Analiza: Janë shtuar vdekjet e bebeve gjatë shtatzënisë (po Doktori sikur krenohej në këtë drejtim?)

20 Shkurt 2013, 11:04Sociale TEMA

Në Shqipëri është shtuar numri i bebeve që vdesin në barkun e nënës.

Kështu është deklaruar gjatë analizës vjetore të maternitetit “Koço Gliozheni”.

Siç raporton Panorama, në vend ka ardhur duke u ulur lindshmëria dhe duke u shtuar numri i bebeve që vdesin në barkun e nënës.

“Kjo ka të bëjë natyrisht edhe me shërbimin tonë, por kryesisht me shërbimin parësor dhe me shërbimin në spitalet rajonale,” tha drejtoresha Rubena Moisiu.

Ajo madje tha se shumë fëmijë po lindin nën peshë, duke bërë thirrje që të përmirësohet kujdesi në shëndetin parësor.

Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, tha se duhet ulur numri i operacioneve cezarianë për lindjet, pasi përbëjnë rreth 33.8 përqind të totalit, 13.8 herë më shumë se mesatarja.

Ndërkohë, çështja e lindjeve është kthyer në kalë beteje për fushatën elektorale nga Sali Berisha, që krenohet për standardet e Shqipërisë në këtë drejtim, ndërkohë që rezultatet në terren tregojnë të kundërtën.

Bebe të vdekura në bark dhe bebe nën peshë flasin qartë se Shqipëria është ndër katër vendet më të zhvilluara në botë.

4 komente në “Analiza: Janë shtuar vdekjet e bebeve gjatë shtatzënisë (po Doktori sikur krenohej në këtë drejtim?)”

  1. CIU-ciu-crrrrrrrrrrrrrr says:

    hahahah OR MERO NUK E DI A KA NDONJE GAZETAR TJETER URREJTJE ME TE MADHE SE JU NDAJ SALIUT.

  2. ftohte says:

    -..trembet femija ne bark te nenes,se do jeten ..

  3. alban4eva says:

    ciu ciu cerrr, ti ironizo sa te duash, ekto jane fakte, Shqiperia renditet ne rangun e vendeve afrikane per gjithcka, duke filluar qe nga ekonomia e deri te kjo tema me lart, lindshmerite dhe vdekshmerite.. ketu duket nje shtet sa perpara eshte..

  4. Max says:

    lheslie ju e dini, uneb kam shumeb HELLO KITTY koleksioneve, por uneb kam njeb fasutn pak dhe rrobat e kaneb njeb dizajn teb Hello Kitty … por uneb nuk kam asnjeb gowns si kjo … sepse askush nuk krijojneb ateb fasutn si kebtu neb Mindoro … neb qofteb se ka tashmeb kaneb shtrenjteb kebtu i pebrdorin fasutn qeb neb debutimin tim … kur i kishte njeb shumeb teb holla sebmureb teb jeteb njeb pebr teb blereb pak se njeb fasutn teb bukur teb bardheb … teb them vetebm pebr teb bebreb njeb fasutn e saj neb mebnyreb shumeb teb bukur … shpresojmeb se shumeb do teb teb blej fasutn se qebllimi i … shumeb e bukur e saj kur i shoh se shumeb i lumtur dhe i im i tha vetes, krijuesit meb teb mireb teb fasutn qeb ebshteb shumeb e vebshtireb pebr teb bebreb … teb saj shumeb teb mireb … Uneb nuk them … por uneb lutem qeb shumeb njerebz teb blejneb ateb fasutn … “Nga rruga” Emri im ebshteb lheslie Mae b. espiritu im 12 vjee7 ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje