Bashkurti: Pasojat e zgjedhjeve jo të lira ngrihen mbi një ekonomi të rrënuar dhe një klimë rajonale të pafavorshme

6 Shkurt 2013, 13:09Politika TEMA

Ish –diplomati, njëkohësisht eksponent i lartë i Aleancës Kuq e Zi, Lisen Bashkurti, shprehet se thirrjet për një prani sa më të madhe të ndërkombëtarëve në këto zgjedhje janë të duhura.

“Thirrjet në rritje të partive opozitare në Shqipëri për prani sa më të madhe ndërkombëtare në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë legjitime nga pikëpamja politike dhe korrekte nga pikëpamja juridike. Arsyeja e këtyre thirrjeve qëndron në nivelin e lartë  të mosbesimit që është krijuar midis aktorëve dhe faktorëve politikë të vendit, madje edhe midis qytetarëve dhe politikës në tërësi. Ky nivel i lartë mosbesimi mendohet nga partitë e opozitës të “kompensohet” në një farë mënyre me rritjen e prezencës së ndërkombëtarëve”, shprehet Bashkurti.

Sipas tij, vëmendja e ndërkombëtarëve është përqendruar në zgjedhjet e Shqipërisë pasi: “Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Prej tyre del organi më i lartë përfaqësues i verdiktit të sovranit, parlamenti. Parlamenti në një republikë parlamentare është institucioni që ka kompetencat më të gjera dhe më të rëndësishme, sikundër janë legjislacioni, zgjedhja e organeve dhe përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese , kontrolli mbi gjithë sektorët e administratës publike, miratimin e buxheteve, ratifikimi i marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare, përfshirë dhe ato ekonomike, tregtare apo koncensionare të huaja. Nëse zgjedhje nuk janë të lira dhe të ndershme, por të manipuluara, rezultati vihet në dyshim ose kontestohet, atëherë institucionit më të lartë i humbet legjitimiteti”.

Bashkurti shprehet se fushata zgjedhore nuk ka nisur në mënyrën e duhur dhe se “ka sindroma atavike që përshfaqen sërish. Mënyra se si ka nisur procesi, duhet thënë pa hezitim, ka shqetësuar së pari mjedisin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar relevant. Palët paragjykojnë rezultatin qysh tani, po akuzojnë kundërshtarët për tendenca manipulative, po prishin klimën politike parazgjedhore dhe në një farë mënyre po përsëritin praktikat e krizave ciklike të kaluara. Më duket se palët po harrojnë se këtë herë pasojat e zgjedhjeve jo të lira e të ndershme do të ngrihen mbi një mjedis ekonomik shumë të rënduar, në një klimë rajonale jo të favorshme”.

Ai nënvizon se “Shqipëria edhe në zgjedhjet e mëparshme ka pasur shkallë të lartë monitorimi, madje në rritje, por kjo nuk është shoqëruar në mënyrë simetrike me ngritjen e standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Bashkurti thekson se vendi është përballë sfidave të mëdha në rritje dhe se përtej zgjedhjeve duhen shikuar zgjidhjet.

17 komente në “Bashkurti: Pasojat e zgjedhjeve jo të lira ngrihen mbi një ekonomi të rrënuar dhe një klimë rajonale të pafavorshme”

  1. Andreas says:

    perse nuk e nis biografine nga ish-sekretari i rinise komuniste, po e nis nga ish-diplomati(te dhjefsha diplomacine ;)), apo ti relativizojme gjerat qe te na dalin llogarite siç duam ne?

    1. kujtim says:

      Me falni per mungesen e informacionit. Per cfare eshte Prof. Dr. Liseni ?

      A ka qene muzikolog ? Cfare lidhje ka me diplomacine muzikologjine?

      E shikoj kudo si Rektor apo ish diplomat kete fshatar tropojan ish sahanlepires i PPSH deri ne grahmat e fundit te saj.

      Ju lutem me iluminoni per sa me siper.

      1. Floriri i Prages says:

        Diplomacia ka lidhje me muzikologjine pasi me muzikologji vetem ndonje daulle te vjeter mund te perfitosh, ndersa me anen e diplomacise Profesor Doktor Lisien Bashkurti mashtroi me shuma marramendese disa shqiptare ne Prage ne vitet 90-te, te cilet pastaj i prishen pune ne vitin 2006 kur Alfred Moisiu refuzoi ta dekretonte muzikologun Ambasador ne Maqedoni pasi mori letren e viktimave te tij ne Prage.

        1. raimondi says:

          O Lisen Bsashkurti nqs i lexon keto komente te ketyre gjarprinjve ketu e kupton vete
          se kush jane keta dhe se me ke duhet te besh Aleance ti …..

          Dy fjale per ju krimbat e grekut qe vegjetoni ketu:

          Liseni eshte politikani me i afte ne Shqiperi sot per sot. Nuk ka rendesi fare fakti pse ka qene me PPSH, biles eshte nje arsye me shume per tu vendos ne rkye te vendit tone, se nuk ka asnje dyshim ne dashurine e tij tek Shqiperia

          Ne keto 22 vjet na treguan se te gjithe ata te tjeret qe nuk kaen qene pjese e PPSH-se ,
          jane ca njerez hajdute ,
          te neveriteshem,
          te pa afte,
          karagjoze pa fund….
          ….. dhe me e keqja fare antishqiptare te eger qe e kane mendjen vetem tek xhepi i tyre
          dhe qe punojne nate e dite per te shkateruar Shqiperine
          e as ju behet vone fare per fatet e Shqiperise e shqiptareve

  2. Eri says:

    O Lisenko e harrove Partine e Punes, qe na ben tani si babai i demokracise? Apo edhe ti e ke luftuar sistemin nga brenda??

  3. kola i vogel says:

    Vete fakti qi ne krye te AK jeni mbledhe disa ish komuniste dhe ish spijuj te sigurimit, populli shqiptar nuk i beson folklorizmat tueja per nacionalizmin vulgar,kur ju deri para disa viteve na trumpetonit me fanfara internacionalizmin proletar.
    Nuk ka prokurori,pra nuk don Saliu,(se jeni te tijte) se me ato deklarata nacionalisto-fashiste ju duhet te perfundoni ne burg per shkelje te Kushtetutes shqiptare ,e cila nuk pranon urrejtjen mbi prerkatesine nacionale apo fetare,si mbrenda shtu edhe jashte vendit.
    Ju te AK dhe FRD jeni bastioni rezerve qi sigurimi i shtetit shqiptar ju ka fute ne loje,pasi po rrezikohet se tepermi shembja e komunistit te fundit Sali Berisha.
    Perse nuk analizoni ju qe per 20 vjet Kreshniku dhe Topi ishin “spahiu dhe topciu” me kryesor te Sales.Ato per 20 vjet i sherbyen me devotshmenine ma te madhe atij dhe tash per ti hjedhe hi syve te popullit po i sherbejne atij,tue kene gjoja kundershtare.Taman me nji kulture dhe moral orientalo- bizantin,pra me dy fytyra.
    Veper e te dyve asht fytyra qe ka sot Drejtesia shqiptare ne te gjithe segmentet tue fillue prej Gjykates se nalte,Prokurorise te Pergjitheshme dhe tue perfundue ne te gjitha instancat e kesaj palo drejtesie.
    Shpresoj qe shqiptaret nuk jane te marre dhe te besojne ma figurave komuniste dhe ish spijujve si ju.
    Ato jane djege prej lojes se Xhuvelit,Godos,Cekes,Pollos , Ndokes, “ballistave komuniste”,”legalisteve republikane-monarkist”, nacionalisteve komuniste cam”dhe se fundi prej Ilir Floririt.

  4. a says:

    Eri ,Floriri ,kujtim ,Andreas ,nga shkrimi qe beni kuptoheni qe jeni bashkpunetor te Saliut ,ju kur smund te mendoni per SHqiptaret sepse jeni vegla ne doren e saliut qe ju tund e ju shkund kur mbaron urinen…AK,eshte opozit qe meriton RESPEKT,se po flet me fakte e me dosje per çdo person …po te vini emrin e bejme nje dosje edhe per ju qe fshiheni mbas komentit bomb tymuse….

    1. niku me dylbi says:

      ti ‘a’ se di sa mire e kupton gjuhen e shkruar shqipe po ate thjesht po plotesojne biografine e lisen bashkurtit ME FAKTE. pse te dogji kaq shume ty? Jo vetem ishte komunist, po ishte komunist si tipi sales, qe brenda 24 oreve u be demokrat. A nuk ishte ky pjestar i partise qe u beri aleance me salen? po ishte hahahahahahahahahahha

      Sic ndryshoi atehere nga komunist ne demokrat, ndryshoi edhe me vone nga anti-bashkim u be pro bashkim

      http://www.presheva.com/lajme/6141-lisen-bashkurti-shqiptaret-e-lugines-ta-pranojne-serbine.html

      Asnje spo hedh bombe tymuse, thjesht po plotesojme CV e bashkurit, gjithemone ME FAKTE. kujt i djeg, le ta mbaj hahaha Ti pse sguxon e te thuash ‘ato qe thoni sjane te verteta’ apo ske ca te thuash edhe kot ben komente pa lidhje. Edhe ti ‘a’ po ta vesh emrin mund te te bejme dhe ty nje dosje, se sbesoj e ke emrin ‘a’. me mire mos fol fare po sdi cte thuash. Vetem nese je nai i afert ose vet ai qe te dogji kaq shume e shkuara e bashkurit edhe ja fut kot neper komente:) edhe kur flasin me fakte te fillojne nga vetja se kane plot per te thene per veten e tyre, pastaj te vazhdojne me te tjeret. I njef gjithe shqiperia se kush jane kta plera qe shesin nene e bab per icik lek e pushtet. te ky llum hyn dhe bashkurti jot i dashur. Po vjen fundi sales, dhe kane dal minjt e tij, ‘shoqnia’ vjeter me e ndihmu. kjo eshte e gjithe fabula e AK. Hajt shnet

      1. Dylbit e saledi do ja japim nikut… Popajt e edit” e meritojne qeverin se u futen ne ambasad it.,e AK,qenka fabula”Pralle e shtat xhuxhave shqiptar”,se po ven te zezen mbi te bardhe,nuk te pelqen”voto por mos trillo,se na i bete gomarin e nastradinit me bare ju horat e saliprotopapes…

        1. niku me dylbi says:

          normal qe dylbit e nikut do ja japin sales, se ne fund duhet ti shkojne pronarit. sala ja ka dhene sa per nje xhiro, per spektakel, por ne fund cdo gje do shkoj tek i zoti, si dylbit si niku e bashkurti. matematike e thjeshte.

          ca po trilloj?

          a nuk ka qene komunist bashkurti? a nuk ka qene ne aleance me salen? a nuk ka thene ato fjale ne presheve? liseni i lexon te gjitha keto komente, ka njerez apostafat per keto, dhe po qe se sjane te verteta te dal publikisht e te thote qe sjane te verteta. pse sdel? pse nuk jep CV e plote kur derdellis neper interveista. sepse smbulohet m… me shu… thote populli, ja pse.

          po niku ska qene gjykates ne gjykaten e tr? nuk ka qene sekretar ne kqz e 96 qe i dha 6 vota opozites? ska qene nen/kryetar i kld 2007-2012? a nuk perkojne te gjitha kto poste zyrtare me qeverite berisha? POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

          ME THUAJ NJE NGA ATO QE THASHE ME PARE QE SJANE TE VERTETA? APO SE DI CDO TE THOTE FJALA TRILLIM? Me thuaj cfare kam trilluar me lart???

          http://www.presheva.com/lajme/6141-lisen-bashkurti-shqiptaret-e-lugines-ta-pranojne-serbine.html

          Po vjen fundi sales, dhe kane dal minjt e tij, ‘shoqnia’ vjeter me e ndihmu. kjo eshte e gjithe fabula e AK

      2. Floriri i Prages says:

        @ Niku me dylbi: plotesisht dakord

        @ a: je komplet gabim se une kam neveri per Berishen. Me poshte link per refuzimin e Bashkurtit ne Maqedoni
        http://www.pressonline.com.mk/default-al.asp?ItemID=DB440F1528B0D54B949B3DF9750E882E

  5. dritani says:

    Ky eshte nje nga ata te listes se Ramiz Alise per te cilen fliste Luan Pobrati para 2 ditesh.
    Ky iku me PSD, kurse ish sekretari i pare i Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise, Mehmet Elezi, u fut tek breket e Saliut dhe tani eshte Ambasador ne Zvicer.
    Koco Kokedhimen, ish sekretarin e rinise se Fierit, besoj se e njihni.
    Po SOROS-in kush e drejton? Kush tjeter pervec nje ish-sekretare rinie: Valdete Sala – Sekretare e Pare e Organizates se Rinise Komuniste te Universitetit te Tiranes.

    etj.etj.etj.
    Kush te doje mund ta pasuroje listen…

    1. ed says:

      Pasurim liste Luan Bregasi,Besnik Mustafaj,Fatos Nano,Namik Dokle,
      Skender Gjinushi,Gramoz Ruci,Kastiot Islami,+ cunat e bllokut Dash Peza
      Ditmir Bushati,Ledia Shamku,Alfred Dalipi(dhenderri i LL.Gegpriftit),
      Ilir Gjoni,etj kush do te pasuroje listen.

  6. radikalisti says:

    Jo me fjale, por me vepra, shqiptaret duhet te bejne çmos qe ky, dhe mostra te tjera si ky ish sekretari i pare i RPSH te mos kene vend ne parlamentin e ardhshem shqiptar. AK-ja nga ana tjeter, duhet te shihet si parti e dyshimte per fatet e popullit shqiptar, perderisa pranon ne gjirin e saj eksponente te tille, ne nje kohe kur ne politiken shqiptare pritet dhe duhet te hyje brezi i ri i politikaneve,larg skemave te korrupsionit.Pseudo politikanet e tipit Bashkurti e kane gjakun dhe mendjen te helmuar nga lufta e klasave te diktatures komuniste.

  7. ed says:

    Pasurim liste Luan Bregasi,Besnik Mustafaj,Fatos Nano,Namik Dokle,
    Skender Gjinushi,Gramoz Ruci,Kastiot Islami,+ cunat e bllokut Dash Peza
    Ditmir Bushati,Ledia Shamku,Alfred Dalipi(dhenderri i LL.Gegpriftit),
    Ilir Gjoni,etj kush do te pasuroje listen…………….

  8. vllai hajriut says:

    Nje tjeter degjenerim i tipit shqiptar L.Bashkurti. Pret me bo hajer ai popull i marum. Shkoni votoni kte kingun tani se ky do ta rregulloj Shqypnine.

  9. Keshille per AK says:

    Liseni mund te jete burre i mire ose intelektual e cfare te doni ju e si ta doni ju por per mendimin tim ne politike eshte karte e djegur dhe nuk e kuptoj perse Kreshnik Spahiu e ekspozon si “eksponent i larte ne AK”. Kreshniku sikur ka premtuar qe ne AK sdo beje pjese asnje eksponent i nomenklaturave te kaluara. Me kete Lisenin ne loje, duket sikur kundershton pak vetveten dhe ate qe thote dhe per te cilen na paraqitet. Mos ndoshta vjen pak ere mashtrim apo kemi te bejme me loje fjalesh??? Apo ndoshta valle Kreshniku po nderton partine e pionereve te enverit dhe kerkon te vendose ne krye te ketyre pionereve nje njeri me stazh pune ne kete fushe. Koha do ta tregoje… por Kreshniku nqs nuk i permbahet asaj qe thote, tashti qe ka ne dore vetem celsat e kashtes, llogarisni se sa i besueshem mund te jete nqs behet me pushtet. Keshilla ime per AK eshte qe te fitoje aq sa te fitoje por me nder dhe pa futur ne loje dege nga peme te keputura te se kaluares. Pra pa Lisena. Nuk mendoj se mungojne njerez me kulture, me integritet dhe me reputacion te mire qytetar ne kete vend per te arritur objektivin qe reklamon Kreshniku. Keta njerez dinjitoz dhe te paperlyer politika e deritanishme nuk i ka afruar per te vetmen arsye qe ka pasur edhe idhulli i Lisenit, xhaxhi enver per mos i afruar. Perfundimisht aq sa i zoti do jete Kreshniku ti gjeje dhe ti afroje keta njerez aq me shume kjo do tregoje seriozitetin e kursit politik te AK dhe aq me i besueshem do behet vete Kreshniku dhe AK ne syte e ketij mileti. E kunderta do jete thjesht bllofi i radhes per kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje