithe shqiptaret

      4. Sneki says:

        ky post qe ka marre Rama tregon vleresim per te partine socialiste te shqiperise dhe te punes se saj. Mbi te gjitha eshte nje vleresim per figuren e Edi Rames si lider i se majtes. kjo eshte nje mbeshtetje shume e madhe per opoziten por duhet akoma me shume mbeshtetje.

    2. niku says:

      me 23 qershore ky sistem do marre nje shuplake te fuqishme me ane te votes se shqipetareve. Rilindje

    3. e\ says:

      Te gjithe e dine mire se kjo qeveri nuk ka asnje perspektive, as per vete hde as per shqiptaret.
      Prandaj keto zgjedhje do te jene edheme te njeanshme sesa 2005, sepse kete here vendi eshte ne krize dhe vetem PS dhe Rama jane nje alternative normale dhe europiane per ta nxjerre vendin nga kriza e gjithanshme qe ka shkaktuar Sali Meta

    4. Do te humbase PD dhe Doktori se ky vend nuk mund ta mbaje me mbi vete kete diktator te cmendur. Ka ardhur koha e Rames dhe me te do te fitojme te gjithe.

    5. l says:

      gerti PS un jam AK , teseren e partis, se saliu ju numuron pa numuruar.kurse me teser nuk te numuron si votat e tij..

  2. tom says:

    “Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas!” Kush ma shpjegon?

    1. coku says:

      dmth ajo qe ndodhi ne 2005 me ps do ndodhe sivjet me pd. po e kuptove tani mire po nuk e kuptove c te them nuk je per kete kohe, je per te ardhmen.

      1. anticensurë says:

        çoko,
        dhe unë jam po aq i trashë sa dhe tomi,por megjithatë nuk e kuptova!këtë që shpjegon ti kollaj me e kuptu,por çfar ti bësh asaj prapashtesës “djathtas”!ajo ma prish mëndjen,më kujton barsaletën me “kos”!
        kështu çoko merre mundimin dhe na i shpjego më shtruar,sikur të ishim kalamaj 2 vjeçarë!
        ps:të lutem mos përdor ironinë,besoj se është boll!

        1. coku says:

          ha pershesh me kos atehere dhe mos u mer me gjera te holla. si per dy vjecaret atehere.

          na ishte njehere disa njerez te mbledhur per te qeverisur vendin. nga lufta per te dale sekush i pari ata u ndane ne disa grupe te ndryshme me qellim qe ta dilnin te paret udheheqesit e grupeve. por fatkeqesisht eshte vetem nje vend i pare dhe qe te behesh perseri i pari duhet te presesh kater vjet. por keta nuk prisnin dhe u ndane perseri ne grupe te ndryshme qe te dilnin kush te mundej i pari, me metoda te ndryshme duke dhene pare duke kercenuar duke vjedhur etj. nga kjo zenie midis tyre fitoi kampi kundeshtar dhe zuri vendin e pare beshke me nje grup nga keta qe u ndane. keshtu pra nga kjo kuptijme qe duhet te jemi te bashkuar per te arritur qellimin dhe duhet te jemi te duruar secili ne vendin e tij dhe mos te kerkoje pa merite vendin e shokut. e kuptuat.
          poooooooo pergjigja. ju e kuptuat por keta xhaxhat nuk e kane kuptuar akoma. kjo qe ndodhi atehere me keta qe tregova do te ndodhe sivjet me fituesit e asaj kohe djathtas.
          uuuuuuuuuuuu reagimi.

          1. anticensurë says:

            çoko,
            ke bërë një çorbë që ska polic që e kupton!
            _të parën ke bërë çorbë “punën e kosit”!
            të garantoj unë që nuk ka lidhje me përsheshin!deri diku i je afruar pa dashje!ka të bëjë me të ngrënën!
            të dytën ke bërë çorbë përgjigjen!ska budall që e kupton!
            ps:pak më parë kam nisur modelin tim të shpjegimit për tom!shikoje një herë dhe po të kesh ndonjë vrrejtje ma bëj!do të më ndihmoje për të mësuar më shumë!si e ka thënë një i mënçur,që një komnetues e ngatërronte me platonin,”unë e di që nuk di asgjë”!
            ps:”uuuuuuuuuuuu reagimi.”këtë po që e kuptova!të falem për nderin që më ke bërë!

            1. coku says:

              keto nuk jane pune per policet. rri ne pozicionin tend nqs do shpjegim me te detajuar te krijoj nje takim me vet ramen qe ta kuptosh me mire.

              1. beso says:

                anticensure,me fut edhe mua ne klubin e te trasheve.Titulli i tille”…2005 jone djathtas” eshte per ata qe e kapin veshin e majte me doren e djathte nga prapa kurrizit.Si ai slogani”pertej te majtes dhe te djathtes”,per te cilin PS hapi nje akademi politike posaçerisht,se slogan shume i sofistikuar,sidomos kur je parti e majte tradicionale dhe kerkon te shkosh pertej…S’e di a ia kane gjetur kuptimin keta akademiket e PS ketij slogani.Kam idene se disa politiksave me shume u shkon prezenca sesa e folura.Nga e djathta figure absolute eshte Topalli,kur nuk flet duket si mbreteresha e Dijes,ama sa hap gojen e “dhit fare”,kurse me duket se majta fillon me kryetarin.Ishalla gabofsha,por popull i trashe,me falet.

                1. anticensurë says:

                  beso
                  një gjë vë re te pordhitikanët tanë!
                  flasin nëpër tym!fraza që lënë vënd për interpretim!rama në llojin e tij piktor abstrakt,flet njëlloj si pikturon!lë vënd për interpretime të ndryshme!këtu kemi disa lloj interpretimesh që po ti shikosh me kujdes të tërë ku më shum e ku më pak “kanë të drejtë”!të gjithë mbështeten tek shkrimi dhe japin shpjegimin e tyre!por dihet se një të vërtetë ka dhe jo shumë!në art ka shije dhe të vërtetat mund të jenë sipas personit,sipas asaj që ndjen!
                  kurse rama në shqipërinë që po shkon drejt anafalbetizmit intelektual fillon e flet me bjeri derës të përplaset në murin majtas,pastaj në dysheme që të dëgjojë dritarja!
                  për çfarë shkruan ke të drejtë!

      2. Hamshori says:

        Qershori 2013 do te jete viti i votes se lire dhe te ndershme te qytetarit

        1. susta says:

          permbysje do kete, risi do kete, rilindje nevojitet gjithcka na duhet te bjeme si popull eshte te mbrojme voten por me pare, te shkojme te votojme ne mase

    2. anticensurë says:

      tomo,
      edi,ky adoleshenti i tredhur i mbetur në vitet’80 ka bërë një alegori të trashë,por që atij i duket e hollë!
      ai duke quajtur saliun “komunistin e fundit” thotë se e majta shqiptare në krahasim me këtë “kopmunist të fundit”është e “djathtë!
      por harron i tredhuri në tru që sali berisha nuk ka të bëjë aspak me komunizmin!ai megjithëse ka qënë komunist në kohën e diktaturës së roletariatit,ai ka mësuar dhe është frymëzuar vetëm nga diktatura!ai,sali berisha është një diktator fashis!i ndyrë!
      kurse shalgjati i tredhur dhe me mut që i ka marrë shalët nga frika,ka frikë të thotë DIKTATOR FASHIST,sepse është akoma në fundin e viteve ’80 kur deshte të luftonte komunizmin!për të pasur mundësinë për të parë botën me sy!për të përfituar nga bollëku i perëndimit!të cilin për fat e provoi!përvoja e atjeshme e bëri që të këthehet me vrap në shqipëri!jo për të ndihmuar atë,por e pa që perëndimi nuk ishte si e mendonte ai!në perëndim do bythë për të ecur përpara!do punë!u këthye në shqipëri për të përfituar nga emri i familes!po e shohim që fitoi!
      frika tjetër që e ka bërë të konvertojë diktatorin fashist në “komunistin e fundit”,është dëshira për të mos qënë kundër të djathtve europianë dhe amerikanë!
      sali berisha ka të bëjë me komunizmin aq sa ka të bëjë trap edi rama me të majtën!
      ps:o mero kujton se e shkruar në anglisht është shprehur me më mirsjllje kjo shpreje paralajmërimi,”You are posting comments too quickly. Slow down.”????
      po prap injorante ka mbetur!ndoshta dhe ti i përkëthen me gogla!?

      1. coku says:

        lexoje mire
        S’kemi asnjë pakt, por e përsëris, kur flas për LSI nuk shoh thjesht 23 qershorin, po objektivin strategjik të rikonfigurimit të kampeve në Shqipëri. Jam i bindur se cikli që hapi dasia e egër e para dhjete vjetëve është drejt fundit pavarësisht nga 23 qershori. Është radha e të djathtës të hyjë në këtë cikël. Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas!
        pra c ndodhi ne 2005 tek ne do te ndodhe djathtas oooooooooooooo……..

        1. anticensurë says:

          unë besoj se e ke gabim!
          nuk ka të bëjë me LSI!ajo është e falimentuar!elektorati i saj është majtas!një ribashkim i ramës me krerët e LSIsë do të jetë një katastrofë që do të sjellë ujë në mullirin e berishës!një aleancë parazgjedhore me LSI do të çonin shumë,jashtëzakonisht shumë vota në drejtim të partisë,pjellë grevëtyese të berishës për mdendimin tim,A KZ!
          bashkimi me kryesinë e LSIsë do të ishte shkatërrimi përfundimtar i PSsë!bazën e LSIsë të ’09ës e ka PSja!kjo bazë është larguar nga LSIja që pas grevës së urisë ’10!ata që kanë mbetur janë persona që normalisht nuk ke asnjë leverdi ti kesh në parti,as si mbështetës!të ulin vlerat!
          si mbështetës,votues i LSIsë kam qënë dhe unë!nqs ke ndjekur shkrimet e mia do të kesh vënë re që unë nuk pranoj një bashkim të PS me LSI për shkak të tradhëtisë që i ka bërë kryesia e saj elektoratit të saj!gjithashtu nuk pranoj dhe veprimet e trëmbura dhe dallkauke të ramës!

    3. radikalisti says:

      Tom, po ta vini re me siper ai pak a shume e shpjegon kur thote:”Ai ka folur dhe për situatën politike në vend, duke vënë theksin se e djathta është në prag të një ndarje të madhe ashtu siç ndodhi me të majtën në vitin 2005″. Pra po ta analizosh kete thenie, ai mundohet te na paraqesi humbjen e te majtes ne 2005-en si nje ndarje te saj nga nje e kaluar e erret, dhe futja e saj ne rrugen e reformimimt dhe modernizimit. Por rrugetimi i te majtes mbas vitit 2005 e deri ne ditet e sotme nuk njeh gje tjeter veçse disfate mbas disfate.Mos harrojme qe humbja e te majtes ne 2005-en erdhi si rezultat i sabotimit qe i beri ky zgjedhjeve, i perkrahur nga militante zvarranike si Erjon Velia me shoke, per aresyen e vetme qe sipas statutit te PS-se kryetari ne rast humbje te zgjedhjeve duhet te japi doreheqjen(ashtu siç ndodhi)dhe dhe ky sipas te gjitha gjasave do merrte kreun e partise(ashtu siç ndodhi) dhe me pas do realizonte endrren e tij per tu bere kryeminister i vendit. Per kete aresye ai pothuajse nuk flet fare per humbjen e te majtes ne 2005, por dhe kur e permend, e permend per aresyen e me siperme, pra si nje ndarje historike e PS-se nga e kaluara e erret, dhe futja e saj ne nje rruge te re, ne rrugen e reformimit dhe modernizimit te saj. Emerimi i tij si zv/president i internacionales socialiste, ç’fare perfaqeson per te personalisht, dhe ç’fare perfaqeson per te majten shqiptare ne pergjithesi.Per mendimin tim nje zero te madhe. Pse? E para se zv/ pres. ne ate internacionale jane nja 10 a 15, dhe e dyta, une jam i bindur se ai ka paguar par ta fituar kete “post”,(kjo eshte dhe aresyeja qe ai nuk ka folur ndonjehere per kandidaturen e tij ne kete “post”). Ka ardhur koha qe ai te levize çdo lloj guri sado i rende dhe me kosto te madhe te jete, per aresye se ai e ka shansin e fundit pra si i thone, “o sot o kurre” per ti fituar keto zgjedhje, ne te kundert do humbasi ne pluhurin e kohes, dhe njerezit me pas do ta kujtojne si nje enderr e keqe. Mos harrojme se vet ka deklaruar qe:-kam hyre ne politike per te lene gjurme-. ç’fare lloj gjurmesh, kjo mbetet per tu pare.

      1. anticensurë says:

        radikalist
        me të gjithë atë që ke shkruar prap nuk ke shpjeguar bindas “Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas!” dhe pikërisht “JONË DJATHTAS”!unë mendoj se nuk ka të bëjë as si e djathta dje sot o mot.nuk ka të bëjë humbja jonë,e majtë,dje o fitorja nesër.nuk ka të bëjë me përçarje o bashkim.nuk ka të bëjë me fitore a humbje të të djathtës.në asnjë vënd nuk përshtaten dy fjalët”JONË DJATHTAS”!shkojnë jangllëç!ose tërthor me ato që thua ti!

  3. vz gjirokastriti says:

    Per tom Miku tim tom qe je i sinqerte ,se nuk kupton kaqe shume nga keta politikane,dhe kerkon ndihme per te mare vesh se c fare thone shqip kure deklarojne.
    tom kjo lloi fare politikanesh eshte nje soj si kurvaret dhe kurvat,qe
    nuk heqin dore nga kurverija,domethene nga qirjet e per ditshme.Nga
    mengjezi deri ne mes te nates kerkojne ku te ngjitin,te te gjitha llojeve,bhen balte sa ta mbarojne ate pune.Kur degjon qe thone keta
    politikane ,jam i qendres,jam i majte,jam i djathte ,kujto kurvat dhe
    kurvaret ,qe vene nga te gjitha anet.

    Hajde dhe nje here ne stalle
    ta gezojme kete jete
    te ta ras e te ta kalle
    e pastaj lerem te vdes.

    1. Spinoza says:

      2005 Rilind ne 2013 me fitoren e Edi Rames

      1. anticensurë says:

        o spinozë
        ti e ke koncentruar më shumë!kështu nuk kuptohet fare,bile fare!thjeshtë bëhet çorbë!holloje pak!

    2. anticensurë says:

      përshëndetje vilson,
      vargjet si gjithnjë të koncentruara!koncentrim i prozës që pasojnë!gjithnjë të shkëlqyeshme me një ironi therëse dhe me shumë humor!

  4. tomka says:

    boll kemi duruar dhe pritur qe ky vend te ece perpara, por per fate te keq ka ecur vetem mbrapa.
    Duhet pajeter te ike ky saliu dhe larot e tij qe shqiperia te ece perpara ne rrugen e zhvillimit. Rilindje

  5. EDIUS- RAMUS-ZEVENDESI I 36-i JORGUS PAPANDREUS says:

    HAHAHAHAHA ZEVENDES I 36 I KRYETARIT JORGUS PAPANDREUS,PARTI E TRETE NE GREQI ME VETEM 13% TANI NE SONDAZHE 5% TE MJERET SOCIALISTA CFARE PO I UROHET EDIUS RAMUSIT.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Besoj te gjithe ata qe kane pak tru e kane kuptuar qe Saliu qendron ne krahun ekstremist te majte qe e perziere me kaosi, plus dhe teorine e M.L. krijon nje rend te ri shoqeror qe akoma nuk eshte provuar ne asnje vend te botes.
    Per kete Rama thote qe vota do te shkoje djathtas se ne fakt politika e Edi Rames, ka me shume efekte djathtas se majtas, jo e majta social-demokrate, por e majta e Saliut qe seshte gje tjeter vecse nje komunizem me dy gishta lart.

  7. vz gjirokastriti says:

    Pershendetje antic tortura time,vargjet i bera per ti te me besosh
    kur te lexova…Qytetaret e zgjuar si ti nuk kane nevoje per shpjegime
    te vargjeve dhe reshtave, shendet si gjithmone

  8. Kati Vlore says:

    O v gjirokastriti. Nga komenti yt nxora konkluzjonin se ti o ke qene roje ne ndonje Shtepi publike ose ke qene stalljer. Se ndryshe nuk shpjegohet qe te jesh kaq i lidhur me keto qe ke permendur sa me siper pasto fjalorin dhe. Relaksohu pershendetje para e majta shqipetare

    1. anticensurë says:

      nuk e di se në ç’kat je në vlorë,por nuk ka rëndësi!
      këtë “konkluzion që ke nxjerrë për vz gjirokastriti”qene roje ne ndonje Shtepi publike ose ke qene stalljer”e ke nga frkuentimi që ju ke bërë këtyre dy vëndeve,apo të ka çuar halli aty??sido që të jetë më vjen keq për ty!

  9. vz gjirokastriti says:

    Hajde Kati edhe ti
    te ta veme nga ane e majte
    dhe pastaj te ngrime dolli
    te na rrosh per tjetren radhe

    O brek cjere i Vlores,qe na del gjithmone me pseudonime te ndryshme,per
    ty me shoke do ta kem parasysh te pastroj fjalorin.

  10. drtn74 says:

    TA GEZONI PUSHTETIN KRYETAR.URIMET ME TE MIRA.KENI FILLUAR TE FESTONI PA BERE HOPA TEK HENDEKU OSE KANALI I ZGJEDHJEVE.PAS DREKES SE SHTRUAR NGA KRYETARI I TIRANES TEK LOKALI I DROGES SE PASTER”IL GUSTO”(SA PA SHIJE EMRI),PINJOLLI I XHAKETES ME TE VJETER NE PS OSE NDRYSHE VELENXA GRAMOZ RUCI BASHKE ME SHOFERIN E FAMILJES ME THEKS BUONXHIORNO(VERIOR),KERCENOJNE SE ME MARRJEN E PUSHTETIT NUK DO KETE NJERI TI PENGOJE NE RRUGEN E TYRE.DHE KETE PAS NJE FJALORI TE PA FJALE DREJTUAR NDAJ NJE PUNONJESI TE ADMINISTRATES SHTETERORE.KERKONI NDRYSHIM DHE RILINDJE .FILLONI NGA VETJA.PERBALLE SALIUT NUK MUND TE KONKURONI ME RRANGALLA SALARIE.RREPIRAT E VICIDOLIT JANE ME TE BUTA.NE SHQIPERI GJITHMONE ESHTE PREFERUAR E KEQJA ME E VOGEL,SE TE MIRA KY POPULL NUK DUKET SE DO SHIKOJE PERTEJ DEMAGOGJIVE MAJTAS,APO DJATHTAS

  11. E DJATHTA SHQIPTAR DESHTOI TERSISHTE NE TE DY MANDATE E QEVERISJES.!

    Ng ate gjith c`ka lexuar ne ket shkrim me le te kuptoi qe rrotacioni politik do te behet pore Berisha kerkon qe kete rrotacion ta beje sa me pak funksional dhe sa te jet e mundur te zvogloj sferen tij vepruse ne pushtet. Per kete Berisha ka ven ne levizje ter mekanizmat e tij qe pushteti ja ka dhen dhe po I shfrytzon qe edhe pers do ta dorzoi pushtetin perseri te ket forc per te bllokuar pushtetin.
    A kishte Berisha pushtet te pa merituar.?
    Ng ate gjith keto qe lexuam rezulton qarte se Berisha pushtetin e mori ne menyre te pa merituar dhe ket e mbeshteti edhe perendimi vetem per hire te rrotacionit politik. Keshtu ndofta me urdher te tyre u be edhe kalimi I Naos djathtas dhe I Ilir Metes me qellim qe Berishes ky pushtet I pa merituar ti krijohet mundesia per te finksionuar ashti cal sic dhe funksionoi. Pra Periendim dhe SHBA-te punuan me iden qe te kemi nje te djathte vertet funksionale ne shqiperi pore fatkeqesishte kjo ishte e pa mundur. Ne te dy mandate Berisha pati bumerage te medhe si ate te Gedecit, probleme te keqmenagjimit te ekonomis , korrupsioni dhe monopolet bllokamn gjithcka deri dhe qarqet antishqiptar cenuan edhe integritetin e vendit tone.Pra me gjith mbeshtetjen e madhe qe I dhen Berishes per ti dhe pushte dhe per t`ja mbajtur pushtetin perseri kjo e djathte shqiptar u deskretituar nga te gjith pikpamjet dhe vendi shkoi ne kriza te njepasnjeshme, ku secila krize eshte me e rende se tjetra. Po ashtu ne keto mandate te qeverisjes djathtas edhe jeta e qytatarve shqiptar u be e pa sigurte ku vrasjet, vjedhet, perdhunimet traficet, droga dhe prostitucioni aksidentet dhe ndeshjet e policies me krimin ishin arena me e pergjakshme

  12. e ketyre tet vjetve.
    Pra arrijme ne konkluzuini se e Djathta shqiptar asnjeher nuk ka mundesi te ngjitet ne lartesin e duhur te homologve te tyre evropian, per arsye se:
    Kjo e djathte shqipotar rrenjet e saj jan qe tek Ballkom dhe Zogistet te cilet si dje ne lufte ishin kunder interesave te atdheut ashtu edhe sote ne demokraci keta jan po kunder interesave te vendit.Fakti eshte se kjo e djathte cenoj rende itegritetin e vendit ton qe nga viti 1992 e deri ne dite e sotme.
    Eshte vetem e Majta shqipotar e majta e socializmit demokratik qe I eshte permbajtu thelle parimev baz te demokracis socialdemokrate evropiane, Kjo ka treguer shemull konkret edhe ne zgjidhjen e krizave e kryesishte te krizes se madhe qe shkaktoi e djathta ne vitin 1997, krizan e viti 1998, ku kjo e djathte e lajthitur sulmoi institucioneten e shteti dhe krizen e viti 1999 ate te shperngulje se Kosoves nga forcat serbe , pra Brenda mandatit te saje 1997 – 2005 perballoi tre kriza te fuqishme dhe ku dhe ne vitin 1997 e mori pushtetin pa inventar me shtet tersishte te shkatrruar dhe e dorzoi me inventar te rregull duke ber nje rrotacion te nivelit demokratik evropian.
    Berish po perpiqet tama si ai I mbytyri qe duke ku papjluure per te shpetuar mbyte edhe ate qe kerkon ta nxjerr nga ujte. Kesht duke pare qe Berish eshte fundosur politikishte dhe ekonomikishte tani kerkon me te gjith mundesit qe te frenoi vrullin e PS qe do te vij ne pushte.Ajo kerkon qe PS-se ti lej vetem nje deputet me shum.Pra Berish kerkon te fitoi Partia Socialiste vetm sa don ai.Pikrishte ketu duhet te jemi shum sensible dhe ti presim rrugen te gjith ketyre makinacioneve te poshtra qe Berisha kerkon te arrije.
    Zgjedhja e z. Rama ne krye te Internacionales Socialiste i jep nje mbeshtetje te madhe kesaj ceshtje por te mos harrojme se ne parlamentin Evropian ka akoma Dauel te cilet “demokraci” e konsiderojn edhe kur vota vidhet.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje