Meidani: Kandidatët për deputetë të dalin me votim të fshehtë, lista s’është pronë e kryetarit

6 Shkurt 2013, 11:00Politika TEMA

Ish- presidenti, Rexhep Meidani, në një shkrim të gjatë të publikuar në gazetën Panorama, sugjeron që lista e kandidatëve për deputetë të votohet me votë të fshehtë.

“Përzgjedhja demokratike e kandidatëve për deputetë nuk mund të jetë pronë kryetarësh, siç praktikohet shpesh në Shqipëri, por forumesh partiake. Dhe mbi të gjitha duke kaluar në procedura votimi. Në këtë kuptimi votimi i fshehtë dhe përdorimi i dhomës së fshehtë duhet të konsiderohet një instrument i domosdoshëm dhe demokratik. Për të tjerë ka vlerë thelbi, brendësia e procedurave demokratike. P.sh, edhe pse aplikohet votimi i fshehtë gjatë zgjedhjeve, mashtrimi mund të vijë edhe nga listat e zgjedhjeve, nga votimi e numërimi i votës së hedhur. Por këtë nevojitet edhe kontrolli i specializuar, ndërtimi i strukturave të pavarura të administrimit të procesit zgjedhor,” shkruan Meidani, që kritikon edhe mënyrën se si Hashim Thaçi u rizgjodh në krye të PDK.

26 komente në “Meidani: Kandidatët për deputetë të dalin me votim të fshehtë, lista s’është pronë e kryetarit”

  1. fl says:

    Sa ndjejne eren e pushtetit, fillojne nxjerrin kokat keta

  2. Lenci says:

    Sa ke pa ja shiku dren PS-se ti Profesor? Dil e shetit qenin me mire dhe leji keto palacolleqet e porositura se nuk te kane lezet as per moshen.

  3. elona says:

    ca votimi te fshehte more?si ai per delegate njesie?anetar keshilli bashkiak apo njesie?apo si ai per delegate ne kryesi?qe dalin banoret e njesise 5 te 8,te Laprakes ne Kinostudio etj???
    Ti do i besosh drejtimin e gjithe shtetit Edit,pse nuk i besoke perzgjedhjen e kandidateve?Apo doni te rripni ca tani,se erdhi mjegulla????he ujk plak qe je ti…

  4. al says:

    une jam me mendimin e mejdanit qe ne liste te futen persona qe kane mbeshtetjen e bazes ,dhe kjo do jete aresyeja qe te merren sa me shume vota.sot duhen njerez me nje te kaluar te ndrshme ,intiligjent dhe te perkushtuar per te ndihmuar popullin. shihni sec bejne deputetet ne vendet demokratike,shkojne prane elektoratit per cdo problem,

  5. liria e fjales. says:

    Z.MEJDANI E KA DREJT.
    Z.Mejdani ka shume te drejte tjeter pune bythelepiresve qe s’u pelqen ngaqe vendin ne liste e fitojne me lepirje te bythes se kryetarit te tyre,kjo s’eshte as demokratike kjo eshte tarafokraci.

  6. era says:

    Ti Lenco ke per jetu me shume se mua. Te rrosh!
    Sa po do shkruaja te njejten gje. Do shtoja edhe pse nuk i sugjeroi keto metoda kur ishte ne PS para se te zgjidhej president? Anemik fizik dhe moral. Se bashku me “klanin Bushati” bejne kollonen e peste dhe jane gati te humbi e majta derisa te jene keta ne krye te saj.
    Nuk e mendojne dot veten pa pushtet.

  7. Ben Chicago says:

    bravo xhepo

    1. jon says:

      o xhep,meqekryetari i ps ,eshte dhe kandidati numer nje per kryeminister,meqe 8 vjet ishte ai qe beri faqen bythe ne opozite edhe jasht parlamentit(kur ju thashnit nuk behet keshtu),meqe statusi e njef si procedure,dhe mbi te gjitha ESHTE AI QE DO PUNOJ ME KETA TE ZJEDHUR PER MAKINEN SHTETROR,besoj qe e ka kete te drejte.nje po sipas teje xhepo po te bejme primarje dhe per delegatet e kongresit qe shkoj,ju demagoget e vjeter nuk i afroheshit fare asaj salle,nejse ed rama e siguroj edhe siglen e PS ne gjykate …lifni sa te doni tani…per mua ps te quhet,,,levizja studentare ’88

  8. Horri i Bulevardit says:

    Rexhep, mire do besh te shkosh ne pension, se kasta juaj e vjeter, kerkoni te shkaterroni edhe brezin e politikaneve te rinj, sic ka ndodur ne PD e Saliut.
    Ju jeni te lodhur nga format politike te PPSH dhe ashtu jeni frymezuar, prandaj ik se sta ve veshin e njeri.

  9. Fllad says:

    Do edhe nja 20 vjet qe te behet ajo qe thote ky zoteria. Pse ku je ketu ne gjermani? Ketu vidhen votat ne sy te ambsadorit amerikan dhe te te gjithe botes dhe nuk i ben syri tert askujt.
    Te fitohen ca standarte te tjera me themelore dhe pastaj i vjen rradha kesaj te profesorit.
    Tung Xhepo.

  10. ermiri says:

    O Meidan, je me mire kur s’flet, sic ke bere gjithe keto kohe.
    E di ti cfare ka ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre viteve?!
    E pra, Gerdeci, 21 Janari, etj,etj,etj, nuk kane ndodhur per shkak te mungeses se demokracise ne PS.
    “Xhakete” e daleboje. Larg nga PS-ja !

  11. jani says:

    Ky qenka per te ardhur keq , kjo kategori u mesua me pushtet dhe kur e degjon sot thua mjere ne ne duart e kujt kishim varur shpresat. Shqiperia nuk behet sepse akoma ka ne qarkullim butake si puna e ketij . Ta harroje se mund te jete ndonjehere deputet ky legen .

  12. genti says:

    jemi popull i cuditshem ne,nuk shikojme cfare tha ,po kush e tha..dhe per cudi ai qe e tha ka cik me shume mend se te gjithe ne qe po shkruajme..zoti mejdani thote qe deputetet duhen zgjedhur nga forumet dhe jo te jene prone e kryetarit.dhe nuk ka bire njeriu qe ta kundershtoj kete gje,dhe do jemi ne qe ne mos sot neser do ta kerkojme me force…qe edi rama eshte shpresa e madhe ta ndryshoje kete vend nuk do shume mend tani..po dhe sala dhe dhe enveri she tosi ishin te tille ne fillimet e tyre..e me pas skish kush tu kerkonte llogari..ndersa perfaqsusin tend qe do e zgjedhesh me vote i kerkon llogari dhemb me dhemb..dhe demokracia ne parti nuk eshte element negative.po i vuajm efektet e saj te pd e sotme ,qe nuk arrin te ngrej dot nje fjale kritike.e njejta gje ne kohen e monizmit.sic kam besim edhe shprese te edi kur ti jap voten (sepse ia jap vete)dua qe edhe ate qe me perfaqson mua dhe interesat e mia ne kuvend ta zgjedh vete.eshte me e lehte te me tradhetoj perfaqsimin tim kur eshte vetem nje se sa kur jane dy e ta tradhetojne te dy.un nuk e di ne ka kohe ose jo ose mundesi reale per te krijuar primaret per deputetet ne ps por eshte krejt injorante ideja qe cdo kritik ose ide qe duket e kundert me idet e kryetarit(nuk e di sa e kundert eshte)duhet gjykuar si tradheti..ps eshte bashkesi idesh.ti respektojme te tera e ti kuptojme ato.

  13. gjini prej Mirdite says:

    Po shume dakord,por ne lista te mos perfshihen ish komunistet e Enverit dhe ish sigurimsat.

  14. Shpetim says:

    Rri rehat o bythe pambuk, mos fut hundet aty ku s’duhet. Apo e ndrite kur ishe president, or mek-mek.

  15. Aldo says:

    Nuk eshte per tu habitur qe kemi per kryetar partish dy dikatore, as qe ishim vendi i fundit ne europe qe hoqem diktaturen. Mjaftosh te lexosh komentet ketu.
    Te dy palet e simpatizanteve po u preke Edin apo Salen kercejne perpjete si gjela, dhe asnjehere nuk analizojne ate qe thote dikush tjeter prej tyre, por merren e bejne biografine e atij qe e tha.
    Te dy partite e medha si PD dhe PS kane shume njerez te mire qe nuk arrijne dot te dalin ne krye, pasi te dy kryetaret duan te kene ne parlament doren e vet qe ti komandojne si ti duan (sic po bejne ne fakt).
    Te dy dhe Sala dhe Edi kerkojne demokraci tek pala tjeter, por kur vijne tek partia vet kane te njejtat parime.

  16. Profesori says:

    O profesor,

    Kishe ca kohe qe kishe humbur dhe ke gjetur rrugen dhe kohen me te papershtateshme per te folur.

    Tani PS ska nevoje per mendime oponence edhe pse keto vijne nga nje njeri i respektuar sic jeni ju.

    Do preferoja qe prania juaj te ishte ne krah te perfaqesueseve te partise ku aderon dhe jo te shruash mendime te moderuara kunder partise.

  17. sinan hibro says:

    Mejdanin e genjen mendja , ne fakt ai e ve veten ne sherbim te te tjereve sepse di qe fjala e tij nuk ka asnje peshe ! Ne historine e presidenteve, ai vete u katapultua krejtesisht ne kundershtim me sa predikon tani, eshte presidenti me i dobet …qe mbi te gjitha ngaterroi me shume punet e socialisteve. Me staturen e tij politikisht te varfer , ai nuk i afrohet as K.Islamit qe ka zgjedhur ” fotonet ” e famshme, ndersa vete Mejdani s’ka fuqi te leshoj as pordhe …Ne qofte se do te kishte vertete stature ai do te kembengulte, sic beri i mirenjohuri ish president Mojsiu, per verifikimin e cilesise se kandidateve per deputeve, ku nuk mungojne ish trafikante, ish kontrabandiste, apo qytetare qe nuk paguajne taksat, energjine elektrike etj.etj. Mejdani duhet ta dije qe cdo parti ka statutin e saj dhe vepron ne baze te tij , pra idene e tij ai mund ta hidhte me kohe si nevoje ndryshimi te statutit. Ne fakt ai vetem fle gjume dhe tani ne prag te fushates leshon ndonje pordhe…!

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Betejen le ta bejne te tjeret e trofete ti marr une “.
    I thone kesaj pune mor z. Rexhep Meidani. Nuk e ke thene akoma nje fjale per krim Berishen apo per idiotesite e Jarit. Nuk e ke thene nje fjale per hajduterite e tradhetite e Ilir Metes, kurse teshti po don me vu njerezit e tu per deputete qe neser me e dredhe perseri ne Parlament.
    Po mbylle te shkreten se po u hapen dosjet kushedi se sa del e gjate lista e njerezve qe ke marre ne qafe me Sigurimin e Shtetit. Keni pas qene nje Fizike Berthamore spijujsh ne Fakultetin e Shkencave. Sebashku me Fatos Klosin dhe me ate te ShIKUT , profesorin e matematikes Bashkim Gazidede. Teshti ka ardhe ne krye te SHIKUT perseri nje pjestare i Fizikes Berthamore te spijujve te Shqiperise.
    Kushedi se sa studiues e shkencetare keni marre ne qafe duke mbushur dosjet e tyre. Teshti po don me vu dore tek lista.
    Nese Edi Rama eshte budalle ajo eshte pune tjeter. Ketu behet fjale per largimin e krim berishes.

    1. Epirioti II says:

      Harrove Kac Islamin, bashkepunetorin me te afert te Mejdanit ne Fakultet dhe ne Politike.

      E ka njeri ti beje te qarte profesorit se sa me shume flet, aq me shume zhvleftesohet. Nuk i del akoma inati me te vetet qe aspiroje 2 here per kryetar i PS-se dhe te dyja e heret nuk gjeti dot as 20 perkrahes.

      Zoti Mejdani, sherbimi i vetem qe mund te japesh ti akoma ne PS, eshte vetem vota jote dhe e gruas tende me 23 Qershor. Cdo sherbim apo veprim tjeter i yti i sherben SRBit.

  19. Meri says:

    Asnji vote per politikanet e vjeter,nuk kan bere asgje per kete popull te vuajtur,po ma pijne gjakun c’do dite,tani po kerkojne edhe te armatosen per te na vrare,te gjithe ti dergojme ne shtepi.

  20. endrra me sy hapur says:

    O xhepo ik futi i xhiro me qenein qe mos te te permjerre ne shtepi,por rrit ndotjen e qytetit te Tiranes,se sje per gje tjeter.

  21. Delli USA says:

    Votim i fsheht behet ketu ne USA,por jo brenda partise,mer pjese gjithe populli,se jan ata qe do e percaktojne fituesin.Z.Meidani thot te organizohet votim i fsheht brenda partise,po ta zeme se ate qe do celula nuk e do populli si i behet,se neper celula ka akoma nanoist si Malaj dhe mbas zgjedhjeve na dalin Kacer te tjere pastaj.Kjo qe thot Meidani eshte te futesh shkopinj nen rrota para zgjedhjeve,dhe con uje tek mulliri i Kacit te Zi.

  22. AGON says:

    PROFESORI KA SHUME TE DREJTE POR SA E MUNDUR ESHTE KJO?

    UNE THEM QE MEJDANI MBETET PROFESOR SHUME I RESPEKTUAR EDHE PSE JA FUT PORDHES KOT HERE PAS HERE

  23. rudi says:

    Zoti Mejdani kur u caktove ne detyra te larta nga PS si dhe me tej si president i republikes, ne kohen e Nanos, sa socilaiste ne mbare Shqiperine moren pjese ne votim te fshehte? Asnje dhe asnjehere. Pse sot e kerkon?
    Kryetari i Partise eshte pergjgegjesi kryesor per kandidatet per deputet dhe ne fund pergjegjesia bie mbi te dhe askush nuk mer persiper pergjegjesi. Kac Islami doli ky qe doli dhe te gjithe socilalistet Ramen kritikojne per besimin qe i dha ketij njeriu. Edhe ne kampin tjeter , Berisha ka te drejten e percaktimit te deputeteve , dhe gjithe kryetaret e partive te tjera. Seicili komandant Grupin e betejes e percakton vete. Do ishte mire qe keto figura te gezojne ato frute qe i dha pushteti qe paten deri tani, dhe shefat e Partive mos te sorrollaten dhe te rikthehen 200-300 njerezve qe jane ricikluar qe nga viti 1990, K njerez plot me kurajo dhe inisiative qe do japin me teper kontribute ne kete vend

  24. drtn74 says:

    PARTI PERCAKTOHET NJE BASHKIM VULLNETAR I NJEREZVE.EDHE DEPUTETE NJEREZ JANE.VOTIMI NE SHQIPERI PER LEVERDI BEHET PER PARTI JO PER EMRA.NDRYSHIMI DHE RILINDJA BEHET NE BESIM DHE VEPRIM.SE SALIU I ZGJEDH VETE NUK DO TE THOTE SE EDHE KY I GJATI DUHET TE BEJE TE NJEJTEN GJE.NE LLOGJIKEN(Pa llogjike)KRAHASUESE DUHET QE EDI RAMA ME PROTESTEN E PARE TE SALIUT(qe nuk do jete e vone)DUHET TE VRASE KATER VETE NE BULEVARD.PO ME KETE GJINDJE QE KE MBRAPA O KRYETRAR (nuk eshte lapsus)E GEZOFSH QEVERINE PER TETE VJET(aq e mbajti saliu,prandaj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje