Qosja: Berisha vendosi ta vriste shpirtërisht e moralisht Linda Ramën vetëm pse është gruaja e kryeministrit të ardhshëm

6 Shkurt 2013, 10:51Politika TEMA

“Kryeministri Sali Berisha vendosi të vriste shpirtërisht e moralisht Linda Ramën! Dhe vendosi ta vriste thjesht pse është gruaja e atij, që në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë frikësohet se do të vijë menjëherë mbasi të dëbohet ai prej pushtetit shqiptar”.

Kështu i komenton akademiku Rexhep Qosja, akuzat që Partia Demokratike dhe vetë kryeministri shqiptar hodhën ndaj bashkëshortes së shefit të opozitës, Edi Rama.

“A e shikuat dhe e dëgjuat zonjën Linda Rama se si ngadalë, qetë, qëndrueshëm, mençur, zemërgjerë, pa pezmin dhe pa mendjeerrësirën e rrokatarëve dhe rrokateshave të kryeministrit, me argument e fundosi politikën  e ndotjeve me të cilën kryeministri shqiptar po rrënon vlerat e përtashësisë dhe historisë shqiptare”, sqaron ai.

Qosja shprehet se është në dobi të Shqipërisë largimi i Berishës.

“Dhe si të mos e konsideroj interes kombëtar largimin e Berishës prej politikës shqiptare? E dëgjuat ç’tha Organizata Ndërkombëtare “Freedom House”? Ajo tha: Shqipëria (Kosova dhe Maqedonia) janë të vetmet tre vende në Ballkan dhe, natyrisht në Evropë, gjysmë të lira. Të lira, edhe Mali i Zi, edhe Bosnja e Hercegovina, edhe Serbia, por Shqipëria gjysmë e lirë, gjysmë e lirë, sepse e sundon stalinisti i fundit në Evropë! E dëgjuat ç’tha Banka Botërore? Ajo tha: Rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2012 është 0.5 për qind. E dëgjoni si gënjen kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kur flet për zhvillimin e ekonomik të Shqipërisë? Ai thotë: Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike më të madhe se Gjermania, Franca, Britania e Madhe. Dhe këtë rritje ekonomike e ka shënuar falë modelit ekonomik që ka shpikur ai! A po dëgjoni çka thonë ekonomistët në Shqipëri? Ata po thonë se Sali Berisha do t’i lërë fëmijët tanë në borxhe, të cilat për shumë dhjetëvjetësha nuk do të arrijnë t’i paguajnë! A po dëgjoni si përgjigjet kryeministri i Shqipërisë? Ai përgjigjet: Gjithë Shqipëria është digjitalizuar prej Vermoshit e në Konispol! A po dëgjoni se ç’thonë emisionet e disa televizioneve shqiptare? Ato thonë se gjysma e shqiptarëve jetojnë ashtu siç jetojnë fshatarët e fshatit Pezë afër Tiranës, që tronditi të gjithë ata që e shikuan? A po shihni se si u përgjigjet kryeministri Sali Berisha këtyre pamjeve rrëqethëse? U përgjigjet duke thënë se i pëlqejnë pjeshkat!”, sqaron akademiku.

Përsa u përket kufijve detarë ai shprehet kështu:

“Kërcënimi i shtetit grek se do të bëjë deklarim të njëanshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për kufijtë detarë është një çështje serioze. Greqia tani e di se në ujërat detarë, që nuk janë nën sovranitetin e saj, ka pasuri të mëdha të naftës e të gazit, prandaj prej asaj pasurie të madhe nxitet të bëjë deklarime të tilla, në thelbin e vet shqetësuese për shtetet që kanë dalje në ato ujëra. Të shpresojmë se ai deklarim i njëanshëm i Greqisë për kufijtë detarë do të frenohet në OKB-n. Shqipëria me diplomacinë dhe me politikën e saj do të duhej t’i jepte argumente Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ta frenojë deklarimin e njëanshëm të shtetit grek për kufijtë. E në qoftë se, megjithatë, Greqia e bën atë deklarim të njëanshëm, Shqipërisë do t’i dalin disa punë të paparapara politike, diplomatike dhe ekonomike!” deklaron Qosja.

Ndërsa për idenë e kryeministrit për ligë të përbashkët futbolli  akademiku thotë se:

“Kryeministri tani para zgjedhjeve po vjedh dhe po rrëmben idetë dhe propozimet që përpara tij kanë paraqitur qoftë Partia Socialiste, qoftë Aleanca Kuq e Zi. Nuk kam ç’them për këtë çështje: ato që duhej të thuheshin i thanë veprimtarët e futbollit në Tiranë dhe në Prishtinë”.

Përsa i përket sjelljes së kokës së Ali Pashë Tepelenës sipas tij: “Në krejt këtë punë rreth kokës së Ali Pashë Tepelenës – kësaj figure të madhe të historisë shqiptare, dhe rivarrosjes së tij sërish i ndarë, koka shkoqur prej trupit, përpos djallëzive që bën kryeministri me qëllim që të korruptojë qoftë edhe tre votues më shumë për partinë e tij në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ka edhe perversitet. Prej tij, deri në 23 qershor, mund të presim që prej Ankarasë a prej Athinës të kërkojë që të lejojnë të sillen në Shqipëri pjesët e lëkurës së pashallarëve shqiptarë të bërë synet kur ishin fëmijë në Stamboll a në Janinë! Do të ketë çka të kërkojë kryeministri ynë se, siç dihet, prindërit e disa pashallarëve tanë të ardhshëm në Perandorinë Otomane, kur i bënin synet ata, natyrisht si fëmijë, kërkonin që lëkura e pjesës së synetuar të mos hudhej kudoqoftë, po të “varrosej”! Në këtë mënyrë atdhetarizmi i posazgjuar i kryeministrit shqiptar do të mund të dëshmohet edhe me ato pjesë të synetuara të pashallarëve shqiptarë të sjellura në Atdhe në prag të zgjedhjeve! Mos ngurroni: duartrokitje për turbo atdhetarin!”

Sipas Qoses, kryeprokurori Adriatik Llalla duhej të tregohej burrë dhe ta refuzonte detyrën, mandati i Ina Ramës ende nuk kishte mbaruar.

32 komente në “Qosja: Berisha vendosi ta vriste shpirtërisht e moralisht Linda Ramën vetëm pse është gruaja e kryeministrit të ardhshëm”

  1. fl says:

    Kur flet Ky, te gjithe Shqipetaret duhet te ngrene veshet e degjojne ne heshtje. Kaq!

    1. me Qosen themi se e kemi fatin ne dore says:

      Ky Burre eshte Greuinci i Shqiperise.
      Boshti te cilit kalone nga Shkup-Prishtine-Tirane.
      Nga ketu nis edhe Mendimi.
      Me keto Vlera;Shqiperia as ka patur dhe as do te kete
      tjeter njeri.
      Ndaj shmangia prej tij,do te thote te orjentohesh
      drejte Tollovise.
      Ta kuptosh Qosen,nuk eshte aspak veshtire.
      E veshtire eshte te orjentohesh larg tij.
      Tek Qosja nuk ka perseritje,ka vetem Reflexion.
      psh.kur thote per te disajten here,se Berisha
      nuk eshte ne Binare;nuk do te thote se e urrene
      dhe i thote pa u bazuar,perkundrazi,Ai e sheh
      mesemiri se ketij njeriu po i zvogelohet
      forca e Gravitacionit,po shkone sa andej-kendej
      I hallakatur nga kjo levizje “Brovniane”
      e ka kap te gjorin Sali,paniku,dhe nuk e di se
      si mund ti shkoje filli.
      Sot,forcat terheqese jane jashte loje.Ai eshte
      jashte orbite.Ky eshte Reflexion per fatin e nje kombi.
      Jeta duhet te jete vazhdimesi e “Meridjanit” R,Qosja.

    2. Gezo Gadurri says:

      Kur flet ky palo burre, mua thjesht me vjen nje pordhe e madhe. Ky eshte aq i panvarur dhe realist sa cpaska qene edhe Alfred Peza, qe nga i panvarur nje dite te bukur u dhi socialist, ( u gdhi, pardon).
      Ne kete pike mendoj se Qosja kerkon qasje ne Shqiperi duke qene se ne Kosove nuk e qas njeri.

      1. shkodrani says:

        Pse nuk me ben cudi fakti qe ato qe mbrojne kafshen sali dhe kerkojne perdhosjen e vlerave te nje intelektuali si Qosja apo dikush tjeter jane vetem ato “te nivelit te larte intelektual” si puna Gezo Gadurrit me siper…..

        Shikohet paster se cfare niveli arsimor e kulturor kane mbeshtetesit e kafshes sali.

      2. epic says:

        Gezo Gadurri qenke per te te qare hallin. Nei dite ajo pordha qe te vjen ka me te plas brenda.

      3. zefi says:

        O Gezo Gadurri!
        Rexhep Qosja nuk u drejtohet KAFSHEVE TE PYLLIT,SI TI,POR SHQIPTAREVE TE NDERSHEM!!!

    3. Pilo Lala says:

      Nje nga burrat e mencur SHQIPTAR! RESPEKT

    4. Iliri says:

      Kam pasur per te respekt te madh, por ky qenka idiot fare. Si mundet nje njeri normal me ndjenja atdhetare shqiptare te perkrahe Edvin Ramen, udheheqsin e komunisteve dhe ortodhjakeve te cilet mbajne ne krye te kishes se tyre agjentin grek Janullatos?

      1. sorge says:

        Harram emrin qe i ke vene vetes,o PUSHT SERB(ilir)!!!
        Janollatosin grek nuk e vuri Edi Rama ne krye te Kishes Ortodokse,por ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE SALI RAM BERISHA!!!
        Nuk ka patur nevoje Edi Rama per respektin e PLEHRAVE si ty,o Ilir serbi,por ti shko ha GARUZHDEN E SERBIT Berisha,se edhe ca dite e ke,se po ju VJEN NGORDHJA,o kafshe pylli!!!Detin E JUGUT nuk ua shiti Edi Rama grekeve,por TRADHETARI I POSHTER Berisha!!!
        JU SHPELLARET CECENE MERITONI URREJTJEN ME TE MADHE TE POPULLIT SHQIPTAR!!!
        Pas 23 qershorit do shkoni te gjithe tek PALMA E MESILES!!!

  2. Genci says:

    Njeri nder te pakte Intelektual qe ia thote troqe te ZEZAT E SALI BERISHES, Po te kishim me shume sikur Qosja Ky SALI DO TE HARROHEJ SHUME KOHE ME PARE DHE JO TE VAZHDOJ DHE TA RRENOJ AKOMA SHQIPERINE

    Te lumte Qosja i Madhe

  3. Dyrrahu says:

    Tani do fillojnë qorrat ta mbrojnë Sali Berishen.

    Pak më vonë do të dalin plebejtë në mbrojtje të Sali Berishes. Ata dalin për ta mbrojtur njeriun, i cili nuk mbrohet, i cili nuk duhet të mbrohet, por duhet të dënohet për të gjitha këto vuajtje, mërzi, tortura dhe fatkeqësi që ia ka sjellur dhe po ia sjell popullit tim.
    Symbyllurit përpiqen që të jenë në anën e tij, i cili nuk ka mundësi t’i bëj më keq Shqipërisë, nga kjo që po i bënë.
    100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ishte rasti ku duhej të bashkohej dhe homogjenizohej populli shqiptar. Cfarë bëri Sali Berisha, me një mendje prej Neroni, e ndau Shqipërinë në dysh. Njëra palë insistonte ( me plot të drejtë ) që manifestimi dhe e tërë festa të bëhej në Vlorë dhe pala djallëzore e kërkoi dhe miratoi që manifestiimi qendror të jetë në Tiranë. Cfarë bëri tjetër Sali Berisha? Ai i ngriti dhe i zbuloi shtatore atij njeriu që vrau protagonistët e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ia zbuloi shtatoren pikërisht në vigjile të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
    Deti Jon është pasuria shqiptare, kush do nënshkruante tjetër pos mikut të atij që ia fali Shën Naumin Pashiqit, për të shpëtuar lëkurën dhe për ta okupuar edhe një herë Shqipërinë. Historia, veprimet dhe mjekët thonë se Sali Berisha është renegat, skizofren dhe i pasherueshëm, pse populli shqiptar akoma ka dilema për këtë bastard??!!!!!

  4. Doni ALBO says:

    Po as ti asgje me i mire se sala nuk je, te dy keni mentalitet komunist po qe akuzoni njeri-tjetrin per stalinizem…..Mos harro qe kurre nuk te falen nga shqiptaret e Kosoves ato shamje qe ke bere ne drejtim te dr.Ibrahim Rugoves sa ishte gjalle, po me vone te treguan me vota kush ka qene Babai i atij shteti e kush JO………Po hajt qosje se me salen ju bashkojne shume gjera po qe partite i keni ndare.

    1. adri says:

      E vertet ama vetem per nje arsye. Ibrahim Rugova dhe partia e tij LDK, ka qene shume e specializuar ne propagand, per kete arsye ne Kosove duhet Sali Berisha e urrehen Socialistet. Ne Kosove (edhe une jam nga Kosova) besojn shume ne fjalime te zjarrta, si fjalimet e Sales dhe ne teori konspirative, si teorit e LDK-se per mitin Ibrahim Rugova. Shqiptaret e Kosoves nuk don te dijn per faktet. Ata nuk dojn te ndegjojn se si Sali Berisha shiti nften Jugosllavis, i vetmi shtet qe ka thyer embargon e kohes ishte Shqiperia, nuk don te dijn per arrestimet e Sali Berishes qe ju bente luftetareve e shume gjera te tjera. Sikurse nuk don te dijn se si Ibrahim Rugova ne qastet me kritike te popullit ton jau ktheu te gjitheve shpinen dhe pranoj kapitullimin. Te gjithe shqipetaret e Kosoves kane sakrifikuar shume duke ndegjuar Rugoven qe te percjellin politike paqesore kurse kur erdhi momenti qe Rugova te bente vetem nje sakrific e te refuzonte te shkonte ne Beograd ai nuk e beri. Te gjithe ata qe e dojn Rugoven e Salen besojn ne nje teori “se keto veprime i kane bere se ju ka thene Amerika” LOL.

      1. Dean says:

        Bravo,Adri.
        Respekt per menyren tate te te menduarit.

      2. Doni ALBO says:

        Po politika e kosoves ka qene vazhdimesi e polites se Ibrahim Rugoves per shtetformimin e Kosoves si me perkrahjen e botes perendimore por si me bashkimin e gjithe shqiptareve te Kosoves ne nje ideal te vetem, dhe mos harro se FARK ishte ne formim e siper si ushtri nga Rugova kur hashim thaqi formoj UCK-ne qe natyrisht ka vlerat e veta pa diskutim por qe edhe per kete ka punu Rugova, po c’ti bejsh kur hashim thaqi ishte i etur per pushtet dhe e urrente rugoven deri ne vdekje sa nuk kursente as shamje dhe c’eshte me e keqja atentatet ndaj Liderit Rugova….Po hajt se ne fund e pa edhe hashimi qe pa rugoven at perkrahjen e NATO-s nuk do ta kishte Kurren e KURRES, po si gjithmone jemi nje popull jo falemnderues qe nuk dim ta vlersojme njerin qe ka bere shume per kete popull.

      3. albert says:

        O adri!
        Te gjithe shqiptaret e Kosoves kane fituar shume duke e degjuar dhe ndjekur vizionin e Rugoves. Dhe ai nuk e leshoi Kosoven si Qosja kur iku per ne Maqedoni, por u detyrua me dhune (u kidnapua)nga sigurimi serb.
        E sa i perket Berishes dhe Qoses, komentuesi Doni ALBO fort mire e tha, se ata i bashkojne shume gjera…

  5. Drenicaku nga Gjermania says:

    Plotsisht pajtohem me (ADRI).
    Prof.jeni i shkelqyshem.

  6. alban4eva says:

    nk kam fare cfare te shtoj, as te heq, i ka thene te gjitha z.Qosja, i cili eshte nje mendje e ndricuar..
    tani priten helme, diarrè nga goja dhe ngrenie jashteqitjeje nga larvat e Salehut..

  7. llogjika says:

    Akadekomiku ambicioz,qe su votua as nje perqind ne vendin e tij,ku e njohin mire e nuk ia vare kush,i ka dale pune te miret me shqiperine,ku gjen nje ambjent qe ka akoma mjaft nga mbeturinat qe adhurojne komunimin.Akadekomik qe vazhdimisht i eshte kundervene cdo veprimi pozitiv dhe cdo personaliteti te shquar shqiptar.Njeriu i cili pershendeti si revolucion demokratik te vonuar revolten komuniste te 97-s,qe i vuri zjarrin demokracise se brishte Shqiptare…

  8. hysni says:

    Ky eshtë monstrum , farë e komunizmit . ky smundi fare me u pastru nga komunizmi , ky njeri e mbylli e barrikadoj shtepin e tijë per shqiptaret e ikur nga kosova ne vitin 1999 , fantazma e leninit eshtë ky

  9. hysni says:

    Ky njeri e ka provuar te hyjë ne politik por aq shum fitoj qe as familja e tijë nuk ja dhanë voten , aq kishte besim ne popull , po pse ky nuk merret me mal te zi apo kosovë por hyn ne telashet e shqiperisë
    shqiperija ja dha bregut , pse qanë me lotë krokodili ky monstrum i stalinit , pse behet avokat i djallit
    ky njeri qe e mbron enver hoxhen me ngulm , pse nuk shkoj te jetoj te enver hoxha ky , po do ja bente me zi se idriz zeqirit e shum e shum intelektualve te tjerë

  10. TOTILA says:

    Nuk eshte problemi se QOSJA NUK U VOTUA NE VENDIN E TIJ ,por problemi eshte se SERBIA DHE ashtu nder shekuj ja ka dale te helmoje ndergjegjen e pjeses me te pacivilizuar si jashte dhe brenda kufijve shteterore ,duke futur percarjen .NJe shenbull.Une si SHQIPTAR gjate invazionit SERB NE KOSOVE PRITA NJE FAMILJE KOSOVARE PREJ 7 ANTARESH ,PER 7 MUAJ .Nuk bera asgje ,por nje detyre shume -shume te vogel. Ata edhe pse te terrorizuar flamur mbanin RUGOVEN .Per mua RUGOVA perpos GANDIZMIT NUK KISHTE asgje .Kur familja kosovare shikonte TE MISHERUAR NE QYTET ,EMRA HERONJSH KOSOVARE ,thoshte qe ku jane GREKIT .Kete refren e kam degjuar dhe me vone pas 14-15 vjeteve .S i mund te kem une respekt per QAFIRIN IBRAHIM RUGOVA kur SERBET ate e selektuan ,e priten ne BEOGRAD ate ndyresire dhe tradhtar ,kurse FEHMI AGANIN po ate dite e masakruan dhe e vrane ,mizorisht ,po ate dite ATA MASAKRUAN DHE ZHDUKEN DHE KENGETARIN E MIRENJOHUR ESAT BICURRI ,VETEM DHE VETEM SE AI KENDONTE KENGE PATRIOTIKE.E si nuk mund une te kem respekt per figuren E REXHEP QOSES ,ku te pakten me fjale per mua eshte RILINDASI ME I FUNDIT , SE me vepra shteterore nuk e kemi pare sepse nuk ja ka dhene njeri mundesine . Po shkrimtari kurre nuk mund te beje jete te dyzuar.Une i kuptoj ata qe vjellin vrer kunder REXHEP QOSES ,jane po ata qe mburrin kriminelin SALI BERISHA ,sepse REXHEPI nuk eshte ne llogoren e tyre . Per mua QOSJA ESHTE I MADH ,MADHESHTOR ,HIJE-RENDE ,SI MAL NE KEMBE ,TE CILIT ASNJEHERE NUK MUND TI SHKOSH NE MAJE SEPSE ESHTE SHUME I THEPISUR . VIJA e DEMARKACIONIT eshte e vendosur .Une nuk kam ndermend te debatoj me komentuesit e mesiperm ,por me duhet te them se QOSJA ESHTE NE KRAHUN E SHUMICES DHE SE SHUMICA NE 100% TE RASTEVE KA TE DREJTE ,por kur kjo shumice eshte e CIVILIZUAR dhe jo INDOKTRINUAR DHE INJORANTE qe nuk shikon me shume se HUNDA E VET .DHE ata qe nuk e pranojne QOSEN ja dine vlerat .por kam mendimin qe kampet jane ndare njelloj si te JESH TIFOZ ME MESSIN ((SHUMICA )) ,apo me RONALDON ((pakica)).

    1. albert says:

      Totila!
      Serbet e dinin se ku qendron rreziku per ta. Ata na njohin mire, deri ne palce. Shenjestra e tyre ishte prof. Fehmi Agani dhe prof. Ibrahim Rugova. Prof. Fehmiun e vrane, kurse prof. Rugoven u munduan qe ta vrasin politikisht, ta degradojne.E kidnapuan dhe e derguan ne Beograd. Perdoren propaganda nga me te ndyerat. Fatkeqesisht disa u besuan genjeshtrave serbe, por ata ishin te paket. Kur u kthye ne Kosove, u kthye triumfalisht. I fitoi zgjedhjet pa problem.
      E sa i perket Berishes, edhe une mendoj qe ai nuk e meriton te udheheqe shtetin, por njejte mendoj edhe per Ramen. Qosja ka te drejte qe e kritikon Berishen, por edhe Qosja nuk eshte aspak me i mire se ai. Eshte nje njeri konfliktuoz.

      1. Adri says:

        Albert,

        Me vjen shume keq por nuk eshte ashtu. Nese ti ke jetuar ne Kosove ti e di shume mire se serbet kur ta kane vene syrin, atyre nuk ju ka interesuar me te zhvesh politikisht por ata te kane rraf, te kane burgos, edhe te kane vrare pa hezitim. Atyre Ibrahim Rugova asnjehere nuk ju ka prish pune. Bilem bilem as protestat e studenteve nuk i perkrahi. Ishte nje politike aq pasive sa qe nuk mbahet ne mend ne histori te njerezimit. Serbev ju konvenonte ky pasivitet sepse Kosova ngadal ngadal po shprazej prej shqipetareve se nuk mund te jetonin ne ato kushte.

        Une nuk eshte se kam ndonje preference te madhe per ndonje force politike ne Kosove mirepo nje gje e dij per sigurt, politika e Ibrahim Rugoves pas 1995, pas marreveshje se Dejtonit ku nuk u perfshi Kosova, ka qene nje deshtim total. Ne kete moment ai eshte dasht te ndryshoj diqka mirepo ndoshta i ka pelqey te pres “qe te pik diqka nga qielli”.

  11. Dyrrahu says:

    POPULLI SHQIPTAR ËSHTË NË KOMA NUK DIN TË DALLOJË TË MIREN NGA E KEQJA!

    Më herët shkrova dhe ua tërerheqa vëmendjen e lexuesve të gazetës Tema, duke theksuar se tani do të dalin plebejtë në mbrojetje të monstrumit dhe ja që dolën mjeranët në mbrojtje të shkatrrimtarit të Shqipërisë.
    Një porosi për mbrojtësit e Berishes:
    Edhe pse e di që ju jeni akrobatë, menjëherë pas 23 qershorit do të dilni në anën tjetër, do të ikni nga monstrumi sepse atëherë vërtet do të frikoheni nga fizika e tij dhe do të ngjiteni në qafën e Edi Ramës për të “korrur” ndojnë grosh ( Fishta do të thërriste: more balosh ).
    Më mirë ikni sot me faqe të bardhë sesa nesër për interes.

  12. drini says:

    Hysniut dhe Hysnive te tjere

    Ketu nuk eshte qeshtja se a ka qene Komunist Rexhep Qosja/Intelektualet tjere,apo edhe politkane si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,sepse te dy sistemet ne Shqiperi dhe Kosove kane qene Komuniste dhe sigurisht edhe Qytetaret/Populli me dashje disa edhe pa dashje iu kane Bashkangjitur sistemit Komunist, Qeshtja qendron se si ke punuar ne ate Komunizem? per te miren e shqiptareve apo kunder shqiptareve, Regjepi edhe po te ishte Komunist ne te kaluaren ai nuk ishte ne Pushtet keshtu qe mos u mirre me dokra po me fakte.

    Sali Berisha Nje diktator si duket i fundit ne evrope shiko se si e ka sjelle shqiperine ne ket gjendje, vetem e vetem per interesat e tije, te pakten ENVER Hoxha e zhduku analfabetizmin para 40 vjete dhe e ruajti ate teresine territoriale dhe nuk pat det ti jap Greqise sikur Saliu, dhe shiko kur vendet e E

  13. dimer says:

    -..I pa komentueshem shkrimi JuaJ per dimensionin analitik dhe shkaterimin si “MASE”e huaj fenomenit DJALL..dhe metastazave ,si ide, sepse kjo lloj mase kam frike se do mare trupin po nuk umbeshtetet.
    -respekt per angazhimin.

  14. llogjika says:

    TOTILA,
    ndersa ti qenke nga te rrallet qe i perkiske te civilizuarve.Si qenka kjo matematika jote keshtu,qe e shumzoka me zerro 99 perqind te popullit kiosovar?Ka dhe te tilla arsyetime.Cfra s’po na degjojne veshet…!

  15. HYSNIU says:

    HYSNIU-HYSNIJEVE
    Edhe pse thone qe emri eshte vetem kapistall kur lexoj idjotesite e ca Hysnijeve te pa shkolle e te mjere menderisht qe komentojne intelektualin e madh shqipetar ME VJEN JO VETEM PER TE VJELLE E PER TE DHJERE POR TA NDERROJ EDHE EMRIN.
    Po na mbyt injoranca e alabakerija qe nuk dine emrin e femijes e dine ate te LENINIT,nuk dine te flasin per nazizmin e kampin e perqendrimit te Prishtiners e kane mesuar emrin KOMUNIST.
    tE HEDHESH BALTE PER REXHEP QOSEN SE JE SKLLAV I MILLOSHEVIçEVE BERISHA,RRUGOVA E XHAFER DEVA KE VETEM NJE RRUGE :TE VRASESH VEHTEN.

  16. Koloreto says:

    Po profesor! jeni i pakorrigjueshem. Ju uroj jete te gjate e pune te mbare ne dobi te Shqipnise se dashtun!

  17. Zekthi says:

    Nuk eshte kohe e humbur qe nje personalitet I tille si akademiku R. Qosja te merret edhe me Berishen . Mendimet e tij jane si rrezet e diellit qe vret mikrobet dhe I jep jete gjithesise. Pastrimi I madh do te behet ne 23 qershor por Jo me flak-hedhese por me voten e shqiptareve.

  18. era says:

    Jam me TOTILEN.
    Pjesa e komentuesve mjerane kane shume te drejte te flasin ne ate menyre sepse aq e kane trutin. Test me te forte nuk ka, T’i dalesh ne krah nje qeni serbi qe me naften e shqiptareve, serbi i shpoi bythen ketyre koqevareve, vetem mendjet e fishkura mund ta bejne.
    Po ashtu te besh krahasim me Rugoven qe gjate bombardimeve u strehua ne Beograd dhe kur erdhi ne shqiperi nga Italia nuk denjoi te takoje vellezerit e vet ne Kukes!!!???? Ndoshta ka menduar se keto kafshe keshtu e meritojne,njesoj jane si ti takoj si jo, keta bejne dua per mua!!
    Ne ketej kufirit jemi shume shume te nderuar ta kemi tonin te madhin Rexhep Qosja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje